Nga Arbana Xharra*
Vizita e Papa Françeskut përçoi mesazhe të shumta për miliona shikues nga mbarë bota, që ditën e djeshme kishin drejtuar sytë kah Shqipëria. Vend ky që tash vonë fitoi statusin kandidat për në BE, shteti më i varfër në Evropë, i prirë të zërë vend nëpër mediat e huaja jo aq për të mirë, por kryesisht për skandale, priti madhërishëm Atin e Shenjtë. Fotografia e ditës, kishte në sfond klerikët fetarë shqiptarë të të gjitha religjioneve në pritjen e Papës. Harmonia ndërfetare, në një shtet me mbi 50 për qind myslimanë, ishte mesazhi më i fortë që dha vizita e Papës në Shqipëri. Derisa dhjetëra mijëra shqiptarë, jo të gjithë të krishterë, që pritën mahnitshëm Papën, i cili doli edhe jashtë protokollit për të përshëndetur nga afër turmën e njerëzve, iu përgjigjën më së miri propagandës antishqiptare se “ISIS ka mundësi ta vrasë Papën gjatë vizitës së tij në Shqipëri”.
“Miliarda njerëz në botë kanë mundësi të mësojnë ose rimësojnë se nobelistja e Paqes dhe shenjtorja e Vatikanit është një shqiptare. Në asnjë rrethanë tjetër kjo gjë nuk do të mundë të ngulej në memorien e botës kaq shpejt dhe thjesht sesa nga ulja e Atit të Shenjtë të dielën në aeroport dhe udhëtimi drejt këtij sheshi për të mbajtur një meshë. Vetëm dikush që vjen nga lart, ta zbulon kaq thjesht dhe ta ndriçon kaq mirë historinë tënde”, spikat aq bukur rëndësinë e vizitës së Papës, në shkrimin tij gazetari nga Shqipëria, Mero Baze. Derisa një nga agjencitë më kredibile ndërkombëtare të lajmeve “Reuters”, nxjerr në faqet e saj një detaj shumë të rëndësishëm të kësaj vizite, ajo flet për bashkimin që i bëri Papa Françesku kundërshtarëve politikë në Shqipëri. “Reuters” shkruan se Papa Françesku, ende pa ardhur në Shqipëri, i ka bërë asaj një mrekulli të vogël: Ka nxitur bashkëpunimin ndërmjet forcave politike kundërshtare që të bashkohen për të rikonstruktuar një nga sheshet kryesore të Tiranës.
Ky titull dhe pak fjalë të shkrimit të saj, mjaftuan për të rikujtuar primitivizmin politik në vend, dhe nevojën për bashkimin e tyre. Mentaliteti provincial që me vite të tëra ka drejtuar shtetin shqiptar, pa përjashtuar Kosovën dhe politikanët shqiptarë të Maqedonisë, është i njohur edhe ndërkombëtarisht. Drejtuesit e shtetit, të cilët kryekëput për interesa personale kanë instaluar tashmë mentalitetin e prapambetur politik që po përcillet me gjenerata, bëhen lajm për mediat e huaja, që bashkërisht organizuan pritjen e Papës në ditën historike të tyre. Primitivizëm politik, i njohur shumë vjet më parë edhe gjatë historisë 100-vjeçare të shtetndërtimit të Shqipërisë, pasojat e të cilit në regresin e integrimit të saj po barten vazhdimisht.
Dje të tubuar në një sallë të Presidencës, ulur afër njëri-tjetrit, kasta politike, e cila fatkeqësisht e ka normalitet që kundërshtarin e vet politik pafundësisht ta degradojë në mënyrën me denigruese, përpara kamerave në pritje të Papës na u shfaqën si politikanë bashkëkohorë dhe modernë e të ngritur intelektualisht. Kategori kjo e politikës që vuan nga mentaliteti primitiv, e cila në esencën e funksionimit të saj vazhdon të mbetet provinciale. Papa bashkoi politikanë që në pamje dhe sidomos nga veshja dhe luksi duken modernë, por që në realitet janë bartës të denjë të primitivizmit politik.
Papa i dha mundësinë që këtë shtet ta njohin miliarda njerëz nga mbarë bota, si shtetin më të ri në rrugëtimin e saj drejt Evropës, tash u mbetet krerëve të saj ta udhëheqin këtë vend kah vlerat që i njeh Perëndimi!
*Kryeredaktore e gazetes Zeri, Prishtine
…oh nëna ime sa të paaftë janë shqiptarët per te shkruar te vetmen gjuhe qe kane.
kur keta jane gazetare pastaj, te vjen te shkulesh floket.
megjithate meqe nuk ka editor qe te beje punen e vete dhe mqs Arbana Xharra me siguri e ka marre provimin e gjuhes shqipe me leke, po bej nje leksion falas per bashkeqytetaret e mi:
-folja “te baskosh” ne veten e trete njejes ne kohen e shkuar te thjeshte ben “bashkoi” (ai/ajo bashkoi). po ashtu: “perçoi”, “fitoi”, etj, etj
“bashkoj” “perçoj” “fitoj” shkruhen per veten e pare njejes ne kohen e tashme: une bashkoj, une perçoj, une fitoj!!!!
p.s. te me falesh Arbana, por u ndala te rreshti i pare dhe nuk arrita dot ta lexoj deri ne fund artikullin tend e nuk jam ne gjendje te te jap nje mendim per çfare ke shkruar
Edhe une shpresoj dhe besoj qe kreret tane do ta drejtojne Atdheun tone kah vlerat perendimore!
