Prej ditësh kemi vënë re se ka një diskutim kudo në media sociale dhe televizione, mbi atë që cilësohet si shefi i opozitës në Shqipëri. I gjithë ky diskutim është përqëndruar në linjën : “ A është apo jo Lulzim Basha kryetar de fakto i PD-së?” Ky debat vijohet në vazhdën e zgjedhjeve në PD, për të cilat s’kemi pse flasim sepse emisioni “Fiks Fare” e ka bërë më së miri. Por, në gjithë këtë diskutim “çakenjsh” që shqyhen duke mbrojtur ose “mrojtur më pak” Bashën, ajo që bie në sy është fakti se kurrë nuk e kanë diskutuar Bashën “ A vlen si model ?”
Unë se vë në dyshim se si model në botën e modeingut, ai vlen, pasi buzeqeshja s’i shqepet në asnjë moment nga fytyra ( E do puna ). Por tek shoh hipokrizinë që shpërthen në TV duke e cilësuar ose jo kryetar real, më duhet t’a hap mendjen ndryshe, duke parë se për ç’model po flasin “analistët”.
E thënë ndryshe, them se Luli ( siç dhe “të tijët” e thërrasin) duhet parë më parë në rrafshin e asaj që ai ka bërë para, gjatë dhe pas kohës që partia e tij ishte në pushtet. Pra, për të krijuar një imazh të saktë, parashtrojmë disa pyetje, përgjigjet e të cilave do na japin kthjelltësisht atë që na nevojitet neve, popullit. Përgjigjet do na tregojnë më së miri se devijimi i “analistëve” është ndihmë për paaftësinë.
Themi: – Kush është Luli për popullin shqiptar? Kush është Luli për një qytetar të Tiranës? Po për një shofer a pasagjer që bën çdo ditë rrugën drejt Kosovës? Kush është Basha për një të ri shqiptar? Kush është Lulzim Basha për PD-në? A është ky modeli që i duhet një shoqërie? Po modeli që i duhet një rinie që aspiron e beson tek politika?
Ai erdhi në 2005 në botën politike shqiptare. I sapoardhur, u bë Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Puna publike e tij u finalizua me vjedhjen galopante qindra miliona dollarë. Shërbimi I tij ndaj popullit, ky ishte.
Pas 2 vitesh emërohet Ministër I Punëve të Jashtme.Në këtë moment vjen Shitja e detit, Greqisë.Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Ky është shërbimi tjetër i Lulit kundrejt popullit shqiptar.
Ishte Ministër I Brendshëm më 21 Janar 2011. Kur në shesh u vranë 4 qytetarë të pafajshëm e u lanë rrugëve jetimë të mitur. Por këtë e ka në dorë drejtësia, e cila po lipset më shumë se kurrë.
Me tej, 8 maji dhe bashkia e Tiranës. ‘Fitorja” e marrë nga deputeti i mandejm i partisë së tij, ku për të qytetari do ishte i pari, ka katandisur kryeqyetin në një fshat Indian. Për këtë s’kam asnjë fjalë për të thënë, duke besuar fort se ka cilido prej nesh plot c’thotë e asgjë c’të shohë të bërë këto 3 vjet veç lyerjes me “detyrim” të shtyllave në pragardhjen e Papës në Shqipëri.
Duke analizuar gjithëçka thashë ( Fakte të njohura botërisht ) e plot nga ato që secili prej jush sheh, di e po mendon, themi se kemi të bëjmë kryekëput me një model Nul në rastin më të mirë e vrastar në më të rëndin.
Pra,si mund të jetë ky modeli i të riut shqiptar?! Si mundet kur lidhja me meritokracinë është zero, lidhja me korrupsionin është optimale, lidhja me problemet e popullit është inegzistente ndërkohë që, lidhja me kunatin është “ Të rrënojmë qytetin”?
Logjika na nxjerr në përfundimin e thjeshtë, se ky është modeli më i mbrapshtë i administrmit, modeli më i dështuar i drejtimit dhe më regresivi i njerëzimit. Ky është modeli tek i cili kryefamiljari gjen belanë, i riu zhgenjehet, e cilido qytetarë tjetër bëhet skllav i kunatit, skllav i buzëqeshjes parazite të një të paafti.
Nuk harrova të them dhe se ç’është Luli për PD-në, sepse jam një qytetar i këtij vendi që meriton një opozitë të shëndoshë, për të patur një qeverisje sa më frytdhënëse.
Ndërsa për PD-në pra, shohim që është një “gabim” në familje. Modeli se si mund të bëhesh ministër i Jashtëm, i Transporteve, i Brendshëm, kryetar Bashkie, “kryetar” Partie…(kaq), pa bërë asnjë ditë aktivizëm politik, pa hedhur kurrë një ide në tavolinë, pa pasur asnjë eksperiencë, qoftë ajo opozitare ose jashtë politikës. Ky model shkaterron ëndrrat e atyre që besojnë se mund të japin më të mirën për vëndin, përmes politikës, por që zhgenjehen duke u përplasur me sojin e Lulit.
Konkluzioni i së gjithës është i qartë. Modeli që Luli na ka treguar si Politikan është Nul, modeli që po na tregon si kryetar partie është Nul, modeli që (s’ka shëmbull më kë ta krahasosh) po shohim në administrimin e bashkisë, është Nul.
Ky model i demotivon të rinjtë, ose te paktën, është shembulli që s’duhet ndjekur nga asnjë parti e asnjë qeveri, pasi sjell si pasojë vetëm keqmenaxhim, e në rastin më të keq, (për të clin fatkeqësisht jemi shquar deri dje ne), sjell vrasje, hajdutëri të pashembullt e tradhëti kombtare
Modeli kaq i përafërt me emrin e tij, është Nul
Kaq mjafton për t’i thënë Jo këtij modeli.
Te pershendes nxehtesisht per kete shkrim krejt te vertete dhe per kete Nul qe na eshte bere ferre neper kembe dhe qe heq dhe na e vret shpresen per te ardhmen. Urime.
Ca eshte ky shkrim nul pa kripe e pa sheqer. Ca na tha ndonje te re ky autori i shkrimit? Apo ka edhe ndonje stil shkrimi qe te ngelet ne mendje?! Ordiner nul, varja. Ka vene edhe nja 2-3 miq qe i shkruajne sikur lexuan Driteroin. Hahaha. Bravo, bravo, po ik bej ndonje pune me mire. Te shash Lulin eshte e lehte se legen eshte.Pffff.
Super shkrim
Kur ka qene hera e fundit qe ke lexuar? Apo hera e pare kjo. Hahahaha. Na hapet barkun.
Pergezime per shkrimin. E ke kapur fiks logjiken e kesaj pseudoopozite, uroj te iluminoje shqiptaret e verbuar nga dokrrat e N(L)ulit.
Kete debil sikur e ka bere Perendija per te bere zullume kudo qe te shkele. Por ka prapa dhe nje djall qe ja luan fijet. Mendoj se jane ndeshkim i Zotit per nje popull te mbapshte.
Luli luan me teorine se “do të më vijë rradha për kryeministër”. Ose per kete ia ka mbushur mendjen punedhenesi Sali.
As i plas fare te beje opozitarin apo te ofroje argumenta per te qene i besueshem dhe eventualisht i votueshem. Po t’i plaste do te bente 2 lek pune ne Tirane.
Thjesht po ben aktorin (medioker) me kohe te plote dhe po pret rradhën.
@@Z.Muca ! Pershendes,ju i keni Bere nje Permbledhje te vogel Karrjeres si dhe “Lavdise” se Lulit te vogel..por i nderuar ju keni me kete shkrim kerkoni te Hapni”Kutin e Lulit”,ate te te fshehtave te tije…te cilat jane jo pak.
1-Si eshte e Mundur qe nje Perkthyes si Lulezim Basha, na vjene dhe Behet Minister ne Qeverine Berisha,dhe jo vetem kaq,por edhe nje nga me te Besuarit e z.Berisha??Duket se “Luli i vozerr” ka dhene PROVA po ku??Dhe kush ishte Profesori apo Profesorja qe dha per “Lulin” OK-in e Besueshmerise???
2-Sikurese Llomotite Shtypi Shqipetare “Martesa” e Lulezim Bashes me Berishen behet nepermjet Vajzes se ketij te fundit e cila na Punonte po Perkthyse ne Kosove..por Vajza e Berishes eshte Perkthyse e gjuhes Serbe mesuar nga Nena-Sllobodanka Berisha eShenderruar ne Liri-Berisha.
Pra kemi dy Perkthyes “Shqipetare” Lulezim Basha ,dhe Argita Berisha(Malltezi)..po kush e beri Njohjen e te dyve??Apo thjesht “Koleg” ne gjuhe Respektive-Perkthyes??Apo mos valle ne Krijimin e “Binomit” Lulezim Basha-Argita Malltezi,kemi nje “Boss” te fuqishem sikurese eshte Damir Fazllic??Apo ose edhe ndonje Dore Tjeter .p.shUDB-ja Jugosllave??
3-Po te shikojme rrjedhen e Ngjarjeve,si dhe Karrjeren e shpejt te Lulezim Bashes,si dhe ngjitjen e tije ne Numrin NJE te PD-se, Eleminimin me “Aksident Automobilistik” te Rivalit te tije te Mundshem i Ndjeri Olldashi,athere shkojme ne Perfundimin se Lulezim Basha ,ky njeri me nje Fytyre-Bretkose qe nuk Nxehet kurre ,eshte pikerisht njeriu me i pershtatshem,Perkthysi i UNMIK-t,ne Kosove,dhe me fillim karrjere po nga Kosova qe na behet Peshqesh ne Shqiperi si njeriu me BESNIK I Berishes..dalim ne Perfundimin se ka Mbeshtetjen e “Hijeve te zeza”ose te UDB-se ,ose edhe te ndonje Sherbimi tjeter..Ne boten Moderne ne te cilen jetojme keta te “Zgjedhur” nga Perndimi -Lindja apo edhe nga Vendet Fqinje nuk Quhen me Agjent,por “NJerez te Besueshem” dhe te gatshem per Djalog..
4-Na del se Lulezim basha ka edhe Pasaport Amerikane??Gruaja e tije Jeton ne Hollande,dhe ku Luli i “Zi” kalon Fundejavat,si dhe Shtepi Private….
Por na del Pyetja :Demokratet ne Shqiperi pse lejojne te Perfaqesohen nga Lul Basha??Apo edhe Sali Berisha kur duart i kane te Lyera me Gjak??dhe me shume se sa per Shqiperine dhe Shqipetaret mendojne per “Familjen” dhe “Kumbaron-Serbe”??….
VETEM ME TITULLIN I KE THENE TE GJITHA…FLEMINDERIT AUTORIT SE ME KURSEU KOHEN…SUKSESE NE RUGEN E GJATE PROFESIONALE.
Ke harrue me thane asht ba milioner ne euro,pa punue nji dite dhe pa I thane kush nji here “puna e mbare o N(L)ul “!
Z.Muca nuk ke cfare te thuash me vetem kam nje pyetje: po sikur Lulka te te ngreje ndonje padi qe nuk i ke thene ( dylber )si do ja besh?
pergezimet e mija te perzemerta.
Flogert !
Te tille kane qene jane e do te jene te paret e ketij vendi. Dicka po ben Edi por s´ka per te mundur me me shume.
Te saktet kane thyer gjithnje qafen e kane ikur nga ky vend. Te saktet e tjere mbyten nga sakatet politike.
Pjesa tjeter e bie legenit pas ketyre te fundit.
Luli nuk eshte dylber por fytyre e poshter, njeri i paskrupullt dhe Karrierist pa dy gram tru. Eshte vegla me e mire e soj-sorrollopeve te Esat Pashe Toptanit e Sali hajvanit.
Ty te lumte per shkrimin.