“Makiato me martirë”

24 Shtator 2014, 16:34Blog TEMA

Nga Marenglen Rexhaj

Aty tek Kullat përballë Piramidës, tek bar “Caramel” u ula për kafe me gjithë përsonazhet e javës që kaloi.

S’kisha provuar të me shijonte kaq shumë një kafe. Sigurisht më shumë se kafeja më shijoi muhabeti me burrat që nuk i kisha takuar kurrë më parë, dhe emrat e tyre s’më thonin asgjë.

I pyeta nga vinin dhe pse kishin ardhur?

Më thanë që nuk erdhëm por na sollën nga malet e Shqipërisë.

Sapo dëgjova këtë frazen “nga malet e Shqipërisë”, mu kujtua Maks Velo dhe fillova ti kem frikë, por nuk u ngrita nga tavolina që të mos i provokoja më keq.

I pyeta nësë ishte hera e parë apo kishin qënë dhe herë të tjera në Tiranë?

Më thanë që ishte hera e parë që e shohin Tiranën.

Kjo e shumfishoj marramendshëm frikën time, dhe thashë me vete; si do të mund të shpëtoj nga këta malokë që e shohin Tiranën për herë të parë në shekullin 21.

Gjithsesi duke qënë edhe unë gegë, u mundova të bëja lidhjen me ta thjeshtë duke ju treguar se nga jam dhe për cudi funksionoi, ata qeshën dhe u gezuan për faktin që në Tiranë paska dhe malokë të tjerë.

I pyeta pse kishin ndenjur kaq larg Tiranës për gjithë keto vite?

Më thanë që për shumë vite me rradhë ishin deklaruar të rrezikshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, ishin deklaruar armiq e tradhëtarë prandaj ishin detyruar të fshiheshin maleve të veriut.

Po tani cfarë ndodhi ?

Tani nuk e kuptojmë mirë por si duket shqiptarët kanë ndryshuar mendim për ne, na zbritën në qytet që të rrimë në rrugë e të na shohë bota.

Unë akoma pa rehat në atë vënd, vazhdova me pyetje.

A ja keni idenë se pse u shpallët tradhetarë nga shqiptarët?

Po po e dimë se pse na shpallën tradhëtarë, por ajo që nuk kuptojmë është; se pse po të njëjtët shqiptarë na thirrën të vijmë këtu.

Kur erdhën dhe na morën atje në mal ishim fare të pa përgatitur, ka rreth 50-të vite që i kemi veshur këto rroba dhe nuk duken fare të ngjashme me rrobat qe ju shohim njerëzve veshur ndërsa kalojnë bulevardit.

Më vjen keq që ndiheni kështu por më besoni që ne shekullin që po jetojmë , secili vishet si të dojë dhe përseri ndihet në modë, mos e vrisni mëndjen që dukeni ndryshe, madje të tjerë mund të fillojnë të vishen si ju për shkakun tuaj. (qeshen)

Por që të mos na shkoje koha duke folur për rrobat, a më shpjegoni pak më shumë arsyet se pse ju shpallën tradhtarë?

Aha po do ta shpjegojmë, na fal që i bëmë bisht por vertetë ndihemi si të huaj dhe pse jemi ne mes të atdheut tonë, stili i ri i jetës na ka hutuar pak.

Neve na shpallën tradhtarë për shkak se ne besonim tek Jezusi dhe shpallnim Atë si Zotin tonë, ndërsa shqiptarët përfshirë këtu edhe ata që vinin nëpër kishat tona, vendosen të mos besojnë më tek Ai por tek një burrë që quhej Enver.

Ky Enveri e kishte inatë Jezusin, meqë mësimet e Jezusit i binin ndesh me ato mësimet që ai donte të përhapte në Shqiperi, kështu ai i bëri gjithë shqiptarët për vete dhe na i la Kishat bosh.

Ju a vazhduat të rrinit në kisha prej asaj kohe deri më sot?

Jo jo, as ne nuk rrinim dot në kisha sepse ai pasi i mori njerëzit dhe i futi nëpër kurse partie i shembi kishat.

Po me juve c’bëri? Ai  deshi të na vriste por këtë nuk e bëri dot.

Nuk e bëri dot sepse ju u fshehët apo…?

Nuk e bëri dot sepse ne kishim vdekur përapara se ai të na vriste, sipas Ungjillit cdo kush që beson në Jezusin është i vdekur për këtë botë.

Më falni por nuk dua të shkoj më thellë sec kuptoj, sepse tani po me përgjigjeni tamam si priftërinj.

Na fal dhe ti ne, por ne kështu dimë të flasim.

Si ndiheni mes shqiptarve tani që Enveri nuk është këtu?

Eh të themi të drejtën jo shumë mirë, na kujtohen ditët kur në vënd që të na dilnin krah na kthyen shpinën, na gjuajtën me gurë e deshën të na shohin të vdekur, e tash po të njëjtët na kanë thirr si mysafir në vizitën e Papës tonë, për të na vënë si dekor në rrugë.

A keni folur me dikë tjetër përvec se me mua?

Hahaha, jo more bir neve nuk kanë ftuar të flasim, por thjeshtë të na shohin, ndërsa për të folur kanë ftuar Papën tonë.

Ne kemi provu dikur me fol me shqiptarët e ata nuk deshen të na dëgjonin, tash ka ardh Papa me fol për ne, e në dashtë Zoti do na pajtojë me shqiptarët.

Na fal po jemi vonë  e na duhet të dalim në rrugë!

Ok por dua t’ju them që unë kam lindur vonë e nuk kisha degjuar për ju, por tani qe ju njoha jam shumë i gëzuar.

Ndoshta nuk shihemi  herë tjetër meqë dhe ju nuk do të rrini gjatë në Tiranë, por dua t’ju falenderoj me gjithë zemër që erdhët të pakten për pak ditë.

U ngrita prej aty me mbresat më të mira, u ndava me martirët duke marrë me vete pak nga historia e tyre.

Tani që  krahasoj makiaton time me martirët tek “Carameli” me kafen e sheqerosur të Papës me gjithë shqiptaret te sheshi, kjo e imja vlen shumë më shumë.

15 komente në ““Makiato me martirë””

  1. Arafati says:

    Po nga ke erdhur mo Marks-Engels-Lenin, nga Tepelena je mo? Eh çna keni kenaqur me ate ideollogjine qe e ke edhe ne emer sa s’ta merr mendja. S’ke ç’ben te paret e tu i vrane ata martiret, nashi ti do kaloç perposh dhe do hungerish, keshtu e ka historia, jeni humbes o mar-eng-laneter.

    1. uhahahaa says:

      Te paska marre malli per kolaboracionistet e fashizmit dhe punetoret e trushpelarjes njerezore!? ?

    2. me thene te drejten says:

      Enveri i hoqi njerezit nga kisha dhe i coi ne shkolla! Aty i mesoi arsyen se pse bie shi mbi toke! Ndaj sot,ky zotni Marengleni di shkrim e kendim…

  2. Albina Gjergji says:

    Shkrim i goditur. Bravo!

    1. ec aty says:

      Edhe ti e goditur dukesh ?

  3. ursus spelaus says:

    sot per here te pare ne historine e kishes katolike eshte arrestuar perfaqesuesi i vatikanit ne republiken domenikane qe perdhunonte kalamaj(femije).
    kte lajm e jep newyork times si the thedaily beast.
    ja linket:

    http://www.nytimes.com/2014/08/24/world/americas/whisked-away-vatican-ambassador-accused-of-sexual-abuse-of-minors.html?_r=1

    http://www.thedailybeast.com/articles/2014/09/24/doubts-over-vatican-s-first-sex-abuse-arrest.html

    1. Stefan Paloka says:

      Edhe krishti u tradhtua nga Judë Iskarioti, por kjo s’dmth se kisha e Tij është bashkësi Judësh. Qoftë lëvduar Emri i Tij i Shenjtë sot e në jetë të jetëve! Amen.

      1. erasmus of roterdam says:

        heeej,,,a kupon o njeri?

        behe fjale per “nuncin aposolik” i c ili eshe pedofil( perdhunues femijesh)
        a po m kupon?

  4. full hajni says:

    e ka zor ky vend te beje hapa perpara ,te vije Papa a po kushdo,gjer sa te kete kta lloj syrreterish qe “dine “te zhgarravisin ,keshtu.jeni bijet e djallit.

  5. lili says:

    Marenglen,
    Sa prej ketyre martyre Jane martyre fale prindereve tu,qe emerin marenglen te Kane vu? Ma mire eshte te heshtish se sa te talles prape me njerezet me vyrti,qe perkunder prindereve e tu, paten korriz dje e Kane prape korriz sot..

  6. mono says:

    Shume shkrim i bukur.

  7. veriori says:

    Mar(ks)eng(els)len(in),

    Ashtu sikurse edhe emrin e kombinim prehrash ideologjike ashtu je edhe vete nje mbetje radiokative, nje hibridizim racash inferiore jevgjito-kirkezo-beduino-tartaro-turko-arabe qe ardhen ne trojet shqioptare me hordhite turke.

    Turp per temen qe boton artikuj te nje plehre si ky.

  8. Kin Buba says:

    Dom Gjergji, keni ba mire qe e keni hedhun ne fb kete shkrim te MAR-ENG-LE-NIT ( Marks-Engels-Lenin ), se Ai e pohon vete se nga asht, nga Veriu e jo Tepelena, Marenglen ka edhe veriu, por ky Marenglen me bani per vehte, se shkrimi i Tij asht domethanes dhe realist kur takohet me veriorë qe Maks ( “i persekutuem “) Velo i urren. Per ‘ to ( veriorete ) i madhi At Fishta shkruente: ” Ne dërrasë te krahnorit,/ Kane nji rrasë vorrit..”
    “Rrasë” në gegni,- i thone,- nji guri rrasik, pa lule e lajle anash, po rrasë, rrasë guri që verioret ia diftuen armikut ne Deçiç, etj. Vete Fishta, truni e mendja e Veriut e krejtë Shqipnisë, pati thanë: ” Të ndahet Shqipnia në Kantone, d.m.th. Veri- Shqipni e Mesme- Shqipni e Jugut, sepse e ka ditun mirë se edhe atehere ka pas maksvelo qe urrenin geget e myslimanet. Per keto te fundit, Fishta,- i thote nji etnologu englez: ” ZOT, MOS NA LEN PA MYSLIMAN, SE ME ‘ TO KEMI NDA TË MIRËN E TË KEQEN”.

    1. mmmmmm says:

      Gjergj Fishta ishte nje kolaboracionist fashist i ndyre, qe bente thirrje per terror fashist ndaj popullit te pabindur! Lexoni librin e Prof Arben Puto,me permbledhje shkrimesh ne gazetat shqip gjate Luftes II Boterore! Do gjeni shkrime origjinale te botuara ne gazetat e kohes,ku Fishta shfaq hapur dhe pa medyshje fytyren e tij kolaboracioniste! Atehere do kuptoni se ato qe ka thene Enveri per ket Fishten jane shume pak… ?

  9. era says:

    Kisha qe kur eshte krijuar ka qene dhe eshte mbase dhe do te jete nje pushtet me vete. Dikur i perdoru nga pushtete dhe dikur qe perdorte pushtete.

    Nuk harroj mbas viteve ’90 kur shume ish emigrante dhe te arratisur te kohes se diktatures e te tjere, me gojen plot mburreshin se kishin perdorur edhe kishat, duke i kthyer ne magazine armesh per te luftuar pushtetin e komunisteve. E kane thene boterisht dhe ne qe ishim skeptike, dhe mendonim se Enveri na hidhte hi syve dhe na mashtronte duke na thene se nje pjese e mire e klerikeve katolike( edhe ndonje ortodokse a musliman) nuk merreshin me punet e fese por bashkepunonin me bandat per te rrezuar pushtetin e a tehershem.
    Mbas viteve ’90 i kujtuam dhe besuam se ato qe thosh ishin te verteta. Feja duhet te luftoje me armet e saj dhe jo me pushke e me arme. Nuk e di por si thuhet ne Bibel?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje