Kur një pupël kthehet në ortek

16 Tetor 2014, 15:51Blog TEMA
Kur një pupël kthehet në ortek

Nga Namir Lapardhaja 

Ajo që duhet të ishte thjesht një ndeshje futbolli, degradoi në dhunë të pakuptimtë, të pamotivuar dhe aspak normale. Djemtë e kombëtares shqiptare treguan se janë të matur dhe, mbi të gjitha, të qytetëruar, ndërsa serbët, nga ana e tyre, u kujdesën edhe një herë të mbeten peng i së shkuarës shoviniste, të skutave më të errëta të historisë, të së kaluarës, e cila nuk i lë të shohin nga e ardhmja, edhe pse ky konstatim ka përjashtimet e veta.

Gjithsesi, edhe pse ndeshja mbaroi ashtu si të gjithë e panë, ashtu siç e do tradita dhe si e ka zakoni sa herë ka evenimente futbollistike, sërish plasi histeria dhe marrëzia nacionaliste në media, TV, gazeta, rrjete sociale etj.

Aq më tepër që këtë herë kundërshtari ynë ishte Serbia…. Kundërshtar historik, i përhershëm dhe i tejkohshëm. Kundërshtar në folklor, në realitet dhe deri në pak vite më parë.

Në fakt, historia e këtij Gadishullit tonë të vogël e bëmëmadh është e mbushur me konflikte nacionale, etnike dhe religjoze.

Në këtë kuptim, kush i mëshon tezës së konfliktit dhe përçarjes, nuk është se sjellë ndonjë gjë të re në diskursin e këtij Rajoni.

Edhe pse kanë kaluar dy ditë, ende dehja duket që nuk ka dalë, ndërsa të nesërmen e ndeshjes, përveç pritjes së kombëtares shqiptare, me të drejtë, si heronj të vërtetë në aeroportin e Rinasit, asgjë tjetër nuk ka ndryshuar për këtë vend.

Dielli i së martës nuk lindi kuqezi, ashtu si mund të ketë shpresuar ndonjë naiv, i dehur nga euforia e natës së ndeshjes, shqiptarët janë po ata që janë, kosovarët ngelen po të njëjtë, po ashtu edhe shqiptarëve të Maqedonisë nuk iu ndodhi ndonjë përndritje përgjatë natës duke u gdhirë e martë.

Në këtë diskurs nacionalist, e vetmja gjë e mirë që i ka ndodhur njerëzve është se e kanë lënë politikën për pak çaste mënjanë (Ja, sa t’u dalë dehja!!) dhe janë në një zë, në kor dhe në unison përsa i përket qëndrimit ndaj ngjarjes.

Gjithsekush zgjedh ta dojë atdheun sipas mënyrës së tij. Ky është fakt. Unë dua me githë zemër t’i justifikojë të gjitha këto reagime, edhe pse kurrsesi nuk mund t’i kuptojë.

Në një kohë kur sytë e të gjithë neve, përditë e përnatë, janë nga Bruksesi, kjo narrativë duke anakronike, e dëmshme dhe e pakuptimtë.

Fjala vjen, në një çast kur të gjithë bëjnë si nacionalistë të mëdhenj, si klasa politike e Tiranës, njëjtë edhe ajo e Prishtinës, në këtë të fundit kemi një krize politike, që në gjykimin tim është po aq e pakuptimtë sa të gjitha këto reagime të marra së bashku.

E doni atdheun? E doni kombin? Atëherë pse dikush nuk hap rrugë? Pse, fjala vjen, duhet të kemi aktualisht një Kryeministër në detyrë dhe një të vetëshpallur? Pse duhet të kemi një të vetëshpallur kryetar Pralamenti? Një qeveri në detyrë dhe një në hije? A nuk janë disa prej këtyre aktorëve që “çliruan” Kosovën? Po sot? Çfarë ka ndodhur me ta? Për pushtet mbajnë peng të ardhmen e vendit!

Nuk do ishte më mirë, fjala vjen, që në Tiranë të kishim më pak probleme me shtetin ligjor? Të kishim Gjykata të pavarura, tek të cilat të kishte besim publiku dhe të cilat të jepnin drejtësi?

Nuk do ishte më mirë, për shembull, për popullin shqiptar që të ishte më i ndërgjegjshëm në raportet e tij me ligjin dhe drejtësinë e jo në momentin e parë që do kishin problemi me ligjin do ishin po ata të parët që do të “pshurin” në derën e gjykatës.

Sot më pyetën nxënësit e mi në klasë se çfarë mendoja për ndeshjen me Serbinë? Ajo që u thashë ishte që do ishte më e vlefshme për ju sikur të mësonit më shumë në mësime, të dilnit me rezultate të shkëlqyera, të shkonit në shkolla të larta të mira, të mos kishit nevojë të jepnit rryshfet as për shkollë e as për punë nesër, kështu me siguri do ta donit më shumë atdheun, Shqipërinë. Do bëheshit qytetarë më të denjë dhe më të devotshëm të tij.

E doni atdheun? Atëherë investoni për sportin, kualifikohuni, stërvituni, luani më mirë dhe fitoni. Kjo është mënyra më e mirë për ta dashur atdheun, për ta dashur Shqipërinë.

Gjithsekush, të investohet në fushën e tij, në drejtimin e tij, në mënyrë që e keqja të mos vij prej tij. Në mënyrë që korruspioni mos të shtohet prej duarve të tij, në mënyrë që të mos shumëfishohet e keqja, vjedhja dhe fenomene të tjera negative në Shqipëri.

Kjo është mënyra më e mirë e dashjes së atdheut. Ta duam si evropianë, si njerëz të qytetëruar dhe të kuluruar.

Ajo dë u duk si një pupël në qiell të hapur, në një moment u shndërrua në një ortek dhe vetëm kur sheh që një ndeshje normale futbolli vihet në qendër të vëmendjes së të gjithë botës.

Dhuna, konfliktet, luftrat i takojnë një epoke të mbyllur një herë e përgjithmonë, ndërsa heroizmave me kreshnikë, bajlozë e topuzë u ka ikur koha prej kohësh.

7 komente në “Kur një pupël kthehet në ortek”

  1. tomori i beratit says:

    O Namir .Shkrim i bukur por…….Do te ishe djal i zgjuar sikur te shkruaje NJI HERE po e perseris vetem nji here kunder sali berishes ose aktit antishqiptar te mbeses se tij.Kam frik se nuk e ben dot.

  2. Selim says:

    Me ne fund dikush tenton te shikoje pertej mjergulles te shperndare mjeshterisht (te pregatitur ne laboratoret e …”mendjeve te rafinuara” sipas te paharruarit Giovani Falcone-viktime par exellence e tyre) prej “kamariereve” pushtetembajtes dhe mediatike ne te dy krahet e kufirit (me perjashtim te gazetarit kosovar Robelli) dhe te “perpire” me etje nga “turmat” ne “orgazem” te llojit te vecante patriotik. Cfare interesash fshihen mbas tensionimit dhe fokusimit te situates ne drejtim te kesaj dalldie totale te valevitjes se patriotizmes edhe prej dallkaukut me ordiner ne qarkullim? Ne planin kombetar (brenda dhe matane kufirit tek shqiptaret e Kosoves) konservimi i statusquo_se , i stanjacionit llum , i politikes se papergjegjshmerise me fatet e ketij vendi te shitur totalisht, i eludimit te marrjes persiper te pergjegjesive, i shtyrjes ad limitum (pa limit) te nderhyrjes(ligjore) per te bere te mundur te pakten “shpresen” e vrare te “shqipeve” emotive ( te ndjeshem tej mase ndaj fishkellimave te “barbareve” dhe shurdh ne permasa kozmike, ndaj konsolidimit te realitetit qelbesire ku jeton, ku do te trashegojne femijet che niperit tane) per “ndryshim”. Ne menyre te vecante i pershtatet simulimi i kesaj situate “qorollepjes” se popullsise shqiptare te Kosoves ku koncentrimi i llumit nuk ka me limit. Akoma pese muaj mbas zgjedhjeve te pergjitheshme nuk eshte kostituuar Kuvendi(persa kohe akoma nuk eshte zgjedhur kryetari i tij)-situate surreale e paverifikuar deri me sot as ne vendet (afrikane) me deficence demokratike ne graden me te larte. Megjithese qartesisht pervijohet (verifikohet) nje shumice parlamentare ne gjendje per te formuar nje qeveri per te administruar ne menyre legjitime vendin, akoma sot e kesaj dite, prej presidentes kukull akoma nuk eshte mandatuar kryeministri ne gjendje ne baze te numrave ekzistente per te formuar qeverine legale. Vendi (Kosova) mbahet peng prej qeverise aktuale ne ikje (ne te njejtat kushte si junta e Berishes mbas 13 qershorit) realitet qe do te vinte ne siklet edhe “fashizmin demokratik” te Musolinit. Ne planin nderkombetar interesa te rendesishme gjeopolitike te pozicionuara jashte Europes shtyjne dhunshem ne drejtim te tensionimit te situates, te ngrirjes se marrdhenieve me Serbine te shteteve shqiptare pikerisht ne momentin e perpjekjeve maksimale te Europes se Bashkuar te kulmuar me viziten e Kryeministrit shqiptar ne Beograd, per te bere te mundur komunikimin normal midis tyre. Jane te njejtat interesa qe synojne krijimin e “mureve” te reja ndares ne Europe mbas “gardhit te celikte” te CURCILLIT(menjehere mbas perfundimit te luftes se dyte boterore) qe ndau Europen ne dy pjese dhe “inauguroi” fllimin e “luftes se ftohte”, “murit te Berlinit, Ukrahines se fundmi . Normalizimi i marrdhenieve serbo shqiptare (perfshire sidomos pjesen e shtetit shqiptar te Kosoves) interes paresor i popullsive te te tre vendeve te perfshira ne kete kete realitet absurd, rrezikon keto interesa perverse te sugjestionuara propabilisht prej idese se rrezikut te depertimit te influences ruse ne rajon nepermjet Serbise.

  3. Dibrani says:

    shkrimi jot eshte pjerdh pjerdh se lirohesh,….a e lidhe me politik i bere mutin shkrimit
    ti djal duhet me kuptuar edhe politikani njeres jane kan ndjenja,….pjesa tjeter eshte histori e keqe qe po na mundon te gjithve
    kjo ngjarje qe ndodhi ne Beograd shpresojme te bashkoje dhe jo te ndaje

    eshte nje fjale e uret sa te rrosh do mesosh,…ka ardh koha me i thirr mendjes e gjithe politika

    mjaft lloqe pazari duam vlera konkrete ,..jo prralla

  4. pajtim says:

    o selim mor selim, puna jote aferim, gomar ti gomar kush t’vuni, sot a neser valon druni.

  5. Mrroklla says:

    Artikull NAIV. Me ket logjike Amerika duhet ta demantoj ushtrine, i ka hik koha konfliktit thote ky mjeshtri. Hmmm pse bejne zbor te rinjte be Zvicer o shoku dhe jo te q. P. Si cuba klubeve me cigare e makina te shtrenjta e aheng pa ma shpjegon ti pak ? Per car shkojne kta 18 vjecar zviceran me ARME ne dore ne mes te Europes per zbor ? Ju kozmopolitet ikni jetoni ne hene se ky planet nuk funksionon sic doni ju.

  6. inxhinier says:

    Namiri para disa ditesh tek gazeta RD ne nje artikull e quante luften NÇL si anti vlere lufte te hajdutve ordinerve etj, etj. Ne kete shkrim nuk thote asgje per sjelljen çnjerezore te mijra serbeve ne stadium ( me perjashtim te disa lojtareve qe luajne ne ekipe te rendesishme perendimore), qellimi i tij eshte te dali ne mbrojtje te Desares, mbeses se shefit te tij pasi nuk hyri dot ne Keshillin Kombetar te PD.Çun i kamufluar dhe karrierist dhe ky eshte qellimi i ketij shkrimi.

  7. po ty inxhinier prej leshi, c’te duhet se ca ka shkruar artikullshkruesi tek RD-ja, shih se cka shkruan ketu me siper, apo je urdheruar nga shefi yt kristaline per te sulmuar ata qe sulmojne lavdine tuaj prej pambuku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje