Budallallëqe në Beograd

15 Tetor 2014, 20:36Blog TEMA

Nga Enver Robelli

Kur mbizotërojnë emocionet arsyeja varroset. Pas ndeshjes së futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë secila palë i ka “të vërtetat” e veta, të cilat shpërndahen nga mediet që janë vënë në shërbim të propagandës. Lojtari serb që e kapi flamurin provokues shqiptar shikohet si hero nga gazetat beogradase, pala shqiptare e quan Taulant Xhakën po ashtu hero – sepse e paskësh mbrojtur “flamurin e shenjtë shqiptar”. Edhe pse s’bëhej fjalë fare për flamur, por për një copë tekstil me fotografi personalitetesh historike shqiptare, me shqiponjën dykrenore dhe hartën e Shqipërisë së Madhe (ose etnike, siç kanë qejf ta quajnë patriotët e vetëshpallur).

Mediet në Kosovë e Shqipëri shpërndajnë pandërprerë shënime të lojtarëve të kombëtares shqiptare të postuara në Facebook apo Twitter. Janë shënime që nxisin urrejtje dhe ndjenja nacionaliste dhe me gjasë asnjë prej tyre nuk është shkruar nga Xhaka dhe të tjerët, por nga profilet e rrejshme në Facebook. Kjo nuk i pengon mediet tona që rrenat t’i shesin si lajme të vërteta. Këto ditë po dominohen prej emocioneve dhe në këtë pazar shitet çdo budallallëk. Por, as Xhaka dhe të tjerët nuk e shohin të domosdoshme që publikisht të demantojnë postimet që bëhen në emër të tyre në Facebook e Twitter.

Nuk ka dyshim se pala serbe provokoi e para dhe pamasë, thirrjet për vrasjen e shqiptarëve u përsëritën pandërprerë gjatë dhe pas ndërprerjes së lojës. Këto thirrje janë pjesë e ritualit serbomadh, pastaj u hodhën petarda në fushë dhe gjësende të forta. E udhës do të ishte që në këtë situatë pala shqiptare të kërkonte ndërprerjen e ndeshjes. Por, doli dikush shumë i mençur dhe me joystick e futi në stadium fluturaken me flamur që shpejt ua fryn muskujt patriotëve iliro-pellazg.

Ndokujt mund t’i duket ide origjinale kjo puna me fluturake, por pasojat kanë mundur të jenë fatale, duke ditur potencialin agresiv të huliganëve serbë, disa madje me përvojë edhe në trazira të tjera si në Gjenovë më 2010, kur u ndërpre ndeshja Itali:Serbi. Tash po shohim veshë të përgjakur, hundë të thyera, qafë të gërvishtura të futbollistëve shqiptarë. Pak ka munguar dhe sot do të shihnim kufoma.

Për çka? Për shkak të krenarisë mesjetare ballkanike. Kjo bën vaki gati 25 vjet pas shpërthimit të luftës në Ballkan dhe mbi 15 vjet pas përfundimit të gjakderdhjes në Kosovë. Nxënësit në Prishtinë pas marshit të tyre të marrëzisë do të kenë një perspektivë shumë më të mirë jetësore në krahasim me ditën e djeshme.Shqiptarët kudo në Ballkan gjatë 25 viteve të fundit kanë arritur shumë falë pozicionimit strategjik properëndimor. Shqipëria është në NATO dhe rrugës për në BE, Kosova e pavarur, shqiptarët në Maqedoni jetojnë më mirë se në vitet 90-të kur vriteshin pse kërkonin universitet. Pra, një komb mjaft dinamik, por i dezorientuar për shkak të elitave politike katastrofale, gjendet përballë shoqërisë serbe të rënë në depresion nga luftërat e humbura, të pakuptimta dhe fatale.

Ndoshta nuk është e tepërt që nga shqiptarët të pritet të mos merren me lojëra të padobishme nacionaliste. Për fat të keq sidomos në Kosovën e pllakosur nga mjerimi dhe humbja e besimit në çdo vlerë, urrejtja, racizmi, nacionalizmi folklorik janë bërë pikë bashkimi dhe mobilizimi i njerëzve. Pse? Sepse askush s’ka me çfarë të krenohet tjetër: as me shtet, as me ekonomi, as me mirëqenie, as me sistem arsimor, as me zhvillim kulturor. Kur nuk i ke këto kapesh për atavizma mesjetarë.

Në gjithë tollovinë e Beogradit duhet të shquhet shembulli i një futbollisti serb që u përpoq t’i mbronte pak futbollistët shqiptarë derisa po iknin në katakombe. Ky ishte një sinjal se jo të gjithë serbët në stadium ishin çmendur nga dalldia nacionaliste.

[email protected]

24 komente në “Budallallëqe në Beograd”

  1. tralalala says:

    Kur vini edhe ju kozmopolitet nga Zvicra te na jepni mend. Po pse mor zoteri i dashur mos duhet tani edhe ti ulim breket tani. I lexoni deklaratat e gjithe zyrtareve serb leri pamjet filmike qe flasin vete, perseri sipash jush jane shqiptaret qe kane ngacmuar serbet. Barazimi i rracizmit serb dhe barbarise se tyre me sjelljen tone nuk eshte aspak korrekt. Nuk mund te behet asesi njehsimi i gjithe asaj qe ndodhi mbreme a thua se edhe ne shqiptaret kudo qe jemi u beme pjese e nje turme pothuajse kanibale. Pse nuk ishte edhe ti zoteri ne ate stadium edhe te shikoje se çfare do te ndodhte edhe sikur te flisje shqip.
    Te pakten kesaj here edhe shteti shqiptar u pergjigj ashtu siç duhej, me nje gjuhe rracionale por me plot mesazh, le te mos behemi me katolik se papa meqe e patem edhe per vizite muajin qe shkoi.

    1. ferrero says:

      sepse enver robelli nuk eshte nje femije kozmopolit si fevzo e bushati e te tjere si keta qe kthehen nga beogradi e ne tv shqiptare perverse duan te na rreshtojne per lufte. dhe kush pra? krimbat e perditshmerise shqiptare konfliktuale qe eshte e ketille po nga keta kozmopolite qe e lodhen shoqerine shqiptare deri ne shkaterrim me ‘kozmopolitizmin’ e tyre. Ne pyetjet dhe dilemat qe ti i ngre per krahasim me serbet, i arsyeshem dhe straegjik po deshe dhe nacionalist funksional dhe jo banal do te ishit kur shteti shqiptar, nga tere kushtezimet perdhosese qe i vendosen a kerkuan serbet, nuk do te shkonin fare shqiptaret ne Beograd. Kushtezimi i tyre i bezdisshem me kushtezimin racional shqiptar e te UEFA-s do te bente te ulnin bishtin serbet dhe jo te benin laviren shqiptaret. Ne fakt laviren per qejf e te moralshme tash e luajne shqiptaret e vonshem kuazipatriote. Dhe me ke ishin atje se keta futbolliste te mjere e te pambrojtur….vetem me analistet perbrenda xhamave te blinduar te vip qosheve te cilet endrren e ‘tmershme’ qe perjetuan duan te na e shesin per patriotizem te semure. pra, kishin mbushur pantollonat keq akoma pa u djegur koka qofte dhe nga nje shuplake e vetme e jo me te ishin ne lekuren e futbollisteve te cilet ishin lene ne mes te 30 000 mije perbindshave qe per ironi te fatit te keq perbrenda kesaj shifre benin pjese dhe ky ‘publik’ i kriminel-analisteve kozmopolite dhe bythelepiresve shqiptare te tjere qe shkuan ne Beograd per te shikuar ndeshjen te mbrojtur me xhama ne vip tribune. si bythelepires qe jane mendon ti se do shkonin valle atje e te ishin jashta mbrojtjes me xhama? As nuk u ka ardhur turp duke pare si gladiatoret djemte e kombetares te cilet mund te ishin dhe viktima arkivolesh dhe shume mire qe nuk ndodhi kjo se te gjithe keta qe shkumezojne patriotizmin e stisur, te njejtit do ti harronin shpejt e shpejt viktimat e mundshme e te kota. Historia jone e re dhe e kaluar na meson se shoqeria shqiptare figurat sakrifikuese edhe per ceshtje me te medha se sporti, i harron shpejt, per te mos thene i perbuz keq. Jane mesuar te jene analiste poterexhi ‘kozmopolite’ si krimba brejtes te percarjes se shoqerise shqiptare neper tv debatuese banale e perverse. Pra, serbeve apo dhe budallase sic thuhet shpesh, nuk duhet leshuar rrugen, por duhet te tregosh se je parimore ne rregullat qe kane vendosur te tjeret-ne kete rast UEFA dhe jo te pranosh te prostituosh nje nate me perpara e pastaj te thuash nuk isha une apo nuk duhej te isha atje. Perballe idiotesive serbe ka kohe qe shqiptaret/kosova, bejne vetem ‘amen’ se c’thone ata, nderkohe qe dhe nderkombetaret kur shohin dobesite shqiptare neve na duket se jane proserbe.

      1. robert th. says:

        Gjith kete koment patetik per te perfunduar ne konstatimin e fajit te federates shq., qe pranoi kushtet (cilat kushte xhanem?). Cfar duhet te bente federata shq., cfare UEFA, cfare tifozet qe shkuan per ta pare ndeshjen? Kur thua se serbeve nuk u duhet leshuar rruge, ti qe qenke jo-analist, por njeri i veprimeve, cfar rekomandon? Provokime idiotesh, qe tani te llapin serbet sa te duan? Apo rekomandon lufte, qe ta haj Shq.? Perse gjith ky diskutim patetik pa nje rekomandim te vetem konkret!?

        1. ferrero says:

          ik futja se s’ke kuptuar gje ti se c’kam thene une. Ti je nje nga ata shqiptaret as mish as peshk, shpesh as burre as grua, shpesh as njeri as k….. me bisht qe beni uuhhhh pasi ia futni vetes bashke me ata qe ua fusin. per c’dreq e ke uefa-n te te mbroje ajo sic ka plotesuar kerkesat bizare te serbevve. ik pirdhu shkerdhate

    2. Bashkimi says:

      ky shizofreni ka kohe qe ka ikur nga spitali psikiatrik, ndonjehere ia qellon ne ndonje fjali por ne parim reflekton shizofrenine individuale me argumente.

  2. tourkofagos says:

    …ne Kosove nuk kane me se te mburren ku ekonomia,mjerimi,skamja,pa arsim,mjexi etj pseudonacionalet kapen pas atavizmave mesjetare.
    Ne nje koment te nje gazetari grek mbreme pas ndeshjes ai shprehet;
    -kriza ekonomike dhe mjerimi ne keto shtete i shtyne njerezit drejt pseutonacionalizmit……….

    1. Toni KS says:

      Askush nuk vdes nga uria ne Kosove edhepse kjo do te te lumturonte pa mase ty. Shiko hallin tend ti. Edhe mos shit mend te cilat nuk i ke. Perndyshe e dergojme Canen te te perpunoje si ate huliganin serbocetnik.

    2. Antimi says:

      Kriza ekonomike dhe mjerimi… vlen edhe per Greqine, Agimi i Arte partia e trete ne vend. Dhe Greqia ishtenje nga 20 ekonomite e para te botes, Kosova nje krahine e pazhvilluar e nje shteti qe e keqtrajtonte. Pse nuk shikon trarin ne syrin tend po qimen ne syrin e tjetrit, o i paudhe?

  3. Toni KS says:

    Ja ke fut kot Robell. Krejt bota pa fetyren e vertete te serbeve. Ne kohen kur ata po avanconin padrejtesisht drejt BE-se pa paguar per krimet,pa u penduar fare dhe cka eshte bizare me zevendeset e Millosheviqit dhe Sheshelit ne krye. Ndersa viktimat e tyre mbahen te izoluar dhe te getoizuar. Krejt keto duke luajtur lojen tipike serbe te rrenes dhe mashtrimit. Se gjoja Serbia paska nderruar kurs. Ndersa Shqiperia kushtezohet ne rrugen e saj drejt BEse. Kjo me se paku do te cjerre masken e hipokriteve qe perkrahin parezerve Serbine ne kurriz te shqiptareve. Nuk ka asgje te beje me patriotizmin e rrejshem por me nje sfide fundamentale te kombit i cili frymoi si i vetem nga Mitovica ne Sarande. Cdo cmim ja vlen per kete vetedijesim dhe kete unitet.

  4. Albani says:

    Nuk ka te bei ekonomia e dobet eksipne.Hitleri perse kishte ekonomi te forte ishte nacionalist,sulmoi evropen.Ne Greqi ekonomia eshte per tu admiruar,por nacionalizem ka shume,krisi avgi force e trete,per ta nuk ka minoritete.mos ini shume filo-serbe.Marredhenie e sinqerte Greko-shqiptare si dy popullsi me te vietra ne ballkan do te largonte rrezikun turk per zgierim.Qendrimi I keq Grek karshi nesh ben,qe duke qene te rrethuar te hedhim syte nga turko-mongolet….Me respekt.Sevazmos.GRQIA E BUKUR.OMORFI ELADHA.

  5. esmi says:

    duhet vepruar dhe menduar si Robelli. po ai e ka mire……tere jeten me lufte do ecim…..? jo, kryeministri shqiptar do dije te ndaje temirat dhe te keqijat. une kam besim dhe situata do te ndryshoje per mire. vetem keshtu europa do na marri ne gjirin e vet.

  6. Arben says:

    NORMALE QE DUHET TE BENI PERJASHTIM, PASI KENI DUART TUAJA TE NDYRA NE KETE MESELE.

    PROCEDIM DUHET PER PLATINI DHE MERKEL…..

    PLATINI NUK DUHET TE LEJONTE QE EKIPET TE ISHIN NE NE GRUP

    MERKEL KA PERGJEGJESI SEPSE URDHEROI PLATINI TI VINTE EKIPET NE NJE GRUP, KUNDER TE GJITHA RREGULLAVE QE KA FUTBOLLI PER KETO VENDIME.

    LOJTARET NE FUSHE U SOLLEN BRENDA NORMAVE TE FUTBOLLIT, KESHTU QE NDESHJA DUHET TE PERSERITET NE FUSHE ASNJEANESE DHE E NJEJTA GJE PER NDESHJEN E KTHIMIT.

    JANE MERKEL DHE PLATINI QE DONIN TI JEPNIN NDESHJES NOTA POLITIKE DHE FAKTIKISHT DESHTUAN NE KETE TENTATIVE TE TYRE.

    ATA DUHET TE PAGUAJNE TANI.

    QE FUTBOLLI TE VAZHDOJE TE MBETET FUTBOLL, PERNDRYSHE UEFA DO TE THELLOJE RRUGEN SI NJE SHTOJCE E QEVERRISE MERKEL DHE DO TE DENIGROHET SHUME SHPEJT.

  7. o alban o te dhjefsha ty me gjithe greqine vendin e pederasteve more koqe kandari

  8. Moisi Golemi says:

    Ik ore gazetar palle. Po na mesoke globalizmin ti, lyre.

  9. Bravo says:

    JAM SHUME DAKORD KET ARTIKULL, KETU THUHEN GJERA TE VERTETA, NDRYSHE SE CFARE THUHET NGA SHUMICA E MEDIAVE.
    te lumte,

  10. ylli says:

    Jam dakort sa i perket futbollisteve serb, me pak prejashtime pjesa derruse ishin korrekt. Problemi te serbet ashte, se ma e emancipuar ashte shoqria, se sa instutucioni, ketu perfshihet vojvoda Nikoliq, Partizani i qetnikve Vuqiq, dhe organi gjenital i Milllosheviqit Ivica Daqiqi…

  11. Qytetari says:

    Z Robelli pamvaresisht qellimit te shkrimit tuaj, nga sa thoni, ju beheni pjese e akuzes se Shqipetaret jane shkaktar te ngjarjes.
    Ku e dini ju se fluturakun e kane leshuar Shqipetaret? Apo edhe ju
    iu perfshiu emocioni i vidove ne youtube te hedhur nga adoleshentet te cilet donin te merrnin meritat per hedhjen e flututakut.

  12. dandaramanda says:

    Sh bukur e ke shkruar artikullin,por bjeri me drejte;kosovaret dhe maqadonasit jane terroriste dhe ne vorbullen e tyre duan te fusin edhe shqiptaret.

  13. cubi says:

    me ne fund 1 shkrim per tu lexuar

  14. Sadik Elshani says:

    Zoti Robelli, mos u mundo te behesh me katolik se Papa.

  15. Dioni-Gjilan says:

    Robelli eshte nje jugonostalgjik i perbetuar.ky faqezi dhe shefi i tije Veton Surroi-nuke lene gure pa levizur per te derguar luftetaret e liris ne burgjet e hages-euleshit.te ne thone se te robellt nuk ka pasur kurr burra te fjales dhe pushkes.-monafik(spiun,qen endacak,llaskuc)gjithmone ka pasur te robellt.Robelli-per nje honorar simbolik dota sill e pshtill dhe ne funde thirrjet per vrasjen,prerjen,rjepen e shqiptarve dota klasifikoj si diqka te natyrshme nga huliganet modern!.te vraft buka o robell gjakprishuri.

  16. bashkim says:

    oenver robelli alahu t udhzovt n udh t mar ty edhe qita t shypnis do do jo krejt po disa qe ma shum po i dojn shkjet se shqiptart e kosoves e shqiptart emaqedonis
    allahu ju ka dhan bereqet e t mira boll po s din me i shfrytzu me pas tjerat shtete si shqiperia gaz e naft kishin rrnu si beg plus prej mollav limonit portokajt kivit ullijt e shum bereqete t allahut qi bahen n at tok s munohni me ba shtetin e fort po mirrni me sene t kota komentoni as vet se dini qka komentoni mse qyky enver robelli allahu ju udhzovt n rrug t mar juve edhe enver robellin

  17. pajtim says:

    ke shume te drejte shoku Enver. te rroje partia.

  18. hrh says:

    ky robelli apo rrebeli nihet me ndjenja anti kombetare dhe pro sllave.mallkuar qoft tipi i till.enver rrobelli oj qelbesir e zier ne ndytesir ma mir hup ne serbi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje