Panajot Barka
Vizita e Papës nga një realitet i dëshiruar njëditor, u kthye me nxitim në një moment historik, të cilin po e shpërfytyron realiteti politik i përditësuar shqiptar. Drita e vizitës së Papës, epranuar si një motiv rezistentë për ndryshim mentaliteti politik e shoqëror, po ndriçon më shumë errësirën tonë. Në këtë kuptim ditët që e pasojnë këtë vizitë historike po u kundërvihen mesazhëve të Papës, saqë mund të thuhet se shyqyr që vizita zgjati aq orë saqë realiteti ynë nuk pati kohë dhe energji që t’i kundërvihej dritës së Papës. Kjo e vërtetë përvijohet kryesisht tek përndezja e etheve të opozitarizmit ndaj qeverisë, qëverisjës dhe përpjekjeve të saj për reforma. Përndezja lidhet me faktin se suksesi i vizitës së Papës dhe rendësia e saj historike për mesazhe të karakterit ekumenik që përcolli, iu dedikua qeverisë dhe personalisht Kryeministrit. Në llogaritë e opozitës kjo përkthehet si rritje të kredibilitetit të tij ndërkombëtar. Për pasojë rritet rrezikshmeria e Ramës për shkatërrimin e antishtetit. Ndaj edhe të gjitha shigjetimet, pavarësisht nga nisen dhe kë kapin, kanë për objektiv final Kryeministrin. Synimi kryesor nuk lidhet aq me mos lëjimin “e kapitalizimit” nga Rama të suksesit të vizitës së Papës, por me nxitjen ndaj tij të reagimeve negative në nivele të ndryshme dhe mundësisht popullore. Veçimi i Ramës nga çdo gjë e tija dhe sidomos nga objektivat e tij politike, është kthyer në qëndër të aksionit politik opozitar. Në këtë kendvështrim këto struktura opozitariste nuk pyesin për mesazhet e Papës, as për dëmtimin e pasaportës ndërkombëtare që i dhanë këto mesazhe Shqipërisë. Pra, e keqja tek ne ka potenciale në përpjestim të zhdrejtë me të mirën që përfaqësojnë mesazhet e Papës.
Kështu, të nësërmën e kësaj vizite historike, ish kreu i qeverisë, jo vetëm që publikoi një foto të tij përkrah Papa Gjon Palit II në vizitën e tij në Shqipëri me 1993, (për të treguar se edhe ai kishte sjellë një Papë në Shqipëri), por në një intervist në një kanal televiziv që i bën fresk me takt atij, u përpoq me gjithçka mundi të fliste kundër kryeministrit të vendit, kur në fakt u pyet për rendësinë e vizitës së Papës një ditë me parë. Tre ditë me vonë, gazeta partiake e drejtuar de fakto po prej tij, hapej me okelion me shkronjat më të mëdha të mundshme, ku thuhej “Ta futim bishën në kafaz”. “Bisha”, sipas gazetës, identifikohet me kryeministrin e vendit, i cili mbajti peshën kryesore në shkelqimin e vizitës së Papës në Shqipëri, duke i krijuar Atit të shenjtë dhe popullit shqiptar gjithë komfortin e mundshëm për një impresion historik.
Dy ditë pas largimit të Papës nga Tirana, prokuroria e përgjithshme i përktheu mesazhet e Papës, për paqe, drejtësi, bashkëhetesë, tolerancë e mirëkuptim me marrjën si të pandehur të dy deputeteve të mazhorancës për rrahje për shkak të detyrës dhe të një deputeti të opozitës për ndërtim pa leje. (!!) Kjo i dha shkas opozitës të shpërthej në klithma patetike ndaj kryeministrit duke e akuzuar atë për drejtues “fallangash krimi”. (Pak i intereson akti i dhunës si i tillë) Askush nuk i zë dorën prokurorisë për të zbatuar ligjin. Por ligji ka në thelbin e tij moralin civil, metrin e arsyes dhe dimesionin politik. Po, është e denueshme dhuna fizike midis deputetesh dhe në mjediset e parlamentit. Por, vendimi i prokurorisë demotivohet kur hesht për ata që kanë vrarë njerëz me koshiencë politike, apo me ata politikanë që kanë vrarë njerëz për interesat e tyre ekonomike. Aq me keq mund të shfrytëzohet një moment i tillë nga padronët e vertetë të krimit për të fituar të drejtën morale për të akuzur për kriminalizim Kryeministrin. (Pa çuar asnjë fakt në prokurori)
Duket sheshazi se thelbi i kësaj kundërvenieje të qëllimeshme ndaj mesazheve të Papës ecën në dy shina. E para lidhet me përpjekjen për të qemtuar çdo detaj, sado të vogël, të gabimeve të qeverisjës e për ta zumuar atë në ekstrem. P.sh analistë të spikatur opozitarë, ata që i qëndruan Papës në krah më shumë se vet Rama, apo edhe të tjerë, u munduan të minimizojnë deri në eklips kontributin e Kryeministrit në këtë vizitë (apo dhe ta nxjerrin dhe sabotator) duke abuzuar me deklaratën emotive të Ramës për bekimin e djalit të tij nga Papa. (qëmtuan protokolle dhe parime, raporte prind – kryeministër, zyrtare dhe njërëzore etj) Ose, në deklaratën e Ramës për vendimin e fundit të prokurorisë, nuk i kushtuan vemendje asaj që është esenciale,-distancimin e Kryeministrit nga vendimet e veprimet e këtij institucioni, por vunë lupën për të zumuar idenë e tyre se kryeministri është i zenë peng nga interesa e nga krimi dhe se deklarata në fjalë shpreh dëshirën për të qenë ai që nuk mund të bëhet kurrë!
Qëllimi mbetët i dukshëm dhe synon minimizimin e çdo suksesi qeverisës, paralizimin e energjive pozitive, ngadalësimin e reformave, ruajtjen e antishtetit dhe interesave okulte që mbrohen nga krimi. Shina e dytë lidhet me përmbysjen e rrealitetit moral të opozitarizmit. Që do të thotë se opozita kërkon të fsheh dhe të harrohen përgjegjësitë dhe fajet që i shkaktuan asaj mungesën totale të moralit civil e politik, për të justifikuar të drejtën për luftë politike opozitare dhe për të motivuar një kauzë politike brenda radjëve të saj, por që në fakt gjenerron energji destruktive ndaj mazhorancës.
Reformat e inicuara nga Mazhoranca, ajo kundër trafiqëve, e ndarjës administrative, reforma në zhvillim në arsim, ajo e nisur në drejtësi, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar etj, hasin përditë në një rezistencë të opozitarizmit i cili është edhe fajtoiri kryesor në ngritjen e këtyre sistemeve të kriminalizuara. Ajo që vihet re është fakti që ky opozitarizëm përpiqet të shrytëzojë çdo mjet që të përfshijë në skemat e veta sa më shumë njerëz e popull. Pesoi fiasko në përpjekjen për rritjen artificiale të kriminalitetit dhe të pasigurisë në vend. Dështoi në “aksionin” e vonuar të saj kundër trafiqëve të drogës. Nuk pati asnjë jehonë në përpjekjen për kundërshtimin e reformës administrative. Tani, tek po e sheh të pamundur të bëj pjesë të komunitetit dhe opinionit publik përpjekjen e vet për sabotimin e reformës në drejtësi, nxit e manipulon peshtjellim në reformën për Arsimin e Lartë. (Mijrat e studenteve të universitare private, nuk atakojnë këto piramida të ngritura nga kjo opozitë, nuk ngrihen kundra tyre për shrytëzimin që u bëhej nëpërmjet mashtrimit për vite me radhë, por kërkojnë zgjidhje nga Ministria e Arsimit. !!)
Pra është fakt që opozita në aksionin e vet nuk gjen jehonë në opinionin publik dhe sa më shumë qeveria esën përpara në rrugën tëpër të veshtirë të realizimit të objektivave të veta politike, aq më shumë rritet dhe ambicja e opozitës për ta penguar këtë rrugëtim. Boshllekun e mbështetjës popullore në këtë antikauzë, opozita përpiqet ta plotësojë me një opozitarizëm virtual.
Tregues për këtë është shkrimi i një gazete të djeshme që thoshte se nuk rezohet Rama me Fb. Kjo do të thotë se qëllimi i opozitës është rrezimi i kësaj mazhorance. “Lufta në Fb” apo rrjetet e tjera sociale, ka të bejë me atë që opozita duket se ka angazhuar një numër të caktuar konsumatorësh të këtyre rrjeteve të cilët sapo ndonjë eksponentë i qeverisë publikon ndonjë veprimtari të tij, ata sulën me frymën opozitariste e denigruese të skajshme. (Një lexim i vemenshëm i reagimeve të tyre vërteton se i përkasin së njëjtës bashkësi)
Mëgjithatë, e keqja në përgjithësi është tmerrisisht e madhe. Kësaj të keqeje i shtohet varfëria dhe në përgjithësi vështirësitë ekonomike për shtresat e gjera, por edhe mentaliteti korruptiv i opozitës së djeshme që spikat në shumë drejtues të mazhorancës së re. Përballë këtij realiteti qeveria e tanishme duket se iu përshtat një “gandizmi”, por qeverisës, që presupozon drejtimin e vendit, nëpërmjet ecjes, qëndresës, rezistencës, reformimit, vetkorrigjimit të njëkohshëm. Pa renë në grackën e destruktivitetit opozitar, por duke i hapur opzitës kanalet e bashkëpunimit. Pa bërë kompromis me krimin e strukturat e kriminalizuara, por duke u prerë atyre fijet. Ky gandizëm qëverisës është ndoshta më i përshtatshmi për të mposhtur të keqën dhe më i identifikueshëm për mësazhët e Papës për realitetin politik shqiptar.
Nese Z. Barka do ta kishte kuptuar kohe me perpara se ne nje shtet laik dhe Europian kisha eshte ndare nga pushteti qe para 300 vitesh atehere ai do te ishte ne vetedije se:
Drita e Papes de fakto si metri i arsyes, tmerresisht vetkorrigjohej nga grandizmi i Luftes ne Fb, fale passigurise ku mijrat e studenteve te universitare private atakojne radjëve duke zumuar rrealitetin e nje pasaporte nderkombetare opozitariste duke iniciaur nje pernderzje te etheve ne okelion.
Ky shkrim besoj duhet te perfaqesoje stilin e lepir-b***jes se nje te vetshpalluri minoritar.
Sa gjynah asnje nuk lexon shkrimet e ketij pseudo-shqiptarit
erdh papa ke nji drrumbull kriminelesh.
ata bene nje pushim.
papa i bekoi.
kriminelat u rrefyen ke papa
papa jua fali krimet
papa iku nga erdhi
kriminelat rifilluan avazin e lasht
kjo esht stori shqiptare papale.
deri kur
der sa te ket edhe nji frym njeriu mbi dhe
Barka ne kete edhe njehere konfirmoi se di te trajtoje dhe te analizoje ne thellesi thelbin e problemeve tona. Barka me reagimet dhe komentet ndaj shkrimit te tij u konfirmua se ne shoqrine shqiptare po konfirmohet komuniteti i angazhuar opozite qe konsumon rrejtet sociale.
Po të shikosh me kujdes mënyrën se si bëhet sot “opozitë”, do të shikosh se ngjajnë si dy pika uji, me luftën që bën MAFIA kundër një shteti ligjor-demokratik…(???!!!)
bravo barka , nje analize e thelle te problemeve
.kush pergojon ose shpif e ka nga inferioriteti , keshtu e ka mehalla .
qente le te lehin , karvani ecen para .te lumte
une po i bej shume te fala sheros dhe *****. ok?
Bravo Panajot per analizen por ta dish se ne Shqiperi pjesa me e madhe e popullit jane te mencur dhe dine te dallojne qarte kriminelin dhe hajdutin e djeshem me njerezit e ndershem qe qeverisin sot.
Ka nje pjese te vogel qe pergjithesisht jane rritur prane arushes qe ju duket Saliu Skenderbe por fatmiresusht jane pak dhe jane specie ne zhdukje
…di te shkruaj, per kete sja ha qeni shkopin Panajotit.
O z.barka po pse lodhesh kot me keto artikujt servile se dhe per dasmen e erjon velise kishe shkruar ne mbeshtetje te dasmes se tij, mos u lodh dhe harxhon kohen kot me keto gjera per arsye se ata te kane me sy te mire o burre dhe pa shkruar me kaq servilizim qe ti di ta besh kaq mire
E keqja me e madhe ne ditet e sotme jeni ju z.Barka me antishqiptarizmin qe ke ne mendje.
o te mjere ju !!! qe keni ne mendjen tuaj te vockel akoma fjalen antishqiptarizmi . akoma ndiheni kaq shume inferiore ? ndaj vetem shpifni .! hajde ju befte mire atehere .me shpifje vazhdoni ti bashkoheni BE