Francë-Gjermani, koha e dyshimeve dhe paqartësive

23 Shtator 2014, 19:20Blog TEMA

Nga Frédéric Lemaître

 

Ka pak të ngjarë që tridhjetë e tre orët që Manuel Valls do të kalojë në Gjermani, më 22 dhe 23 shtator, mjaftojnë të mbyllin keqkuptimet midis dy vendeve. E parë nga Parisi, përpjekja është e madhe për të kundërshtuar në Berlin konservatorët – Angela Merkelin dhe ministrin e saj të financave Wolfgang Schäuble, i papërkulshëm në ortodoksinë buxhetore – dhe social-demokratët, sidomos Sigmar Gabrielin, presidentin e SPD dhe ministër i ekonomisë, të cilët do të pranonin të jepnin prova fleksibiliteti në interpretimin e paktit të stabilitetit dhe të rritjes ekonomike dhe do të ishin në favor për një rritje të konsumit në Gjermani.

 

Situata është më komplekse

Po, ka një debat ekonomik në Gjermani mbi nevojën ose jo për të nxitur investimet, sidomos në infrastrukturë. Disa ekonomistë, sindikatat, por gjithashtu ndërmarrjet e lidhura me sektorët e interesuar kërkojnë një politikë të tillë. I vetmi problem: nëse SPD dhe CDU janë në favor, ato dëshirojnë që sektori privat të marrë në ngarkim të tij pjesën më të madhe të këtyre shpenzimeve. SPD, e aq më tepër CDU, nuk e vënë në diskutim ekuilibrin buxhetor të parashikuar për vitin 2015 dhe vitet në vijim.

Ka mundësi që, një ditë të dy partitë të ndjejnë keqardhje që kanë vendosur në Kushtetutë ekuilibrin e shpenzimeve publike. Por ky debat nuk bëhet sot as nga CDU, as dhe nga SPD, e cila përpiqet të joshë klasat e mesme për të tërhequr më tepër se një zgjedhës në katër në zgjedhjet e ardhshme në Gjermani.

Ndryshim thelbësor me Francën: të gjitha partitë politike gjykojnë se rënia demografike e vendit detyron Gjermaninë të pakësojë borxhin e saj në vitet që vijnë, sepse barra rrezikon të jetë shumë e rëndë për brezat e ardhshëm.

Ndryshimet e opinioneve midis CDU dhe SPD janë pra më të vogla se sa i mendon ato qeveria franceze. Gjithashtu, përtej fjalimeve zyrtare, të dy partitë kanë të njëjtat dyshime mbi reformat e bëra nga François Hollande dhe Kryeministri, Manuel Valls. SPD kujton se në pjesën më të madhe janë Jacques Chirac dhe Nicolas Sarkozy të cilët e vunë Francën në gjëndjen ku ajo është sot, por social-demokratët janë po aq të shqetësuar sa CDU për situatën ekonomike franceze. Ndofta edhe më shumë.

Një dështim ekonomik i Hollande, i ndjekur nga një dështim i kandidatit socialist në zgjedhjet presidenciale të pranverës së vitit 2017, mund vetëm të dëmtojnë imazhin e SPD, disa muaj para zgjedhjeve gjermane, të parashikuara të mbahen në vjeshtën e vitit 2017. Shenjë e shqetësimit të SPD: të nesërmen e vizitës së Valls në Berlin, Fondacioni Friedrich-Ebert (i krijuar në vitin 1925), shumë i afërt me social-demokratët gjermanë organizon një kolokium për Francën në Berlin. “Franca gjithnjë e më tepër përballet jo vetëm në terrenin politik, por dhe në planin ekonomik me një konkurencë të re të Spanjës dhe Portugalisë. Çfarë pasojash kanë reformat dhe ulja e shpërblimeve në këto dy vende, mbi strukturat ekonomike dhe sociale të Francës? Çfarë pasojash mbi ekuilibrin në gjirin e zonës euro? Dhe çfarë politike ekonomike mundet dhe duhet të bëjë Franca?”, pyesin organizatorët.

 

Universe gjithnjë e më tepër të distancuara

SPD bën saktësisht të njëjtën analizë si CDU. Spanja dhe Portugalia po reformohen, Franca jo, e kjo e bën më pak konkuruese. Për të gjallëruar këtë debat, fondacioni i ka bërë thirrje Andreas Schockenhoffit, një deputet kristian-demokrat shumë kritik për qeverinë e Hollande. Pra Kryeministri Valls të mos ketë asnjë iluzion. Gabriel nuk është më shumë i bindur se sa kancelarja Merkel që Franca po bën reforma strukturore, që do t’i lejojnë asaj të bëhet përsëri konkuruese. I vetmi ndryshim me kancelaren: SPD pranon se në Gjermani, reformat sociale i kanë i kanë paraprirë ringritjes së llogarive. Por për gjermanët Franca fatkeqësisht nuk ka zgjedhje. Është për të ardhur keq që kryeministri francez, i cili ka folur sot përpara pronarëve gjermanë gjatë “ditës së industrisë gjermane”, nuk mund të asistojë në të gjithë debatet. Ai do shikojë që industrialistët francezë dhe gjermanë jetojnë në universe gjithnjë e më tepër të distancuara. Të parët ankohen për koston e punës dhe për 35 orët, të dytët kanë në gojë vetëm një fjalë: “industria 4.0”. Revolucioni i katërt industrial, i cili qëndron në bashkimin e Internetit dhe industrisë tradicionale, si në produktin përfundimtar ashtu dhe në procesin e prodhimit, është obsesion i tyre.

Eshtë ky revolucion që do t’i lejojë gjermanët të jenë në avancë në raport me konkurentët e tyre, sidomos ata aziatikë. Por problem është fakti që teknologjitë e informacionit janë amerikane. Ata kanë frikë pra që nesër Google dhe Apple të marrin pushtetin tek Volkswagen dhe BMW. Nuk është një rastësi që kancelarja Merkel i kërkoi Jean-Claude Junckerit që një gjerman, Günther Oettinger, të jetë komisari i ardhshëm për ekonominë digjitale.

Për Francën, ky post është sekondar. Për Gjermaninë ai është strategjik. Ndërkohë që nga viti 2010 deri në vitin 2012, pjesa e kërkimit shkencor dhe e zhvillimit në GDP mbeti pothuaj e qëndrueshme në Francë (nga 2,24 % deri në 2,26 %, sipas Bankës Botërore), Gjermania megjithë masat shtrënguese, për buxhetin e shkencës parashikon të jetë nga 2,8 % në 2,9 % të GDP-së. /Le Monde/

PERGATITI: www.bota.al

 

5 komente në “Francë-Gjermani, koha e dyshimeve dhe paqartësive”

  1. Pelasgian says:

    si thoshte Perandori Gjerman i Reich II . “Francezet vetem veren din te bejne me mire se ne ”

    Qe kur Deutschlandi u bashku Franca humbi rolin kryesor ne kontinent .

    Nejse ,,,,Gjermania duhet ti ndihmoje te gjithe dhe mos ti shohe Europen sio nje torte te madhe dhe qe i takon vetem asaj te haje nga kjo torte ! Edhe Franca dhe Italia duhen ndihmuar dhe u duhet lene te marrin OXYGEN ne ekonomi perndryshe mos te quhet BASHKIMI EUROPIAN por SUNDIMI GJERMAN !

  2. plaku says:

    Dihet se bashkimi monetar europjan, pra futja e Euros, perpara se te behej bashkimi Politik dhe Fiskal ka sjelle probleme te medhe ne lidhje me konkurencen e mallrave te prodhuara ne vendet e ndryshme te BE-se.
    Ne fakt Euro u fut, sepse ish presidenti i Frances Miteran i vuri si kusht kanzelarit Kohl, per miratimin e bashkimit te te dy Gjermanive, qe te behej bashkimi monetar pra futjes se Euros.Ky ishte nje gabim i madh, sepse keshtu futja e Euros paraqiste nje gabim ne konstruksjonin e saja.
    Eshte fakt, se ekonomia gjermane ka nje performance me te mire se sa te gjihte vendet e BE, perfshi Francen. Behej fjale per nje ndryshim performace prej reth 20%. Kjo gje ben qe mallrat gjermane te jene 20% me te lira se mallrat franceze, italjane, spanjolle etj. Pra kjo gje i ben me konkuruese mallrat gjermane.
    Para kater vjetesh, ish ministria e financave e Frances Laguard ( tani shefe e FMN ) nje nje takim nderkombetar bertiti e indinjuar kunder Gjermanise, se po ben nje poltike megallomane ne lidhje me performancen saj. Ajo kerkoi qe Gjermania te rrisi rrogat e punonjesve te saj me qellim qe te ngrije çmimet e mallrave te saj te eksportit.

    Nga ana tjeter, m.q.s Gjermnia ne vitet 30-te te shekullit te kaluar pati nje inflacjon te tmershem, ajo tani, ne kohe kize, kekon qe kriza te luftohet duke shtrengar rrypin dhe jo duke rriur investimet publike sic beri Ruzvelti ne vitet 1930 me New Deal ose sic beri tani Obama.
    Pra Gjermania po detyron Europen qe te beje kursime shume te medha gje qe nuk po japin rezultat ne vendet e Europes Jugore si Franca, Italia, Spanja,Portugalia, Greqia etj.

    Vendet e Europes jugore po bejen reforma dhe kerkojne qe pakti i stabilitetit qe ata kane futur me kembenguljen e Gjermanise edhe ne kushtetute te lirohet nje cike, pra bilanci vjetor te kete nja shmangje me te madhe se 3% te PBB-se ndersa Gjermania nuk do. Ne fakt Franca dhe Spanja kane nje shmangje nga bilanci me teper se 3 %.

    Ish kanzelari gjerman Helmut Schmidt e kritikon Merkelin, se ajo ka harruar se cfare i ka bere Gjermania Europes dhe se ajo duhet te ndihmoje vendet e Eurpes Jugore qe kane probleme te medha ekonomike.
    Merkeli ka hallin qe te rizgjidhet dhe e di mire se ne se ndihmon vendet e Europes Jugore si Francen, Italine, Spanjen, Portugaline, Greqine kjo do bjere ne kundershtim me kerkesen e popullit gjerman qe nuk do nje gje te tille, pra rezikohet qe te mos votojne me CDU e Merkelit dhe pra Merkeli te mos rizgjidhet me.

    Sot bota ka ndryshuar. Nuk ka me rendesi te pushtosh nje vend me tanke, por te futesh mallrat e tua me konkurence cmimi dhe kualiteti ne tregun e ketij vendi.
    Me sa kam lexuar dhe degjuar komentare nga specialiste te ndryshem Merkeli po ben gabim me politiken e saj te kursimit. Nga ana tjeter Obama pati sukses ne kalimn e krizes duke zbatuar teorine e Keyenesit, pra duke mbushur tregun me dollare te lire, duke rritur shume investimet publike, ura, shkolla, ruge etj. gje qe rrtiti vendet e punes, njerezit kishin me teper leke ne xhep, u rrit konsumi, pra kerkesa dhe tregu reagoi duke rritur oferten e keshtu me radhe.

    Dihet se mallrat gjermane eksportohen ne reth 70% ne Eurozone. Fakti qe vendet e Europes Jugore jane keq ka bere qe edhe importi i mallrave Gjermane te bjere gje qe ka shkaktuar edhe nje renie te ekonomise gjermane. Per mua Merkeli nuk eshte visionare dhe e lidhur shume pas kolltukut.

    1. Claus says:

      Ke shume te drejte “plaku”.
      Ne reagimin e fundit te Merkel-it ndaj ekonomise franceze pashe nje fare “futje hundesh” nga ajo.

      Ndikoi fare hapur ne riformimin e qeverise franceze, tani ndikon fare hapur ne masat qe duhet te marre qeveria franceze ne ekonomi, shkurt eshte kthyer ne nje “kryeminstre” e Europes ku cdo gje duhet te kaloje tek ajo per aprovim.

      Kam pershtypjen se nuk e ndjen qe po behet disi e “bezdisshme” per shume vende te rajonit.
      Me eshte perforcuar ideja qe cdo politikan duhet te qeverise jo me shume se 8 vjet, se pas saj kthehet ne nje person qe humbet cdo kontakt me jeten dhe njerezit per te kaluar shpejt ne arrogance dhe “pazevendesueshmeri”.

      Para disa muajsh pashe emisionin “Presseschau” qe jepet zakonisht te dielave dhe kete ti e di mire.

      Ne ate emision ku te ftuar ishin vetem gazetare dhe analiste te magazinave prestigjioze dikush tha:

      “Tashme ne Gjermani kemi nje demokraci te cunguar, sepse sido qe te dalin zgjedhjet pa CDU nuk mund te formohet tashme nje qeveri!!!”

      Dhe kjo eshte me se e vertete. Ishte nje perfundim fenomenal!

      Kur ke nje SPD, dikur parti qe perfshinte masa votuesish, qe sot shkon me te shtyra tek 23%, kur nje FDP u zhduk na skena politike, kur me te Majtet nuk do askush te formoje qeveri, atehere nuk mbetet gje tjeter qe CDU-ja do te kryesoje qeveri si duket me shekuj me radhe!

      Pra edhe per mua eshte mungese demokracie, perderisa llogaritjet elektorale nxjerrin vetem nje fitues.

      Prandaj dhe Merkel sillet ne kete forme. Nuk eshte tashme ajo “Mädchen” te cilen e gjeti Helmut Kohli me ate prerje flokesh sikur kishte dale nga ndonje shtepi femije, por nje grua qe po tregon gjithnje e me shume arrogance prepotence kundrejt kolegeve europiane.
      Dite te mbare!

      1. plaku says:

        Claus,
        Po me behet shume qejfi qe je perseri dakord me mendimin tim. Une kam perhtypjen se Merkeli po harron se :
        – Ne vitin 1953, me inisiativen e amerikaneve, u mbajt ne Londer nje konference ku u vendos qe te gjithe vendet e Europes perendimore se Franca, Greqia, Austria etj. ti falnin Gjermanise Perendimore borxhet qe dilin nga demshperblimet e luftes se dyte boterore.
        – Kur u be bashkimi i dy gjermanive vendet e BE-se rane dakord qe Gjermania Perendimore te shiste bono thesari gjermane ne tregun e kapitalit boteror me nje takse interesi minimale. Pra kreditim shume te lire.
        – Eshte fakt se populli dhe shoqeria gjermane jane shume te afte per pune dhe organizim. Ne saje te ketyre vetive te shkelqyera ata jane forcuar shume ekonomikisht. Europa nuk harron se te njejten gje beri Gjermania edhe ne kohen e Hitlerit. Per kete aresye Europa plake dhe Amerika krijuan NATON qellimi i se ciles ishte te mbante larg Europes Bashkimin Sovjetik dhe sidomos te “konrollonte” nje rritje kercenuese te Gjermanise.
        – Shume politikane italjane dhe franceze te krahut te djathte po thone se Gjermania nuk po kercenon Europen me divizjone por me tregje financjare.
        – Bile tani shume specialiste te gjeopolitikes kane frike nga rritja shume e shpejte dhe e madhe e ekonomise kineze. Kina ka mbi 1,6miljarde njerez dhe ka nevoje urgjente per nafte dhe lende te para per industrine e saj gjigande dhe ndoshta “hapsira te reja” siç thoshte Hitleri ne “Mein Kampfin” e vet.
        – Helmut Schidt thote se politikanet gjermane duhet te jene me te kujfesshem dhe te mos perdorin Belehrfinger per vendet e tjera. Nje gazetar flet me nj gjuhe tjeter ne krahasim me nje Kanzelar. Ne se nje gjerman mendon se Gjermania eshte mesi i botes, ai eshte nje gjerman budalla.
        – Claus, me fal se e zgjata. Per te ardhmen Helmut Schidt mendon se gjermanet duhet te kene parasysh :

        1.- Te mos nderhyjme ne punet e te tjereve, respekt per tjetrin, pozicjoni vetiak te mbrohet dhe gjerat qe kemi te perbashketa te na shtyne per bashkepunim.
        2.- Njerezit do te jetojne gjithmone e me ngushte (ne fund te shekullit do jemi 9miljarde) dhe kjo gje do sjelli ferkime dhe ne duhet te mundohemi qe kete ferkime te mos na cojne ne luftra.
        3.- Europjanet duhet te ndryshojne. Gjate 500 viteve te fundit ata kolonializuan boten duke shfrytezuar ate. Tani kemi globalizim dhe Europa duhet te jete me konkuruese.

        Edhe nje here me fal se e zgjate, mesuesi im i dashur. Te uroj tyd dhe familjes nje jave te kendeshme.

        1. plaku says:

          Claus,
          Me fal se harrova. Desha te thosha se une jam gjermanofil dhe kam respekt te madh per popullin dhe sidomos kulturen gjermane, e cila i ka dhene botes njerez si Bethoven, Kant, Einstein, Gunther Grass, Thomas Mann, Schiler, Göthe etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje