Sa larg qytetërimi!

17 Tetor 2014, 18:41Blog TEMA
Sa larg qytetërimi!

Nga Pëllumb Kulla

 

Është e habitshme, kurrë më parë e imagjinueshme, që një poster, me një hartë qejfi dhe dy figura madhore të histories kombëtare, e lëshuar kushedinga dhe nga kushedikush, bëhet drithi që bluajnë mokrat e organizmave botërore dhe burrat e ca shteteve.

Mes tyre veçon e tërë kupola drejtuese e Beogradit në dritën më qesharake që çdokush nga kundërshtarët e tyre do t’ua kishte ëndërruar.

Po a mund të merret për platformë politike e shtetit shqiptar, një lodër e tillë, qoftë edhe e ngarkuar me nacionalizëm, e pilotuar nga një i panjohur, që fare mirë mund të jetë serb, kroat, vojvodinas apo hindian?

Por edhe shqiptar të jetë, nga ata shqiptarët fanatikë që e shpallin ëndrrën e tyre përmbi qiellin e një stadium dhe mendojnë se bënë përpara në çështjen e tyre të madhe! Ky person përfaqësoka platformën politike të Shqipërisë në Ballkan.

Me bëmën e këtij personi të panjohur, a mundet kryeministri i një shteti në mes të Europës t’i qahet nënpresidentit amerikan?! Thagmë, për nder, thagmë!

Shtetarët serbë na ofendojnë inteligjencën kur edhe hamendjet apo intrigat i zgjedhin aq fëminore sa të ngulin këmbë se para se të shkelte vetë në kryeqytetin serb Kryeministri shqiptar dërgoi në avancë provokimin e tij, dëshirën e zjarrtë për një territor shtetëror larg integrimeve europiane të kohës! Dhe do ta bënte këtë dërgesë jo me dokëdo por me familjarët e vet! Apo familjari, vëllai, pa dijen e Kryeministrit ia hedh në erë atij vizitën e vullnetit të mirë?

Dhe akuzën për Olsi Ramën e dëgjon nga goja e kryeministrit serb! Deri këtu arrihet?!

Absurditetet e kësaj ngjarje janë vërtet uluritëse. Ministri i jashtëm, ditë para ndeshjes, paralajmëronte Bashkimin Europian se shqiptarët po përgatisin incidente (më mirë t’i paskesh thënë që po pregatitin një fluturake dhe po pikturojnë një hartë! T’u thosh copë të vërtetën!). E çfarë mund të kërkonte ky ministër nga Bashkimi Europian? Edhe 3500 policë europianë? Ia miratuan mungesën absolute të tifozave, le t’u dalë zot tani, fluturakes, shashkave, bombave tymuese, shisheve dhe karrigeve të stadiumit! Me 3500 policë, sikurse thonë, unë nuk arrij të përfytyroj se si një njeri i përndezur mund të vrapojë e të përshkojë gjithato metra deri në rrethin e mesit të fushës duke valavitur një karrige mbi krye pa u ndaluar nga shtatëmijë krahët e policisë! Përse u la e patrazuar e përse mund të shërbente aty ajo karrige?! Për bisedime serbo-shqiptare?!

Imazhi historik (le ta quajmë historik!) i asaj dite nuk është kurrsesi lodra çapkëne me posterin, por ajo karrige në kokën e një sportisti paqësor mysafir. Ata nuk e thonë por kjo e njollos rendin, mikpritjen dhe sportivitetin beogradas, i njollosur kushedisa herë më pare, brenda dhe jashtë vendit.

Për të larë këtë njollë ata e kanë shumë vështirë dhe do t’u duhej të derdhnin ar që të gjenin ca foto: njërën me një sportist vendas të plagosur, një tjetër me shqiptarë ndërsa djegin flamurin e Serbisë në shkallët e stadiumit, një tjetër më të gjërë me gjithë lojtarët vendas duke hyrë të përkulur e me duart mbi koka nën breshërinë e sendeve. Fotoja më e rëndësishme do të ishte ajo e një njeriu enigmatik që piloton hartën e Shqipërisë së Madhe, por këtë shërbimet sekrete nuk do të duan ta japin kurrë!

Dhe turmat e nacionalistëve famëkeqë të atij vendi mbahen tek fluturakja!

 

11 komente në “Sa larg qytetërimi!”

  1. Albano says:

    Bravo !Por megjithe keto demostrime te shemtuara qe ben ai vend me njerez
    Barbare ,Ato perseri jane te mbrojtur ,dhe me sa duket dhe kesaj radhe nuk do ti hyje gjemb ne kembe .Sepse na kane gjetur ne Shqipetareve te urte dhe namusqar, FShF. ka ngritur doren te flase nja dy fjale sa per syefaqe ,por
    njk po ja japin td drdjtdn t degjojne

  2. tfg says:

    Dolen te tredhurit me mendimet e tyre qesharake:
    -Nuk duam big albania edhe pse ne cdo pjese te jetes apo masmedia shikon vetem harta te zeza me shkronje te bardha[tipo ISIS]”BIG ALBANISTAN”!!
    -Nuk jemi rracista,por ne cdo site,tv,gazete etj….vetem cirrje gjaksore ndaj orthodhoxeve shqiptare por edhe atyre grek,serb,maqedon etj!
    -Nuk eshte politika zyrtare e qeverise shqiptare ndryshimi i kufijve,por camet hedhin valle si minjte neper tubime me harten e Prevezas!!!!
    Qeveria hesht,bashkefajtore ne party te tilla extremistesh…..
    Qeveria,evropianeve:
    -Jemi vend xristian ,madje katolik!!!!
    87% SUNITE dhe mbi 150 jihadista ne Syria……!!!
    -Nuk jemi arabe,por turqit i kemi byrazere!!!!![sipas deklaratave te kryeministrave te tredhur]
    Ketu e nje jave,kanale tv,gazeta,site etj vetem mburren per fitorre,te tjere shajne kundershtarin,te tjere thone jemi majmunet me te zgjuar ne ballkan[vet gjendja e mjeruar ne vatan flet per kete],disa te tjere pregatiten per bashkim me Kosove,disa te tjere shkojne me larg……duam edhe Turqine ne kete big albania……!!
    O Zot,c’fare tjeter do te na shohen site……ku jane shqiptaret e mencur ,tolerante,evropiane!!!!???
    Kujtoj se pas pak muajesh,ndoshta vitesh do te na duhet firma e shume shteteve evropiane per nje vend ne BE,perfshire edhe Greqise,Kroacise etj.Po a mund te kesh mik nje gjiton qe tere kohen cirret se :dhoma e gjumit qe ke ndertuar eshte ne token time….!!!

    1. Elidoni says:

      Ik ore turkofagos nuk kane nevoje shqiptaret per mendimin tuaj, ju jeni nje antishqiptar qe shqiptaret ndiejne neveri kur flisni ju.

    2. Lexuesi says:

      [email protected]@@!
      Shqipërinë e madhe nuk duan ta krijojnë shqiptarët,atë e krijoj zoti dhe e copëtuan fqinjët tanë të poshtër duke vrarë,prerë e dëbuar me dhunë nga trojet e tyre njerëz të pafajshëm siç bënë vëllezërit tuaj në 90-tën në Dardani.Nqs nuk e di mësoje se nga fjalori që përdor dukesh që je një copë injoranti.Nqs e di vazhdo të lehësh për ata që të hedhin për të ngrënë.Ti dhe rraca jote jeni nga ata që të hanë bukën e të përmbysin kupën,jeni qënër që të kafshoni pas shpine se s’keni bythë të dilni përballë,dhe pabesinë e keni në gjak.Sado të lehin qëntë si puna jote e ata që të paguajnë për të shkruar këtu,karvani do shkojë përpara,nuk e ndalojnë dot lehjet e qënve.
      Qeretizmata panajotit dhe janullës!

  3. miri shkodra says:

    Kam kujtuar se i ka dy gram mend ky Pellumbi.

  4. miri shkodra says:

    Kam kujtuar se i ka dy gram mend ky Pellumbi.

  5. vasili says:

    O I BUKURI I SHPENDEVE!NQS TE VI NE SHTEPI DHE TE THEM TE QI….GRUAN APO CUPEN MOS U MERZIT OR BURRE SE VETEM FJALE JANE SOS SE E BERA VERTET.

    1. Naqua says:

      Po ti serb (ose serbofil) i mutit, kete gazete gjete ku te mbash anen e serbeve?

    2. Elton says:

      ja perse nuk i lexoje me keto gazeta. u humbkredebiliteti me komente te tilla. C’fare shtoi ky njeri me kete postim. news 24 po demtohet nga poste te tilla sepse interneti i pa moderuar behet corap dhe humbje kohe kur lexon pergjigje te tilla siku ti ket bere nje femi. lere faktin qe sbehet debat, por as pergjigje nuk do kete se keta “trolls” te thithin energjine, dhe e vetmja gje qe fitohet eshte humbja e kohes. e drejta e komenteve o duhet hequr ose duhet moderuar se ka shume postime qe jane pa pike kuptimi qeshkruajne pislliqe pa dhene ndonje arsye. Hera e fundit qe vi ne kete website se me shume te deshperon realizimi qe shqiptaret jane te neveritshem dhe te prapambetur.

  6. realisti says:

    Ka ca kenge te kenduara nga ushtare te gjitoneve tane jugor qe sec i duhen ca lidhese kepucesh dhe ca ushkure dhe keto duan ti bejne me zorret e fqinjeve te tyre shqipetar. Keto korre shkojne ne unison me thirrjet ne stadium te shokeve te komandantit Bognanov i mbiquajtur “Ivani i Tmerrshem” i cili ndoshta beson vertet se duke i marre emrin Cari te madh te rusise do te mund te perserise edhe bemat e tije te tmerreshme. Ne vendet e qyteteruara, sot, betejat per dominim dhe forcim pushteti zhvillohen me dipllomaci dhe inteligjence dhe jo me hunj ,drunj ,dhe karrige kokes. Me hunj e drunj, me nxjerrje zorresh e prerje kokash jane beteja primitive qe vendet e zhvilluara i kane tejkalluar me kohe. Mirpo nga ajo qe pame ne stadiumin e Beogradit kuptuam se Serbet kane ngelur akoma primitiv. Duke mos anulluar viziten ne Beograd do ti ndihmoje Serbet te kuptojne se sa te semure dhe primitiv jane. Te pakten qeveritaret gerk u distancuan nga ajo ceshtja e zorreve dhe e lidhseve se e kuptuan shpejt. Po me duket se keta xristianet e veriut e kane inatin edhe me krishtin perderisa nuk i zbatojne mesimet e tij si p.sh. kur “njeri te qellon ne njeren faqe ti ktheji tjetren”

  7. Renegat says:

    Ore po pse futim koken ne rrere si struci? A e mohon dot dikush, qofte dhe Nikolici qe Kosova eshte e populluar me Shqiptare dhe jo te vajtur por autoktone? Po per Camerine mund te thote dikush qofte dhe nacionalisti me i madh Grek qe ka qene me popullsi Shqiptare autoktone dhe te perzene me force nga Greket si veptuan me Maqedonasit ne pjesen veriore te Greqise apo me Turqit? Po 30% e popullates ne Maqedoni a jane Shqipetare? Ja pra ky eshte kombi Shqiptar dhe nuk ka pse te mohoet apo te kemi frike nga kjo shprehje. Eshte tjeter gje ne se duam bashkimin Fizik te trojeve Shqiptare apo integrimin e te gjitheve ne BE. Dhe aspirata e shumice se Shqiptareve kjo eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje