Nga Nick Robinson, BBC
Sovrani foli. Skocia e hodhi poshtë pavarësinë. Rezultati është pranuar nga dy palët. Kështu që mund të mendoni se gjërat mbaruan. Por jo!
Fakti që mbi 1.5 milionë qytetarë britanikë votuan që të shkëputen nga pjesa tjetër e Britanisë së Madhe, fakti që shumica në qytetin më të madh skocez- në Glasgou- mbështetën pavarësinë- fakti që drejtuesit në Uestminster menduan për një moment se e humbën votën, është arsyeja për këtë.
Liderët e tre partive në Britani janë duke premtuar tani ndryshime të rëndësishme kushtetuese jo vetëm për Skocinë, por edhe për Anglinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut.
Ata kanë rënë dakord për një afat kohor për dhënien e më shumë kompetencave për Parlamentin Skocez, por përpara është një rrugë e gjatë për të rënë dakord për propozimet. Alex Salmond mund të ketë humbur këtë referendum, por ai mbetet Ministri i Parë i Skocisë. Ai nuk do pranojë me lehtësi atë që i ofrohet nga kundërshtarët e tij.
Kryeministri gjithashtu ka premtuar reforma që do të trajtojnë frazën “Anglia voton për ligje angleze”. Ky ishte manifesti i konservatorëve dhe ka qenë shumë popullor në Angli. Ka një arsye megjithatë pse nuk është vënë në jetë.
Kjo do të krijonte dy klasa deputetësh. Kjo do të thotë se qeveria ka shumicën për të kaluar disa ligje, por jo të tjerët (nëse, për shembull, qeveria e ardhshme laburiste nuk do kishte shumicën e deputetëve në Angli).
E famshmja pyetje “West Lothian”, e shtruar për herë të parë në vitin 1977, nuk ka marrë ende përgjigje (pyetja ishte- Pse një deputet i Blackburn në West Lothian në Skoci mund të votojë për çështjet angleze dhe një deputet për Blackburn-in në Lancashire nuk mund të votojë për çështjet skoceze?).
Ky referendum mund t’i ketë dhënë përgjigje një debati në Skoci, por vetëm për momentin. Votimi ka ndezur një debat tjetër me pyetjen shpërthyese se ku qëndron pushteti në Britaninë e Madhe.
shpetimi eshte me shume pushtet B.E.-se. Perndryshe e kerkojne prap ata pas pese vjetesh
nuk ka asnje arsye per dramatizim nga gazetari i temes.nuk ka shans qe referendumi te perseritet pas 5 vjetesh.ky eshte ‘once in a lifetime opportunity’.shkeputja e skocise nga britania do te arkivohet(will be shelved).nuk kishte sens shkeputja, keto dy pjese te nje vendi u bashkuan ne 1707 pas shekujsh luftrash me njeri tjetrin.por qeveria britanike riskoi goxha me kete referendum i cili u duk shume i lehte per tu fituar por u ngriu gjakun deri ne minuten e fundit.shkeputja mund te conte ne doreheqjen e Cameronit pasi beri nje fushate te dobet.do te ishte e pafalshme per te.lavdi zotit qe nuk ndodhi.long live this GREAT NATION = Great Britain.
Dmth fshataret e Skocise paskan votuar per qendrimin ne UK….