Deri tani shqiptarët janë ndarë në katër grupe për vizitën e Ramës në Beograd.
Ata që i thonë: “Shko në 22 tetor për hatër të kauzës sonë europiane !”. Një grup tjetër i thotë : “Shtyje vizitën derisa krerët serb të ndryshojnë deklaratat politike që bënë!. Pastaj janë disa që i sygjërojnë : “Prit vendimin e UEFA-s pastaj vendos!”. Dhe në fund janë ata të vijës së ashpër që i thonë:“Mos i shtrëngo më kurrë duart me serbët pas asaj që ndodhi!” Gjithësesi shumica e inkurajon të shkojë, panvarësisht se kur, dhe të gjithë bashkohen në një pikë: “Thuaje të vërtetën në sy në mes të Beogradit”.
Mendoj se një përgjigje “sy për sy” e “dhëmbë për dhëmbë” në Beograd nuk do të përmbushte qëllimin e shprehur që shqiptarët të luajnë një rol kyç për ta afruar ballkanin me evropën dhe as nuk do ti shndërronte në promotorin e një fryme që do të ndryshonte njëherë e përgjithmonë Ballkanin siç përflitet.
Mendoj se “çfarë do thoshte” Rama dhe “se si do e thoshte” ka shumë rëndësi në këtë zjarr të ndezur. Nëse Rama do të shfaqte një “zemër prej guri” që kërkon llogari për gjakun siç po i sugjerojnë shumica nuk do fitonte asgjë, madje do t’i hidhte benzinë zjarrit.
Në mënyrë që të jemi një shembull frymëzimi ne duhet të këmbejmë frymën ballkanase të urrejtjes me një frymë tjetër. Në mënyrë që ne shqiptarët me përfaqësues Ramën të hyjmë në histori na duhet që të zëvendësojmë zemrën e “gurit” më një zemër prej “mishi” që të arrijmë të falim gjakun. Më fjalë të tjera Ramës në këtë vizitë i duhet një “rilindje e vërtetë” që të ketë këtë frymë dhe zemër.
Historia ka njohur shumë njërez që kanë frymëzuan botën dhe Rama duhet të ketë frymën e tyre që të arrijë këtë qëllim.
Ramës i duhet rilindja e Martin Luterit që në prag të përballjes më përfaqësuesit e Papës pas botimit të 95 tezave të tij tha: “Edhe sikur atje të ketë djaj aq sa ka tjegulla mbi çati përsëri do shkoj dhe nuk do tërhiqem”. Ramës i duhet rilindja për të bërë atë që duhet, përkundrejt asaj që është më e lehtë.
Ramës i duhet rilindja Ana Frenkut që nuk ruajti urrejtje në zemër për nazistët të cilët i masakruan familjen.
Ramës i duhet rilindja e Martin Luter Kingut, i cili e tha të vërtetën kundra racizmit ndaj zezakëve, në amerikën e viteve 60’, por pa u bërë racist ndaj të bardhëve.
Ramës i duhet rilindja e Nelson Mandelës i cili nuk u kundërpërgjigj me të njëjtën monedhë por fali persekutuesit e tij pasi doli nga burgu.
Ramës i duhet rilindja e Jezusit nga Nazareti, i cili fjalët e fundit para vdekjes nuk i përdori për të mallkuar ata që e kryqëzuan, por u lut : “Fali o Atë, se nuk dinë se ç’bëjnë !”
Të ushtrosh sot në Ballkan parim e vjetër “sy për sy” e “dhëmbë për dhëmbë” do të thotë të notosh në të njëjtin pellg të urrejtjes ballkanase ku notojnë edhe serbët. Ndoshta gozhda del me gozhd, por urrejtja nuk del me urrejtje. Në fakt urrejtja del me falje. Në këtë vizitë Ramës i duhet ajo rilindje që të bën “të falësh armiqtë”. E gjitha kjo ka të bej më një rilindje shpirtërore që të aftëson të ngrihesh si shqiponjë mbi mediokritetin e nacionalizmit.
Për t’u ngritur në këtë fluturim shqiponje kryeministrit Rama i nevojitet një “Frymë” tjetër e cila vjen nga një “Rilindje e vërtetë”.
Me se fundi po lexojme dhe nje artikull serioz.
BRAVO KAON.SHUME BUKUR.
SHUME SHUMEE e drejte qe duhet te veproje keshtu se ndryshe nuk kemi gje ne terezi.Ne duhet te tregojme me vepra se jemi me e vertete nje komb me kulture dhe me shpirt te madh.LARG urrejtjes se nga urrejtja nuk fiton asgje.
Shkrim qe me beri te ‘MENDOJ 2HERE’.Ne fakt politika eshte e veshtire,ka luajtur dhe lot rrol kryesor ne ne cdo ‘levizje’ perpara..Ne na ka munguar me kohe dhe jemi te demtuar. Duke bere politike popujt kane fituar..E drejta eshte ne anen tone ne rastin me fqinjet por nje politike e zgjuar do na sillte perfitim.
une mendoj qe z. Rama nuk po shkon per “dhembe per dhembe”, po po shkon qe te percoje frymen europiane atje dhe te kontribuoje ne permiresimin e merredhenieve midis dy vendeve dhe me tej. Mjaft me rolin e keshilltarit dhe te diturit te madh…z. KM ka keshilltare qe i njohin me mire s ju te gjithe ceshtjet e ish jugosllavise dhe psikologjine e serbeve…kete rradhe ju dhe gjithe shqiptaret jane ne dorete sigurte per mbrojtjen e interesave tona jo vetem ne serbi po kudo…kemi nje KM. te qyteteruar dhe modern jo nje katundaro-kominst-mafioz si ai qe hodhem ne kosh te plehrave.
Shkrim interesant dhe serioz. Duket qe eshte shkruajtur me gjakftohtesine e mendimit dhe jo me emocionin e gjakut. Shpresoj qe kryeministri vertete te jete duke menduar me vete “Zot fali serbet se nuk e kishin idene fare se cfare po benin” .