Nacionalizëm i shëndetshëm (ose përse fitojmë 7 me 1)

15 Tetor 2014, 13:07Blog TEMA

Nga Ermal Gjinaj

“O sa mirë me ken shqiptar, o hej” ka një tingëllimë të ëmbël për shumë prej nesh, sidomos kur në mendje e shoqërojmë me vezullimin e ngjyrave kuqezi, netëve kur kombëtarja e Shqipërisë luan ndeshjet e futbollit. Eshtë një këngë nacionaliste padyshim, por e një nacionalizmi të shëndetshëm. Përkthejani fjalët një italiani, anglezi, gjermani apo kinezi po të doni (jo një serbi apo greku) dhe do të të thonë të njëjtën gjë. Sepse është një shprehje e krenarisë për përkatësinë etnike, e cila pasurohet pa fund me vlera nëse e vendos në kontekstin e historisë së vuajtur. Një këngë gëzimi, pra, që nuk bën thirrje për të rrëmbyer pushkë, shpata, cfurqe, stola, gurë e për t’iu turrur tjetrit.

Nacionalizëm, por i shëndetshëm

“Vrite, prite, shqiptarë të mos ketë” ka një tingëllimë ogurzezë, që shkakton histeri për shumicën e serbëve, e cila, e kombinuar me alkoolin dhe ngjyrën e zezë që aq shumë u shkon për shtat, përbën një nacionalizëm të sëmurë. Në kufijtë e psikopatisë. Përkthejuani përmbajtjen e koreve që nuk pushuan për asnjë minutë që nga fillimi i ndeshjes në Beograd, sërish një italiani, anglezi, gjermani apo kinezi, dhe përvec shtangies që do u shaktonte përshkrimi i një realiteti që kanë dekada e deri shekuj që e kanë lënë pas, nuk do të hezitonin ta klasifikonin në skajet më ekstremë të cmendurisë që vetëm nacionalizmi i sëmurë mund ta shkaktojë.
Ideja brilante e një shqiptari që tashmë ka trokitur në dyert e famës, për të fluturuar me minihelikopter, duke valëvitur mbi kokat e 30 mijë serbëve të mbërthyer prej instikteve primitivë, simbolet e flamurit tonë kombëtar, bashkë me portretet e atit të kombit, Ismail Qemalit, dhe një prej patriotëve më të mëdhenj, Isa Boletinit, nuk ishte agresion ndaj askujt. Kombinimi i teknologjisë më të fundit me simbolet kombëtarë mu në mes të Beogradit, sigurisht që shkakton dhe ndez flakë debate për provokimin, por sërish mbetet në kufijtë e një nacionalizmi të shëndetshëm. Jo agresiv. Jo vrastar. Sepse agresion ndaj kujt ishte një poster gjigand e i pafajshëm që fluturonte lart në qiell?  Poshtë, në fushë, Tauland Xhaka dhe Andi Lila vrapuan drejt Mitrovicit, jo për ta sulmuar apo dhunuar. Panë që simboleve të kombit po u bëhej një trajtim i pahijshëm e deri përcmues nga mbrojtësi serb, dhe vrapuan ta marrin, ta palosin sic do i kishte hije cdo simboli kombëtar, edhe atij serb.

Impulset shtazarakë që ndezi ky episod, goditjet me shishe, me gurë, stola kokës, jo vetëm nga tifozët që mësynë në fushë pavarësisht pranisë së 4000 forcave policore, por edhe nga ata që për detyrë mbrëmjen e djeshme kishin patur ruajtjen e rendit dhe mbarëvajtjen e ndeshjes, këta po, që vijnë e përmblidhen në një nacionalizëm të sëmurë. Pothuajse psikopati. Një psikopati që – e këtë na vjen mirë ta themi – u përkeqësua edhe prej faktit që për pak momente, 30 mijë njerëz të frustruar që ulërinin me sa kishin në kokë “vrite, prite, shqiptarë të mos ketë”, u ndjenë papritur, krejt të pafuqishëm përballë simbolit (për ata një makth) që fluturonte lirshëm mbi qiellin e Beogradit, pa i bërë dëm askujt, por edhe pa u dëmtuar prej askujt. Eshtë e vërtetë që nacionalizmi i tyre i ka bërë të gdhihen dhe të ngrysen me historinë, dhe pafuqia që përjetuan për ata pak momente përballë simbolit fluturak të shqiptarëve, u solli para syve pikërisht historinë e mbushur me humbje e zhgënjime. Humbje që, në shumicën dërrmuese të rasteve, ua ka shkaktuar po ky nacionalizëm i sëmurë.

Sot nuk e themi dot me siguri se cili do të jetë vendimi që do të marrë UEFA në ditët që do të vijnë. Sa peshë do i japë fluturimit të telekomanduar të një flamuri të pafajshëm mbi stadium. Sa rëndësi do t’i kushtojë faktit që, Federata Shqiptare e Futbollit ua miratoi kërkesën autoriteteve serbe për të mos patur asnjë tifoz shqiptar në stadium, gjë që na zhvesh automatikisht nga cfarëdolloj përgjegjësie për mbarëvajtjen e asaj që duhej të ishte një ndeshje futbolli, dhe jo një arenë për shfryrjen e të gjithë frustrimeve të akumuluar të 30 mijë nacionalistëve të sëmurë. Sa do e raportoje delegati i UEFA-s, bashkëpatriot i trainerit të Serbisë, faktit që fusha u dhunua prej tifozëve, që goditën futbollistët shqiptarë me mjete që në ndeshje të niveleve të tillë, nuk janë parë ndonjëherë, përvecse në vendet më të prapambetur të Afrikës. Dhe sidomos, a do të kujtohet që, katër vjet më parë, po këta tifozë, të udhëhequr nga po i njëjti bandit që dje orkestronte një pjesë të mirë të akteve të dhunës, shkaktuan terror mu në mes të Italisë. Atëherë kur morën një dëmtim të rëndë, e që nuk lanë pa e shoqëruar me paralajmërimin që, nëse ngjarjet do të përsëriteshin, pikërisht si ndodhi dje, masat do të ishin drastike.

Sigurisht, janë vendime që do t’i marrin komisionet respektivë. Të cilët, nëse do të tregohen objektivë për të gjithë faktet e sipërpërmendur, bashkë me të tjerë që kanë ndodhur në tunele dhe në dhomat e zhveshjes, nuk kanë rrugë tjetër përvecse t’ia japin ndeshjen në tavolinë kombëtares shqiptare dhe një dënim ekzemplar kombëtares së Serbisë.

Nëse ndodh kështu, Shqipëria do të jetë në krye të klasifikimit me 7 pikë, ndërsa Serbia do të jetë në fund të klasifikimit me 1 pikë. Përtej dimensionit sportiv, që padyshim do të na gëzonte dhe krenonte të gjithëve, nëse do t’ia përshtasnim edhe ndeshjes tjetër që pamë dje, asaj mes nacionalizmave, atij të sëmurë të pritësve dhe atij të shëndetshëm të mysafirëve, 7:1 padyshim që do të ishte rezultati i drejtë.

12 komente në “Nacionalizëm i shëndetshëm (ose përse fitojmë 7 me 1)”

  1. pirati says:

    te lumte pena

    1. Pelasgian says:

      Bravo , biles goditen me tymusue lojtaret tane edhe para daljes ne sken te Flamurit Shqiptar !

      Tifozet Shqiptar nuk kan bere kurre rremuja apo vandalizma ashtu sic kan bere Barbaret e ktij vendi terrorist !

  2. europa kurve says:

    poti kish ndodhur gjermanis nje dicka e till serbis do ihumbiste emri ne futboll.motren ku ta kesh o europa kurv.

  3. Alvaniko says:

    Ku eshte pare te goditen futbollistet? Kjo eshte e papame. Vetem ne Shqiperi bejne vaki gjera te tilla…

  4. fm says:

    Nacionalizem i shendetshem VS Nacionalizmit primitiv !

    Ndodhi Bace, u kry me ne fund !

    Me nje finese shembullore i dha zgjidhje dhe nxori ne pah te verteten para syve te te gjithe botes…

    Kush eshte e verteta, do thoni Ju… ???

    Ideja e madheshtise si race, ideja e superioritetit mbi kombet e tjere – Ideja se, si rrace(mundohet te binde vehten) ska mbi Toke me te larte se Ajo

    “Ky eshte fundi moral i nje kombi !…Pas vdekjes morale te nje kombi vjen vdekja fizike e tij”….qendis Noli yne.

    Perfundimisht i carmatosem moralisht…”Kombinimi i teknologjisë më të fundit me simbolet kombëtarë mu në mes të Beogradit”… S`KA ME BUKUR !

    Ajo Shqiponje-Flamur u ul bute-bute ne toke…si Shuttle SHQIPTAR a thua se vinte nga thellesia e Universit me nje mesazh universal per fqinjet si “barbaret” me moderne te kohes.

    Per mendimin tim, mesazh i barazvlershem me mesazhin qe percolli Papa Francesk per kete vend…kur fliste edhe Ai per Shqiponjat ndoshta parandjente nje ngjarje te tille me permasa Historike mbarekombetare.

    Konicidence !

    Lutjet e Tija dhane frutet e para.

    stirling

    1. MARA says:

      E kam thene, se shqiponja do stuhine qe te fluturoje dhe ne momentin e duhur ajo u ngrit. Dritheruese!

  5. Dardha says:

    Mos thuaj flamur i pafajshem. Po te ishte flamuri zyrtar i Shqiperise mund te themi ashtu. Por nje flamur i tille, zor se kalon pa u diskutuar ne qarqet e Uefa’s.

  6. alian says:

    hahaha,ke fillu me pref lapsin tani, hahahah

  7. Evangjelos says:

    Zoti Ermal nje pyetje kam.
    cdo te thote Nacionalizem pozitiv se nuk e kuptova.
    Ne shkrim ke shkruajtur edhe per Kinen.
    E di ty qe sot me daten 13te cbehet ne Hong Kong?
    E di ty qe cbehet ne Amerike cdo dite qe vrasin zezake dhe jane cuar te zinjte dhe jo vetem
    Qe je nje Antigreke dihet se ke nje 500 vjecare qe merr drogen e vellaut te Lindjes dhe nga ana tjeter e quan pushtues.
    Po na shpjego ty mor i ndritur clidhje kane Greket qe kane qe ne kohen e Mahmunit ketu me Serbet?
    Po ju “Shqipetaret” me simbole peseqindvjecare apo 100 vjecare?
    Une si Shqipetare i vertete,viktime e nacionalitetit tuaj Anadollake dua ta di qe a jane emrat e qyteteve Argjirokastros,Saranda,Apollonia,Antigonea,Antipatra,Buthrotos me kuptim Sllave,Turk,”Shqipetare” apo Greke?
    Jo thjesht ta di sa bejne dy edhe dy?

    1. Krahasimi says:

      Zoti Evangjelloseeeee
      Nacionalizem pozitiv nuk shkruhet ne asnje vende tek-e ky-e shkrimi-e
      Mor ditezi por do ju ket krahasuar ju grekeve me serbet ngaqe edhe ju keni nja ca idera qe Gerqia juaj vjen deri ne Vlore. dhe e ke vene re ti qe keto idera ju kane ardhur te dyve ne te njejten kohe edhe juve edhe serbeve, nja njeqind vite me pare, ne 1912-en. Kur ngriti flamurin ai burri qe ishte aty tek ai flamuri qe fluturonte dje mbi Beograd.

      Do dhe nje arsye perse greke e serbe nje mut jeni? E mban mend Kreten ti? Futbollistet e SHqiperise qe kane qene atje thone qe kane pesuar dicka te ngjashme me ate ne Beograd dje.

      Tani Vangjellos a Venizellos apo whatever the fuck you are, shko e pyet sa bejne 2 edhe 2.

    2. sit.. .back. _and_ relaks says:

      Pyet plaken sa bejne 2 edhe 2 se ashtu i fuste dhe dashnoret, 2 e nga 2 e ne fund bente llogarite.

  8. robert th. says:

    “Ai flamur i pafajshem” thote Ermali. Jo Ermal, sepse ai flamur perzien brenda shume kohra dhe ngjarje te turbullta, ne kujtimin e te cilave serbi dhe nacionalistet e tij mund ta akuzojne shqiptarin fare bukur si osmanlli te ri ne Ballkan. Mendoj se pak me teper distancim nga keto percapje provokuese idiotesh, do ta ndihmonte shqiptarin ne keto kohra me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje