Leksioni i Saguntës dhe i De Gaulle-it

8 Tetor 2014, 13:00Blog TEMA
Leksioni i Saguntës dhe i De Gaulle-it

 Nga Ardian Ndreca

Ajo që na mundon sot asht pesha elefantiake e komunikimit. Gjindemi 24 h nën nji breshni kinse lajmesh apo kumtesh që nuk thonë asgja por vetëm përsërisin lajme të njejta me të njejtin ritëm. Jo gjithçka mund të përbajë lajm. Banalja, e zakonshmja, e përditshmja nuk mund të jetë lajm. Që nji njeri, kushdo qoftë ky, ka krye thjesht detyrën e tij, ky nuk asht lajm. Llafet boshe, shkruen nji filozof bashkëkohor, janë shenjë e mungesës së mendimit refleksiv dhe e thellësisë së mbrendshme. Zbraztia nuk mbushet me zbrazti.

Krijimi i idesë se gjithçka asht në lëvizje ban që asnji lëvizje të mos përceptohet. Kemi nevojë të shohim se po lamë ma në fund mbas shpinet diçka të keqe, ogurzezë, dhe kjo do të ishte lëvizja e vetme që i nevojitet shoqnisë shqiptare, por mjerisht të keqen, ogurzezën, dhe gjithë aktorët e saj, tue nisë tek gjymtakët moral e tue mbarue tek kriminelat, i kemi rishtas me vete, në çdo hap, si para nji viti, si para dy vjetësh.

Amullia shpërban gjithçka, pse koha kalon me shpejtësi marramendëse dhe njerzit velen dhe neveriten nga çdo gja e mirë e premtueme që tue u kthye në premtim bosh shndërrohet në demagogji.

Tregon historiani Tit Livi sesi në antikitet, qyteti i Saguntës i rrethuem prej Hanibalit, kishte dërgue pranë senatit romak nji delegacion për me ia mbushë mendjen romakëve me ndërhye. Por senatorët vijuen aq gjatë diskutimet pa mbërrijtë me vendosë diçka konkrete, saqë nji ditë ambasadorët, të lodhun dhe të neveritun, u thanë: mos u lodhni ma, pse Hanibali e ka ba rrafsh për tokë Saguntën tonë, ju ju rroftë retorika që shpalosni ngeshëm në ketë sallë!

Nji prej ma të mëdhajve shtetar të shekullit XX, gjenerali De Gaulle, të cilin trillet e fatit e çuen disa herë përpjetë, thontë se ai ishte mësue me marrë vendime, të cilat e dinte që nuk ishin të përkryeme, pse po të rrijmë në pritje të vendimeve të përkryeme, ato nuk kanë me ardhë kurrë. Leksioni i Saguntës dhe i De Gaulle-it asht se pa guxim pushteti asht krejt kot dhe shërben vetëm për t’u vetëdiskreditue, ka nji “countdown” për gjithçka dhe për gjithkend. Arti asht me mbërrijtë në fund tue pasë ba diçka që mbetë.

3 komente në “Leksioni i Saguntës dhe i De Gaulle-it”

  1. Zef Helmica says:

    Charles de Gaulle, njeni prej shtetarve ma te medhaj te shekullit XX-te ? Apo ma mire me thane njeni prej tradhtarve ma te medhaj te shekullit te XX-te, sherbtuer besnik i agjendave judeo-masonike…

    Historija zyrtare asht rrenacake sepse de Gaulle nuk ka kene kurre gjeneral…

    Me 23 Qershuer 1940, Presidenti i athershem i Republikes Franceze, z. Albert Lebrun, nenshkroi nji dekret per shkarkimin e De Gaulle-it prej funksioneve te tija, per dezertim.

    E mbas fitores se Aleatve te Luftes II Botnore, qe ne te vertete ishte fitorja e judeo-masonerise, de Gaulle filloi me njite shkallet e tradhtise, si nji sherbtuer i denje i superjorve te tij masone.

    Krimet gaulle-komuniste kunder patriotve te vertete francez mbas Luftes ishin aq mizore sa qe At Panicci, ne Sermonin e te Dieles se Larit, 1945, ne Katedralen « Notre-Dame de Paris », i denoncon ato tuej perdore shprehjen « ky rregjim kasaphanet ».

    Rregjimi mizor komunist shqyptar nuk ka kene pra jetim por ka pase vllaznit e tij gjithkund ne Evrope e ma gjane. A nuk kjene Shtetet e Bashkueme me Angline, qe tuej ndeshe gotat me Bashkimin Sovjetik, ia dorzuen ariut komunist, dhe kushrinit te tij jugosllav, Shqypnine e vendet e Evropes lindore, ne Konferencen trathtare te Jaltes ne 1945 ? Masonerija dhe Komunizmi jane veç dy ane te te njejtes medalje.

    Fred Zeller, ish-Mjeshter i madh i Orientit te Madh te Frances (Masonerija franceze) citon fjalet e de Gaullit « Do t’ia nap prap Frances republiken dhe nuk ka arsye pse mos t’ia nap edhe masonet », dhe Zeller shton mbi de Gaulle se aj, me te vertete, « na ridha force e gjallni ».
    Kto sherbtuer te judeo-masonerise dhe te satanit nuk kane asnji te drejte veprimit, per hir te veprimit, sepse e keqja nuk ka te drejte me veprue, megjithse mundet me u tolerue egzistenca e saj per hir te nji te mire te ardhshme.
    “Bota qeveriset prej disa personazheve krejt të ndryshëm prej atyne që imagjinohen prej njerzve, syni i të cilëve nuk shef mbrapa skenave.” (Ish-kryeministri anglez i shekullit të 19-të, çifuti Dizraeli, lordi Beaconsfield)

    “Egzistojnë dy histori : historija zyrtare, gënjeshtare, që na msohet – ad usum delphini – dhe historija sekrete, ku gjinden arsyet e vërteta të ngjarjeve, nji histori e turpshme.” (Honoré de Balzac, antar i sektit martinist, “Le illusioni perdute”, Milano, 1981, Club. p. 711)

    Çdo pushtet vjen prej Zotit (sh’Pali drejtue Romakve 13:1), dhe ata qe jane ne pushtet e kane per detyre me guxue vetem per lavdine e Zotit dhe shelbimin e shpirtnavet; e kur t’kene veprue kshtu, athere ka me mbizotnue drejtsija, paqja, prosperiteti dhe lirija e vertete, shpirtnuere e materjale. 

    « Vetem atehere kur njerzit do te njohin KRISHTIN Mbret, jo vetem ne jeten private por edhe ne jeten publike, shoqeria, me se fundi, do te marre nga Zoti bekimet e medha te lirise se vertete, te rregullit, te paqes dhe harmonise ». (Papa Pius XI, « Quas Primas », 11 Dhjetor 1925)

    Ref, : Philippe Ploncard d’Assac – « Extrait de La Politique », juin  2008.

  2. Dardani says:

    Helmnica, mbaresa eshte sllave, rrenja “helm”, ik ore budalla na dole ti me katolik se Papa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje