Nga Xhovani Shyti
Paratë e vjedhura në Bankën e Shqipërisë (BSH) do të zëvendësohen nga buxheti i shtetit, ka qenë njoftimi më i fundit , lidhur me perspektivën e shumës përmbi 7 milion dollar të grabitur në këtë bankë, e që, ndonëse kanë kaluar disa muaj nga hetimi ende nuk është arritur ti zbulohet vendndodhja.
Në vazhdim të mënyrës sesi do të operohet për zvendësimin e kësaj shume, televizionit ”top-channel” , ka njoftuar se BSH do e ngarkojë të gjithë koston e parave të vjedhura drejtëpërdrejtë tek taksapaguesit nëpërmjet uljes së fitimit që ajo transferon në buxhetin e shtetit.
“Vjedhja e parave në arkën stok pakësoi kapitalin e Bankës së Shqipërisë me 713 milionë lekë ose 7.1 milionë dollarë. Në këtë situatë drejtuesit e saj kanë vendosur që ta rikuperojnë kapitalin e humbur, nga fitimi që Banka derdh në buxhetin e shtetit. Kjo do të thotë se vitin e ardhshëm buxhetit të shtetit do t’i mungojnë 7.1 milionë dollarë, para të cilat mund të ishin përdorur për investime apo qëllime të tjera në shërbim të qytetarëve”, bënte të ditur televizioni TCH që së bashku me lajmin sipas të cilit prokuroria ka hedhur dyshime se shifra e vjedhjes mund të jetë disa herë më e madhe, njoftonte edhe se: “…Nëse këto dyshime vërtetohen, atëherë vitin tjetër Qeveria jo vetëm që s’do të marrë asnjë lek fitim nga Banka e Shqipërisë, por mund të detyrohet edhe të marr borxh për të plotësuar kapitalin e humbur të Bankës, në kushtet kur prokuroria të paktën deri më tani ka dështuar të gjejë paratë…”.
Borxh shtetëror për të shlyer pasojat e kusureve që vijnë nga zyrtarë të niveleve të ndryshme të administratës, të cilët, herë nga paaftësia profesionale e herë nga dëshira e qejfi për ti shtuar të ardhurat personale në rrugë jo të ndershme, por duke abuzuar me detyrën, arrijnë të shkaktojnë gropa të zeza financiare në fondet publike dhe ekonominë e vendit.
Dhe këtu absurdi zë e ngrihet në përmasën e fenomenit. Sepse mbulimi i gropës së zezë financiare, të shkaktuar nga vjedhja e përmbi 7 milion dollarëve në Bankën e Shqipërisë, me fonde të rrjedhura prej buxhetit të shtetit,domethënë me të ardhurat e takspaguesve, është më i fundit, por jo rasti i parë i këtij lloji.
Edhe një fond i akorduar nga institucione ndërkombëtare, ca vite më parë, shkoi për të mbushur një tjetër gropë të zezë financiare të rrjedhur nga dëmshpërblimi që i duhej bërë punonjësve të administratës shtetërore të pushuar padrejtësisht nga puna e për të cilët, krahas të tjerave, gjykatat kishin vendimuar përfitimin e pagesës së mohuar, disa mujore apo disavjeçare, të tyre.
Por me të ardhura të dala nga buxheti i shtetit, domethënë me fonde të publikut, janë përballuar edhe kosto të tjera të rrjedhur nga kapriçiot e zyrtarëve sarhosh. Dëmi vjetor i të cilëve, thuhet se shkon në rreth pesëqind milion lekë.
Sikurse prej po të njëjtave fondeve të publikut kanë dalë edhe shumat e duhura për të mbuluar gafat e prokurorëve e gjyqtarëve, të cilët për paaftësi profesionale, për përfitime, apo arsye të tjera, kanë dhënë dënime të pamerituara për njejrëz të cilët më pas kanë marrë pafajësi. E që ligjërisht, pikërisht për këtë arsye,duhej të përfitonin dëmshpërblimin kompensues për ditëqëndrimet e padrejta nëpër burgje.
Nga fondet e buxhetit të shtetit, domethënë të taksapaguesve, u dëmshpërblye edhe ish kryeministri Fatos Nano, për periudhën disavjeçare të burgut të kryer gjatë kohës kur qeveriste Partia Demokratike, pasi u shpall i pafajshëm nga po të njëjtat gjykata që e dënuan, por që vepronin në kohën kur nga i burgosur në Bënçë Nano ishte konvertuar në Kryeministër.
Por po nga buxheti i shtetit, domethënë me fondet publike u dëmshpërblyen edhe pjesëtarë të ish nomeklaturës komuniste të dënuar në fillimvitet ’90-të, e të shpallur të pafajshëm kur raporti politik ndryshoi balancën e pushtetit qeverisës. Sikurse me fonde të marra borxh e që i kanë rënduar dhe do ti rëndojnë supeve të taksaguesve janë shlyer e do të shlyen ish të dënuarit e të persekutuarit përgjatë kohës së komunizmit, por edhe do të kompensohen pronarët.
Sikurse kanë dalë po prej buxhetit të shtetit, fondet publike të të ardhurave të duhura për të realizuar dëmshpërblimin e personave që nëpërmjet dhënies së rryshfetit kanë arritur të sigurojnë leje ndërtimesh të paligjëshme, duke cënuar projektet urbane që kanë detyruar e detyrojnë prishjen e tyre…
Janë shuma të konsiderueshme borxhesh të marra nga qeveritë e shkuara që jo vetëm nuk e kanë përmirësuar situatën ekonomiko-financiare të vendit, por, përkundrazi e kanë shpënë në të tillë gjëndjeje sa detyrojnë borxhmarrjen edhe prej qeverisësve të rinj. Borxhmarrje të detyrueshme për të normalizuar situatat e kolapsit ndër sektorë të veçantë, shumat jo të vogla të të cilave janë një tjetër barrë për buxhetitn e shtetit, domethënë për fondet publike .
Sikurse kanë njoftuar burimi zyrtarë i Ministrisë së Energjitikës dhe asaj të Financave, pas kërkesës së bërë, Banka Botërore (BB) ka vendimuar dhënien e shumës 150 milion dollar për Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare (KESH).Borxhi i marrë ka si objekt eliminimin e humbjeve në rrjet,por edhe zbutjen e situatës së vështirë financiare të kësaj korporate, borxhi i përgjithshëm i të cilës , sipas të dhënës së saj zyrtare, shkon në rreth 550 milion USD. Borxhe të krijuar nga keqmenaxhimi, por edhe nga përfitimet e paligjëshme të drejtuesve të saj ndër vite. Edhe ky borxh i marrë, sikurse dhe i mëparshmi prej 95 milion dollarë, dhënë kompanisçeke “CEZ-Albania” për të ndarë përfundimisht hesapet , do të shlyen nga të ardhurat e buxhetit të shtetit, domethënë me fondet e publikut.
Ka edhe të tjera sfera të jetës ku është vepruar dhe vazhdon të veprohet ngjashmërisht si me shlyerjen e dëmshpërblimit të shumës së parave të grabitura në Bankën e Shqipërisë, shumë që do ti rëndojë supeve të taksapaguesve dhe jo portofolit të zyrtarëve të përfshirë në afera korruptive apo skema administrative antiligjore.
Megjithse një ditë pas publikimit të lajmit kyretari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, deputeti Erion Brace, pohoi se: “Banka e Shqipërisë nuk do të marrë asnjë lek nga buxheti i shtetit”, kjo nuk e ndryshon thelbin problematik të fenomenit të qenë present ndër dekadat e shkuara. Domethënë mbushjen, me paratë e takspaguesve të gropave të zeza financiare të shkaktuara nga zyrtarët gjynahqarë të administrates shtetërore, të cilët, jo nga mosnjohja e ligjit, e shkelin atë me vetëdije për përfitime vetiake.
gjithe jeten ne borxhe xhovi, na ka gjetur belaja me keta salinjte dhe fullanet qe na zhvasin parate tona.
Edhe rrogat e punonjseve te bankes vetem do te rriten,apo jo?
Proteste kunder!
Le te konfiskojne pasurite edhe shtepite jashte te familjes Fullani!
Po per te fshire djerset me kartemonedha 500 Eurosh familja ADAMS (Fully), a do merret borxh publik?
Në artikull ngrihet një shqetësim shumë i drejtë kundrejt një dukurie jashtëzakonisht të dëmshme për qytetarin. Me metodat e përballimit nga buxheti i shtetit të debive financiare ndaj individëve apo edhe institucioneve krijuar për shkaqe subjektive prej individësh po krijon vijimësinë e precedentit të mbrojtjes me ligj të fajtorëve në kurriz të të pafajshmëve!… Ky është një absurditet sepse nga njëra anë fajtori dënohet me ligj për veprën penale që ka kryer dhe nga ana tjetër mbrohet me ligj duke e ia hequr barrën e dëmeve financiare që ka shkaktuar e duka ua ngarkuar atë të pafajshmëve (të dëmtuarve drejtëpërdrejtë) përmes mbulimit të dëmeve nga buxheti i shtetit. Pra gjënë që hajduti ia ka vjedhur qytetarit (në shtëpi, në institucion, në bankë…), dëmin financiar që ua ka shkaktuar qytetarëve paaftësia e punonjlësve të institucioneve dhe që duhet t’ua kthejë, të gjitha këto, edhe pse drejtësia përcakton fajtorin dhe masën e dëmit dhe jep masën e dënimit, nuk e paguan ai që shkekton dëmin por ai që është prekur nga dëmi, ai që është dëmtuar. Pra shteti, buxheti i tij, që duket sikur u përket qytetarëve, vihet në dispozicion të atyre që shkelin ligjin. Ec e gjeje këtë logjikë të mbrapshtë!
teme e veshtire per kapacitetin e vanit.
Ore zoterinje te Prokurorise e Drejtesise , Ketu nuk ka vend per kompromis e afera te qelbura me akkend . Te hetohet ceshtja qe ne themel dhe gjithkush te pergjigjet dhe jape llogari deri ne nje , Se pari : Te cdemtohet arka e Shtetit Shqiptar nga kjo bande pelehrash e alabakesh Berisha Bode , Fullani , etj seri tel i fundi . dhe te konfiskohen deri ne nje . Citoj Ali Podrimen : – JU O fuderina o maskarenj qeveritare , ju qe pa breke ju gjeti dreka e Miljardere ju beri darka ? Hani , Vidhni e Rembeni eshte koha e Maskarenjeve . Ndryshe kjo kaste Gjyqtaresh e Prokuroresh jane Anti – Shqiptare te Koruptuar dhe duhet te nenshkonen si bashkefajtore e bashke puntore ne kete Krim Shteteror .