Mos i vrisni serbët!!!

16 Tetor 2014, 19:00Blog TEMA
Mos i vrisni serbët!!!

Nga Ermal Petushi

Popcorni më ngeci në fyt, ekrani u la e u shpla nga birra e sprucuar mbi të dhe  karrigia gati u  thye teksa rrëzohesha duke u zgërdhyer histerikisht me atë që sytë e mi të virgjër nga skena të tilla, po vështronin. Mes klithmave animaleske “vriteni shqiptarin”, flamujve të djegur, gurëve, fishekzjarreve e stolavë në fushë, u shfaq ashtu, papritur, pafajshmërisht, pa komplekse dhe pa pikë turpi një dron i vogël që ngrinte peshe simbolet e rënda kombëtare tonat, si për t’i hedhur pakëz sheqer asaj torte të tharte që fqinjët tanë kishin gatuar për ne. Unanimisht e patëm pritur si shtatanikë ndeshjen kundër Serbisë por ndoshta isha ndër të paktët që e shikonte thjesht me shumë kuriozitet si një ndeshje futbolli mes dy rivalesh historikë që nuk ndesheshin prej dekadash e ku në lojë ishte një 3-pikësh shumë i vlefshëm për ëndrrën kolektive që na sheh pjesëmarrës në Francë 2016. Qënkam gabuar, si gjithmonë, dhe u ndërgjëgjësova që ajo ndeshje s’kishte lidhje me futbollin kur Maja Koçijançiçi trashi zërin ndaj nesh e kur deklaratat paradoksale të Platini e Blater, Vuçiçit, Daçiçit,Maraviçit dhe kremviçeve të tjerë pushtuan mediat boterore. Gjeopolitika ka nën kthetra edhe futbollin….

Ajo çfarë ndodhi më pas tejkalonte kufijtë e botës së çudirave të Lizës. Uefa dhe Fifa përveçse shfaqën që në momentin e parë filoserbinë e tyre treguan edhe që nuk kanë aspak sens humori sepse ajo çfare ndodhi në fushë, përtej dramaticitetit dhe gati tragjedisë , cekte kufirin e komikes. “Shqiptarët provokuan! Shqiptarët bënë politikë me futbollin!! Shqiptarët rrezikojnë t’i dhurojnë fitoren Serbisë për braktisje të ndeshjes”….shqiptarët……Mesa duket, në UEFA, materialet filmike të ndeshjes ia paskan lënë në dorë për gjykim Ardiana Fullanit.

U ndjeva i braktisur, një frustrim kronik i trashëguar ndër breza nga padrejtësitë që historia e kontinentit të vjetër na ka dhuruar bujarisht. U ndjeva i braktisur kur diplomacia e Bushatit mori si përgjigje një “beep beep beep” nga kahu tjetër i receptorit. U ndjeva i braktisur edhe kur doktrina kristiane e kryeministrit tonë e frenoi atë të artikulonte ndonjë fjalë më shumë se “turp, turp” apo “Olsi është shnosh, mos u bëni merak”, ndërkohë që homologët e tyre hapeshin bythësh duke na bërë moralizma me leksione mbi civilizimin e shqiptarëve, duke na treguar rregullat e lojës, dhëmbët, grushtat e avionet luftarakë që disponojnë ata. Në dukje, manifestim diplomacie, në fakt, ndjenjë inferioriteti. Një betoniere mediatike mbushur me fekale që ndyn çdo gjë që e rrethon duke na bërë të qelbemi erë njësoj si ta, e kanë bërë prej kohësh, e nuk rreshtin as sot duke përfituar edhe nga një ndeshje e thjeshtë futbolli, të paktën e tillë duhet të ishte. Cfare dështakësh, apo ndoshta jo, duke qënë se taktika e tyre funksionon dhe ka ngritur në sytë e të huajve imazhin e disa tribuve primitive uzurpuese të Ballkanit, që zihen prej shekujsh për gardhin që i ndan. Imazh që na rri për shtat sepse rrobaqepësit na e kane qepur slim fit pas trupit siç është moda. Në tryezat e rrumbullakëta europiane larg syve te mediave, atje ku mbizotëron çaji anglez, whisky dhe purot kubane psherëtihet në veshët e njëri-tjetrit ajo që dëgjohet rëndom edhe në tavolinat e bareve nëpër cepat e ghetove të qyteteve europiane sa here flitet për juglindjen e Europës. Kryefjala është: “Hë mo se ballkanas janë”. Ndoshta jemi në të humburit, edhe kësaj radhe…

Nëse nevojitet një “hakmarrje” inteligjente ndaj neofashizmit serb, inteligjente po aq sa idea e dronit me flamurin e që na tregon ashtu siç ndihemi vërtetë, superior ndaj fqinjëve, atëherë në asnjë mënyrë nuk duhet vënë në zbatim kriteri i reciprocitetit për ndeshjen e kthimit. Mos i vrisni serbët kur të vijnë vitin tjetër këtu, por tregojuni mikpritjen e bujarinë shqiptare! Kur t’ju vijë ndërmend stoli mbi kokën e Balaj, futini duart në xhepa e le të gjakosen grushtat nga shtrëngimi, por mos i nxirrni prej aty! Kur t’ju kujtohet se si u zhvat flamuri, kujtoni Canën që shtrin përtokë huligansin apo Xhakën shtatshkurtër që nuk dhjaksej përpara 13 lojtarëve serb dhe lëreni t’ju shpëtojë një buzeqeshje! Mos u hakmerrni, është thjesht futboll, kështu duhet të jetë. Lirojani rrugën kur të livadhisin nëpër Tiranë, shmangni kryqëzimin e syve kur t’i keni përballë, rezervojini gjysmën e stadiumit, trajtojini si princër e ledhatojani egon gjakftohtësisht dhe pastaj……pastaj le të pirdhen qetësisht andej nga erdhën të përdhunuar nga të paktën tre gola në portën e tyre po aq sa gishtat që ngrenë sipër sa herë iu jepet rasti e që akoma në kaq vite distancë nuk ia kanë gjetur vendin gishtave të shkretë. Kjo do të ishte spektakolare, europiane , modeste dhe gjeniale, ndërsa çdo sjellje tjeter do ishte thjesht nacionalizëm primitiv që i hyn në punë vetëm Kreshnik Spahiut. Në genet tona mbartim vlerat europiane të tolerancës e respektit, ne nuk u njohëm me to kur zbritëm nga Siberia. Mos lejoni të vënë shenjën e barazimit mes tyre dhe nesh! Ne nuk jemi njësoj, ne nuk jemi si ata, sepse fundja Dronat fluturojnë ndërsa Viçat kullosin…

37 komente në “Mos i vrisni serbët!!!”

    1. Epiriiiiiiii says:

      Je OK fare me kete Shkrim me kete Arsyetim, Por 1 Kor Gjigand me Himnin JEBEMTI SERCJE SERBJU( te Q… Zemren Serbe) duhet qe ta ndiejne pak Hidhermin, ligeshtohen pA mas kur ua thua kete sharje

      1. shqiptari says:

        Mos e shaj Prizrenin!

        P.s. Zemra e serbise eshte Prizreni yne (sipas serbeve)

  1. Anaild says:

    Shkrim ordiner. E paskeni vene edhe te Aktualitet?! Apo ndonje cun miku o Mero? ?

    1. Arden says:

      Pa te shohim ty more vella me nje shkrim me te bukur e me pak ordiner. Je i mrpritur me shkrimin tend.

  2. Albanian says:

    Ti mire e ke more byrazer,por derisa evropa plake dhe kurve eshte filoserbe,cfare pret pasi ti presim ne si princa cetniket ?! Do marrim cmim ginis apo ndonje fjale te mire nga ata filoserbe ??? Thjeshte do i bejme te ndjehen akoma me superiore dhe te ngerdheshen me ne duke thene; Ata se kruajne dot me ne,jane te dobet,frikacake,te pa fuqishem etj… Duhet ta dije cdo kush,nese nuk vendoset drejtesia pas ksaj ndodhie,ajo ne Shqiperi do jete 10 fish me e madhe !

  3. Kremvicet says:

    E ke qar vella po ne asnje kombetareje si kemi bere dem kur kemi luajtur…perfshire greqine.As serbit nuk besoj ti bejme gje.Vetem nese UEFA ben qoka e pazare me nderin tone ju jam i lutur te gjith atyre qe e lexojne kete artikull qe kur te luajme perseri kudo qe do luajme me ose pa tifoze ti presim dhe tju vejme flaken.pra ate fuci qe ata kishin ne stadium ne ti veme flaket se boll te kqija na kane bere…Moterqirat

  4. GenciD says:

    Kot u mundove te shkruaje kete artikull.Nuk do te kete ndeshje te ardhshme.Evropa “kurve” do na denoje , se ne nuk kemi as federate as shtet qe te kerkoje te drejten por kemi servila pushtetare qe do ulin kokat per te mos humbur karriget e pushtetit..”Do e hame turpin me buke “,sic thote populli yne i mencur…UEFA nuk ka ndonje interes te madh ekonomik prej nesh dhe as do ju behet vone nese nuk luan Shqiperia ne eleminatoret e europianit…

  5. Petro says:

    Nuk e di perse nuk e japin TV manifestimin Fest-Loje ne Durres, ku ishin te ftuar si ne shume vite te shkuara femijet nga gjithe Ballkani, perfshire edhe nga Serbia.Nje parakalim ne Rrugen tregtare , nga Teatri Aleksander Moisiu deri ne Kolegjin Amerikan (Ndertesa e peruruar se fundi ne ish ambjentet e NI Cigares)ndertese ndoshta me e madhja ne ballkan ku do te zhvillohet per tre dite kjo feste e madhe paqeje me lojra e valle popullore nga te gjithe shtetet.besoj se askush nuk iu versul flamurit serb qe mbanin femijte.Po jepeni, mor gazetare, jepeni, te shikoje bota mbare kulturen dhe tolerancen e nje qyteti nga me te vjetrit ne Ballkan, e nje populli , me te vjeter ne Ballkan dhe atehere cdo gje do te jete e qarte.Historia nga nje here te vjen para sysh e ngrohte e vertete.Po e pres me padurim ate skene.

  6. Genci says:

    Ermal dronin na e futi sherbimi sekret serb. Na futen ne gracke prandaj mos u shpejto te pranosh versionin serb qe dronin e hodhen shqiptaret kur staiumi dhe Beogradi ishin ne shtetrrethim. Po bejme lojen e serbit duke pranuar versionin e tyre, pa fakte, qe droni u hodh nga shqiptaret. Kush i pa shqiptaret, kush i kapi, kush jane? Kini parasysh ndonje ose disa shqiptare te verfer mund te arrestohen nga serbet qe te na e hedhin fajin neve. Mundet edhe te torturohen per vdekje qe te pranojne qe e hodhen ata dronin. Duket qarte qe gjithcka eshte pergatitur ne bashkepunim me vellezerit Ruse qe te merrnin edhe perkrahjen e tyre te forte. Eshte nje veprim i sherbimeve sekrete serbe dhe ruse, ai droni. Nuk kemi flamur te zi ne. Flamuri jone eshte i kuq. Te zi flamurin e ka vetem ISIS (terroristet islamike). Prandaj te distancohemi nga droni dhe flamuri i zi i pergatitur nga serbet.

  7. Kuksjani says:

    Te gjitha jane me vende!
    Dronat fluturojne,viqat e lopes kullotin, kjo me beri per te qeshur…me te madhe.
    Cfardo te ndodhe ne vendime,komtarja e Futbollit Shiptare per ne ka marre 6 pike.
    Lereni Serbet te vijne ne Shqiperi,mos i ngacmoni.
    Nje trim qe nuk di te fale……..nuk di te vrase,i themi ne.
    Kultura e Shqiptarve shikohet ne ndeshjen e kthimit.
    Lereni Serbet me gishtin e tyre ne bythe.

  8. xxx says:

    Great…teper sakte, por meraku mendoj se n nje vend ku era te mbyt nuk i ben me pershtypje njerzeve se kush e ben, makina e tyre eshte aq e poshter sa o zot na ruajt nga brukseli se na del Maja dhe thote ndonje fjale dhe mos na merziten politikanet se cdo behet me integrimin pataj…. Ndrsa kemi te drejten e te gjithe qenieve njerzore garantuar ne karten universale te te drejtave te njeriut per te ngritur zerin uleritur , per te dale mbi zerat e cjerre te pushteve serb, ata qe duhet ta bejne rrine dhe ashtu si te perhumbur nga sindroma e autoktonizmit shohin nga zoti dhe presin drejtesi sikur zoti do nderhyje dhe do bej mrekullirat.
    ashtu sic edhe FSHF duhet t reflektoje dhe te bej ndryshime rrenjesore, duke filluar nga stafi te pranoje gabimet dhe indiferencen sesi i tajton problemet. M vinte neveri sesi lojtaret tane dhe cdo pjese e stafit kontrolloheshin nga ca njerz dhe nje serbishte e calet e dikujt nga stafi perpiqej te ofronte qetesi. dhe kjo ne syte e presidentit Duka. Shyqyr qe te pakten dje e bene deklaraten pershtyp se skishte asnje qendrim zyrtar a thua se CCN BBC etj lajmet i presin nga studio e Vevziut. por..cte thuash …..sdi nga tja fillosh dhe kur degjon mediat e huaja qe llustrojne ndyresite e Dadicit me shoket dhe tek ne asnje nuk merr mundimin tja filloje me P.R te dal me pas tek Platinia qe e priti me aq dashuri Rama dhe qe Duka nuk u lodh pa bere lobim per ta rizgjedhur, tek zyra e shtypit te KM qe la namin tek CNN(mire qe doli Olsi Rama se per ata te tjeret zot o zot) ….cte thuashhhhhhhhhhhhhhh

  9. Klimax says:

    Sigurisht qe perpara teje qe “fluturon” me droner nacionalizmi i Spahiut ngelet teper primitiv! Do te kishin zili edhe xhihadistet ne Irak e Siri, shume prej te cileve jane bashkekombasit e tu more Petush!

  10. kujtojne says:

    S’jemi ne terrezi te biejm ne sefda me ta.

  11. Shqiponjat fluturojnè lart ,viçat kullosin por edhe pèllasin,ne nuk duhet tè heshtim….!o

  12. delfin bregu says:

    “Mountain Wind”
    Popcorn nuk eshte shqip por anglisht, dheduhet ta dish dhe ta perdoresh qe ne shqip ne I themi kokoshka
    Perdorimi I fjaleve te huaja ne vend te fjaleve shqip nuk tregon kultur mor tregon munges kulture

  13. EleΥΘeriskeΨi says:

    Fatkeqesi qe nuk jeton Moliero !!

    Me siguri do shkruante “Albanians The Imaginary Victims “!!

    Nje shqiptar me llogjik, egziston ne ate vend;;

    O zot! Nje shoqeri e tere me aftesi te kufizuar !!

    1. Pelasgian says:

      Kurve greke c’kerkon ne portalet Shqiptare ??????? eeeeh te q………..fsha jevgen qe ta ke bere ! ZHDUKUNI PREJ KTU TI BASHK ME KLIMKARIN GREK !!!!

    2. jhhgkhjflhasdfl anticensurë says:

      o panajot barka
      përse fshihesh pas fustane kurvash!!
      e quan veten lefteri klepti!e di që nënndërgjegjia nuk të lë të qetë dhe duhet të tregosh një nga vetitë e tua,por ji më i përmbajtur!
      o pano mbaje veten o debil dhe mos e bëj si në ameriqi!

  14. Shqiptari says:

    Shkrimi eshte i shkelqyer ,per ata te cilet kuptojn vertet shkrimin .

  15. anesti says:

    Pershendetje. me vejn keq kur nuk ke per te na thne ndonje te re perse merr persiper per te shkruar dhe ne nje stil prej pijaniku? ketu jane episode. Serbet me sjelljen e tyre prej uligani dhe nuk ka nevoje te shkruaj kush se i pame/flamuri i xhihadit investim i turkoarabeve qe kane 23 vite qe nuk na ndahen per te na nxite te destabilizojme rajonin./ Dhe sjellja e djemeve te rinje qe rrezikuan jeten e tyre per nje simbol qe nuk eshte yni, per me teper i kritikuar nga shteti shqiptare, me sakte Albnaia. Nese ti beson se ndjehemi sipas atij flamuri, kjo eshte pune per typor shqiptaret e Albanise nuk kane ndermend te bjene lufte per kufi etnike, pasi nuk jemi ne as ato qe krijuan shtetin Alban. ne jemi banore autoktone ne shumice , kemi te drejte te jetojme ne trojet tona dhe aty jemi dhe do te jemi sa te jete jeta. Aaaa se me ke te vene te jetosh eshte tjeter pune. Kjo i perket sjelljes tone ne histori, nga ku ne dolem me gisht ne goje , pa shtet. Nuk ka europe kurve sic shprehet dhe ndonjeri ketu, pasi pa fuqite e medha nuk do te kishim as Albanine. Ne sillemi jo si ndjehemi dhe kete e ke thne mire, pasi ndryshe shprehemi ne BE qe pranojme ligjet e saj te bashkejeteses dhe nga ana tjeter kercenojme per luftra kufishe e gradhesh. Flamuri i xhihadit dhe droni ne nje stadium Europian tregoi se sa te zbuluar jemi te gjithe nga terrorizmi. Xhihadistet e leshuan mesazhin e tyre ne kete ndeshje, ku mjaftonte nje bombe dhe terrorri u krye. Ky akt rtronditi gjithe perendimin, ndersa nacionalizmi serb eshte natyral, mbullet brenda territorit te vet. Me vjen keq por por shkrime te tilla nuk ndihmojne por prishin pune ngrne tensionin dhe se nuk ka nevoje per te tilla grindje.

  16. Gattamelata says:

    Ore ka ndonje njeri me bole ketu te dal dhe te thote qe ai flamur nuk eshte simboli yne kombetar! Ajo ishte Shqiperia e Madhe dhe eshte provokim dhe mesazh i paster nacionalist!

    Te ishte flamuri shqiptar, do kishim cdo lloj te drejte ne bote, po me mesazhe nacionaliste nuk na jep kush te drejte!

    Si ka mundesi qe sdoli nje njeri me pushtet te thote qe distancohet nga fluturimi i dronit dhe nga simbolet ne ti? Ai injoranti tjeter thoshte ne tv: “Po pse mo ca u beri nje flamur atyre? I vrau flamuri?” sikur po bente mhb me shoket e lagjes, jo sikur qe president i FSHF!

    Shqiperia etnike eshte pjese e te kaluares, e ardhmja eshte Europe e Bashkuar!

    1. Swig says:

      Te qifsha Europen e bashkuar

  17. Serbofagos says:

    Tani qe gradualisht gjakrat ftohen, ndodhite e reja ne Serbi i japin te kuptojne edhe me naivit se ngjarja ishte e organizuar nga shteti Serb. Sot Serbet priten me buje Putinin, e dekoruan ate dhe deklaruan prere se jo vetem nuk do ti vendosen saksione Rusise por do te shtojne eksportet ndaj Rusise. Me kete drone ata duan me cdo kusht qe te anullohej vizita e Edi Rames, vizite e inicuar me shume nga BE dhe SHBA te cilin prisnin nje kethese me te dukeshme ne favor te BE. Per kete Rama duhet te shkoje ne Beograd pamvaresisht se do ta kete shume veshtire. BE para vizites se Putinit shpresonte qe Beogradi do te zbatonte angazhimin per te qene ne favor te BE. Sot ajo i preu dhpresat prandaj ndryshoi dhe gjuhen ne vleresimin e ndeshjes. Shpresoj qe te mos ndodhe skenari Ukrainas ne Serbi, kjo do te krijonte shume probleme ne Ballkan.

    1. Jona AL says:

      Po, ke te drejte ne ate qe ke shkruar, shume e sakte….e [adiskutueshme qe ketu vetem per ndeshje futbolli nuk behet fjale, pasi shteti serb i dirigjoi vete gjithshka ndodhi ate dite…….por dhe UEFA kurve jo pa qellim caktoi 23 tetorin date te vendimit te saj, pikerisht 1 dite pas vizites se planifikuar….
      Mendoj se do te keto 2 dite 22 e 23, do te percaktojne deri diku ndjeshem ardhmerine e Shqiperise perballe BE-se dhe rolin e saj ne Ballkan. Do te jete sprove tejet e veshtire per Kryeministrin,kryerja ose jo e vizites se planifikuar thike me dy presa. Personalisht them se duhet te shkoje pa kompleksin me te vogel, dhe te shprehe qarte e me qetesi ato qe ne fakt i ka shprehur edhe keto dite…. Do me pelqente ta shihja gati-tu ate qelbesire kryeminister serb, pergjate himnit tone ? Jam e bindur se do te dalim me krenar nga vizita, dhe me koken lart, duke ua lene topin e mutit me ere mu ne dere te tyre qe te qelben sa te ndyhen – me falni per shprehjen ?

      1. Arbër says:

        Po, po dhe po!!! Ne jemi mëppërpara atyre dhe kjo rrugë do e tregojë këtë gjë. Kjo rrugë do na nxjerrë përpara e do i tregojë botës se kush jemi. Kjo ështëmmundësia e artë ppër ne në të gjitha dritaret qëvvetë serbët na ndihmuan të hapin për ne.
        Shkrim fantastik ai sipër dhe këto dy komente gjithashtu. Përshëndetje

  18. autokton says:

    Shum e drejte. Ne fund te fundit fjalet e tifozave Shqiptar jan “O sa mir me qen Shqiptar” dhe jo “vedkje serbeve”. Dhe kjo esht diferenca mes tifozave serb dhe shqiptar, ne mbeshtesim kombetaren tone kur ata perqendrohen tek urrejta per skuadren tjeter.

  19. DETARI@ says:

    Shkrim shume edukues dhe eshte e vertete qe duhet te sillemi perfekt e ti tregojme botes, se ja, ne jemi te qyteteruar dhe keta, kane qene, jane dhe do te mbeten funderrinat barbare te Ballkanit ,ashtu sic ne te vertete, ata jane!

  20. Redi says:

    mendoj se shqiptaret dhe shteti duhet te mbajne nje qendrim te sakte reth Shqiperise se Madhe te tipit ” Ne nuk i pranojme te tilla simbole si zyrtare dhe skemi qellime irredentiste kundrejt fqinjve, por mbeshtesim cdo minoritet shqiptar dhe te drejtat e tyre”

    Sa per ndeshjen ne Tirane, let te tregohemi patriotike dhe jo nacionaliste dhe te duartrokasim ata nga futbollistet serb qe mbrojten shqiptaret ne shenje mirnjohjeje . Nje banner i tipit “Welcome to Albania , animals” ne pjesen e tifozeve te zjarrte besoj se sdo ishte provokues.

  21. Wien says:

    Mos u bej merak ,do ti presim si vipa ,do ti dhurojme te gjitheve ne
    Vend te kontrollit te imet , tufa me lule dhe cdo serb e ka deren e hapur
    ne cdo familje Shqipetare .Buke e kripe e zemer te bardhe.

  22. fshatari says:

    dinjiteti shqipetare nuk mund te jete me i dobet se ai ” vlera europiane ose qendrim europian” . keto jane mutra europiane qe europiani i mesone femijeve qe mos te ken prapre luftra boterore . sepse frances anglie dhe gjermanise i duheshin 8 luftra te medha per te mesuar mbi mos perdorimit te dhunes dhe luftes . ne shqipetaret kemi cdo te drejte te perdorim dhunen . sepse eshte ai eurpiani qe na mesoje kete . ne duan vetem nje gje . jo shtetin shqipetare te europes . por shqiperine e shqipetareve . ne asnje menyre nuk do le fatin e te shqipetareve ne diplomacin kumari te huajte . ata na ndane . ata nuk kane asjne te drejte te na kerkojne dhe te mesojne se si luet loja e tyre .
    problemin ne balkane eshte veten nje . qe ne 1912 nuk u pranuan ceshtja shqipetare . dhe tani ose e rregulojme ne . ose europa . por vete nje zgjidhje . shqiperia e shqiptareve . dhe jo shqiperia e hiajve .

  23. Sander says:

    Kush eshte flamuri I xhihadit o tutkun ai eshte flamuri I pavaresise se 1912 . Pastaj ai flamur nuk fyen ose kercenon asnje person ose shtet. Atje nuk lexon shqiperi e madhe ose vdekje ketij apo atij sic e kane zakon komshinjte tane. Dhe e fundit ai flamur u ngrit ne serbi jo ne shqiperi dhe nuk dihet se kush e ka ngritur dhe faji I mbetet vendit organizator qe nuk e kapi autorin dhe qe po mer levdata nga njerez qora.

  24. Ago says:

    Urime per perpjekjen, megjithse eshte e veshtire te dallosh cfare thueht ne gjithe kete rremuje fjlaesh keto dit.
    Me duket mua apo ke nje kontradite ne mesazhin qe kerkon te percjellesh?
    Me duket siur ke kritikuar kryeministrin se pse nuk e shkeli pak doktrinen e tij kristiane dhe te behej pak si ata, ndersa ne fund doktrina jote kristiane del me kristiane se e kryeministrit?
    Cilin nga keto mesazhe ke dashur te japesh?
    Ta shkelim apo ta mbajme doktrinen kristiane qe te mos behemi si ata?

  25. beso says:

    Shkrim I bukur,me pak gome nga fundi do ishte politikisht korrekt.Ne forumin e nje gazete italiane nderhynte nje me mbiemer Pakovic e nje djale i shpjegoi domethenien ne shqip,me nje fjale,je pak vic zotrote,vertet humor anglez qe e dhuron pa dogane shqipja e bekuar.

  26. artan says:

    1. Ne shtepine e tij shqiptari ka zbatuar kodin e mikpritjes dhe per hasmin.

    2. Trim eshte ai qe di te fale, ose te pakten te mos bjere ne nivelin barbar te kundershtarit.

    3. Nqs do te lexojme mire leksionet qe na ka dhene Historia, do te kuptojme se
    fitohet jo vetem me trimeri dhe emocione patriotike, por sidomos me zgjuarsi dhe diplomaci.

    Prandaj, nqs do te kishte ndeshje kthimi ne Tirane, ne duhet te fitojme luften me ta dhe duke treguar civilizim, aq me teper qe do te jemi nen prozhektoret e gjithe botes.

  27. era says:

    Eshte ne te mire te futbollit shqiptar dhe te popullit shqiptar:

    Droni u hodh nga agjentura serbe dhe UDB per qellimet e saj te pista.

    KY DUHET TE JETE REFRENI.

    Sidoqofte urime per shkrimin. Shume e bukur gjetja “dronat fluturojne dhe vicat kullosin”
    Ne pergjigje te posterit ku Kosova eshte zemra e Serbise mund te behet nje poster ku Serbia eshte zorra e trashe e Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje