Jehona që vjen nga Lugina e Preshevës për Edi Ramën në Beograd

11 Tetor 2014, 16:12Blog TEMA

Nga Dionis Xhafa

Serbia, ky shtet që na dukej sikur të kish qenë në ndonjë kontinent tjetër dhe jo fqinje jona, po “na afrohet” më së fundmi. Së pari, po na afrohet përmes zhvillimit të një ndeshjeje futbolli mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe së dyti për vizitën që kryeministri ynë pritet të zhvillojë në Beograd. Kjo vizitë duam apo nuk duam ka deri edhe dimension historik.

Për herë të parë pas 46 vitesh një burrë-shtetas i Shqipërisë viziton Serbinë. Shqiptarët me siguri e dinë se në ndodhet një zonë gjeografikisht në jug të shtetit serb apo në lindje të Kosovës që quhet Luginë e Preshevës, me tre komuna e banuar kryesisht nga shqiptarët, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc. Mjafton të heqësh një paralele shumë të thjeshtë për të kuptuar sesa pak bën shteti shqiptar për shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë.

Serbia sot ndidhmon serbët në veri të Kosovë dhe ka aty deri institucione paralele, iu dërgon nxënësve tekste shkollore dhe kujdeset edhe për ushqime e të tjera ndihma për komunat e banuara kryesisht nga serbët në Kosovë. Kujdesi i Beogradit ndaj veriut të Kosovës as që krahasohet me atë të Tiranës për shqiptarët në Luginë. Madje, Lista Serbe, subjekti politik më i madh serb në Kosovë si kërkesë të sajën kryesore për hyrje në qeverinë e re të Prishtinës ka asocacionin e komunave serbe në veri të shtetit të Kosovës, që Beogradi të mund ta kontrollojë më lehtë. Madje, kur liderët lokalë serbë në Kosovë kur e marrin një vendim nuk e marrin atë në rast se nuk merren vesh paraprakisht me liderët kryesorë në kryeqytetin e shtetit amë, në Beograd.

 Çfarë ndodh me palën shqiptare?

Shqipëria thuajse nuk ka pikë kontakti me shqiptarët e Luginës dhe për të drejtat e tyre vendos vetëm Beogradi dhe nuk ka asnjë presion nga ana e Tiranës për përmirësim të drejtash.

Këta shqiptarë në Luginë nuk kanë as mbështetje të potë as nga Tirana dhe as nga Prishtina, aq më pak të kenë kujdes aq sa ka Beogradi për serbët në veri të Kosovës. Tjetër problem është edhe përfaqësimi i shqiptarëve në Këshillin Nacional Shqiptar në Luginë, i cili është më i vogël sesa vërtetë ka shqiptarë në këtë zonë, për shkak se Serbia nuk ka kryer një numërim popullsie në tre komunat e banuara nga shqiptarët qysh prej vitit 2002.

Një fakt të tillë do ta thoshte edhe deputeti shqiptar i shqiptarëve të Luginës, Riza Halimi, i cili thekson se Edi Rama duhet të flasë fort për shqiptarët në Serbi, të cilët me Tiranën, siç janë larg gjeografikisht, ndihet sikur janë “tjetër botë”. Është koha që dinjiteti i shqiptarëve të mos merret nëpër këmbë, e drejta si themeli i njeriut të civilizuar të plotësohet dhe këtë mundësi e ka Rama në Serbi.

13 komente në “Jehona që vjen nga Lugina e Preshevës për Edi Ramën në Beograd”

  1. lexuesi says:

    Bën gabim or mik kur i quan qeveritarët në Tiranë e Prishtinë qeveritarë,nuk janë qeveritarë janë kusarë.Po të ishin qeveritarë do bënin diçka për ne e do kujtoheshin edhe për ju.

  2. polisi says:

    obobooo po pse si serbija jemi ne ne ngelem teu kacafyt me njeri tjetrin enuk po gjejm zjidhje akoma mes veti jo te nderhyin keta qeveritaret tan ke serbia nje shtet i fuqishem

  3. Te gjithe kritiket paskan lindur qe nga 23 qershori i 2013 tes!
    Ku ishin me pare,?,,,?,,

    1. mirel says:

      Ska faj.
      Ramiu tha qe kosovaret I ka fqinje dhe vellezer ka turqit..miq ka serbet!!

      1. Ilir Hoti says:

        Qenke mire i zgjuar!!! Ne cilen shpelle e ke marre edukimin??????????

  4. taso kume says:

    SERBET kane nje ndihme te pashembullt nga RUSET dhe gjysem ilegale nga Europa,qe nga koha e atentatit te GAVRILIT NE SARAJEVO me ndimen e pjeses me te madhe te EUROPES, ne nuk kemi miq te kesaj natyre,duhet te shkojme ne piken e dhenjes shpirte te na ndimojne dhe kete ndihme duhet te japim konçesjone.

  5. A says:

    E vertete eshte qe politikanet dhe pushtetaret e Shqiperise, vendi ame i gjithe kombit shqiptar, shtetin e Kosoves e ka fqinj, serbet i ka miq, kurse turqit i ka vllezer.
    Keto jane turpet dhe tradhetite e atyre qe udheqheqin Shqiperine prej 24-te vjetesh te ashtuquajtur demokraci. Ku ne pushtet per 13-te vjet ne pushtet ishte tradhetari dhe mashtruesi i Shqiperise SALI BERISHA, 8-te vjet ndejti FATOS NANO dhe tani ne vitin e 2-te te qeverisjes po rrin EDI RAMA. Qe shume nga premtimet qe ka thene ne zgjedhjet e pergjithshme nuk po i mban. Tung.

  6. Pelasgian says:

    Gabimin e bete ju qe late armet . Akoma se keni kuptu se me ke keni te beni ??? Me rracen me MUTE qe mund tek prodhu evolucioni . Rraca ShqipKARE ! Keni me te vertet durim derri qe vuani qe prej 1844 . Un do ishe SERBIZU dhe do isha ANTI-SHQIPKARI me i madh ne planet .

    Nuk ishin budallenj Arvanitasit qe u bene me grek se greket .

  7. Prenga says:

    O Dionis! Hape pak ndonje tekst historie te kuptosh se kush jane serbet ne raport me ne shqiptaret. Sigurisht qe jemi ne kohe te reja dhe takime do te behen. Edhe Esat Pasha me A. Zogun kane bere takime me serbet por besoj e dini se c’ bene ato. Rama te shkoje ne Beograd por jo me breke neper kambe. Te kerkoje njohjen e Kosoves prej shkjeve te Serbise dhe te drejtat themelore per Medvegjen dhe Bujanocin. Ndryshe le te rrije ketu ku eshte e te mos na harxhoje paret!

  8. Çiljeta says:

    I dashur Dionis, pse i drejtohesh shtetit shqiptar, për “diçka” që duhej ta bënte së pari shteti kosovar…???!!! (Me këtë që them, nuk dua të përjashtoj Shqipërinë…të kuptohemi)

  9. dorjani says:

    Serbia nuk e ka shkaterruar shtetin e saj asnjehere, kurse keta politikanet tane e kane shkaterruar disa here dhe nuk e lene te marre fryme prandaj ne vuajme nga semundje qe nuk na le te qete edhe te mendojme edhe per ata qe sot kane nevoje.

  10. Prishta says:

    Shume gjera i kerkojme tek politika ,shume e drejte se prandaj jane aty, por ne e di cfare bejme? vetem ne nje komente shpifim dhe shajme njeri tjetrin.

  11. Nje gje me shume e shume vlere ka bere kjo qeveria Rama ! Te nderuar komentues , te dy gishtat e simbolit te PeDese mu ne Kavejeen ish bastion i asaj ….. , ja keputi , ja sharroi , i hoqi mu ne Kavajen e britmave te te marreve te viteve te erreta Salinjane ! Tani si per ne , ne Shqiperi dhe per shqiptaret jashte kufijve shteteror , DITE TE MIRA PASKETAJ DO TE VIJNE . Lume kush te te rroje qe ta shof si zonje nje kohesisht dhe t’i gezohemi faktit te gjithe ; biles edhe ata qe na genjyen , na vodhen e na c’vleresuan kaq shume ne sy te asaj pjese te botes keqedashese .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje