Ateizmi po bëhet tabu

22 Shtator 2014, 16:42Blog TEMA

Nga Ylli Rugova

 

Në diskursin dominant në Shqipëri është bërë krejt e natyrshme që ateizmi të paraqitet si diçka e mangët në krahasim me religjionin. Në anën tjetër religjioni të paraqitet si një pasuri shtesë në jetën e njeriut. Pasuri që ka qenë e ndaluar për popullin shqiptar gjatë periudhës totalitariste. Ky deformim në hartën semantike të diskursit shqiptar u shpërfaq krejt qartë edhe gjatë vizitës së Papës në Shqipëri. Gati në të gjitha fjalimet u përmend me të madhe ajo që u quajt “krimet e ateizmit komunist”. Këtu në fakt e kishin fjalën për krimet ndaj të gjitha ideologjive që ishin bërë gjatë periudhës kur Shqipëria kishte diktaturë. Por me këtë formulimin “krimet e ateizmit komunist” po dilte thuaja ka qenë ateizmi ai që ka shtyrë liderët e asaj kohe të ndërtojnë një sistem totalitar represiv.

Frika dhe averzioni ndaj ateizmit shihet edhe në Kushtetutën e re të Shqipërisë. “Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale…” është fjalia e parë në preambulë të Kushtetutës së Shqipërisë. Janë dy gjëra interesante në këtë formulim. Së pari mund të vërehet se fjala zot është e shkruar me “Z” të madhe, edhe pse në gjuhën shqipe sipas rregullave do të duhej të shkruhet me “z” të vogël, pra “zot” e jo “Zot”. E dyta është fjalia “me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale”, sikur besimi në zot të jetë në kategori të vlerave universale. Çka nuk është*. Po të ishte besimi në zot vlerë universale, atëhere si do të kategorizoheshin ata që nuk besojnë në zot? Pa vlera universale? Mos të harrojmë që njerëzit që nuk besojnë në zot nuk janë të paktë në numër.

Kjo “dhe/ose” te preambula e Kushtetutës së Shqipërisë mund të jetë shembulli më blatant i konfuzionit që mbretëron në Shqipëri sa u përket religjionit e ateizmit. Në fakt e gjithë kushtetuta është e mbushur me konfuzion dhe mjegulli. Po të shikojmë më gjerësisht, jo vetëm në preambulë por në tërë Kushtetutën nuk përmendet askund termi “sekularitet” apo “laicitet”.

Secili që ka pasur mundësi të bëjë një bisedë për religjionin me dikë në Shqipëri e kupton se mbizotëron përshtypja që të jesh ateist apo agnostik do të thotë të jesh me të kaluarën. Do të thotë të mos kesh mbushur mend. Të jesh i dalë mode. Që është përshtypje e gabuar natyrisht. Ateizmi është i përhapur gjithandej nëpër vendet me zhvillim më të lartë shoqëror, kulturor e ekonomik (Suedia, Çekia, Japonia) dhe përkrahet me shumë forcë nga komunitetet shkencore. Për shembull në Akademinë e Shkencave të Amerikës, National Academy of Sciences rreth 93% e anëtarëve nuk besojnë apo janë agnostikë në pyetjen nëse ekziston një zot personal. Përqindje të njejta mund të shihen edhe nëpër akademitë shkencore të vendeve që e kanë shkencën më të zhvilluar—që koincidentalisht janë edhe vendet me shoqëri e ekonomi të zhvilluar.

Por pse shqiptarët kanë nisur të kenë averzion ndaj ateizmit? Me siguri ky kthim në tabu i ateizmit nuk është rezultat i postmodernizmit—megjithëse, më duhet ta pranoj se nuk jam krejt i informuar për postmodernizmin në Shqipëri. Më parë, besoj unë, është rezultat i konfuzionit të kalimit nga një ideologji në tjetrën. Ku gjithçka nga e kaluara duhet të kthehet përmbys. Pra vlera e sistemit të kaluar është antivlerë sot. Kështu ateizmi si vlerë në sistemin komunist, është bërë “shkak krimi” sot. Fatmirësisht, nuk ka konfuzion të tillë edhe për shkollat, rrezik që edhe ato do të mbylleshin si qendra propagandistike të “ateizmit komunist”.

Vizita e Papës në Shqipëri u portretua botërisht si një ngjarje që dëshmoi tolerancën fetare te shqiptarët. Pamë fotografitë e klerëve fetarë së bashku. Dëgjuam Papën teksa po e thoshte me gojën e tij se Shqipëria është shembull i tolerancës. E përderisa asnjë religjion nuk është kritikuar në terma të përveçëm, ateizmi shumë haptazi është demonizuar. Dhe kjo mu në sytë e përfaqësuesëve më të lartë shtetëror. Kjo në një shtet sekular nuk do të duhej të ndodhte. Të besosh dhe mos të besosh të dyja do të duhej të garantoheshin nga shteti. Gjatë vizitës së Papës, kjo e dyta u përdhos botërisht.

_______

*Psikologu social S. H. Schwartz është një nga të paktët shkencëtarë që është marrë me vlerat universale. Sipas tij, për shembull, janë dhjetë kategori të vlerave universale, prej të cilave religjioni nuk është asnjëri. Ai kishte sygjeruar që ‘spiritualiteti’ të futej si kategori e njëmbëdhjetë, por kishte hequr dorë më pas.

33 komente në “Ateizmi po bëhet tabu”

  1. Pelasgian says:

    Ateizmi eshte pjese e jona por duke qene se jemi popull me ngjashmeri te madhe me Latinet ( Talionet ne vecanti ) jemi edhe ” supersticioz ” .

    Ne fakt shumica e Shqiptarve nuk jan Ateiste por jan Anjostike ! Besojne ne nje Zot per te gjithe dhe nuk pjerdhin shume per fet !

    Kjo eshte e vertet dhe jam i lumtur per kte gje se te pakten ktu i tregojme botes se ” civilizuar ” se ne kte aspekt kan shume per te mesuar nga ne !

    1. Ilir Hoti says:

      Kam qeshur fort kur lexova shkrimin tend..Pershendetje

  2. Arber says:

    Urime per shkrimin shume i dobishem edhe pse e kuptova marzin e papes, kuptohet Ai mbron punen e vete nga e cila ushqet dhe ka nje pushtet shume te madhe fale fes dhe numrit te besimtarve qe ka. Po e prisja me padurim nje shkrim te till dhe shpresoj qe dhe shume gazeta dhe gazetar te flasin per ateizmin qe besoj se ne ditet eshte nje vlere universale per te gjith dhe sidomos per vendin ton ku besimet fetare kryesore ndodhen dhe eshte edhe nje merit e komunizmit qe ne shqiptaret jemi tolerant ndaj feve tani ne demokraci. Shpresoj ta keni kuptuar si un mesazhin e gazetarit.

  3. sui says:

    Jam shume dakord me artikullshkruesin….pata te njejten ndjesi gjate kohes qe ndiqja veprimtarine e Papes….Flitej gjithandej per krimet e ateizmit komunist apo ekstremisteve islamike, por vete kisha nuk eshte aq e pafajshme sa imazhi qe do te na percjelli sot…Mos te harrojme se vete Kisha eshte nje nga kriminelet me te medhaja te njerezimit, duke filluar qe nga kryqezatat, inkuizicioni, gjuetia e shtrigave, indulgjencat, bashkepunimi me nazizmit….Mizorite e kishes dhe ne emer te Kishes apo te cdo ideologjie fetare qe vazhdojne edhe sot, i tejkalojne dhe sterkalojne ne numer ato te bera nga ateistet ne cfaredo sistemi qe te ishin ata…..Te jesh ateist eshte gjithashtu nje forme besimi dhe njekohesisht mosbesimi, por kjo nuk te ben me pak njerezor dhe me me pak vlera…..Sa per vlerat universale ato jane kategori subjektive dhe epare nen kendveshtimin e kishes jane shume te diskutueshme….

  4. rebel says:

    Pergezime per artkullin zoteri.Shqiperia megjithe egersine ndaj besimit fetar kishte bere nje hap perpara ne kete drejtim.Bile do te thoja ja u kishte kaluar dhe popujve me te perparuar.Kishte emancipuar njeriun ne ate mase sa i kishte hequr dhe friken ndaj dikujt qe nuk e shohim.Zullum zallahia berishiane e ktheu vendin ne nje fushe ku nuk e njeh qeni te zone.Lulezuan fe e religjione qe as i kishim lexuar ndinjehere.Nuk kam gje me papen sepse eshte nder me te miret qe Bota ka patur deri tani.Kam frike se ata(oligarkia financiare e politike) qe drejtojne Boten nuk kane per ta lene gjate aty ku eshte sepse si shume po i mbron fukarenjte.

  5. Billy1 says:

    Megjithese shqetesimi ka vlere, ne fakt ne praktike ne Shqiperi eshte teresisht ndryshe. Te gjithe shtiren. Askush nga politikanet e larte te saj nuk beson ne fe. Jane ateiste. Kush prej tyre shkon ne kishe? Kush shkon ne xhami? Per te ndjekur ritet fetare behet fjale. Askush.
    Hipokrizia me e madhe u pa edhe gjate vizites se Papes. Te gjithe ata pushtetare dhe opozitare mund te kene vite, qe nuk kane kapercyer pragun e kishes, apo qe nuk kane hequr kepucet per te hyre ne xhami. Eshte vetem nje shtirje dhe hipokrizi qe te vjen te ulerasesh. Perse e bejne kete? Kur edhe ata si ateiste, qe besojne ne vlera te tjera duhet te respektohen.
    Vlerat e tjera a nuk jane nje lloj feje? Pse duhet mburrur para personaliteteve te botes, se je i ketij apo atij besimi, kur ne fakt vetem prejardhjen e ke nga ai besim? Politikanet tane besojne vetem tek paraja. Asaj i falen nga mengjezi deri ne darke.
    Pastaj, a e pate ceremonine e meshes dje ne Tirane? Shumica e atyre qe u kunguan, ishin myslimane. Cdo te thote kjo? Do te thote ose e nderruan fene dhe sot e tutje jane te krishtere, ose eshte ajo qe them une, qe nuk e kane idene se cfare eshte feje, se c’jane ritet fetare qe shoqerojne cdo fe. Ose keta myslimane qe bene kungimin dje, jane te mallkuar sipas kuranit.
    Ja pra, shqiptaret nuk besojne ne fe. Jane mbi 90 % ateiste. Per kete arsye ne Shqiperi ku nuk besohet ne fe, nuk mund te flitet as per tolerance as per harmoni fetare. Nuk e ndryshojne kete opinion, as disa prelate te fese te cilet ushqehen, hane buke me kete pune. As disa fanatike qe shpresojne se varferine e tyre dhe hallet e dites do t’ua zgjidhe Papa. Papa erdhi dhe iku dhe ata pa buke ishin dhe pa buke jane sot e gjithe diten.
    Ndersa politikanet sot mund te kene hedhur themelet e nje ndertese kulti per familjen e tyre, nje vile, nje lokal, nje dyqan, nje udhetim neper bote, etj..

    1. Irindi says:

      Nuk ke gabim te ajo qe thua pervec faktit qe mosfrekuentimi i ndertesave te feve nuk te ben ateiste, pasi ateisti eshte nje njeri qe nuk beson ne zot, kur ne fakt shume mund te besojne ne zot por nuk u keshtojne rendesi apo thjesht jane deist qe nuk pranojne si te vertete fjalen e shkruajtur ne nje liber qe mendohet te jet shkruar nga zoti dhe refuzojne faljen ndaj tij.

  6. Dreni says:

    E jashtezakonshme, tlumt! Yll, tek ne shqiptaret bahet shume politik, se mi 50% ne shqiptaret jemi popull ateist…!

  7. Daja pri Krrabe says:

    Në fakt nga ana drejtëshkrimore, Zoti shkruhet me të madhe (tjetër punë se ekziston apo jo)kur flitet për Zotin dhe shkruhet me të vogël kur flitet për zotin filan fisteku.

  8. Aleksandër Matrënga says:

    shkrimi i mire dhe i domosdoshem per nje te drejte universale per ate qe ne e kemi edhe ne kushtetute se Shteti shqiptare eshte laik(çka do te thote qe shteti eshte i ndare nga feja,e theksova kete sepse me shtet laik ka shume njerez qe kuptojne qe nuk lejohet besimi ne fe.)Por çuditerisht me gjithese shteti eshte i ndare nga feja ne priambul permendet..”me besim te zoti dhe….”.Kur kam diskutuar me nje fetar qe kishte vite ne shqiperi rreth kushtetutes ai i çuditur me tha : po pse ju ne priambul permendni zotin,kushtetuta eshte ligji themelor i shtetit tuaj laik.Une u befasova sepse mendoja se si fetar kjo do i dukej si gjetje e mire.Jo,kjo nuk eshte e drejte ,me tha ,as ne kushtetuten Italiane kjo gje nuk egziston.Por,mendoj se çdo gje qe ka lidhje me vitet e komunizmit ,shikohet e permbysur.Psh per martiret e kishes te viteve te zogut nuk flitet megjithese don gazuli eshte varur ne moshen 27 vjeçare,te vjen keq per kete sepse martiret e çdo kohe duhet te respektohen,e meritojne te respektohen njilloj pavaresisht kohes kur dora kriminale ka rene mbi ta.
    Toleranca fetare eshte nje tradite e lashte tek ne ,kjo sepse sipas meje te gjitha fete qe kemi kane lidhje me pushtuesit e vendit tone qe ne shekujt e pare te egzistences sone.Por qe nga 1912 qeverite shqiptare kane qene te kujdeseshme per gjitheperfshirje ,pra ne organet drejtuese te kete perfaqesues nga gjithe komunitetet fetare,dhe kjo eshte nje vlere qe na vjen qe nga shpallja e pavaresis dhe plaku urte Ismail Qemali,ku zv e tij kishte dom Nikoll Kaçorrin,apo kur u krijua regjenca ne vitet ’20 ajo perbehej nga 4 perfaqesuesit e feve,madje edhe ne komunizem kjo tradite e ruajt ndonse per besimet por per perfaqesues te gjithe popullsise nga gjithe krahinat e vendit.Pra
    kjo eshte nje tradite e lashte e kalçifikuar ne shekuj dhe kjo eshte nje vlere me te cilen duhet te krenohemi ne bote .

  9. black_lion says:

    Politikanet e sotem jane nxenes shembullor te asaj qe ka per qellim feja, qe eshte te mbledhe sa me shume “besimtare” rreth vetes, qe mund te perkthehet menjehere ne pushtet. Si te tille e adhurojne institucionin e Papes, i cili ka rreth 1 miliard e 200 mije “ndjekes” ne te gjithe boten, qe besojne verberisht tek instruksionet e Vatikanit.
    Kundershtia e shprehur prej Papes ndaj ateizmit (apo demonizimi), mund te shpjegohet shume thjeshte me teorite e tregtise, ku, nese feja do te krahasohej me marken, eshte me mire te jesh konsumator i nje marke rivale (ndoshta dikur bindesh ta nderrosh), se sa te mos jesh fare konsumator.
    Politika, feja dhe tregtia ne kete aspekt jane pothuasje njesoj! Ndryshimin e perben vetem tregtia, e cila ne kembim te jep dicka materiale!

  10. kirurg says:

    Dje e kam ndjekur ceremonine e meshes se Papa Franceskut tek RAI 1 dhe ne momentin e marrjes se asaj biskotes, s’di nese ajo quhet kungim, gazetari thoshte se kete biskote duhet ta marrin vetem ata qe kane bere me pare rrefimin te prifti. Nuk di nese ato grate e burrat politikane, si dhe grate e burrat e ketyre te fundit, kishin vajtur me pare te rrefeheshin, para se ta merrnin ate biskoten nga dora e nje prifti? S’di pse jam e sigurt qe nuk jane rrefyer. E kane menduar cfare sakrilegji po benin? Gallate e madhe eshte po t’i perfytyrosht te rrefehen: “Ati im, m’i fal mekatet se kam mekatuar rende”; “Cfare mekati ke bere biri im?”; “Po ja, kam vjedhur disa miliona…”; “Thuaj dhjete Ave Maria dhe Zoti t’i fal mekatet. Po mos harro te kalosh neser, pasi te ike Papa, ketej nga une me nje zarf ne xhep!” ?

  11. politikakurva says:

    “Toleranca” fetare vjen ngaqe njerzit nuk besojne,por bejne sikur sepse ne tolerancen nuk e kemi as kulture e as edukate ne çeshtje me te rendesishme e jetesore.Gjithshka negative tek ne ka buruar nga larte,nga sulltanet e agallaret e te gjitha koheve.Populli yne eshte mesuar me shtypjen e dhunen dhe e kthen gunen nga fryn era

  12. adifi says:

    Shumë e saktë analiza.
    Unë do e quaja servilizëm politik.

  13. plaku says:

    Une mendoj se diktatura ne Shqiperi kishte keto veçanti :
    – Ishte nje doktrine e klases punetore qe ngrinte ne qiell kolektivin dhe ishte kunder individit dhe shpirtit krijues te individualizmit, kunder lirise personale.
    – Si force levizese te shoqerise kishte luften e klasave ne kundershtim me fashismin qe si force levizese kishte “luften e racave”.
    – Nuk njifte pronen private.
    – Desh te vendoste fene e vete qe ishte makrsisem leninizmi, pra nje shtet “ateist” qe nuk kishte asgje te perbashket me ateismin klasik.
    – Ishte per diktaturen e proletariatit dhe e konsideronte kete si demokraci te vertete.
    – E shifte boten dhe shoqerin me syzet “bardhe e zi”, me “mua ose kunder meje”, rruge tejer nuk ka.

    Pra, sa me siper une shof nje ndryshim kolosal midis “ateizmi shqiptar komunist” qe shkruan autori me ateizmin klasik. Socjalizi real ne Shqiperi nuk ishte aspak ateizem klasik, ishte vetem nje praktike partizance e thenjes se Leninit se feja eshte opjum per popullin. Qeveria e pa vete kete budallallik dhe mbylli muzeum ateist ne Shkoder ku une shkoja me turistet dhe shifja kjarte injorancen e qeverise nga pergjigjet steriotip, qe duhet tju jepja turisteve. Ishte nje turp i madh per te cilin skuqem edhe sot e kesaj dite.

    Ateizmi mori hov ne rilindjen europjane ( iluminizmin )ne shekullin e XVII ku shume intelektuale e konsideronin mendimin e arsyeshëm dhe veprimin e ndikuar nga arsyeja si garant për përparimin e vazhdueshëm të njerëzimit.

    Në këtë mënyrë, ata e vunë në pikëpyetje qëndrimin e shoqerise “në mëshirë të zotit” dhe kërkesën e kishave për marrjen e pozitës së instancës vendimtare në çështjet e moralit, shkencës, literaturës, artit dhe edukimit. Pra ne ndarjen e fese nga shteti dhe politika.

    Filosofi frances Andrè Compte thote :
    Ateizmi im bazohet ne diturine, dhe ne ate qe asnjeri nuk e di ne se zoti egziston ose jo.
    N.q.s une takoj nje ateist dhe ai me thote se ai e di qe zoti nuk egziston, ai nuk eshte nje ateist por nje budalla.
    N.q.s dikush thote se une e di se zoti egziston, atehere ai eshte nje budalla fetar.

    Une mendoj se cdo njeri ka te mirat dhe te metat e veta dhe feja kerkon qe njeriu te mos ti kete keto dobesi, ndersa ateizmi eshte me human ai i shef keto dobesi si shans per te hecur perpara. Ateizmi nuk eshte kunder fese, perkundrazi ai te sugjeron qe ne fillim te krijosh nje fare distance nga feja, ta sudiosh ate dhe te mundohesh te japesh ti vete pergjigje si njeri i lire.Pra ateizmi klasik nuk te fut ne burg, nuk te vret, nuk te detyron te besh ate qe don ai siç bene komunitet shqiptare. Ateizmi eshte human dhe pranon dobesite qe mund te kete njeru si qenje individuale.

    Pershendetje

  14. Emy says:

    Askush nuk po persekuton Ateistet ne kohet e sotme, as ne Shqiperi as ne bote. Fakti qe specifikohet se shteti ateist persekutoi besimtaret kjo eshte thjeshte histori dhe besimtaret as nuk duan te hakmerren per kete gje. Nese besimi ne Zot eshte vlere universale nuk di ta them sepse fjalet vlere universale me duken pa kuptim per te vleresuar besimin. Nuk dua te zgjatem por ky shkrim ka shume te paverteta. Njerezit 90% besojne po ti pyesesh pamvaresisht se ku dhe si. Per shkencetaret nuk duhet pergjithesuar. Ata qe merren me shkenca si sociologjia jane me shume ateiste ndersa ata qe merr me shkenca si fizika jane me shume besimtar. Me pake fjale kam pershtypjen se ateistet duke imponuar teorine e Darvinit akoma neper shkolla po persekutojne jo vetem besimtaret por te Verteten.

    1. perfudimi says:

      Pra sipas teje teoria e Darvinit eshte e gabuar!? Duket qe lexon shume fletushka fetare.Nuk me thua,bota ka qene keshtu sic eshte dhe sot?Po sa shekuj duhet te kalojne qe te kuptosh ti dhe kush eshte pas teje se ka vite qe ajo teori quhet E VERTETA E JETES NE TOKE.Apo sipas teje jeten e krijoi i mdherishmi i cili krijoi dhe njerezit nga Havaja(Eva) dhe Adami(Ademi){me qellim i kam ngateruar}Ja po e leme zotin te qete,po ja fusim dhe nje gjumi,nje lutjeje dhe nje kafe dhe neser po hame koqet e mia!

    2. Bajram says:

      Teorija e Darvini mbi Evolucionin eshte dukuri e argumentuar shkenctarisht qe do te thot ka fakte, fatkeqsisht per injorancen tande. Merr e meso e mos injoro dijenine.

  15. Sem Luma says:

    Sa mire qe kemi nje shkrim e mendim te tille sa human aq edhe te guximshem.
    Sa keq qe shkrime e mendime te tilla jane aq jetime ne opinionin tone publik.

    Rrespekt, z. Rugova!

  16. nentor says:

    “shpalli me kushtetute mosekzistencen e Zotit”, nje genjeshter me bisht nga ato te kuzhines se Vatikanit, Me kushtetute u ndalua besimi fetar dhe jo ekzistenca e Zotit.Kudo qe vjen verdalle kryebariu i Vatikanit dalin si kepurdhe mbas shiut te ashtequajturit “martire” qe deri me sot jane ne gjithe boten me dhjetera mijera.Sa per ateistet ata nuk kane kurrgje te perbashket me sistemin komunist. Ne boten perendimore te europes ata jane me miliona, po ashtu ne te gjithe boten, ata jane korifejte e shkences, filozofise, artit etj, dhe nuk merren me mashtrime, genjeshtra, fallsifikime te historise se njerezimit dhe me krime si ato te kishes katolike te udhehequr nga Vatikani.Vatikani i ka te lyera jo duart por eshte i zhytur nga koka ne kembe me gjakun e popujve te Amerikes (indianet) qe u zhduken nga faqja e dheut me shpate ne njeren dore dhe ne doren tjeter me biblen, nga ku e merrnin bekimin e kishes.Zhvillimi i shkences ne mesjete ishte ne lufte te vazhdueshme me klerin katolik, qe per mendime te tilla si toka rrotullohet dhe nuk eshte qendra e universit etj, te dergonte ne turren e druve dhe te digjte te gjalle (G.Bruno etj).Sote ne kohet moderne keta pasardhes te denje te krimit dhe mashtrimit masiv , kane perdhunuar dhjeteramijera femije (nga 7-16 vjecare) ne europen perendimore dhe ne Amerike, jane krime te prifterinjve katolike, per te cilat Vatikani nuk flet, porese merret me“martire” te cilet i “shpik” sa here qe kryebariu i Vatikanit viziton ndonje vend.Politika e Vatikanit ne lidhje me ndalimin e perdorimit te kondomeve , qe ne rast te pare eshte nje mjet parandalues per perhapjen e semundjeve tregon fytyren pre kriminelesht te“eterve te shenjte”.Vatikani ka bekuar ne te gjitha shtetet perendimore ushtrite agresive te vendeve te ndryshme ne lufterat boterore. Vatikani ka nje histori kriminale me Pape kriminele dhe nuk i jepet e drejta te beje “moral” ne boten e soteme.“Kalemxhinjte” e ndryshem qe marrin mundimin te na sjellin nje fasade paqesore te ketij institucioni famekeq kriminel, jane ne sherbim te klerit katolik, porese “dielli nuk mbulohet me shoshe” thote nje fjale e popullit.Kleri katolik me Vatikanin te laje gojen dhe ta dizinfektoje para se te flase per ateistet.PËRGJIGJJUNI Lleshi

  17. elio says:

    Mbase diskurs dominant duhet te ishte ne shqipe normale “Fjalimi kryesor” nejse pune injorantesh qe duan te shiten per gazetare, as shqipen e as as italishten dine…

  18. mono says:

    Z. Rugova,

    – Ne kushtetute vende dhe me te medha se Shqiperia, si SHBA etj e kane ne kushtetuteten e tyre … One nation under God… Nje komb nen Perendine (me “P” te madhe).
    – Disa nga vendet qe permendni ju ne lidhje me sekularizmin si shembull kane fe shteterore, Angli, vendet skandinave etj. Ne me shume vende europiane shtetasit jane automatikisht anetare te kishes dhe paguajne taksa per kishen (shembull Gjermania).
    – Opinioni publik ne lidhje me ateizmin eshte ai qe eshte. Eshte ne doren tuaj, te ateisteve te lyenin fasaden tuaj. Viktimat e vrara nga ana e klerit jane akoma ne memorien e shume vetave. Mund te kerkonte dikush falje, por qe te gjithe, edhe ju vetem justifikoni.
    – Ju hidheni dege me dege ne artikullin tuaj, nga kushtetuta, tek keqinformimi ne vrasjen e klerikeve, tek te qenit ne mode apo jo e ateizmit, tek shkenca etj duke i cekur te gjitha dhe pa u thelluar.
    – Ne listen e shkencetareve me te medhenj boteror nje pjese e mire e tyre, ne mos besimtare praktikant, ishin teist, pra besonin ne nje qenie te mbinatyrshme krijues te universit.
    – Ne Shqiperi nuk ka patur komunitete fetare qe te kene vrare kleriket e nje komuniteti tjeter. Por qeveria komuniste nen ideollogjine ATEISTE persekutoi klerin dhe besimtaret. Pra le ti themi gjerat sic jane. Dielli nuk mbulohet me shosh.

    1. Kico says:

      Te mbeshtes totalisht perfshire dhe ate qe the per taksat e kishes qe i paguaj edhe vete ne Gjermani. Ke folur shume sakte!!!

    2. Laiku says:

      Keni gabim shumë pika.

      1. Kushtetua amerikane nuk e ka “One Nation Under God”. Atë e ka betimi(nuk është pjese e kushtetuës) që i është shtuar në vitin 1954 edhe nuk ishte më parë.

      2. Në asnjë nga ato vënde që permende nuk je automatikisht anëtar i një feje. Pagojnë taksa për kishën vetëm ata që janë anëtar i saj. Çdo vit në Gjermani e vëndë të tjera kisha po braktiset me deri në 14.000 anëtar në vit(më i lartë se numri atyre që shtohen. http://www.catholicnews.com/data/stories/cns/1403242.htm
      http://www.badische-zeitung.de/offenburg/immer-mehr-katholiken-verlassen-die-kirche–90212204.html

      3. Shkencëtarët modern me shumicë janë jo fetar. Çdo studium që është bërë e tregon këtë gjë. Ja një shembull http://www.stephenjaygould.org/ctrl/news/file002.html

      4. Haxhi Qamili me shokë edhe klerikë ortodoks kanë kryer masakra ndaj vëllezërve të tyre. Klerikët kanë bërë propaganda të ndryshme për dhunë

      5. Ateizmi nuk është fe apo ideologji por është term. Do të thotë “pa zot”. Të thuash që rregjimi i vrau klerikët meqë ishte ateist është njelloj si të thuash që meqë Hitleri edhe Stalini kishin mustaqe kjo i të bën njeri të keq.