Po qe se papa Francesku ka pas edhe si qellim bashkimin e politikaneve……
atehere NO KOMENT!
Shfaqja e fundit e nje mizerabiliteti intelektual qe te ben te mendosh se antishqiptarizma ne Kosove ka edhe fytyren femerore te shemtires. Si mund te mungonte provincialja Xharra te mos vinte ne dukje faktin qe Shqiperia tash vone ka fituar te guxoje te hyje ne Europe, se eshte vendi “me i varferi i Europes”, perqindjet e aq pelqyera te myslimaneve dhe kristianeve. Si lexues i duruar po prisja te lexoja edhe banalitete te llojit shqiptar vrases, drogaxhi dhe e paafte per te qeverisur. Nuk e kuptoj sesi fara e Cubrillovicit paska vonuar kaq shume te jape frytet e saj ne Kosove.Edhe ne nje dite kur shqiptaret me perulesine e tyre, tregojne se jane edhe te paqte me mikun, po aq sa te serte me vetveten , sa fales me armikun aq edhe inatcore me vellane, sa pranues ndaj se ndryshmes po aq armik ndaj se ngjashmes.Cili eshte problemi qe Xharrat brenda arealit shqipfoles ndjehen te vetperjashtuar ne nje dite te manifestiit te pjese me te bukur te shpirtit shqiptar? Nuk besoj se ka te beje me cilesine e te gjykuarit, por me aftesine e vetkontrollit. Xhara mundohet te gjeje gjilperen ne kashte, prisni deri te Henen mikeshe e matane kufirit, shqiptaret-ata me te cilet ti u mundove te perlyeje shqiptaret dhe diten e tyre te madhe, te te japin nje mundesi qe ti te vertetosh tezen e Cubrillovocit, deri atehere ne mundesi te gjilperes kerko mos gjen bishtin.
Pasi zgjidhe te gjithe problemet ne kosove , po vjen te zgjidhesh edhe ato te shqiperise . Se sa dashuri ke per shqiperine duket qe tek referenca qe perdor per artikullin tend ( gazetarin ironik te rojterit) . Gjuhe neperke edhe ne nje dite si kjo per shqiperine . Ani, ti sdi gjuhe tjeter perveç asaj te sharjes e mallkimit . qofsh edhe ti e bekuar
Meqenese ju referove edhe Mero Bazes te pakten ngjasoji pak , fare pak atij .
Nje analize per mrekulli nje qasje ndryshje nga ajo cfare degjuam gjate dites se diele. faleminderit Arbana per keto analiza
Ore ju që ua paska prish ditë e datë kjo kosovarja qenkeni kulmi i injornacës si në gjuhë poaq edhe në snobizëm. Paska gabime gjuhësore? po shikojeni ju si shkruani. Lesh e li nëpër tironë e deri në Vlonë. Pastaj ça po na përzihet kosovarja? Mos deshtët që as agjencitë e huaja të ju përzihen se ju i dini punët më mirë, pra mos të komentojnë se u fyen në injorancën tuaj ballkanike? Apo ishte dje dita e shjntë dhe kritika qenka tabu? çfarë soji lokalistës të pabrektë – si gjithmonë!
Arbana Xharra ke te drejte plotsisht kur thua se kemi te bejme me politikane te prapambetur. Nese krahasohemi me rajonin jemi aq large sa qe eshte e pa imagjinueshme. Keni paraqitur ne menyre fantastike menyren sesi funksionojne politikanet shqiptare. Lexuesit mos te habiten me kritiken ngase jane mesuar qe gazetaret te mbajne patjeter njeres ane krahun. Suksese e nderuar dhe vazhdo te shkruash edhe per politiken e turpit shqiptare
E pra jo vetem se jane primitive por faqja e zeze. Po me pelqen kjo gazetare qe me kaq delikatese ka paraqitur kete pasqyre reale te skenes politike ne Shqiperi. Ne jemi katandisur aq shume sa qe duhet Ati i Shenjte te na beje te ulemi bashke. Nese Reuters e ka vene re, athere jemi bere gazi i botes. Kurse per gazetaren Arbana nga Kosova nje Bravo te madhe madje as ne ketej kah Shqiperia nuk kemi nje ze kritik si ky i juaji kemi gazetar sa te duash por te cilet duhet pare secili interesin personal te perfitojne dicka nga politika
mos bère gjè zile dje nè mesnatè?
Arbana a ka mundesi emailin a je e martuar sepse po me
Mahnit me shkrime dhe qendimin serioz rrall mund te gjesh vajza me dukje dhe mendje te ndritur
ARBANA TE LUTEM MOS U DESHPERO NGA FYERJET E MJERANEVE . LERI NE FATKEQESINE E TYRE.
SI GJITHMONE BRILANTE NE SHKRIMET E SAJ , ME STILIN E VET ORGJINAL ,I QASET MJAFT MIRE REALITETIT
E CFARE DUHET TE BEJE SIPAS JUSH? TE ZBUKUROJE SHEMTIRAT DHE NDYRESITE E PUSHTETAREVE ?
JENI AKOMA NEN INDOKTRINIMIN E HEROIT POZITIV ! MJAFT E VESHTIRE TE NDRYSHONI,