Nga Shenasi Rama
Këto ditë ka pasur shumë reagime lidhur me procesin e reformimit të PD-së. Nga një anë Sali Berisha e ka mbyllur lojën formalisht me procesin në PD, dhe duke i vënë si hije fuqiplote kryetarit figurant të PD-së dike që ai i beson. e kë më mirë se dhëndrin e vet, Jamarbër Malltezin, të njohur ndryshe si Disidenti i Djathit?
Nga ana tjetër pakënaqësia dhe dyshimet Brenda rradheve të PD-së janë të prekshme gjithkund. Ranë në sy një shkrim i pjekur i Flamur Kucit, reagimi i ish-deputetit Fatos Hoxha, e me radhë deri tek Majlinda Bregu. Pati edhe një status alegorik te një deputeteje që “sheh qartë e ma qartë e vuan thellë e më thellë” edhe pse nuk është e qartë nga erdhi qartësia dhe cili është shkaku i vuajtjes së thellë. Tani, për të kuptuar qartë se ku është problemi i vërtetë, ia vlen te vihen në dukje e shpejt disa probleme që e bëjnë gjendjen të duket si një krizë e thellë.
Së pari, PD është kthyer në një armë të hapur të Trustit të Gështenjave për të ruajtur interesat e këtij Trusti Kriminal që nuk ka lënë gjë pa bërë. Të lidhur me shumë fije, ata që kapën një copë të mirë të ekonomisë shqiptare dhe vunë pasuri të matur në miliarda gjatë tetë viteve të kaluara, nuk kanë ku ikin tjeër. PD, pra, është kthyer në strehën e të gjithë horrave, cubave e banditëve që nuk kanë lanë gja pa ba, dhe që duan mbrojtje politike sepse të vetëm rrezikohen keq nga të untuarit e palës tjetër të parisë së Tirnës.
Së dyti, funksioni politik i PD-së është që të mbrojë familjen Berisha, të birin e kriminalizuar dhe seriozisht të rrezikuar nga detyrimet që ka krijuar rrugës.
Së treti, ati shpirtnor dhe ai që i lidh të gjithë bashkë është Sali Berisha që nuk ka hequr dorë nga pushteti i vërtetë brenda PD-së.
Së katërti, duke u tërhequr në dukje edhe vetë, por duke shtyrë dhëndrin e vet që të bëhet vendimmarrësi në PD, Berisha ua këputi krahët edhe atyre që shiteshin sikur ishin dikushi në PD, që u pompuan apo vetëpompuan gjatë këtyre viteve por dolën flluska sapuni dhe që treguan se u shitën për një kockë e që blihen për një kockë.
Do të jenë rreth e rrotull sepse duhen edhe pak, por së shpejti janë të gjithë të djegur edhe pse janë pasuruar por janë të njollosur keq. PD doli hapur si partia e TGT dhe e familjes Berisha.
Sjellja e saj politike është tejet e mefshte dhe PD po tregon se është partnere në qeverisjen e radhës e jo opozita që duhet. Në më fund, strategjia është se PD po mundohet të shitet si opozita e vetme dhe tenton që të mbledhë të gjithë të pakënaqurit gjatë këtyre viteve të qeverisjes së ardhshme Rameta, të ruajë sat ë jetë e mundur pushtetin në nivelin lokal, të përdorë me sukses ndasitë dhe të mbijetojë duke u dukur edhe për ca vite si opozita e vërtetë. Mirëpo ky është edhe dështimi.
Rilindja po provohet të jetë Rrujlindje në cdo drejtim përvec të kapjes së pushtetit në të gjithë nivelet e drejtimet. Shteti shqiptar po bëhet edhe një herë shtet totalitar I parisë së Tiranës ku njerëzit kontrollohen nga ekonomia e nga mendësia me dëbime e me korrupsion, e jo me burgje e me dënime.
PD është partnere e bindur në këtë kapje të shtetit sepse po luan me vetëdije dhe po I mashtron njerëzit që e dinë që dicka është gamin por që janë të rrethuar nga maskarenj e sharlatanë politikë që nuk premtojnë asgjë të mirë përvecse rrenave e krimit.
Përtej rrethit të ngushtë të besnikëve të TGT, që nuk kanë ku ikin dhe që janë të kapur me 1000 fije, me biznese, fejesa, martesa, miqësi, e armiqësi të përbashkëta, e me krime të përbashkëta, janë shumë të tjerë. Në TGT janë njerëz që nuk kanë asnjë ndjenjë të shërbimit publik, tipike për katundarët jo të mirë.
Por brenda PD-së ka një masë të madhe të pakënaqurish që kërkojnë reformimin e PD-së. Shumica e tyre janë ish-zyrtarë, njerëz që nuk e thanë asnjë fjalë dhe që punuan pa mëdyshje që të vjedhin e të pasurohen nga PD-ja kur ishte në pushtet dhe tani duan të shiten si kritikë të regjimit e të vetë PD-së. Këta sërish duan një vend në tavë, mirëpo ua kanë futur brrylin dhe i kanë nxjerrë jashtë loje. Pakënaqësia e tyre nuk bind njeri sepse këta janë thjesht për një kafshatë dhe iu mbyllet goja me lekë e me pisllëqet që kanë bërë dhe dihet se shumica janë njerëz që duan të mbulojnë të shkuarën e tyre që qelbet me hi mediatik.
Në një rreth më të gjerë janë njerëzit e ndershëm që kishin e kanë shpresë tek PD-ja, sado absurde që duket kjo. Mirëpo shumica i ngjitet PD-së sepse nuk ka alternative të tjera, sepse nuk duan të beosjnë se janë përdorur shumë keq gjatë 23 viteve, se nuk duan të pranojnë se kjo është gjendja, apo pse e vetmja mënyrë për me mbijetue ekonomikisht e familjarisht, me punë e me sigurue ekzistencën është me u duke besnikë të PD-së që tashmë vepron si një familje mafioze politike, e lidhur në aleanca më familjet mafioze lokale.
Në rrethin më të gjerë jana ata, të shumtët, që ndjehen të detyruar ndaj PD-së sepse në atë kohë ua kanë zgjidhur hallet, shpesh me ndonjë pisllëk të vogël, apo që e shohin Sali Berishën si idhull sepse duan që me ia lanë në dorë dikujt vullnetin e vet. Më pak e habitshme është ndjenja e identifikimit tek të rinjtë që llogarisin se njeherë do të vijë PD në pushtet, e kështu do të vijë radha e tyre, apo se nuk i durojnë këta që janë në pushtet, dhe kjo është një ndjesi që PD kërkon ta kapitalizojë politikisht. Rrugë e gabuar e zgjidhje e gabuar por uji shkon tek Mulliri i Sali Berishës. Pavarësisht këtyre problemeve të shumta dhe evidente, PD është një parti që ka qeverisur dhe si e tillë do të ketë besnikë anipse do të vijë duke u mpakur gradualisht.
Për më tepër PD ka një prani të fuqishme parlamentare, ka uzurpuar rolin e opozitës, sepse ka foltoren e Kuvendit, dhe lufton me të gjithë mënyrat që të mos lejojë daljen e opozitës së vërtetë dhe të duhur. Kështu që paradokset janë shumë të qarta. PD ka mbetur në qendër si opozitë, edhe duke qënë partnere e qeverisjes. PD është thjesht vegël e familjes Berisha, edhe pse shitet si opozitë politike mbarështetërore.
PD është nje parti që nuk asnjë vlerë politike, një shportë karavidhesh që shitet për një repart luftarak. PD cirret e bërtet pa bërë veprimin e duhur politik sepse kështu e mbyt mundësinë e daljes së opozitës. E kështu, PD luan teatër politik duke mbajtur peng kombin shqiptar, dhe të ardhmen e tij. Mirëpo ka edhe një frymë krejt tjetër që ndjehet në shkrimet e Grid Rrojit e të Val Karanxhës dhe që vë në dyshim sinqeritetin e gjithë kësaj përpjekjeje të Sali Berishës për të mbajtur PD-në si vegël të TGT e të Familjes, duke luajtur hapur me ndjenjat e shqiptarëve e me interesat kombëtare.
Duke i rënë kokës problemit, dhe duke e shtjelluar shumë qartë, si Rroji ashtu edhe Karanxha e bëjnë krejt të qartë se problemi është edhe më i thellë e më i mprehtë se kaq sa duket e duke vënë në dukje paradokset e mësipërme të para nga një kënd tjetër analitik. Port ë gjithë pajtohemi në pikën se PD nuk është opozita, nuk punon e nuk vepron si opozitë, por është vegël e familjes Berisha, e Trustit të Geshtenjave të Tropojës, dhe pjesë integrale e parisë së Tiranës.
Paradoksi pra është ky: si mund të bëjë opozitë një parti e strukturë e cila është partnere e shumicës qeverisëse??? Thënë ndryshe, në Tiranë nuk ka opozitë sepse paria e Tiranës luan me dy porta. Opozita duhet ringritur dhe duhet riformuar dhe kjo kërkon një force të re, me mendesi tjetër, me vlera të tjera dhe me njerëz ndryshe. Opozita e vërtetë duhet ngritur jashtë PD-së, ata që e shohin të vërtetën duhet të shkëputen nga PD e ti bashkëngjiten një force të re, me moral ndryshe, me vlera e me një program që jep shpresë për të ardhmen. PD e ka kryer keq e shumë keq misionin historik që pati, tani jemi në një udhëkryq tjetër e duhet të bëjmë zgjidhje të tjera duke e lënë mbrapa edhe PD-në që ka një të shkuar aspak të pastër e thellësisht kriminale e me përgjegjësi të pashlyeshme historike për dëmin që shkaktoi.
Opozita fillon duke identifikuar armikun e vërtetë dhe duke iu kundërvënë pa kushte. Paria e Tiranës beson se e ka mbyllur lojën duke kapur shtetin e loja e re duhet të fillojë duke e kontestuar fuqishëm këtë kapje të shtetit nga të dy krahët e parisë së Tiranës, ku një partnere e qartë dhe e padyshimtë është PD-ja.
Opozita ndaj qeverisjes duhet të bëhet duke i bërë opozitë edhe PD-së sepse ndryshe, duke zgjedhur të keqen më të vogël, apo duke iu mbështetur demagogjisë që vjen prej strukturave të saj, figurativisht, iket nga shiu në breshër. Ne na duhet një ditë e re, me shpresë e me rreze drite që të mund të shohim e të punojmë për të ardhmen tonë, si duhet e me qartësi, dhe hapi I parë duhet të jetë që të lëmë mënjanë këtë krijesë të errësirës që është PD dhe e shkuara e saj kriminale ne shërbim të interesave të parisë së Tiranës, armiku i vërtetë që merr kaq shumë forma, por që është e njëjta bandë që na sundon tash sa kohë e pa mëshirë dhe te cilen duhet ta perballim pa hezitim e pa medyshje sepse kjo zgjidhja e vetme dhe eshte nevoja e kohes qe jetojme.
Ne shume gjera ke te drejte more mik, vecanerirsht ne lojen e felliqur te PD-se dhe rrethit te saj familjar.., por na duhet akoma dhe pak per tu bindur per politiken e majte dhe lojen e parise se Tiranes. Une te pakten kam nevoje edhe per me shume kohe se kaq.
PD ka qene dhe do ngelet Parti dominuese ne Shqiperi.
Partite jane si klubet Sportive, qe kalojne dite te Lavdishme, dhe dite te erreta.
Une po te kujtoj qe edhe Katolicizmi ka kaluar kohera rreth shekullit te 7-8, me sa kujtoj, kur eshte Udhehequr nga horra, kriminele (Pirati behet Pape).
PD do reagoje ne menyre pozitive mbas 4 vjetesh, ku njerezit e mencur, dhe te palidhur me kriminelet e Berishes, do marrin drejtimin e PD, dhe do e cojne ne fitore te zgjedhjeve mbas 8 vjetesh.
Nga ana tjeter, Edi Rama do e shkaterroje kupolen e Berishes, sapo te hiqet Bujar Nishani, do i fusi nje nga nje ne burg.
Po te jap nje shembull te Fullanit, qe nga dita qe u arrestua konsiderohet “dele e zeze”, dhe askush nuk ja mban ta mbroje.
Keshtu do perfundojne te gjithe Familja e Berishes, dhe ata qe e kane mbeshtetur, eshte fenomen “domino”.
Mos u cudisni qe mbas 2 vjetesh te shikoni Eduard Selamin ne krye te PD, si njeri i pakorruptuar, dhe i mbeshtetur nga Amerika.
PD do i vije turp te shkoje ne Kamez, Bathore. PD do e kerkoje mbeshtetjen tek Qytetaret, me program te ri, dhe me e rendesishmja, me njerez te rinj.
Mua me kujtohet Bllogu qe krijoi Shenasi rama para zgjedhjeve, ku inkurajonte Shqiptaret te bojkotonin zgjedhjet. Kush do fitonte po te bojkotohen zgjedhjet? Amullia, rremuja? Kush e do rremujen?
Padashur, Shenasi cove uje tek mulliri Berishes, kete po ben perseri, kur i fton PD e ndershem te ikin.
JO, te qendrojne aty, se do i vije edhe atyre rradha, kur PD te qerohet nga kriminelet qe e kane kapur.
Profesor Shenasiu,ju lutem jepni nje emer politikani rreth te cilit do mund te mblidheshin “njerezit e ndershem”qe citoni ju.Kemi 24 vjet qe e themi qe e djathta duhet rikonceptuar pa Berishen,por ai eshte aty,ik,eja rrezohu e ngrihu,largohet e rikthehet perseri ne te dyja godinat qe jan perball njera tjetres ne qender te Tiranes.Ja ku e ke FRD,partin e re,asnje deputet nuk nxorri,as Bamirin qe ishte me i kuotuari brenda PD!Ameriken e kishte ne krah deri ne sekonden e fundit diten e votimeve,dhe asgje ne perfundim.Shqiptaret kan alergji nga njerezit e ndershem dhe me integritet personal.Duhet te jesh 99-sh si Berisha qe te fitosh zemrat e tyre.Mos harro se po flasim per te djathten shqiptare dhe jo ate franceze apo zviceriane.Kinezet thone,i ftohti del me te ftohte dhe i nxehti me te nxehte.Berisha 99-shi mundet vetem nga nje person 101-sh per nga veset.Vajti nje djal i ri ne fshatin e tij dhe i mblodhi fshatare per tu then te verteten per priftin e tyre genjeshtar e mashtrues dhe ata pasi e degjuan e zune me gure.Rruges tek vraponte nga syte kembet,nje plak nen hijen e fikut e pyet se si e kishte hallin.Djali ja shpjegon,Kam bere gjithe ate shkolle ne qytet dhe doja ta hiqja ate prift injorant dhe mashtrues tha djali,por ata me zune me gure.Po mire e pyeti plaku,po pasi mbarove shkollen a ke bere ate kursin dy mujorvtek ajo baranga pas konviktit nga e cila del tym duhani dhe ere alkoli 24 ore ne dite,at ku mblidhet huni dhe litari ,pisi dhe kurvari?Jo i tha djali,por po ikinta bej dhe ate.Pasi mbaroi,nderroi pamjen qe mos ta njihnin dhe shkoi ne fshat.Tellalli mblodhi fshataret.Degjoni o fshatare,tha djali,ky eshte vendi me ibshenjte ne bote,sepse ju ketu keni njeriun me te shenjte midis jush.Sikur ju te kishit te gjithe nje qime nga trupi i tij,pasuria dhe mbaresia nuk do shpjegohej.Fshataret shkelyn syte,na thuaj emrin shpejt,cpret than ata…Prifti…ju pergjegj djali….te gjithe ju turren priftit pervti heq nga nje qime,ne fund i rropen skalpin dhe mjekrren,e rropen te gjalle.Prifti vdiq,fshati iidhte nevoje per nje prift te ri,djali u tha qe,un per prift kam mesuar ne shkolle dhe i zuri vendin.Fabulen besoj se e ke te “degjuar” diku…te pershendes.
Kjo barsaleta me po duket pak si ”Perca dhe sundo”. Meqense ra fjala per barsaleta… Nje fshatar e zuri nata ne rruge dhe shkoi per te bujtur ne nje, Han. I zoti i Hanit e priti si mos me mire por fshatari pas cdo yzmeti qe i bente i thoshte: ”Per vete e bene”. I zoti i hanit u merzit duke degjuar kete shprehje nga fshatari sa here qe i sherbente dhe tha me vete; ”Neser kur te iki do i jap nje kulac me djathe per rruge dhe ne kulac do i hedh helm se me lodhi duke me thene, per vete e bene”- dhe ashtu beri. Ne mengjes fshatari iku dhe hanxhiu i dha dhe kulacin. Fshatari e mori dhe nuk harroi ti thoshte: ”Per vete e bene”..”Faleminderit” – i tha hanxhiu dhe u ndane.
Duke ecur fshtari u lodh dhe ndaloi te hante kulacin dhe pinte uje prane nje burimi. Aty vjen nje djale i ri qe kthehej nga ushtria dhe i kerkon per te ngrene. Fshatari bujar dhe zemermire i jep kulacin qe i kishte dhene hanxhiu. Djali e hengri, falenderoi fshatarin, pershendet me te dhe secili ne rrugen e tij. Ushtari shkon ne shtepi dhe vdes ne dere te hanit duke i treguar, hanxhiut, te jatit qe kishte ngrene nje kulac nga nje fashatare zemermire qe kishte bujtur ne Han nje nate me pare……..
ME KONTRIBUTIN E LOBIT HIMARIOT TE USA
TRE KONGRESMEN AMERIKAN DO TE KRYEJNE NJE VIZITE PUNE NE 11 TETOR NE TIRANE: “CESHTJA HIMARA” NE FOKUS
KONGRESMENET AMERIKANE GUS BILIRAKIS, GREGORY MEEKS DHE JACK KINGSTON TAKIME INTESIVE NE TIRANE.
“Cështja Himara” sjell në Tirane grupin e Kongresmeneve Amerikane
Kongresmenet amerikane vizitojne Shqiperine, pas shqetesimeve te Ndarjes Territoriale, ku Himara, kundershtoi bashkimin me Komunen e Vranishtit
Kongresmeni Republikan Gus Bilirakis i njohur si mbeshtetes i Lobit Grek ne Shtetet e Bashkuara, kryeson delegacionin amerikan ne 11 Tetor, takime ne Tirane me Presidentin Nishani, Kryeministrin Edi Rama, Kryepeshkopin Anastas, si dhe disa politikane te tjere. Ne takim edhe perfaqesues te Komuniteti Himariot nga disapora dhe shqiperia…
LEXONI ME SHUME NE ……………….shqip..analise….
http://smarkos.blogspot.com/
Ani,bere mire qe e nxorre kete foto te ketyre grekerve te shqiperise me grekerit e amerikes te cilet se bashku jan pjese e Lobit me anti shqiptar ne US.Keta financohen nga antishqiptari Nicholas gagde.Njeri nga keta ,i dyti djathtas ne rrjeshtin e siperm,ka qene spiun i Gazidedes.Ka disa denoncime ne Lac per kete legen i cili ka perdor zyren e shtetit per shantazhe dhe perfitime seksuale.Sot mashtron Durrsaket me grupin e tij ne Fbook i cili ben disa festa te cilat financihen nga keta antishqiptar.Pra eshte Kali i Trojes ne Durres,seshpejti do deklaroj hyrjen ne politike,por skandalet e Lacit e presin tek dera.Mos u kreno me keta plehera….
Bravo Caci,
Ju duhen thyer hundet Grekerve, perndryshe te futen ne stan, dhe e copetojne kopene.
Edi Rama i ka vene kufi, ndaluni, hiqni Ligjin e Luftes, pastaj ulemi te bisedojme.
Rrjedha e ngjarjeve në PD i rrit akoma më shumë dyshimet se vdjekja e Olldashit nuk ishte aksident por vrasje mafioze.Siç duket për një pjesë të PD-së ai ishte delja e zezë që duhej hequr qafe dhe ja bënë të zezën.
Ti emrin e ke profesor, por kur lexoje shkrimet e tua me dukesh njeri kot.
Brief, ke te drejte te shprehesh dhe ti.
Nuk mund ti biesh daulles gjithmone ne nje vrime.
Duhet te kuptosh se ti futesh te gjithe ne nje vrime nuk eshte zgjidhje
Ne nje moment duhet te ndash shapin nga sheqeri.
Ndoshta do kohe qe te shikosh ndryshimet qe po ndodhin dhe ku duhet te jete prioriteti ne Shqiperi: presion qeverise dhe te huajve qe te behet drejtesi
Zoteri,ju kam ndjekur gjithmone ne gazeten Sot,qe dikur.. ishte e djathte,bete cmos 8 vjet duke nxjerr helm per PD dhe vecanerisht per Z.Berisha,ja arritet qellimit. Po tani c’kerkon,te varrosni PD ,ju qe dikur na ipnit shpresa,por si duket shqiptari eshte mesuar me pazare dhe po si doli si don ai, behet shume i keq per vete dhe per te tjeret,turp! Populli i ka syte ne balle dhe s’po kupton ku i keni pare ju krimet e Berishes,sepse do te ishim ne te paret qe do te ishim larguar sic ndodhi me 50 vite komunizem ,po ju s’ju ka dhimbt ndonjehere kurrizi.Keni marre falamurin e shembjes se PD me disa te tjere qe jetoni ne USA dhe koka ju dhemb ne Shqiperi! Nuk mund ta doni ju vendin tim me shume se ne qe jetojm dhe rropatemi dite e nate per te jetuar me ndershmeri. Hapni syte po te jeni kaq te dshuruar me kete vend,nje re e zeze po hapet me shpejtesi dhe do te pendoheni per gjithe kete propogande anti Berishe qe ne fund te fundit asgje s’ka me ne dore,shikoni lart ata qe i lexojn me endje ato qe shkruan i ju,Brozi,Papa,Kokalari ,te gjithe qe dikur i kishit duart tek PD!Tani po e shohim se ne Shqiperi nuk behet politike, por lufte brrylash,mjere ne!
Era -ne qe jetojme dhe rropatemi dite e nate per te jetuar me ndershmeri – shkruani me lart . Dhe pastaj thoni – ku i keni pare ju krimet e berishes … . Era a e ke pyetur veten ndonjehere se perse shkelzen berisha , pa pasur asnje profesion apo adres pune , deklaron miliona dhe ka te pa deklaruara miliarda ndoshta ? Si ka mundesi qe te gjithe ata qe kane qene rrotull sali berishes jane jane ne shumicen e tyre me pasurira prallore ? Mos me thuaj se ” u rropaten dit e nate duke punuar me ndershmeri ” sepse nuk e beson edhe vet ti .
C’ne kaq pak komente ketu nderkohe qe tema shume e nxehte?!
Prof e trajton drejt temen, por e gjithe ajo qe thote eshte vecse nje enderr qe nuk do te realizohet asnjehere. PD perfundimisht eshte shkaterruar dhe PPSh nepermjet njerezve te sigurimit te shtetit ia arriti qellimit. Nuk e dime se sa e vertete eshte e ashtuquajtura Katovice, por kjo strategji u “implementua” teresisht mbi kete popull qe historikisht ka pelqyer mashtrimin dhe eshte bere pre e tij.
Z. Dragoti e tha cope me shume fraza po ne komentuesit e permbledhim ne nji fraze te shkurter vlersimin.
PD asht parti e TGT e korruptuar e kriminalizuar.E kunderta dhe kryesorja qe nuk i sherben populli.
Atehere behet pyetja.Kujt i duhet kjo PD.Gjeja me e mire asht te shuhet per te rilindur nji tjeter PD pa berisha e fazllica,lulushe e argita e mallteza.
Ndihmesen ma te madhe per spastrime drejt nji PD te vertet do e beje pushteti i majt qe qeverise vendin.Klub burgu i pret me shume dashamiresi.Vargjet poetike shtjellohen ne rreformen ne drejtesi e ne cdo institucin ku ne krye te tyre gjenden vemjet e Berishe.
Era!
Qe te kuptosh krimet e Berishes dhe lavdine e pasionit tend per Berishen.Dil spektatore,do bindesh.
Shkrim shume i arrire,i sakte ne shume pika.Vetem dicka nuk guxon ta thote akoma autori.Berisha e i biri mbijetojne sepse askush nuk ka guxim ti kundershtoje,por as te largohet e ti injoroje se shumica derrmuese e shqipove jane njerez pa shtylle kurrizore,njerez pa asnje identitet profesional qe nuk dine te bejne asgje pervecse te marrin nje rroge ne poste politike kur ti vije rradha.
keta ramet jane bij te kohes se dallaverit