Papa Françesku, mos i harro të varfërit!!!

20 Shtator 2014, 17:19Blog TEMA

Nga Brizida Gjikondi

 

Kjo është fjala që Papa Françeskut i mbeti në vesh dhe zemër ditën që u zgjodh, kjo ish një ndër shtysat dhe që përcaktoi emrin Françesk, një emër historik për krishtërimin.

Hera e parë që një Papë merrte këtë emër domethënës, pikërisht shenjti Françesk ishte simboli i të varfërve, ai vinte nga një familje e kamur dhe me bindje ai u zhvesh nga çdo pasuri dhe luks dhe iu dedikua të varfërve, pikërisht ndaj edhe qasja e kardinalit Bergolio (sot Papa Françesku) ndaj këtij emri ishte kuptimplotë.

Kush ka ndjekur sadopak jetën papale të Papa Françeskut, por edhe përpara se të zgjidhej si i tillë, kupton se sa ndryshe është ai, sa ndryshe paraardhësve të tij.

Vështrimi i tij i bekuar është drejt tokës, jo drejt abstraktes, është një personazh i dashur, i thjeshtë, që ka thyer tabutë, falsitetet, salltanetet, sofizmat bosh.

Është ky Papë që ka hedhur hapa drejt pranimit të njerëzve nga Kisha ashtu siç janë, me veset dhe traumat e tyre, personale, familjare.

Është Ky Papë, që ndryshe nga të tjerët, kudo që shkon, nuk i përulet njerëzve të pushtetit, përkundrazi eviton takimin me ta, vështrimi dhe përkujdesja e tij shpirtërore shkon gjithmonë drejt njerëzve të thjeshtë.

Monumentale do mbeten fjalët e tij për Kishën dhe luksin që e shoqëron: “Jetojmë në kahun më të pabarabartë të botës, që ka bërë të rritet më shumë pabarazia, shpërndarja e padrejtë e të mirave vazhdon, duke krijuar situatë mëkati social që ulëret deri në qiell duke kufizuar mundësitë e një jete për vëllezërit tanë”.

Prej ditësh në Shqipëri ka shpërthyer një paradë bombastike kotësish, luksi dhe reklamash, totalisht e kundërta që Papa Françesku predikon, pikërisht ky Papë që ecën me tramvaj, pi kafe me xhetona me të rinjtë, që ndërroi suitën luksoze me një apartament modest, që heshturazi i lutet Zotit me kryqin e tij modest jo të praruar, pasi nuk është floriri që të çon drejt Zotit dhe këtë ai e ka kuptuar me shpirt.

Prej ditësh, askush nga aktorët butaforikë që na rrokanisin kokën me shou nuk është kujtuar t’u tregojë shqiptarëve jetën modeste, të përunjur të Papa Françeskut dhe dihet pse s’e tregojnë, iu prish standardin, tregon se sa mjerane dhe hipokritë janë.

Sot kalova nëpër bulevard dhe pashë që ish ndarë me gardhe hekurash fodullësh të shtirur pa zot, ku paria e asgjësë do ulet nëpër karrige, veshur e stolisur pranë Papa Françeskut, dhe matanë gardhit do ishim ne shqiptarët e heshtur shpirtmëdhenj.  Dikur ishin dy vëllezër të fesë së krishterë, njëri nuk e ndërroi fenë dhe jetoi pranë detit të Qeparoit, vëllai tjetër u kthye në mysliman dhe shkoi në Vranisht pranë Malit të Çikës, të dy ishin bij të Perëndisë, të dy ishin sidomos shqiptarë të mirë, une jam stër stërmbesë e këtij të dytit dhe nesër do zbres ta respektoj Papa Françeskun, Papën e njerëzve të thjeshtë.

8 komente në “Papa Françesku, mos i harro të varfërit!!!”

  1. Artan says:

    Epo shyqyr nje shkrim tamam.

  2. Mire se vjen Papa says:

    Bravo Brizi

  3. Beni says:

    Bravo Brizida, shpresoj qe Ati i Shenjte neser t’u jape nje mesim parvenyve hajdute e kriminele te politikes shqiptare.

    Vertet, me ra ne sy per keq sistemimi i karrigeve per “parine” me komplekse te renda katundarie dhe inferioriteti.

  4. tourkofagos says:

    Dy ”byrazere” te krishtere njeri nuk e nderroi fene dhe qendroi prane detit ne Qeparo………..
    ndersa tjetri,e nderroi [u be edhe synet]u kthye ne Hasan dhe shkoi ne Vranisht…….!!!!!!!
    O Zot,cfare tjeter do te degjojme……….!!!???
    Deri kur do te vazhdojme te degjojme pordhe me rigon……..

    1. ani says:

      Ti ik perulju janulles dhe puthi doren. Ne te krishtere e myslumane bij te Skenderbeut do mirepresim atin e shenjte sikur ndonjehere, se keshtu e ka zakonin shqiptari.

  5. mirel says:

    Sot komplimente
    Per pak sa nuk the qe papa duket me shume si ateist se sa papist

  6. mirel says:

    Dhe nje pyetje, cilat jane veset qe mund te pranohen ne kishe.
    Mos do te thuash qe homoseksualizmi eshte ves, se ti hoqa piket.

    Veset jane te tjera, dhe jo te denja per tiu perkulur dhe per ti nderuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje