Këto ditë gati një në tre lajme është rreth vizitës se Papa Françeskut.
Në cdo TV ka ose emisione për bashkëjetesën fetare, ose opinionistë që bëjnë analizat rreth Vatikanit, ose gazetarë që raportojnë detajet e protokollit.
Nuk mungojnë as klerikë që flasim për lumturitë që do të sjelli ardhja e tij dhe as politikan që shfrytëzojnë rastin për të përfituar ndonjë pikë politike. Bulevardi kryesor i Tiranës është mbushur më fotografi martirësh dhe cdo rrugë kryesore më flamujë.
Qëveria dhe Bashkia si asnjëherë tjetër punuan bashkë për ristrukturimin e Sheshit “Nënë Tereza” dhe për të ndërtuar altarin ku do zhvillohet mesha.
Pse kaq shumë entuziazëm për ardhjen e Papes? Papa Françesku , thonë klerikët , nga natyra nuk ka dëshira të pritet në mënyra spektakolare dhe preferon të identifikohet me të thjeshtët. Atëherë pse po bëhemi ne “më katolik se Papa”?
Mos ndoshta ka ndodhur ndonjë rizgjim shpirtëror për vlerat e krishtera? Në këtë atmosferë është bërë e zakonshme se kushdo që do duhet të flas duhet të flasi pozitivisht sepse ndryshe do të të akuzonin për sakrilegj ndaj Atit të Shenjtë. Mëgjithatë ka diçka që më shqetëson dhe nuk mund të rri pa e thënë, por do të them së pari se çfarë nuk më shqëtëson.
• Nuk më shqetëson fakti nëse ky entuziazëm nxitet qëllimisht për të çuar një mesazh tek shqiptarët si një kundërpeshë vlerash humane përkundrejt antivlerave të ekstremizmit islamik të shfaqur kohët e fundit në trevat shqiptare përmes rekrutimeve për luftën në Siri që mund të përbëjë një kërcënim të themeleve të shoqërisë sonë.
Nëse do ishtë ky arsyetimi i entuziazmit, nuk është për tu qortuar.
• Nuk do shqetësohesha as nëse entuziazmi qëndron qëllimisht si një mesazh për Europën që na sheh si vend mysliman dhe me këto demostrime duam të tregojmë “nderimin” ndaj krishtërimit në mënyrë që të mos na pengohet rruga e integrimit. Edhe nëse do ishte kjo arsyeja, përsëri ka kuptim.
• Nuk do më shqetësonte as nëse kjo mikëpritje do të “shitej” si një ndjesë ndaj krimeve që shteti i ka bërë klerit katolik gjatë përiudhës së komunizmit.
• Nuk më shqetëson aspak edhe nëse bëhet për shkak të një pragmatizmi praktik duke qenë se vizitën e Papes do e përcjellin mbi 1200 gazetarë dhe ky rast do të ishte një reklamë e mirë e Shqipërisë para botës. Çfarëdo lloj entuziazmi ndaj ardhjes së Papës i justifikuar në mënyra të ngjashme nuk më shqetëson. Por çfarë më shqetëson atëhere?
Mua do më shqetësonte nëse entuziazmi do të ishte i vërtetë dhe i sinqertë. Do më shqetësonte nëse shqiptarët po mendojnë se të dielën do të vijë vërtetë “Ati i Shenjtë”.
Në fakt, të dielën nuk do vij Ati i Sshenjtë i vërtetë, por i ashtuquajturi “Ati i Shenjtë.”
Nuk po them që të dielën do vijë sozia i Papës, por po them që të dielën nuk do vijë vet ZOTI. (Për ju që nuk e dini, “Ati i Shenjtë” në Bibël është vetë Përendia) Pse e them këtë?
Klerikët katolik, por jo vetëm, vazhdimisht kanë theksuar në media kohët e fundit se vizita e Papa Françeskut do sjelli paqe mes nesh, do na bëjë më pak të stresuar, dhe do përcjelli më shumë shpresë për të adhmen.
Në një farë mënyrë nga ardhja e tij duhet të kemi pritjen që të ndryshojnë Shqipëria dhe shqiptarët.
Këto deklarata dhe ky lloj entuziazmi i tepëruar më tregon se shqiptarët rrezikojnë ta keqkuptojnë sikur të dielën në Tiranë do të vijë vet Përendia, Ati i Shenjtë i vërtetë.
Të dashur klerikë katolik dhe bashkëkombas, burimi i paqes dhe i shpresës nuk ashtë Ati i Shenjtë i Vatikanit, por Ati i Shenjtë qiellor, përmes Krishtit që quhet Princi i Paqes.
Paqen e vërtetë nuk e sjell Papa, por Ai të cilit Papa i lutet. Paqen e sjell Krishti ashtu si Bibla thotë “Dhe Ai ( Jezusi) erdhi për t’ju shpallur Paqen.”
Stresin e heq vetëm Krishti ashtu si ai vet thotë :“Ejani tek unë o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap shlodhje.” Dhe shpresa vjen vetëm nga Përendia ashtu si shkruhet se: “Shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Përendise është dërdhur në zemrat tona”.
Shqipëria do të ndryshonte me të vertetë nëse atë do e vizitonte Jezusi , princi i Paqes, dhe jo Papa.
Nuk e kam fjalën për një vizitë fizike të Jezusit, as politike dhe as religjoze, por një vizitë e heshtur dhe e padukshmë në zemrat e cdo shqiptari. Në të vërtetë vetëm për këtë arsye do ia vlente të shprehim këtë lloj entuziazmi dhe të tillë pritje mirëseardhëse.
Le të mos harrojmë se shqiptarët nuk mund t’i ndryshojë Papa por Jezusi. Zemrat e shqiptarëve nuk i ndryshon dot “Ati i Shenjtë” i tokës, por ATI i SHENJTË i Qiellit. Le të mos harrojmë se të dielën, nuk vjen vet ATI i SHENJTË, por i ashtuquajturi “Ati i Shenjtë.” Kush duhet ta kuptoj këtë? Katolikët, organizatorët e pritjes së Papës, apo ne të tjerët ? Mëndoj se të gjithë bashkë.
P.S Nëse ka ndonjë katolik që dëshiron të kundërshtojë këtë shkrim, le të mëndohet njëhere se ndoshta edhe vet Papa Françesku mund të ishte dakort.
Ç’jane keto shkarashkrime provokuese te ketij farë Kaon (Kain) Serjani,te cilit i duket vetja shume i ditshem dhe ne na merr per injorante,sa te mos jemi ne gjendje te bejme dallimin midis Papes dhe Krishtit.Ne rreshtat e ketij shkrimi lexohet nje deshire e fshehte e autorit per te fikur sadopak entuziazmin me te cilin kane filluar pergatitjet dhe mendohet se do te pritet Ati i Shenjte,Papa Françesku.Shkrime te tilla na bejne te skuqemi para opinionit boteror,sepse ne mburremi per harmonine fetare,kurse ky shkrim sikur e ftoh kete harmoni.
Me cilen pjese te shkrimit nuk je dakort? Cfare thuhet qe nuk qendron? Papes i urojme mireseardhjen dhe eshte gezim qe po vjen. Por ati i shenjete eshte vetem nje dhe ai nuk eshte papa por Zoti yne qe nuk e ndan adhurimin me asnje tjeter. Eshte mira tua kujtojme atyre qe mbase pa dashje kalojne ne adhurimin e papes apo te kujdo apo cfaredo gjeje tjeter.
Ky dashka t’ja u zere bishtin me dere te gjitheve.., tamam si prestixhiator cirku – eshte papa nuk eshte papa.. Nje gje ka rendesi per ne shqiptaret: Po vjen Perfaqesuesi me i Madh Shpirteror i Fese Kristiane. Kaq mjafton mer ne sot.
Perfaqesuesi me i madh shpirteror i fese romano-katolike, pra vetem i nje pjese te fese kristiane. Nuk eshte njelloj.
Artikulli thote te verteten.
Je thjesht nje ateist utopik dhe tendencioze mik i dashur.
Kete kaonin e njo personalisht dhe mund te them qe e njeh biblem shume mire. Adhuron zotin e bibles cdo dite sebashku me familjen e tij dhe do qe ungjilli te shkoje te cdo shqiptare
Adhurimi i takon vetem Zotit, Jesus.Papes i urojme mireseardhjen si misioner i paqes.
Zoti e bekofte Shqiperine e shqipetaret.
SAKTE !
Asnje konflikt lokal e boteror nuk eshte ndaluar sepse eshte lutur papa,dhespoti,hoxha imami etj klerike te krishtere, muslimane,budiste,indu.Bile historia flet me teper per te kunderten si ne kohrat e shkuara ashtu dhe ato modernet.Paqja eshte ne dore te njeriut te udhehequr nga politika dhe …ah,..ndergjegjja.Homo spiens jemi,kemi rruge per te bere deri te sapiens sapiens!
Artikull i shkelqyer. Ky eshte gjysma e predikimit per neser.
Ju falenderoj per artikullin
Grande papà per 1grande shqiperi shum mir e meriton populli shqiptar duhet te shikoni te shkurte n per te ecur perpara drejte khtimit ne fen e me perparshme krishter
Pëe të krishterët “Papë” është vetëm shpirti i shejtë.
Kur une jam dakort me kete shkrim, ta garantoj qe – vete Francesku eshte dakort!
Amin!
Sipas besimit katolik Papa eshte “Zevendesi i Krishtit mbi toke”, pasuesi i Shen Pjetrit (Shen Pjetri ka qene Papa i pare). Prandaj gjithe ky artikull nuk ka asnje kuptim.
Besoj se as papa nuk eshte dakort me kete post qe i dhe. Lexo biblen dhe do e kuptosh qe krishti nuk la nje perfaqesues por shume. Qe si gjtyre te funksionojne si nje trup i vetem. I urojme mireseardhjen papes. Ai ka nevoje per zotin po aq sa un dhe ti
I drejt mendimi i juaje(LEDI,RADIKALI ETJ)
Shqiptare gjithkend kan pritur mire edhe viktor emenuelin edhe italin edhe gjermenin edhe jugosllavin,edhe rusin edhe Kinen .
Por me Papem ndryshon pune
ai quhet shenjeteri
miresia
e persidemnti i thua Mr persident
Shqiptare nga shume drejtime kane te drejte ta presin shumw mire.
Pape mo origjin shqiptare jane 6 ,vatakani delkalon 4 ska rendesi njie a ka qen shqiptare,Mjafftone
Vatakani e perkrahu pjesrisht Gjergj Kastriotin
Gjergji shkoj ne Itali per te nedihmuare,PEre vatikanin kemi shume nevoj
U tha po sjell Mesharin e gJON bUZUKUT 1555.
pOR ARKIVAT E VATIKANIT KAN GJITH DOKUMENTAT E ILIRISE,ARBERISE E BOTES SHQIPTARE.
kUR DHE KUSH MUND TI HAPIN E KUR AFATI ATE E DINE SELIA E SHEJTE.
pOR DIPLOMATI SHQIPTAR I VATIKANIT MUND TE MARR LEJE E TE HYYJNE NE ARKIV AQ SA I LEJOHET.
pAK NGA pAK BERET SHUME
UROJM MIREARDHJE E SUKSESE MIRESI SHENTERIS EE TIJ|
Zoti eshte nje per te gjithe ,per katolike mysliman ortodoks .
Ardhja e papes eshte privilegj per te gjithe shqiptaret qofshin me fe dhe pa fe.Rendesi ka mikpritja qe eshte karakteristike e shqiptarve dhe kete pune ne e bejme shume mire.
Mirardhsh PAPA FRANCESKU!
Filozofia e Kaon Serjanit.Jo vetem asht shterp filozofike por nuk i duhet askujt gje,sepse ngatron shume veten e don te ngatrrojne dhe lexuesit.Ky asht mire qe kete qe ka filozofuar ne te shkruar t’ia lexoj gruas,femijve dhe t’ia fusin gjume,e te heshtin.
Asht Papa.S’asht Papa.Jo Krishti jo Zoti jo Papa.
Sa bukur e ke thënë i dashur Kaon!
Eshte teperuar shume pritja e Papes as Krishti nuk do pritej keshtu!
Ai eshte njeri si te tjeret dhe gjithe ky luks i teperua e largon nga qellimi i jetes.
Dhe dicka tjeter kur erdhen ketu gjithe kreret e orthodhoksise le qe nuk i priten por cfare nuk shpifen medjat e tani cnuk po bejne. Padrejtesi!
Kaon, Papa predikoi Krishtin prandaj paralelet e tua jane pa vend.
Papa eshte ai qe e transmeton fjalen dhe shpirtin e Jezuit,ne menyren me te ndjere te mundeshme tek njerzit,por jo tek lloji i Serjanit,qe nuk duan te degjojne,por vec te flasin dhe ti kundervihen njerzillekut.
Ai u flet dhe Kaineve,por jo llojit te Kaoneve,qe nuk duan te leshojne armen nga dora.
te gjithe jemi bijte e Perendise,eshte e vertete nje njeri i vdekshem s mund te jete Perendi.por ne Bibel thuhet.duajeni njeri tjetrin me dashurine e Atit ne qiell.,por shkruhet edhe kjo,cdo pushtet ketu ne toke Ai e ka lejuar,asgje nuk ndodh pa vullnetin e Perendise,kete pushtet i ka dhene edhe Papa Franceskut te jete Papa sipas mendjes njerezore,por ceshtja eshte a jemi gati per ardhjeb e te Lartit,te Shenjtit Zot Jezusit,,kujtoni pak shembelltyre e 10 virgjereshave,5 nga te cilat e kishin vajin,dhe 5 prej tyre nuk e kishin ate vaj,cfare simbolizon vaji?te 10 virgjereshat ishin ne gjume para se te vinte dhendri.kush ishte dhendri?dhe kush ishin virgjereshat.dhe ja nje ze thirri `Erdhi dhendri` ,pra pyetja eshte a jemi ne gati po te vije Jezusi???gjithkush ka nevoje per kete Jezus te gjalle sic e pershkruan edhe Fjala e Tij Bibla cdo njeri ,duke mos e lene mbrapa ketu edhe vete Papa franceskun,sepse te gjithe kemi nevoje per Vajin e Frymes se Shenjte.te cilen e dergoi Jezusi,si perfaqesuesin e Tij.para se te ngrihej ne qiell pas ringjalljes,dhe pas te ndenjurit 40 dite me dishepujt e vet,fjalet e Tij ishin`une do te largohem,por s`do t`ju le vetem,do t ju dergoj ne mes jush Frymen e Shanjte,kush e ka lex. Biblen te Veprat e apostujve.shkruhet per diten e rreshajave.Si erdhi ,ne c menyre,kjo porosi e Zotit tone,ne formen e gjuheve te Zjarrit.pra ceshtja eshte A jemi gati per te pritur dhendrin Qiellor??
Nuk kam azgje per kundershtimet, madje ju vleresoj. Vetem se pergjithesimet dhe moralizimet nuk me ndihmojne te shkruaj me me shume objektivitet here tjeter , sepse nuk jane specifike.
Do doja te me citonit ndonje koment specifik dhe pastaj me jepni argumente pse nuk jeni dakort me ate une kam thene. ju pershendes.