      6. Në vende e zhvilluara nuk ka mendim negativ ndaj ateistëve. Ka ama mendim negativ ndaj radikalëve fetarë.

      1. mono says:

        1-Me fal betimi, por kjo nuk ndryshon qendrimin e legjilatoreve amerikane ne lidhje me shtetin dhe Zotin.
        http://www.freerepublic.com/focus/news/1298911/posts
        2-Po thoja qe ne disa vende (me kishe shtet) femijet e qytetareve qe jane tashme anetare te kishes, kur lindin behen automatikisht anetare te kishes. Trendi eshte ne renie, pasi Evropa ka nje tendenca sekularizimi dhe materializmi, por kishat jane serish shteterore.
        3- Serish flasim per tendenca, une fola per shkencetaret ne kohe.
        http://creation.com/creation-scientists
        4- Haxhi Qamili ishte nje figure qe veproi gjate mungeses se shtetit dhe rast i vecante, ne po flasim per dhune sistematike gjate regjimit komunist.
        5- Ateizmi ne te vertet as vete ateistet s’e dine se c’eshte. Dhe ka nje game perkufizimesh. Vete ateistet qe ne emer jane negativiste, kane nevoje per Zotin qe te gjejne identitetin e tyre … a-teist, kane nevoje per teizmin. I gjithe debati i tyre eshte se si te flasin kundra dickaje. Perpjekejet e ateisteve sot ne ShBA psh, jane se si te largojne kishen nga skena publike, te heqin festa si Pashka dhe Krishtlindja, te tallin te krishteret etj.
        6- Ne vendet e zhvilluar cfare s’ka, por autori po ankohej per mendimin ketu.

        1. Laiku says:

          1- Shoqëria Amerikane po ndyshon edhe po braktis pak e nga pak fenë http://www.huffingtonpost.com/2012/08/14/atheism-rise-religiosity-decline-in-america_n_1777031.html
          2- Kishat atje kryejnë shërbime sociale prandaj i japin lekë anëtarët. Gjithësesi edhe në ato vënde tendenca është drejt ndarjes së fesë. Suedia e ndau kishën nga shtetit para pak vitesh.
          3- Në momentin që plotë 93% e Shkencëtarëve te Akademise Amerikane të Shkencës(97% për atë Britanike) nuk besojnë nuk është thjesht tendencë. Lista që më çuat janë shkencëtarë që mendojnë që toka është krijuar para 9000 vitesh edhe që evolucioni nuk është i vërtet(“Creationism”). Asgjë organizatë shkencëtarësh në botë nuk e mendon atë gjë. http://assembly.coe.int/main.asp?link=/documents/adoptedtext/ta07/eres1580.htm

          4- Ka plot raste që kleri ka promovuar dhunën ndaj një feje apo një tjetër. Problemet fetare kanë ekzistuar edhe në Shqipëri edhe pse në masë të vogël. Ortodoksët(jo të gjithë por me raste) kane ndihmuar grekët, Muslimanët kanë ndihmuar Turkun. Kjo është dokumentuar kudo.

          5- Ateizmi është term. Mungesë besimi në “zot” do të thotë. Besimtarët nuk e kuptojnë mbase por ateistet po.

          6- Në Shqiëri nuk merret vesh. “Shoqëria civile” shitet për 2 leke.

          1. mono says:

            Mund te vazhdoja me replike por s’ka sens replike-replike. Te falenderoj per debatin kontstruktiv dhe qytetar.

  19. ladi gilan says:

    Loje fjalesh o yll, ashtu ka desht papa ashtu folim ne, marumja e qefit te ne shqiptaret ashte sa vet lashtesia. Rama e ndrroj fen per tja ba qefin papes ate dite…, por hajt se neser vjen Erdogani, Edi Rama e tan na shqiptart bahemi musliman, per tju rras e maru qefin njerzve sna kalon dot kush… uroje qe mos ta harrojm kurr kit zakon.

  20. Censura says:

    Shume dakort! Ne fakt shume prej nesh te lindurve pas ndalimit te fese ne Shqiperi( e jo besimit), u edukuam si ateiste por jeta na coi drejt te qenit agnostike.

  21. caku says:

    Nje nga shkencetaret me ne ze te botes,Albert Ajnshtajn,ne fund te jetes se tij u shpreh;edhe nese Zoti nuk ekziston,Ai duhet shpikur !

  22. Ilirit says:

    Shkurt, te pa edukuarit besojne! Ne France 85 % nuk besojne. Apo jo Ilir Hoti??

  23. plaku says:

    Do te thte : me bere dicka me te kjarte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje