Vizita e Edi Ramës në Beograd dhe selamet e panevojshme nga Kosova

17 Tetor 2014, 20:52Blog TEMA
Vizita e Edi Ramës në Beograd dhe selamet e panevojshme nga Kosova

 

Ne një intervistë për gazetën “Danas” të Beogradit para disa javësh, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur për vizitën e tij në kryeqytetin e Serbisë, pati deklaruar qartë: “Qeveria shqiptare nuk do të mbajë ndonjë qëndrim paternalist në raport me Kosovën.

Për neve Kosova është shtet i barabartë me shtetet e tjera të rajonit. (…) Gjithsesi, nuk ka arsye që Shqipëria të flasë në emër të Kosovës”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do ta vizitojë Serbinë javën e ardhshme në radhë të parë për të treguar karshi Brukselit, Berlinit dhe qendrave të tjera evropiano-perëndimore se Tirana zyrtare po kultivon fqinjësi të mirë me të gjitha vendet e rajonit.

Për motive të njëjta edhe Serbia zyrtare po e pret Ramën: që të fitojë poenë politikë në Bruksel. Asgjë spektakolare nuk do të shohim në këtë vizitë, përveç faktit se është e para pas shumë dekadash e një kryeministri shqiptar. Por, para Ramës në Beograd ka qenë Ilir Meta, si ministër i Punëve të Jashtme.

Shqipëria e ka parë të udhës të mbajë marrëdhënie diplomatike me Jugosllavinë e Titos (në periudha të caktuara), por edhe me Serbinë e Slobodan Milosheviqit në vitet 90 – derisa Beogradi (jo Tirana!) i ndërpreu këto marrëdhënie në prill të vitit 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, për shkak të terrorit të forcave serbe në Kosovë.

Duke ruajtur marrëdhëniet diplomatike me Beogradin, Tirana në heshtje e kishte pranuar sovranitetin serb, përkatësisht jugosllav mbi Kosovën. Presidenti i Shqipërisë në vitet 90, Sali Berisha, hapur ishte angazhuar që Kosova të gëzonte autonomi brenda Jugosllavisë së atëhershme “në kuadër të hapësirave demokratike” dhe kishte kërkuar që shqiptarët e Kosovës të mbështesnin “lëvizjen demokratike në Serbi” me në krye Vuk Drashkoviqin dhe të tjerët.

Kjo qasje e Berishës ndikoi në acarimin e raporteve me Ibrahim Rugovën, liderin e atëhershëm kosovar, i cili nuk pranoi të takohej me Berishën derisa vdiq, në janar të vitit 2006. Në janar të vitit 2001, Jugosllavia e atëhershme (e përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi) rivendosi marrëdhënie diplomatike me Tiranën. Sigurisht diplomacia shqiptare i ka bërë kalkulimet e veta për këto lëvizje ndaj Beogradit. Është herët të vlerësohet nëse kanë qenë hapa të duhur apo jo, por faktet janë këto.

Ndërkohë shumë gjëra kanë ndryshuar në rajon. Pas Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, presidenti francez, Nicolas Sarkozy, kishte vizituar një shkollë dhe u kishte treguar nxënëseve se tani ekziston një shtet i ri në Evropë – Kosova. Gjatë vizitës në Beograd në vitin 2010, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle, kishte nënvizuar tri fakte: “pavarësia e Kosovës është realitet”; “kufijtë në Evropën Juglindore janë caktuar”; “pajtimi arrihet vetëm nëse ballafaqoheni me realitetin”.

Ka mbetur që këtë ta kuptojnë edhe disa politikanë në Kosovë, pa marrë parasysh se cilës parti i takojnë dhe pas cilave iluzione apo aventura politike vrapojnë. Të kërkosh ndryshim kufijsh në Evropë në vitin 2014, siç aludojnë e kërkojnë disa politikanë naivë në Kosovë, domethënë të bëhesh pavullnetshëm argat i Vladimir Putinit dhe i Milorad Dodikut në projektet e tyre për dobësimin e Bashkimit Evropian.

Edi Rama dëshiron të kundërtën: ta integrojë Shqipërinë në një BE të fuqishme. Ai është kryeministër i një vendi që kufizohet me Kosovën dhe si i tillë ai ua ka bërë me dije ngaherë politikanëve provincialë të Prishtinës se Kosova është shtet dhe duhet të flasë vetë. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në BE.

Tirana i ka pranuar kufijtë në Ballkan dhe është zotuar se do t’u përmbahet rregullave që vlejnë për shtetet anëtare të Aleancës Veriatlantike. Shqipëria ka dhënë dhe jep kontribut të madh për konsolidimin e shtetit të Kosovës, por është absurde që nga Prishtina të bëhen përpjekje t’i korrigjohet agjenda kryeministrit të Shqipërisë. Agjendën e cakton ai vetë. Edhe kur shkon në Beograd, edhe kur shkon në Kinë. Edhe kur e pret Papën. Edhe kur e propozon një argjentinas për guvernator.

Argumenti i kryetarit të Prishtinës se Rama nuk duhet të shkojë në Beograd, sepse Serbia nuk ka kërkuar falje për terrorin në Kosovë, është krejtësisht i paqëndrueshëm. Kosovës nuk i duhet fare kërkimfalja nga Serbia e tanishme. Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq, dhe paraardhësi i tij, Boris Tadiq, kanë kërkuar falje për krimet serbe në Bosnjë-Hercegovinë, por këto fjalë i ka bartur era dhe Nikoliqi së fundi deklaroi se Bosnja zor se do të mbijetojë.

Është në interes të Kosovës (dhe Bosnjës) që Serbia të bëhet shtet ku sundon ligji, ku ekziston rendi demokratik dhe ku fqinjët trajtohen me respekt. Kjo është e mundshme, mes të tjerash, nëse të gjitha shtetet përreth Serbisë përparojnë në rrugën e integrimeve evropiane.

Ky proces është garanci e vetme për kthimin e normalitetit në Ballkan. As Turqia, as Rusia nuk janë alternativa që garantojnë demokraci, liri qytetare dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Shpend Ahmeti ka të drejtë të prononcohet për çështje politike si çdo qytetar i Kosovës, por çka nuk i lejohet është të merret me popullizëm, të cilin provon të na e shesë si patriotizëm. Prononcimet vend e pavend e zbehin prestigjin e Ahmetit si kryetar i kryeqytetit të Kosovës. Fundja, jo pak qytetarë mund të pyesin: të zgjodhëm për t’i zgjidhur problemet e mëdha të qendrës së shpifur metropolitane të Kosovës apo votuam që të jesh përgjegjës për agjendën e Edi Ramës?

Ndërsa Lutfi Hazirit, kryetarit të sërishëm të Gjilanit, qytetarët mund t’i bëjnë edhe më shumë pyetje, kur të marrin parasysh se çfarë porosish të mëdha dhe qesharake po i jep ai Edi Ramës para se ky i fundit të shkojë në Beograd. Me esperanton e tij të përzier me një shqipe të “Rokeri s Moravu” dhe të stolisur keq me fjalën e gjermanishtes “bitte” (të lutem), Haziri përmes medieve sociale prej Ramës kërkon që në Beograd të bisedojë jo më pak se për ndryshimin e kufijve në Ballkan, për bashkimin e Preshevës me Kosovën, sepse “rolin primar” në Ballkan Berlini ia paskësh dhënë Edi Ramës.

Po përse nuk i ndryshoi kufijtë Haziri kur negocionte në Vjenë për decentralizmin e Kosovës? Përse nuk i ndryshoi kur ishte ministër i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës? Përse nuk foli për rrotullime gjeostrategjike e gjeografike në Ballkan kur ishte ministër i Kulturës? Përse lejoi që partia e tij, Lidhja Demokratike e Kosovës, të votojë për marrëveshjen “historike” të nobelistëve të ardhshëm Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, e cila s’bën fjalë për shkëmbim territoresh? Edi Rama nuk ka marrë asnjë “rol primar” nga Berlini, por pas konferencës në Berlin në fund të gushtit e kanë ftuar të jetë pjesë e një konference për shtyp me kancelaren Angela Merkel, pasi kryeministri serb Aleksandar Vuçiq është pritur disa herë në kabinetin e Merkelit.

(Përndryshe, në kabinetin e Vuçiqit ka edhe këshilltarë gjermanë). Nuk është aspak serioze nga pala shqiptare në Kosovë që gjërat t’i zmadhojë duke sajuar situata të paqena dhe duke e bërë Edi Ramën njëfarë emisari special të Angela Merkelit për Ballkan.

Në Konferencën e kryeministrave të vendeve të Ballkanit në Berlin, pala gjermane e ftoi Edi Ramën në konferencën e përbashkët për shtyp me Angela Merkelin dhe me kryetarin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, për arsye pragmatike: Vuçiqi kishte vizituar disa herë Berlinin dhe në sytë e pjesëmarrësve të tjerë favorizimi i tij i sërishëm do të shihej mbase me zemërim, liderët e Bosnjës janë të përçarë dhe nuk do të pajtoheshin që vetëm një përfaqësues i vendit të merrte pjesë në konferencën për shtyp, kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, përfaqëson një vend me peshë jo aq të madhe në Ballkan, dhe drejtësia gjermane e ka përmendur atë si kreun e mafisë së duhanit në rajon, shefi i Qeverisë maqedonase, Nikola Gruevski, në mediet gjermanofolëse përshkruhet si “diktator i vogël” për shkak të shtypjes së lirisë mediale, kryeministri i Kosovës në detyrë, Hashim Thaçi, as që vinte në pyetje si pjesëmarrës në konferencën për shtyp me kancelaren Merkel, për shkak të akuzave për korrupsion dhe krim të organizuar ndaj tij dhe klanit të tij. Kabinetit të kancelares Merkel i mbeti vetëm Edi Rama për ta ftuar në konferencën për shtyp. Rama nuk është aq gjatë në pushtet dhe në mesin e të njollosurve mbase ka më së paku njolla.

Edi Rama edhe sikur të ishte sekretar i përgjithshëm i NATO-s nuk do të mund të negocionte me Beogradin për ndryshim kufijsh në Ballkan në një kohë kur Kosova si shtet bazohet në planin e Ahtisaarit, kur me Kushtetutë garanton se nuk do të bashkohet me asnjë shtet tjetër të rajonit – as me Serbinë, as me Shqipërinë. Të gjitha këto i ka pranuar partia e Lutfi Hazirit dhe po i pranon gjithnjë e më shumë partia e Shpend Ahmetit.

Fundja, çdo sjellje tjetër do të ishte – po e përsëris – absurde. Në librin e tij të ri mbi zhvillimet e fundit politike në Evropë në dritën e krizës në Ukrainë, ish-ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer, shkruan se është çështje kohe kur Vladimir Putini do të tentojë të zgjerohet drejt Ballkanit me unionin e tij euroaziatik. Jo rastësisht para vizitës së Putinit në Beograd një diplomat i tij në Prishtinë propozoi ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Putini do ta vizitojë Beogradin para Edi Ramës, për të ringjallur shpresat pansllaviste, dhe kjo është punë e serbëve. Tashmë ambasadori i SHBA-së në Beograd publikisht ka pyetur: “Përse po vjen Putini? Për të marrë pjesë në festimet për çlirimin e Beogradit? Beogradi u çlirua edhe nga Ushtria e Tretë e Ukrainës, si pjesë e Ushtrisë së Kuqe”. Me këtë politikë liderët serbë zor se do të fitojnë poenë në Bruksel e Washington.

Edi Rama, ndërkaq, shkon në Beograd si kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s. Kush e ka parashikuar këtë në vitin 1999, kur NATO-ja e bombardonte Serbinë për shkak të krimeve në Kosovë dhe Edi Rama ishte vetëm një piktor që ishte në dilemë: të bëhej ministër kulture nën Fatos Nanon, apo të kthehej në Paris, ku kishte jetuar më parë? Ju kujtohet Fatos Nano? Është ai politikani i Tiranës që thoshte se pavarësia e Kosovës është diçka jashtë modës dhe premtonte se do të fliste me Ibrahim Rugovën për ta bindur të ndërronte mendje.

Edi Rama mund të bëjë gabime ndaj Kosovës, për shkak se nuk ka njohuri të hollësishme për Kosovën. Sali Berisha ka bërë dëme të qëllimshme, sepse e ka njohur Kosovën dhe dëshironte të luante rolin e paternalistit. Derisa Rama po shkon për vizitë në Beograd, Berisha kishte luftuar shumë që ta sillte në Tiranë për vizitë kryetarin e atëhershëm serb Boris Tadiq. Madje për të përgatitur terrenin klanet mediale të Berishës organizuan edhe intervistë me Tadiqin, e ndollën pandërprerë, por s’erdhi që s’erdhi.

Gjatë qeverisjes së Berishës kishte përpjekje që të rehabilitohej edhe Esad Pashë Toptani, një kriminel dhe bashkëpunëtor i regjimit serb deri në vitin 1920, kur u vra – po! – nga deputeti i mëvonshëm i Kosovës Avni Rrustemi.

Historia jonë, historia shqiptare, është plot gjak e vrasje ndërshqiptare. Në bisedë me Edi Ramën ndonjë zyrtar serb mund t’ia lavdërojë Esad Pashën. Ose edhe Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhën. Të gjithë këta kanë vrarë ndoshta po aq udhëheqës shqiptarë të Kosovës sa edhe Serbia. Bajram Currin, Hasan Prishtinën dhe shumë shokë të tyre nuk i ka vrarë Serbia. As Ahmet Krasniqin, në vitin 1998! Në vitet në vijim do të mësojmë shumë të vërteta të tmerrshme për bandën kriminale të Fatos Klosit, i cili, siç shkruante revista “Der Spiegel”, duke iu referuar një zyrtari kosovar, pas luftës së vitit 1999 kishte futur në Kosovë “rreth 200 oficerë të lartë të SHIK-ut”:

“Qëllimi i tyre është destabilizimi i Kosovës dhe kontrollimi i saj nga Tirana dhe që tani po imponohet një ekonomi gangsterësh si në shtetin fqinj (Shqipëri, v.j.)”. Kosova nuk duhet të mësojë asgjë nga Shqipëria e dy dekadave të fundit. Dhe kjo vlen kryesisht edhe për Shqipërinë në raport me Kosovën. Duhet të mësojmë të gjithë nga Bashkimi Evropian. Nganjëherë kjo është e vështirë, por jo e pamundshme.

34 komente në “Vizita e Edi Ramës në Beograd dhe selamet e panevojshme nga Kosova”

  1. tfg says:

    SELAMET do te marrin me qafe shqiperine,shenjat e para duken me kosovarizimin e shqiperise……………..ZGJOHUNI!

    1. janullatos pederasti says:

      Pare mas mia pipa gyro re kolopoustra !

    2. Ilir Hoti says:

      Robelli !!!!1 A kaa serb a grek,maqedonas a rus(biles jashte vazhdimsise territoriale,jo si trojet tona te vazhdueshme etnike) qe kerkon ,komb’ te ri brenda KOMBIT ?????? Kjo se keta ‘Matosha’ kane humbur ‘genin’ shqiptare ose jane me prejardhje te dyshimte! Nqs je serb ,thaje ose gjysme…thuaje nqs nuk e di kerkoje!!!! Rusi eshte ruse, po keshtu gjermani e kinezi nuk jne gjysma a krahina me ‘kombesi’ qe pjedhin nga menje te deformuare e shpirtra te ligj deri ne shkaterrim…KOMBI yne nuk infektohet nga keta krimba e zagare qe u duket vehtja filozofee ..te dale nga bytha e barbareve antishqiptare……

    3. Elidoni says:

      Ti ore turkofagos do ti japesh keshilla popullit shqiptar!

    4. Ramy says:

      Greqofil I konvertuar , lexove artikullin apo vetem titullin??? rraca juaj eshte e padeshiruar ne shqiperi, kete mbaje parasysh ti

      1. tfg says:

        Ramush turkoshaku,ne nje artikull ku flitet per sunite nuk eshte nevoja te lexosh,pasi era ndihet prej se largu se me c’fare corbe kemi te bejme………..pune sunitesh!
        Nejse,pertej humorit qe shume gyzelte tredhur si puna ramyt,zike farfalles,camit plak,pellazgut shpellar apo edhe meritonit jihadist nuk arrijne te ma ”kapin”……doja te thosha se autori ka shume te drejte per ato cfare shkruan,shqiperia dhe kosova jane dy shtete sovrane me flamuret e tyre perkates me kufijte e tyre percaktuar nga evropa e jo turqia sic pretendohet nga sunitet,madje disa te tredhur shkojne deri aty sa ,existencen si shtet e kemi prej qiresve turq[nenat e tyre jo tonat]………….!!!
        Big albania,shikohet si nje turqi ne mes te ballknit,kjo eshte mese e vertete,duam apo nuk duam ne ta pranojme…..

        1. Ilir Hoti says:

          Nenat tuaja lindin hibrite pasi ju pyesnitua fusin nga prapa..Po ik o zagar zorresh ne qipro te jugut e kruaje. keshtu ke thene edhe per Kosoven!! Te uroj jete te gjate e te shikosh SHQIPERINE ETNIKE por mos o tremb ne nuk jemi si rraca juaj e ndyre.

  2. Claus says:

    Pergezime Robelli per kete shkrim.

    1. Kacaki Junior says:

      Tourkpordhos et Claus, si duket ju per 300 Eurona te Helaqistanit apo Yunanistanit, (keshtu ju quajn selxhuket turq), ju duhet t´i zgrurdulloni syte 24 ore, (pa nderpre) ne Computer per te kontrollua se cfar po diskutojne “arnautet” e Kosoves dhe ata te Shqypnise.
      Sa keq me qene “grkljanos” apo junan!

  3. Kapter Jari says:

    Shpend islamiku i VV-se !

  4. gjakova says:

    Shkrim i shkelqyer dhe i rrale neper gazetat tona ne gjuhen shqiper, ku gjen shpesh artikuj pa asnje vlere. Pergezime per z.Robelli!

  5. Harperi says:

    Pune idioti, ka marr lapsin nga spitali, pa marre ilacet!

  6. Gjergji says:

    Shkrim i goditur ,por ta pastroi gjuhen nga selamet turke.

  7. fshatari says:

    o enver robelli . dmth ti na thua . europa na thote . ne trashguam nje gabim te madh an europa . dhe ne europa do vazhdoim me kete gabime . ik ore . na u be nje na ata qe duan sot te bejne drejtesi . duam bashkim dhe jo dhunim na shqisat . na ata slavet qe erdhe ne trojet tona dhe ende sot an dhunojne . o me drejtesi o me dhune . por bashkimi do behet .

  8. Arben says:

    DO TE TE PYESIN TY ORE GAZETARUC SE CFARE DO TE THONE.

    RAMA, FAKTIKISHT PO SHKON NE BEOGRAD SI I DERGUAR I MERKEL, PASI NUK BESOJ SE NA PERFAQESON NE SHQIPETARET NE KETE VIZITE.

    NE, MUND TE JAPIM NJE SHEMBULL TE MIRE, VETEM DUKE RREGULLUAR PUNET TONA TE BRENDSHME, DHE NUK JEMI NE POZITA QE TE FILLOJME TE JAPIM LEKSIONE, TE CILAT NUK I KEMI PERVETESUAR MIRE PER VEHTEN TONE AKOMA.

    KESHTU QE RAMA, NE VEND TE TE BREDHE KOT NEPER BOTE, DUKE DHENE “LEKSIONE” PA ASNJE VLERE PER NE, LE TE MERRET ME PUNET E KETIJ VENDI, REFORMEN NE DREJTESI, 300.000 VENDE PUNE, SEPSE PER KETO E VOTUAM.

    MEGJITHEATE, SHQIPETARET E PRESHEVES, NUK DUHET TI LEME PAS DORE, KESHTU QE KJO VIZITE E KA NJE VLERE.

  9. mimmo says:

    Si gjithmone Z.E.Robelli korrekt dhe vizionar, nga i cili mund te mesojne mjaft nga te dy anet e kufirit(Shqiperi-Kosove)!Edhe nji here e falenderoj per artikullin !Pershnetje.

  10. arta says:

    Artikull i qëlluar në shenjë, të jesh kryebashkiak i Prishtinës, e aq më pak i Gjilanit, s’do të thotë se duhet të dëgjojnë edhe drejtuesit e një shteti si Shqipëria. Ky është problemi, fitojnë një post dhe kujtojnë se kanë kapur qiellin. Qëndroni me këmbë në tokë sic bën Edi Rama e mos t’ju hypi vetja në qejf. Shkodranët kur mallkojnë thonë: i hyftë vetja në qejf, se e dinë se të tillët thyejnë kokën dikur. Bënu punët për të cilat ju ka votuar populli e mos u hapni si vaji në lakra.

  11. shqipo says:

    Mos e kruaj me F.KLOSIN ,se te fali jeten .Kishte urdher ti vriste krejt spiunat.

  12. tradita says:

    Kushdo sot e kupton se nese nuk jemi nje komb nje qendrim ne do te jemi gjithnje pre e te tjereve.
    Eshte Berisha qe Shqiperine e futi ne Nato. dhe luftoje aq shume per pavaresine e kosoves. Eshte Berisha qe ngriti aq shume zerin kunder albanofobise. edhe ne Kosove edhe ne Shqiperi theme nene ze duhet ai te pyetet per ceshtjet kombtare dhe politikat e jashtme te dy shtteteve tona.Kjo do te ishte me e mira.\\\\\\\\kush nuk e kupton kete nuk e don as Shqiperine as Kosoven.

  13. Njishi says:

    Shkrim tamam e jo gam gam!!! Hallall!!!

  14. Dioni-Gjilan says:

    Jo mediat gjermane por ti-trillon per shiku-n o robell legeni.nuk permend faktin se udb-ja,kishte me mijera agjente ne kosove pas luftes.Shiku ishte shqiptar,qka ka te keqe ketu?!

  15. bimi says:

    ashtu eshe Robelli.Kur nuk ke me se te merresh do te besh punen e tjetrit.

  16. dandaramanda says:

    Kosovaret duan kosovarizimin e Shqiperise,dhe islamizimin e Shqiperise.
    Ato(Kosovaret)e shohin vehten se sa popull primitive jane,pa reputacion dhe pa vlera kombetare e nderkombetare.
    Kto vlera te munguara,mundohen t’i zhvasin nga Shqiperia.
    Niveli I myslimanve te Shqiperise nuk ka te krahasuar me nivelin dhe injorancen e myslimanve te Kosoves,qe as ato vete nuk e dine se ku po e cojne popullin e kosoves dhe sidomos rinine e irituar kosovare.
    Larg provokimeve kosovare,larg injorances kosovare.
    Ato nuk e pranojne integrimin dhe keshillat.
    Te vine te paftuar dhe te ulen ne krye te sofres.

  17. Jules says:

    Te lumte dora Z. Robelli E kam lexu gjithe kenaqesi ashtu si dhe librin tuaj per/me te ndjerin Arben Xhaferri. Suksese te metejshme

  18. pajtim says:

    Po mire mor shoku Enver. Mire ke. Kosova nuk ka c’meson nga Shqiperia. E c’te mesoje, nje komb jane. Po kemi akoma armiq rreth rrotull shoku Enver. At banden Fatos Klosit e kishe qare fare.

  19. drejt says:

    KY SHKRIM PERVELON, SEPSE E VERTETA GJITHMONE ATE QELLIM KA,

  20. Gjergj KASTRIOTI says:

    Dava njerzish me huqe,qe u jep doren e duan te behen zot shtepie

  21. LILOLABJA says:

    Vetem me kete kete mesazh te zotit Robelli mund te mundim sfiden tone kombetare ,Nacionalist kurre ,Europiane gjithmone.Nuk na duhet kurre petku i turpshe i nacionalistit,duam te mendojme si Europiane te punojme si Europiane,te ndjehemi Europiane.

  22. orient says:

    -Mendoj se fenomeni Rama ne politike,eshte rast i veçante pasi ai nuk eshte derivat i formatit te politikanit te kaluar.Rama eshte nje karakter dhe ka nje karakter dhe stil ne politike qe do ta kishte zili ç’do politikan i nje vendi me zhvillim te kahershem europian,eshte modeli i politikanit qe i ka munguar shqiptarit europian…Ne ndjekjen e paralajmerimet e politikaneve defiçente une kujtoj ,se karakteri i Rames nuk frikesohet neqoftese politika e çartur e nje shteti do ti perplase deren ne fytyre ,pasi kete ja kane bere me heret xhaketat e vjetra shqiptare,te cilat jane vetperplasur nga realiteti.Rama nuk do te shkoje per te korrur nje fitore te lene pergjysem ,por per nje devize te politikes bashkepunuese ballkanike ne nivele te barabartesh ne vizion dhe realitet,per te cilen ballkani duhet te ule kurrizin..dhe jo te manipuloje.Une e pershendes guximin qe jo gjthmone realizohet me fitore qe ne rastin e pare.Reflektimi dhe ulja e tensioneve do te jete fitorja e pare ,por qe ndarja e krimit nga politika do te jete vertet fitore e cila kerkon kerkon shume pune ..une i uroj suksese dhe mendoj qe politika shqiptare duhet te jete pale me qeverine.Ne duhet te njihemi per politike te fqinjesise se mire dhe jo te baltosemi nga skeptiket dhe kalamajte politikane.

  23. Çiljeta says:

    Shkrim gjakftohtë dhe real…! Fatkeqësisht, “politikanët” tanë, po sillen e po veprojnë si frekuentues kafenesh, apo komentues injorantë në gezetën e Mero Bazes…(???!!!)

  24. kolaqi says:

    Z,Robelli,
    Respekt per shkrimin,realizmin,vizionin dhe mbi te gjitha shqiptarizmin real.
    Ne duhet te jemi vetem me aleatet tone te vertete, Ameriken dhe BE.
    Rama eshte i duhuri.

  25. Dardhari says:

    Z. Rebelli ju pergezoj per shkrimin,i kini thene te gjitha me guxim dhe mencuri
    Kush e kupton kete te vertete mire kush jo te komentoje mbi te pa dala nga tema
    Nga une kini pergezime per te vertetat qe thoni.

  26. jhhgkhjflhasdfl anticensurë says:

    robell ke shkruar mirë,por dhe ja ke fut pak si pordhës!!
    kur flet për ndërhyrjet e kryetarëve të bashkive,ke të drejtë!!të shohin punët e tyre dhe të partive të tyre e të mos përzihen në punët e një shteti tjetër!
    ppor kur fillon e flet për periudhën e luftës në kosovë,fillon e hapesh bythsh!!jo për gjë por nxjerr,nuk duhet ta bësh si i eklibruar që je në mes të opinionistëve,problemet personale!!ndonjëherë dhe injorancën patriarkale!!
    prandaj një këshillë robell!mbahu në një hu kur shkruan dhe zotëro veten!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje