Identiteti i Kishës sonë është flijimi dhe martirizimi

21 Shtator 2014, 19:43Blog TEMA
Identiteti i Kishës sonë është flijimi dhe martirizimi

Imzot Rrok Mirdita

Kryeipeshkëv Metropolit i Tiranës

Në emër të vëllezërve ipeshkvij, të meshtarëve, rregulltarëve, rregulltareve, seminaristëve e besimtarëve laikë të pranishëm, Ju shpreh ndjenjat e gëzimit e të mirënjohjes së thellë për praninë Tuaj mes nesh.                                                                                          .
Jemi këtu, së bashku me Ju, në praninë e Zotit, e ngushëllohemi duke e ndjerë veten popull i Hyjit, popull i shikuar me dashuri e i prirë nga Shpirti i të Ngjallurit. Jemi këtu, në praninë Tuaj, praninë e Pasardhësit të Shën Pjetrit, me mendje të hapur e zemër të gatshme për të dëgjuar fjalë ngushëllimi, korrigjimi, drejtimi.                                                                                                     .
Jemi Kishë e lashtë, me zanafillë apostolike, e një kombi, gjithnjë në kufi të perandorive të kësaj bote. Mjafton të mendohet se në mijëvjeçarin e parë nëpër Shqipëri kalonte vija e kufirit ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit të krishterë, ndërsa në mijëvjeçarin e dytë, ajo ndërmjet Perandorisë Otomane e Perëndimit. Kufiri i fundmë dramatik ishte ai i shekullit të kaluar, që ndau bllokun e vendeve komuniste nga pjesa tjetër e Evropës. Kufijtë shpesh përpiqen të ndajnë, të mbyllin shtigjet, të kufizojnë. Por Shpirti i Zotit i nxit burrat e gratë drejt bashkimit, hapjes, pafundësisë. Kështu Kisha në këto troje, për dy mijëravjeçarë, vijoi të jetonte në teh të kufirit ndërmjet pushteteve të kësaj bote e pushtetit të Shpirtit Shenjt, që  nuk njeh kufij! Në këto kushte, u bëmë Kishë kufiri.                                                                     .
Identitetin tonë si Kishë kufiri nuk e shprehëm përmes krijimit të mendimit teologjik, por përmes flijimit e martirizmit. Martirizimi është tipar i përhershëm i jetës së Kishës sonë, që nga shekulli i parë e deri më sot. Shumë nga bijtë e trojeve tona rrokën kryqin e Birit të Hyjit e, me besim të gjallë në ringjalljen, dhuruan jetën, duke përvijuar kështu, udhën më fisnike të dialogut. Lidhja e pandarë me Krishtin nuk i pengoi shqiptarët të takohen, si vëllezër, me besimtarë të feve të tjera e edhe me ata, që nuk besojnë. Sa më shumë u lidhën bijtë e Kishës me Krishtin, aq më shumë u lidhën edhe me të tjerët, duke dhuruar gjithçka patën, deri jetën. Paqja e harmonia ndërfetare, që kemi arritur në Shqipëri, është fryt i fljimit të themeluar mbi fenë e, njëkohësisht, dëshmi e fuqishme e dashurisë, që të bën për vete.                                                               .
Po, jemi Kishë e lashtë, sa vetë krishterimi, por edhe Kishë e re. Jo vetëm për shkak të përtëritjes, që Shpirti i Shenjtë dikon në çdo Kishë, por edhe pse po rilindim nga asgjësimi i persekutimit ateist. Vetë kjo katedrale, e shuguruar para dymbëdhjetë vjetësh, pa të lindin nga gurra e pagëzimit mijëra të krishterë të rinj. Jemi Kishë, që Shpirti i Zotit e mblodhi nga të katër anët, duke sjellë këtu misionarë bujarë nga  vende të ndryshme të botës, që ndihmojnë për rilindjen e Kishës vendase. E shijojmë ditë për ditë bukurinë e universalitetit të Kishës, pa i fshehur mangësitë njerëzore, që nganjëherë i kundërvihen bashkimit të përkryer ndërmjet nesh. Për të gjitha mëkatet tona kundër bashkimit lypim përvujtërisht ndjesën hyjnore e impenjohemi të ndërtojmë, së bashku me rregulltarët, rregulltaret, priftërinjtë shqiptarë të shuguruar pas rënies së regjimit, e edhe me bashkëpunimin e domosdoshëm e të shumëçmuar të laikëve, një Kishë, që të jetë shtëpia e bashkimit, ku të mbretërojë Shpirti i të Ngjallurit e, njëkohësisht, trashëgimtare e denjë e Kishës së hijshme, që na e lanë paraardhësit.                                                              .
Kështu, si Kishë e lashtë dhe e re, përplot me lumninë e martirëve, por edhe me vetëdijen e kufizimeve të veta, u mblodhëm para Jush, Atë i Shenjtë, me dashurinë e pakufishme, që ushqejmë për Papën e me mirënjohjen e thellë për vëmendjen që Papa na kushton e për të cilën kemi vërtet nevojë.                                                                               .
Vizita historike e Gjon Palit II, në vitin 1993, e prania e Shenjtërisë Suaj sot, mes nesh, janë shenjat më shprehëse të dashurisë së Papës për Kishën tonë e për Vendin tonë, dashuri, që nuk na mungoi kurrë në rrjedhë shekujsh.                                                                     .
Jam i sigurt se martirët shqiptarë, lumnimin e të cilëve e presim sa më shpejt, njëherësh me Nënë Terezën, me Shën Gjon Palin II e me tre ipeshkvijtë e shuguruar së bashku, njëzet e një vjet më parë,  galdojnë me ne nga qielli,  në këtë ditë të madhe gëzimi e feste.                         .
Me këtë dritare të hapur në qiell, që më duket se e plotëson paraqitjen e shkurtër të realitetit tonë, dëshirojmë t’i dëgjojmë Fjalët Tuaja, forcën e dhe ëmbëlsinë e të cilave e njohim mirë. Duam t’Ju dëgjojmë, Atë i Shenjtë, me mirënjohjen e thellë, që Ju e ngjallët në shpirtin tonë gjatë gjithë shërbesës Suaj, me gëzimin e pashoq, që sillni me këtë vizitë e me vullnetin e patundur për të ndjekur udhën, që Shpirti i Shenjtë do të na tregojë përmes udhëheqjes Suaj prej ati e bariu.

5 komente në “Identiteti i Kishës sonë është flijimi dhe martirizimi”

  1. tourkofagos says:

    OK,imzot Rrok ,kemi identitetin tone xristian,por vetem ne ortho/xet dhe katoliket 10+7=12%,por si do te behet me 75% sunite dhe 5% shiite…..!!??

    1. Toni KS says:

      Matematiken nuk e paske ane te forte 10+7=12 !!!!???. Por as logjiken dhe etiken.

      Apropos, per At Rrokun ti je skizmatik. :-).
      Pastaj Patriarku i Kondstantinopojes preferoj vazalitetin ndaj sulltanit otoman se sa epersine e Peshkopit te Romes (Papes) apo jo?.
      Fjala “bizantin” eshte sharje ne Europe sado qe ti mundohesh pasukses te paraqesesh te tjeret si “sunit”.

  2. lufi says:

    Rrok mirdita dukesh qe nuk e lexon biblen fare, (sic ben cdo i krishtere)

    tek Mateu 23:9 thuhet

    “Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd atë tuaj, sepse vetëm një është Ati juaj, ai që është në qiej.”

    Rrok Mirdita, perse vepron ate cka bibla ta ndalon?

    Je me i mir, me i zgjuar se Jezusi vete?

    1. rroku nuk i referohe bibles ashu sic nuk i referohe as papa.

      “Not everyone who says to me,
      ‘Lord, Lord,’ shall enter the kingdom ofheaven, but he who
      does the will ofmy Father in heaven” maeo 7:32
      “I can do nothing on my own authority;
      as I hear, 1judge; and myjudgment isjust, because 1seek not
      my own will but the will ofhim who sent me.”xhon 5:30

      ne keo 2 vargje jesusi eshe ADHURUES dhe i PERKULUR

      “The Passion of Jesus” by Abdur Rahim Green(video)
      “The Passion of Jesus” by Abdur Rahim Green

  3. Deny Ignorance says:

    feja kristiane nuk e ka qellim ne vetevete attto qe thote rroku.
    kristiane i permendin shume 10 komandat e Zotit
    pse jo, komanda e pare:
    ” mos adhuroni asnje krijues pervec meje”
    https://www.youtube.com/watch?v=7L3jynVjy1E

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje