Homazh për ata që janë përpjekur për shqiptarët dhe serbët

19 Tetor 2014, 19:39Blog TEMA
Homazh për ata që janë përpjekur për shqiptarët

Nga Ben Andoni

Nuk është përshpirtje, por realisht një nderim. Kushtuar atyre të pagojëve, shpesh ambasadorët e vërtetë të marrëdhënieve mes dy vendeve. Kanë punuar pa përfitime për të pajtuar shqiptarët me serbët dhe jo rrallë të nëpërkëmbur nga bashkëvendësit e tyre, për shkak se kanë thënë të vërteta të mëdha. Ato që politikanët i kanë fshehur, për të lënë zjarrin e nacionalizmit gjithmonë të ndezur.

Me parimin se e vërteta të shëron, diplomatë, intelektualë, një grup i tërë aktorësh, që kanë përcjellë në Beograd elementë shqiptarë patriotikë, shkrimtarë, këngëtarë dhe sportistë të mirëfilli kanë qenë ambasadorët e vërtetë të dy vendeve, duke dashur të tregojnë se gjërat mes nesh mund të ndryshojnë. Ata ishin njësoj të prekurit në këto ditë dhe mu ata, ishin edhe më të goditurit nga histeria e zjarrtë nacionaliste që kaplon në ditët e fundit Serbët dhe Shqiptarët, ku ngrohin duart lloj-lloj protagonistësh. Dyqane shqiptarësh të djegur në Serbi dhe kudo ofendime për ta atje; ashtu si krekosje dhe ngritje zëri në Shqipëri, për ata që kanë ndërtuar ura miqësie dhe të vërtetash.

Duke u përpjekur të fitojnë kredo, njësoj me ata që ndjekin vdekjen e dikujt dhe që e paraqesin veten si të afërt, një soj i ri patrioti ka dalë edhe këtë herë. Që vetëm anatemon dhe ngre zërin. Më keq akoma në Serbi, ku histeria është bërë institucionale. Ajo që të vjen keq është se janë hedhur poshtë mundime të tëra të strukturave evropiane, që ne u betohemi dhe u premtojmë qytetari, ashtu si mundi i njerëzve mëndje-hapur, që kanë punuar për fqinjësi të mirë.

Edhe njëherë tjetër politikanët dhe lloj-lloj shkruesish janë futur në garën e radhës të patriotizmit. Hordhitë e ardhacakëve të pas luftrave të ish-Jugosllavisë dhe politikanët, po e mbushin Serbinë me gati psikozë lufte, kundër “barbarëve” shqiptarë. Nga ana tjetër, më së shumti ndër shqiptarë janë kosovarët, që mundohen të diktojnë protagonistin në këtë fushatë anti-serbe dhe bashkë me ta, një arradhë e tërë mëtonjësish idealesh të mëdha. Ndërkohë, në hije qëndrojnë shumë njerëz të tre shteteve të pavarura, Shqipërisë, Serbisë dhe Kosovës, që kanë artikuluar të vërteta të mëdha duke e vendosur gishtin në plagë.

Për hir të së vërtetës, edhe me kontributin e tyre, Serbia dhe Shqipëria, me të gjitha konjukturat që kanë përreth, nuk është se kanë ndryshuar shumë në lidhje me njëra-tjetrën. Dhe, duket se nuk do të ndryshojnë edhe për shumë kohë. Paçka se një pjesë mundohet të shikojë shenja të një Serbie tjetër tek z.Tadiç dhe i ndjeri Xhinxhiç, Serbia është po ajo ashtu si edhe më parë agresive dhe plot mllefe; si dhe Shqipëria është po ajo: patetike në nacionalizëm. Qesharake ka qenë pak i gjithë procesi i garancive, që kanë dhënë politikanët e të dy vendeve për t’iu larguar nacionalizmit të sëmurë, para organizmave evropiane.

Mjaftuan pak minuta, ku duhej certifikuar e gjithë ajo punë e madhe e bërë nga Bashkimi Evropian, fondacioneve, organizma të ndryshme, që e vërteta në mes të dilte në shesh: Dy vendet e kanë të pamundur edhe për disa dekada të paktën të flasin normalishte në nivelin e politikës dhe të turmave. Shkaku dihet: Para kushteve të normalitetit të Evropës, politikanët serbë dhe shqiptarë kanë nevojë për turmat, që t’i mbajnë në pushtet dhe më pak për urë-ngritësit e marrëdhënieve. E megjithatë, të dy fqinjët kryeneçë, mund t’i administronin pak ndryshe “t’fortët” e vendeve të tyre. Më së shumti Serbët, që bënë autogol duke e vuajnë realisht keqadministrimin e vendit të tyre. Të mos harrojnë se Xhinxhiç, prej pakteve me t’fortët, e pësoi me kokë; Drashkoviçin e aksidentuan disa herë; kurse Tadiçi mbeti pré e kërcënimeve t’vazhdueshme për ta. Ndërsa shqiptarët, histerinë që s’mbaron prej lloj-lloj kinse patriotëve dhe provokimet patetike dhe pa logjikë. E më së shumti, politikanët e Kosovës, që përballë Serbëve gjatë bisedimeve e kanë ulur kokën dhe atëherë kur s’duhej për të vërtetat e Kosovës.

Postulati i Oruell se: Nacionalizmi është armiku më i madh i paqes, këtë herë s’i luhet as edhe një germë. Kjo sepse në ballë të valës nacionaliste janë ngritur turmat, një tufë kokash, që në mëndje kanë thjesht liderin e tyre. Në krahun serb me deklaratën e frikshme të presidentit Nikoliç se: këta (lexo shqiptarët) nuk do të bëjnë kurrë shtet dhe nga ana shqiptare, turrin e pamenduar për t’i bërë patriotë dhe për t’i shpallur heronj, lojtarët që duhet të bënin thjesht punën e tyre: të luanin. Pré e këtij nacionalizmi shterp kanë rënë madje edhe kryeministri shqiptar dhe të tjerë personazhe kinse mëndjehapur.

Serbët e stadiumit dhe vazhda e mallkuesve të tyre (kuptohet jo të gjithë), edhe sikur të mos kishin asgjë nga shqiptarët, provuan se janë larg konceptit fqinj të mirë evropianë; ndërsa shqiptarët (jo të gjithë), me ambiguitetin e tyre të konceptit të kufijve, treguan se nuk ndajnë idenë e nacionalizmit të fryrë me t’ardhmen evropiane. Në këtë logjikë, kanë qenë njësoj të neveritshme thirrjet që po bëjnë pseudot me pushtet në Kosovë e Maqedoni, por edhe në Mal të Zi, kryeministrit shqiptar të mos ikë në Serbi. Do të ishte më e mirë që Tiranën zyrtare kosovarët ta dëgjonin dhe ta pyesnin sesi të bëjnë një qeveri; apo shqiptarët në Maqedoni të mos rrinë më aq turpshëm të ndarë mes veti.

Asnjëherë një vizitë e një kryeministri shqiptar apo serb anasjelltas, do mund të bëhet në kushte normale, por ky është vërtetë një hap. Një hap, që të dy vendet, e kanë pritur dhe që turmat duhet të heshtin, të paktën për momentin. Sikur edhe diplomat e shkollës të Preshevës të njihen në këtë takim do të jetë një sukses i madh.

Mbase, kjo do të paqtonte pak trishtimin e atyre njerëzve pa fund, diplomatëve të zotë, intelektualëve të ndryshëm, artistëve mëndjehapur, që kanë parë shumë e shumë më para, atje ku është ende e pashkelur rruga e miqësisë mes dy vendeve. Pasi ata që realisht e kanë pësuar në të gjithë këto momente, kanë qenë pikërisht vetë ata, që po vuajnë pafuqinë e shtetarëve të tyre të hapin vizione ku njerëzit e dy vendeve të kenë më shumë kanale zhvillimi.

Serbët nuk janë ashtu si mendojnë dhe po i paraqesin pjesa më e madhe e politikanëve patetikë shqiptarë, dhe afërmendsh nuk janë kështu shqiptarët për serbët e vërtetë. Jo më kot, media serbe dhe intelektualë të ndryshëm tani kanë filluar të reagojnë. Mes tyre edhe pse vonë, Tadiç, reagoi kurse të tjerë kanë artikuluar më dobët.

Ajo pjesë që sot nuk flet dot prej të dy palëve, e ka treguar me fakte se akulli mes nesh është n’të vërtetë ajsberg. E megjithatë, ka shpresë. Shqipëria, me vizitën e kryeministrit po e bën hapin e saj sërish të mirë për fqinjësinë, kurse serbëve u mbetet thjesht ta ndjekin dhe të fillojnë edhe njëherë rrugën e tyre “normale” të Sizifit drejt parimeve evropiane.

 

12 komente në “Homazh për ata që janë përpjekur për shqiptarët dhe serbët”

  1. Pelasgian says:

    Di te them qe mes nes dhe atyre ( serbarbarve ) nuk do te ket kurre PAQE !!!!

    1. tfg says:

      o rrot kkkkkkkk,nuk pritet qe serbet te kene paqe me ju shpellaret e Afghanistanit,por me xristianet shqiptare…………
      ptuuuuuuuuuuuu,palioarapi………..

      1. Ilir Hoti says:

        Ti nuk je kristian ti je kargrekorthodoksispedo…Kot rri pa gjume vec perkeqson gjendjen tende(tuaj) te mjerueshme..Shqiptaret jane Komb Unik 10.Milionsh me miliona vite ne trojet e tyre nga DALMACIA ne EGJE dhe nuk mund te lehe si zagare zorresh disa zvarranike jevgre pakice qe kane te ggjitha te drejtat si ne gjithe EUROPEN (jo si ne democradhine e gredhise)…ju qen ne ,gene’ vazhdoni te lehni se eshte zanati juaj..megjithate ne tju trajtojme ne baze te drejtave te ‘njeriut’ se e keni koken si’njeri’. Edhe kafshet i kape kapitulli’i te drejtave te tyre….’

        1. Skypion says:

          Artikullshkruesi eshte nder perfaqesuesit tipik te kozmopolitizmit provincial shqiptar.Si shume kolege te tij kozmopolite edhe ky eshte i majte,me prejardhje nga familje komuniste,qe bashke me familjet e kolegeve te tij,u bene kuintesenca e atij qe quhet Nacional-Komunizem per gjysem shekulli komunizem.Baballaret ishin nacional-komuniste, kurse bijte kozmopolite.Ky eshte nje fenomen.Vini re: te gjithe gazetaret,analistet,publicistet kozmopolite shqiptare,jane bijte e baballareve ish-komuniste,nacional-komuniste.Te gjithe keta rrufjane,mbrohen me kete argument:”Nuk duhet te paragjykohen bijte per baballaret e tyre…si ne komunizem”!Me nje fjale,ata duan te thone,qe “mos na paragjykoni ne,sic baballaret tane ju kane paragjykuar juve”! Kozmopolitizmi i ketij soji oportunistesh nuk eshte i njemendte.Eshte nje poze.Te gjithe kozmopolitet shqiptare jane apriori pro vizites se Rames ne Beograd ne keto rrethana.Eshte pikerisht ky moment,qe tradhton fallcitetin e kozmopolitizmit te tyre.Nje mendje e kthjellet,ne keto rrethana,nuk do t’i keshillonte Rames nje vizite ne kete kohe,ne keto dite,ne keto jave.Ka shume armiqesi tek te dyja palet.Te dy kryeministrat kane shkembyer replika te hidhura,deri edhe fyese,per njeri-tjetrin.Nje mendje racionalte te keshillon qe duhet pritur pak,sa te kaloje kjo vale armiqesie,sa te ftohen gjakrat.Por,jo thone kozmopolitet wannabe shqiptare,Rama duhet te shkoje tani se s’ben,e tua thote ne sy serbeve…!Pa prti pak,cduhet t’u thote ne sy?!Kete na e thone vete shume prej ketyre kozmopoliteve;thone qe Rama duhet te shkoje e tua plase ne fytyre,mu ne shtepine e tyre,serbeve per dhunen qe kane ushtruar ndaj shqiptareve…!Thone qe te shkoje dhe ta ngreje flamurin mu ne Kryeministrine serbe!Thone qe t’u kerkoje llogari sy nder sy!Thone qe…e c’nuk thone!Pa prit pak:po kjo gjuhe eshte gjuhe nacionalistesh!Po,perse e perdorin kozmopolitet?!-Sepse,jane kozmopolite fallce;jane oportuniste te felliqur;jane demagoge;jane mashtrues;jane ata maskarenjte qe kane braktisur strehen e vjeter te maskarenjve,ate te baballareve te tyre,ate te nacionalizmit pra,dhe kane gjetur nje strehe te re maskarenjsh,ate te kozmopolitizmit,e cila eshte shume komode,luksoze e fitimprurese.Rrufjane si Ben Andoni ia kane pare kimetin strehes se re te maskarenjve,strehes se kozmopolitizmit.Por,ajo qe me shkakton perhere neveri dhe perbuzje te thelle tek keta kozmopolite fallc,nuk eshte thjeshte fallciteti ne vetvete,por paragjykimet e thella te tyre.Te gjithe keta paperjashtim,bejne me faj Kosoven dhe shqiptaret e Kosoves per armiqesine me serbet e Serbine.Lexoni me kujdes artikullin e mesiperm,por edhe shume te tjere te kolegeve te Andonit,dhe do te vereni nje gje te tille.Keta zuzare qe na flasin tere kohes per vellazeri mes popujsh,kane paragjykimeper popullin e vet,per kombin e vet, per gjysmen e tij;kane paragjykime te thella per shqiptaret e Kosoves,te Maqedonise etj,qe i shohin si mbartes te nacionalizmit,dhe si pergjegjesit e vetem te armiqesise shqiptaro-serbe(ketu shqiptar,per keta zuzare,nenkupton shqiptaret e Shqiperise).
          Dhe me e perbuzshmja eshte kur shtiren si viktima te nacionalisteve shqiptare!Po ku jane ato nacionaliste more?!Te gjithe maskarenjte nacionaliste jane bere kozmopolite.Te gjithe e kane kuptuar dobine e te qenit kozmopolite.

    2. Bujar Gruda says:

      O Andoni! Eshte nshume lehte kush eshte agresori…E natyrisht ‘barbaret’ e ardhur nga pertej Uraleve e kane luajtur me shekuj kete rrol.. Ju Zndoni luani rol qesharak.Duket se ke prejardhje jo te qarte te anes se sulmuar..Cdo njeri e di se Paqe eshte simbol i njerezimit,por kjo nuk mund te behet vec nga njera pale as duke u lutur, por duke u afruar PAQE! Kjo po behet . Kush i sulmoj me grushte, gure ,karrike etj ata????Nje harte nuk vret njeri!!!..Popi i tyre beri POLITIKE ne Tirane dhe shpalosi flamurin serb dhe tha se nuk do njohim Kosoven!!!!!!!! pra jo fe por politike e flamure!!!Kush e sulmoi????????? Nuk je aq budalla sa hiqesh!!

  2. CARLHAINZ says:

    PO MORE PELLAZGO,MIRE E KE TI !!!POR MOS INTELIGJENCA TE BEN MASHE NE DUART E AMERIKES DHE RUSISE.DY POPUJT DUHET SA ME SHPEJT TE ECIN DREJT PAQES……NUK KA RRUGE TJETER…..

  3. kirurg says:

    Lemsh e ke bere more djale! Sec keni nje mani per t’i bere me faj te dyja palet duke ua ngjitur me zor edhe shqiptareve nacionalizmin! Nuk eshte e vertete: nacionalizem (mosdurim te kombesive te tjera) kane vetem serbet! Shqiptaret kane vetem atdhedashuri ose patriotizem ose krenari kombetare!

  4. demokrat says:

    Ben Andoni e ka humbur sensin e mases, e tradhetojne edhe venat e gjakut ne fytyre kur behet fjale per Serbine, punedhenesen e tij, dhe nuk mund te dalloj xhelatin nga viktima, edhe atehere kur i marr peng beri rolin e deshmimtarit ne te ashtuquajturen Shtepi e Verdhe. Ti mor djale asnjehere nuk mund te jesh vetvetja, pasi si don Kishoti ti je ne kerkim te serbit qe nuk e do shqiptarin ne hell, e te tille mision do te kesh shume te veshtire ta permbushesh, por une shpresoj qe ti te gjesh guximin tu thuash punedhenesve se ata kane shkuar shume larg me perdorimin tend. Edhe pse ne stil je me i balancuar se banali Muc Nano, perseri keni nje te perbashket, perbuzjen ndaj se vertetes, dhe e verteta edhe kesaj radhe shqiptar qe ke ngrene ne sahanin e BIRNIT te UDB ishte ne anen e shqiptareve qe shpetuan gjalle nga barbaria e mikpritesit.

  5. alfade says:

    Popujt jane turma kane thene te paret e njerezimit !Nuk ka popuj te mire dhe popuj te keqinj, por politikane
    te mire dhe te keqinj ! Zallamahite,grindjet e luftrat midis popujve nuk i shkakton nje Daut Hoxhe apo nje
    flamur kuq e zi ne fushen e Beogradit , por ishte sebepi serb ne prag te vizites se Putanes ruse ne Beograd.,
    si dhe dhjetra aresye te tjera te nendheshme qe pala serbe krijoi kete alibi dhe qe nderseu popullin serb kun-
    der sportisteve shqiptare . Nga populli serb vetem qeveritaret serb dhe ”Ivani i Tmerrshem ” ishin te nder-
    gjegjshem dhe ne dijeni per dramen enkas qe vete e krijuan ne skutat e errta te UDB-s dhe KGB -s aktuale !

  6. Ilia2 says:

    Ben eshte nje nga personat qe nuk e puneson dot njeri sikurse thone demokrAtet apo Socialistet e kjo eshte e qarte per ata qe nuk kane ethet e nacionalizmit ekstremist dhe as ata qe turren pas berihajt dhe pas tumes.
    Ndaj duhet degjuar me kujdes si pak njerez qe shkruajne dhe flasin ne Shqiperi. Pasi nje komb nuk dallohet vetem nga njerezit qe nxjerr, dhe po citoj nuk deduktoj tani, por nga njerezit qe nderon.
    Nese do nderosh Benin do nderosh njeriun e heshtur qe ralle flet por mendon thelle; nese nderon Xhufin do nderosh “patriotin” pa taban. Zgjidhni dhe caktoi vendit te ardhmen tuaj dhe te femijeve tuaj- si GERNJARE (grindavece) apo REALISTE, qe i degjohet fjala dhe vepra. Deri tani jeni tek zgjedhja e pare-kuptohet shumica e shkruesve.

  7. era says:

    B.Andoni shkruan mire dhe kam kenaqesine ta lexoj. Me kete shkrim po me duket kozmopolit paksa me shume se duhet.
    Sa per lojtaret e kombetares ata nuk jane robote qe drejtohen me program dhe telekomande. Ata jane qenie me gjak dhe shpirt dhe pavaresisht se posteri nuk ishte flamuri shqiptar ai kishte simbole te figurave te shquara shqiptare dhe nuk ben keq qe ja rrembyen serbeve nga duart. Perse nuk thua se c’pune kishin lojtaret serbe me ate poster?

    Kryeministri shqiptar ka plot gjynahe por jo ti ngarkojme ato qe nuk i takojne. Ne situaten e krijuar mbeshtetja qe iu dha lojtareve nuk perben nacionalizem shterpe. A di te bej krahasim se cfare bejne popujt e kombeve te tjere( shume here me shume se kombi shqiptar) dhe nuk jane akuzuar kurre per nacionalizem? Ndoshta ne jemi i vetmi popull ne bote qe kemi nevoje per pak nacionalizem- jo shterpe-natyrisht.

    Sidoqofte shpresoj te jene luhatje te zakonshme qe ka cdo njeri qe ” flet pak”.

  8. miri shkodra says:

    Falemnderit Andoni. I pari dhe i vetmi artikull me vlere per kete ceshtje, larg mendesise nacionaliste te anadollakve te Shqiperise dhe Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje