Turp nga dënimi?!

23 Shtator 2014, 19:12Blog TEMA

Përderisa njeriut i vjen turp që ka qenë dënuar, do t’ia vlente më mirë të mos e ketë provuar kurrë dënimin- Oskar Uajld

Nga Magdalena Ramohito

 

Është e çuditshme se si Zotat na ndëshkojnë për atë që është e mirë dhe njerëzore brenda nesh, po aq sa për atë që është e keqe dhe e shthurur, si rrjedhim duhet të besojmë se edhe ata janë ndëshkuar po kështu për të mirën, si për të keqen.

Në rastin e padrejtësisë njeriu i mirë ndjehet i revoltuar, por ai nuk blasfemon, përkundrazi i lutet Zotit të rishohë edhe njeherë dënimin e tij, gjithashtu mëkatari lutet.

Por në ndryshim nga njeriu i mirë, i dënuar prej Zotit për të mirat që ai ka brenda në shpirtin e tij, mëkatari lipset të pendohet, ndryshe ai nuk do ishte në gjendje të kuptojë ç’ka bërë. Pra mëkatari duhet të fillojë të njohë fajin e tij…

Mëkatar është ai që bën fajin, por edhe ai që tenton të bëjë me faj apriori një njeri të pastër.

Kjo shoqëria jonë ka kohë që i jep vetes të drejtën t’i ngarkojë individit dënime të tmerrshme, por nuk e kupton dot cektësinë e saj si të metën më të madhe që ka: Ajo e braktis njeriun në fatin e vet, pikërisht në momentin kur ndaj saj fillon detyra më fisnike për të qenë aty deri në fund të procesit me sy e vesh hapur për të mos u shkelur e drejta.

Ka vetëm dy ditë, kur Papa Françesku ishte midis shqiptarëve dhe i gëzoi e i ndriti me fjalët e tij të buta… ndërsa mbi kokat e turmës vareshin fotot e klerikëve të vrarë nga REGJIMI KOMUNIST, por me aprovimin e shoqërisë, ose braktisjen e tyre pikërisht në momentin kur jeta e tyre po merrej për atë gjënë e mirë që mbanin brenda shpirtit të tyre.

Kjo shoqëria jonë (por jo vetëm e jona) ka brohoritur sa herë është gjendur përpara dënimeve nga pushtetet: Në litar! Në litar!

Kështu Napoleon Bonaparti nuk u turbullua pas arrestimit të tij dhe internimit në Shën Helen, sepse dikur, kur e thirrën në Paris për “ta nderuar” për sukseset nën brohorimën e turmave, ai i pati thënë mikut të vet: “Këta kështu do bënin edhe po të më shihnin në gijotinë”.

Shoqëria komuniste ka arritur deri aty sa njeriun “fajtor” sipas PPSH e kërkonte ta ekzekutonin m’u në mes të fshatit të saj, madje ka qenë e frikshme kur ky zell ka ardhur nga zemra grash.

Në këtë pikë shoqëria jonë nuk është se ka bërë ndryshime për mirë, pasi akoma nuk e ka të qartë se, njeriu ka ca të drejta, të cilat janë të shenjta, sepse ato të drejta ajo nuk i ndjen brenda vetes, andaj nuk ka turp për asgjë, sepse nuk ndjehet e dënuar në asnjë rast.

Ky është një nga tmerret që komunizmi ka lënë në mes nesh, të mishëruara në zemrat e popullit .

Por gjëja më e tmerrshme nuk është t’i copëtosh zemrat, por e kundërta, t’i katandisësh ato në gur.

Ditën kur Papa u shfaq në shesh pashë njerëz të përlotur, besimtarë të devotshëm, ndërsa Ai porosiste: të fshijmë dallimet midis nesh, dallime, që i kanë rrënjët tek feja…

Po ato që i kanë rrënjët tek LUFTA E KLASAVE?! Për këtë Papa Françesku nuk foli qartësisht, por mua m’u bë sikur e dëgjova…

Këtë gur kam frikë se e kemi mes nesh si një pengesë të madhe e do ta kemi përsa kohë zemrat gur nuk do të zbuten si ato të besimtarëve, s’ka rëndësi të kujt përkatësie janë…

11 komente në “Turp nga dënimi?!”

  1. Andi says:

    Ja ke fut pordhes mi shoqe, Enverit ti vini anash ju dallkauk, se burrin tend bashke Fullanin dhe Fullaneshet e tjere Enveri do i kish varur per kembesh si hajdute e teveqele te kombit e mire doja u bente. Mjaft u more me Enverin se ka 30 vjet qe ka merdhif.

  2. Daja pri Krrabe says:

    Nuk është fort i qartë shkrimi juaj, zonja Ramohito, madje ka ca paqartësi e pasaktësi, si ajo ku e cilësoni “shoqërinë tonë” duartrokitëse për krimet e komunizmit, pale kur, sipas jush, ky zell (për linçimin e të dënuarve para fshatit) paska ardhur nga zemra grash. Nëse nuk ndiheni e aftë t’i thoni gjërat qartë në pak radhë, më mirë zgjatini edhe ca shkrimet tuaja që t’i qartësoni më mirë. Nëse do t’ia dilnit edhe kështu.

  3. caku says:

    Zonje bej nje shkrim per hapjen e dosjeve,per kerkimin e ndjeses publike nga keta qe jane ne pushtet !

  4. Majakovski says:

    Magde te ka rene nje hall dhe jo i vogel. Burgu per burra eshte thote nje fjale!!! Por konteksti i saj ndryshon. Ne rastin e tetshoqi Petrit Ramohito( ja) dhe bashkepunetoreve te tij nuk kemi te bejme me burg per burra por burg per hajduter, kjo eshte ceshtja eshte me te vertete e rende. Ty te kujtohet se para ’90 edhe kur behej ndonje amnisti, VETEM PER HAJDUTER nuk kishte ULJE DENIMI. ketu duhet te shpresosh se sot ka edhe ulje edhe zhdukje fshirje denimi sic ia bene Fullanit. E di qe ketu e ke problemin pse dhe pse e liruan Fullanin alias Ali Baba dhe ia lane ne burg 40 hajdutet. Kjo me te vertete nuk eshte e drejte! Ne kete pike ta mbeshtes jam me ty.

  5. bendo says:

    Po vetem ti mod fol moj teveqele se yt at ishte ne krye te turmsve per prishjen e kishave.Nese nuk ta ka treguar, pyet ketu ne Dukat

  6. Dani says:

    Mero kenaqem me shkrimet e tua por me kete zonjen pse e ul Temen.

  7. Vani says:

    Po,edhe nga zemra grash. Une e kam njohur njeren syresh. Ajo.me pat thene nena ime, cau mes turmes ne tregun e vlores dhe e nduku dhembesh nje te porsa varur!… Eshte e vertete kjo.

  8. Arjana says:

    Respekte zMagda per opinion realist qe sjell,
    pertej dhimbjes,sfides se padrejte qe po
    perjeton familja jote.
    Magda ,zemratguret duhet te zbuten per te miren e
    shoqerise dhe ardhmerise.
    Stop padrejtesive pabarazive.
    Stop denimit lendimit te njerezve te pafajshem
    Dje ishin martiret qe u denuan padrejtesisht
    Sot jepet denim kolektiv
    Neser nuk e dime kush i pafajshem do denohet
    Neser do jete vone per te gjithe
    Sot duhet sfida drejtesi,drejtesi,drejtesi

  9. zuke says:

    shoqeria shqiptare do ta vuaje gjithmone ate cka beri me njeriun e Ri Enver Hoxha.
    tash 24 vjet pasojat e njeriut te Ri jane forcuar aq shume sa komunstat qe drejtuan Demokracine e kane sofistikuar aq shume sa me te drejte do merrnin bekimin e Enverit.
    njerezit kur kane privilegje nuk bajne za per zullumet e pushtetareve, sa u ikin ato, (privilegjet) behen kritike te atij zollumi a thua se jane vuajtesit me te medhej.Ketu qendron hipokrizia, poshtersia dhe … pse jo edhe krimi.

  10. prometeu says:

    Fjalet e duhura ne nje rast te tille do ishin vetem kerkim ndjese dhe pendim I thelle. Nderkohe qe ju jo vetem nuk keni.asnje sens.faji per vjedhjen qe keni shkaktuar pjese e se ciles.jeni koke e kembe por cuditeni se si populli nuk ju ben nje lapidar. I thuaj burrit te tregoje me te mire ku I ka cuar parate e tre djegieve te fundit,.rreth 500 milione dollare gjithsej, dhe mos vazhdoni me tej te provokoni…tregoni sa nuk eshte vone dhe mos kujtoni se.do ju mbroje Fullani e Berisha..Ata I kane oret e numeruara per vete.

    Burri jot ka.fshire rekordet e kamerave te sigurise se.tre vjeteve, ka.ndenjur aty deshmitare ndersa merreshin thaset e parave te vjetra e te reja, ka.marre pjesen e vet te majme e ta ka sjelle ty ne shpi dhe te ka nxjerre si budallaqe t’ju a ngresh nervat me.keq.njerezve.

    Te ka sjella aq.shume leke sa te ka arhdur edhe frymezimi e muza prej poeteje…le te kalbet ne burg ai, ti shiko mos te prishet permanenti se do.kesh shume.vite.perpara per te.keputur brockulla.

  11. strong says:

    Kjo zonje dhe burri i saj jane nga ata njeres te rralle ne
    vlera dhe parime sa ty promete nuk e kupton nga qe nuk i
    njeh apo je njeri i keq ne te dyja rastet je fajtor apo mekatar.
    Magda ka shkruar ne menyre shume fisnike ,edhe pse
    familja e saj po kalon nje padrejtesi dhe jo per here te pare.
    Ndaj si nje shqiptare uroj qe drejtesia te mos gaboje se
    kush ben gropa per te tjeret do bjere vet brenda.
    Uroj paqe per te gjithe dhe vecanerisht per njerzit
    shpirtvegjel paqe dhe miresi besome promete bota
    mund ta behet me e bukur behu pozitiv me mire per ty
    Zoti e bekofte Shqiperine dhe mbare boten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje