Nga Ilir Levonja
Në shkurt të këtij viti, shorti na vuri përballë Serbinë. Midis të tjerave mbaj mend ekzaltimin në lidhje me frymën nacionaliste. Përtëritjen e urrejtjes, apo dhe deklaratat e tipit të Kreshnik Spahiut. (Ashtu si sot, kur që herët në mëngjes i bën thirrje kryeministrit të mos shkojë në Beograd.?.)
Atë kohë 14 tetori dukej larg. Ndofta nga kjo u ndez edhe fushata e strategjive të mbrapshta. Vrulli bosh, etj. Bëra edhe unë një shkrim (statut) në lidhje me këtë realitet. Ideja ishte tek intriga e deklaratave me frymë nacionale, nga koha e shkuar, përballë një realiteti krejt ndryshe. Theksova se fitimtarët jemi ne, jo serbët. Kjo e gjitha nëse do ta shohim në kushtet e realitetit të sotshmën. Ndaj na takon të sillemi si të tillë.
Më poshtë po e risjell, edhe një here, për koiçedenca të tepërta, në lidhje me rritjen e tonit nacional. që po has në faqet e shtypit tone. Pikërisht para nisjes për në Beograd.
……..
Thjesht, Futboll
Më 14 tetor 2014 Shqipëria do të ndeshet në futboll me Serbinë. Kjo në kuadrin e eliminatoreve të Europianit 2016, në Francë. Qysh prej shortit, të dielën më 23/2/2014, kjo ndeshje futbolli është bërë temë e ditës. Ka shumë ethe, shumë strategji, shumë paraimagjinata, aq sa nuk shfleton dot një web këtej dhe andej Ballkanit. Megjithëse, e thënë thjesht, është një ndeshje futbolli. Të paktën nga njëra anë ka sfumuar finesën sharlatane të politikanëve. Edhe pse është pikërisht kjo e fundit që ka çuar në një lloj imazhi të frikshëm midis qytetarit shqiptar dhe atij serb.
Pra, politika. Sidomos që nga shpërbërja e Perandorisë Otomane, u forcua me ngritjen e blloqeve, kultin e individit, deri sa na shkatërroi, dogji, vrau, shfarosi, zhvendosi nën dritën e rënies së murit të Berlinit. Në të njëjtën kohë është e çuditshme se si deri dje shorti na shmangte. Sikur diçka misterioze i largonte këto dy vende, sikur i ruante. Ndofta ka patur ndeshje klubesh, them ndofta nga që nuk kam informacionin e duhur në lidhje me takimet sportive. Mbaj mend vetëm edicionin ’87-1988 kur Flamurtari i Vlorës eleminoi Partizanin e Beogradit nga kupat e Europës. Edhe sot e kam të gjallë atë gol të Sokol Kushtës, por edhe mbylljen e trishtë të regjisë televizive me një buqetë lulesh hedhur në barin e fushës.
Atëhere, dukej sikur ndesheshin dy botë amorfe alienësh. Jetonim atmosferën me dritë të pakët të yjeve, jo të lirisë. Tani shorti i një kohe tjetër. Na vuri përball. Një sprovë e madhe. Sepse deri pikërisht kësaj dite, trajta e ajrit midis shqiptarëve dhe serbëve ka qënë me përmbajtje jashtëzakonisht të lartë inkadeshente. Duket se tani është ujëzuar disi, në kuptimin kohor. Në një prove të re shqiptarët dhe serbët. Short inatçor, ku në fund të fundit u thotë njerëzve se, jepini kuptimin jetës, tregojini se sa e vlerë dhe e vërtetë është të jetuarit në liri. Qytetaria, bashkëjetesa, etj.
Mirëpo jashtë të gjitha këtyre, në kuadrin jetësor ka një tjetër panoramë. Shqiptarët dhe serbët vërejnë se kanë kaq shumë të përbashkëta midis tyre aq sa habiten me historinë. Flasim për qytetarin e thjeshtë, atë që përbën shumicën. Kemi të përbashkët nervin, gjaknxehtësinë, tundimin nga fjala e dhënë, konceptin për mikun, ruajtjen e shpatullave etj. Por sidomos rakinë. Unë përshembull kam vite që punoj me serbë, këtu ku jetoj. E kam trajtuar edhe më përpara raportin e marrëdhënieve ballkanike në dheun e huaj. Me serbët kemi një afrimitet dhe kujdes gati kontraversal me atë realin në Ballkanin tonë perëndimor. Nuk e di përsenë, përpiqem, ose më saktë kam kohë që dua ta kuptojë pse. Ndofta janë pikërisht tiparet e përmendura më sipër.
Kam këtu Gordanën nga Beogradi. Më tha një ditë se byrekun e kemi mësuar nga ju, nuk e njihnim. Një nuse e kushëririt, nga Prishtina, ajo na e mësoi. Pastaj flasim për gatimet e tjera, sarmën, apo lakramen me mish të grirë e oriz, shlivovicën e tyre, (nuk bën vaki të mos më sjelli një shishe të tillë sa herë që shkon në Beograd) dhe rakinë e rrushit tone. Mallin e saj për konjakun Skëndërbeu, të Korçës. Ndihmojmë njeri-tjetrin, e presim e përcjellim në aeroport.
Dhe nuk na vjen mire kur na shenjojnë me gisht të habitur, serbë e shqiptarë?! Flasim edhe për historinë, politikën ndër vite të Ballkanit tone. Eshtë thjesht një ndeshje futbolli, e tillë duhet trajtuar. Më shumë se serbëve u ka dhënë shqiptarëve një shans historik. Fitimtarëve! Një komb, një kombëtare.
kjo fitore i dedikohet kombit
Ti mor zotri kot e ke dhe mundohu sa te duash por prape se prape per serbin shqiptari mbetet i eger dhe siq na quajne ata llopovi ( hajna ) dhe divljaci ( te eger ), ty me fat krushqia por keq do te zhgenjehesh nje dite.
Asnje lloje PAQEJE me kta BARBAR ! Ti shtrengoje fort Gordanane a Gardanen e Kaaaaaarit . Per SHQIPTART E VERTET VLEN SHPREHJA ( SHKA I MIRE , SHKA I VDEKUR ) . Edhe foshnjet ne djep duhet me ja u hedh ne furre druve .
PS = Kuzhina jone dhe ajo e shkieve eshte shume e influencuar nga kuzhina Turke .
Te tjerat jan llogje kavaje , kemi mentalitete te ndryshme . Ata URREJNE cdo gje dhe jan popull pa ndjenja .
Edhe une jam dakort me artikullshkruesin afersine me ta ne e kuptojme kur jemi jashte,bile une do thosha qe i gjithe ballkani eshte i ngjashem,dhe pikerisht kjo ngjashmeri shpesh na ben armiq.Une shoh armikun me te madh te shqiptarit po shqiptarin,pastaj vine te tjeret Serbe,Greke etj.Prandaj hajde ta shohim njri tjetrin me dashuri te shohim ato qe na bashkojne dhe jo ato qe na ndajne dhe do shohim nje ballkan tjeter.Kete mendoj qe do te be dhe kryeministri me viziten e tij ,kete mesazh duhet te japi dhe ndeshja e futbollit duke uruar qe fotbollistet tane ta shohin si nje ndeshje sportive dhe te karakterizohen nga ajo sjellje e admirueshme qe shohim dhe ne ndeshjet e tjera.Uroj fitore dhe ndoshta dhe pak fat.
Ju kujtoj Fishten qe per sllavet (serbet) shkruan:
“Un shqiptar e ti je shkje
Ne na ndan nji qiell e i’fe
Ne na ndan nji toke e i’ dhe
N’mni t’ shoshoqit kemi le! ..”
Ju kujtoj nje fjale te urte te thanun prej dibranve gjate kohes kur Shqipnia e Jugosllavia kishin marrdhenie “te mira”:
“Hasmi i vjeter s’ bahet kurre mik i ri!”
Per kete thanie kan pas gjete belane (kane kalue n’ burg) shume dibrane ne periudhen 1945- 1949!
Nuk jemi ne shqipetaret ashtu nacionalist ne kuptimin negativ te fjales.
jane serbet qe urrejne cdo gje shqipetare dhe qudia eshte qe nuk ju kemi asnji borgj.
ai me urren e une ti shtrij doren si fqinj !!!???
Apsurde. Nuk do bente asnji popull.
SHKO NE STADIUM MOR PALLE KARI E SHIKO SA TE DUAN.TE LUTEM ME KTHE PERGJIGJE.