“Sa për sport”

14 Tetor 2014, 19:28Blog TEMA

Nga Marenglen Rexhaj

Sonte shqiptarët që shohin do të kenë të gjithë të njëjtën pamje parasysh, shqiptarët që degjojnë do degjojnë të njejtat zhurma, por fatkeqësisht zhurmat do të jenë vetëm në serbisht.

Shqiptarët që ndjejnë, do të ndjejnë sonte më shumë se kurrë ndonjëherë të kuqen e gjakut të tyre, dhe të zezën që i ka shoqëruar për gjatë historisë.

Shpresoj që të paktën sonte, e kuqja dhe e zeza jonë të fitojë.

Ndërkohë që është koha të flitet për futboll, futbolli i sotëm na ka bërë të flasim për gjithcka tjetër përveç tij.

Rastësisht sot degjova një shprehje që të rinjtë e përdorin shpesh: “Sa për sport”. Shprehja përdoret për të thënë që e bëra diçka thjesht për qejf, për të kaluar kohën.

Por duke e parë se sa seriozisht e marrim sot sportin, më duket sikur shprehja e ka humbur gjithë kuptimin e saj, ose nuk e ka pasur ndonjë herë siç e kemi përdorur ne. Sepse sot ne, as sportin nuk e bëjme sa për sport.

Duke u ngacmuar nga shprehja por dhe duke lexuar e dëgjuar komente të ndryshme rreth ndeshjes së sotme me Serbinë, u bëra kurioz te lexoj pak histori sporti.

Lexova që sporte të ndryshme, janë fenomene shumë të vjetra. Zbulimet tregonin që sportet ishin parahistorike që kanë ardhur gjithnjë duke u zhvilluar. Sportet që në lashtësi ishin parë nga Egjiptasit si aktivitete fizike që nuk lidheshin drejtpërdrejt me fitimin e bukës, pra ishin siç kemi ne shprehjen, sportet ishin “sa për sport” (nuk duhet ti marrim shumë seriozisht).

Greqia e lashtë mbahej si vendi me sportet me të zhvilluara dhe me të formuluara. LOJRAT OLIMPIKE kanë nisur në Greqi, pikërisht në vitin 776 p.k në një fshat të Peleponezit. Këto lojra shiheshin si nderim ndaj Zeusit, i cili për grekët e lashtë ishte krijuesi i tokës dhe qiellit, i njerëzve dhe i gjithë zotave të tjerë.

Lojrat olimpike nuk shiheshin vetem si një aktivitet sportiv apo si një mënyrë për të treguar aftësitë individuale dhe kulturat e ndryshme, por kryesisht si një mënyrë për të lavdëruar Perënditë.

Që kur fillonin lojrat olimpike dhe deri sa mbaronin, popujt grekë që ishin në luftë me njëri-tjetrin shpallnin armëpushim. Nëse ndodhte që gjatë lojrave olimpike krijoheshin armiqësi, kjo shpallej sakrilegj pasi këto lojra bëheshin për të nderuar Zeusin. Ndërsa lexoja keto gjëra rreth sporteve duke menduar për popujt grekë të asaj kohe, me erdhën ndërmend popujt e ballkanit të sotëm, dhe më konkretisht sllavet, grekët dhe shqiptarët.

Duke i krahasuar të sotshmit me të hershmit, të parët me ngjanë si më europianë, por çuditërisht më ngjanë dhe si më fetarë.

Ndeshja e sotme me Serbinë, por edhe ajo e para ca viteve me Greqinë ngjajnë më shumë si koha e përtëritjes se një urrejtje të vjetër, se sa si një urrejtjepushim (armëpushim) për hir të Perëndive që besojmë.

Krejt ndryshe nga kultura greke për sportet, në ditët e sotme duket sikur urrejta mes popujve legjitimohet në kohë sportive.

Duke ditur aspektin fetar të shqiptarve, (sapo mikpritëm bujshëm papën si fetaret më të mirë në botë), dhe duke njohur disi ortodoksinë fanatike të serbëve, e kam të vështirë ta kuptoj se si këta popuj aq fetar nuk e shohin sportin si një mënyrë për të lavdëruar perënditë e tyre.

Gjithsesi habia ime nuk zgjat shumë, sepse per të disatën herë i kujtoj vetevetes, që jo gjithmonë të qënit fetarë do të thotë të kesh Perendinë në jetën tënde.

Zoti i mbroftë lojtarët, duke bërë që të fitojnë më të mirët e asaj fushe.

P.S Natyrishëm zemra ma do që të fitojnë kuqezinjtë.

7 komente në ““Sa për sport””

  1. Dardha says:

    O djali. Te qenit fetar do te thote te kesh Perendine ne anen tende. Nese nuk e ke dmth. qe nuk je fetar ose hiqesh si i tille. Nese greket dhe serbet bejne kryq gjithe diten e Perendise, por nga ana tjeter urrejne e jane rraciste, atehere nuk jane aspak fetare por vetem hiqen si te tille. Dhe kjo eshte akoma edhe me keq se ata qe e pranojne hapur qe nuk besojne ne Zot.

    1. Dardha says:

      Me fal . Ne fjaline e dyte doja te thoja “… te kesh Perendine ne jeten tende.”

  2. Ladi says:

    Zakonisht shkruajm per te thene nje gje ndryshe, apo per te plotesuar dicka qe duket sikur i mungon shkrimit.. dhe shume rralle, ose hic te komplimentojme autorin! E gjej shume te kendshem kete shkrim dhe me nje mendim-ide mjaft te mencur.. Urime.

  3. Çiljeta says:

    Shkrim i mënçur, në këtë vorbull urrejtjeje dhe “lufte”, që po na shtyjnë, nuk e di se kush…???!!! “Zgjohu, shqiptar, nga gjumi zgjohu…!!!”… dhe bëhu qoftë edhe një herë i mënçur…(???!!!)

  4. robert th. says:

    Dhe kjo terheqje prej hundesh nuk mbaron ketu. Jam i sigurte se te tjera ngjarje do te ndodhin, te cilat do i bejne me se shumti shqiptar-kosovare apo maqedonas, dhe do ta haje edhe shqiptari i Shqiperise nga keto provokime prej idiotesh.

  5. Arben says:

    NORMALE QE DUHET TE BENI PERJASHTIM, PASI KENI DUART TUAJA TE NDYRA NE KETE MESELE.

    PROCEDIM DUHET PER PLATINI DHE MERKEL.

    PLATINI NUK DUHET TE LEJONTE QE EKIPET TE ISHIN NE NE GRUP

    MERKEL KA PERGJEGJESI SEPSE URDHEROI PLATINI TI VINTE EKIPET NE NJE GRUP, KUNDER TE GJITHA RREGULLAVE QE KA FUTBOLLI PER KETO VENDIME.

    LOJTARET NE FUSHE U SOLLEN BRENDA NORMAVE TE FUTBOLLIT, KESHTU QE NDESHJA DUHET TE PERSERITET NE FUSHE ASNJEANESE DHE E NJEJTA GJE PER NDESHJEN E KTHIMIT.

    JANE MERKEL DHE PLATINI QE DONIN TI JEPNIN NDESHJES NOTA POLITIKE DHE FAKTIKISHT DESHTUAN NE KETE TENTATIVE TE TYRE.

    ATA DUHET TE PAGUAJNE TANI.

    QE FUTBOLLI TE VAZHDOJE TE MBETET FUTBOLL, PERNDRYSHE UEFA DO TE THELLOJE RRUGEN SI NJE SHTOJCE E QEVERRISE MERKEL DHE DO TE DENIGROHET SHUME SHPEJT.

  6. kristi,,n says:

    Te pershendes mik dhe te uroj per menyren alla sniper te pikasjes se problematikes por .
    “Por”, gjithmone do te jete nje e tille , mbetem i habituar a thua valle serbet kane bere ndonjehere kryq dhe nuk kane pasur ne mendje urrejtjen ndaj nesh ? A thua valle greket e kane ende ne mendje te nderojne zeusin e plotfuqishem pa i kerkuar atij qe drejt nesh te bije nje nga rrufet percelluese te tij ?

    Jemi te vetem pothuajse te vetem ne mes te grabitqareve ama duhet ditur se edhe i verberi i mbron syt e tij …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje