Petrit Vasili: Shqipëri-Serbi, dramë në kohën e gabuar!

18 Tetor 2014, 22:31Blog TEMA

Petrit Vasili zgjedh të citojë kapitenin e kombëtares Lorik Cana: “Jemi fqinjë dhe kështu do të jemi gjithmonë, ndaj duhet të bashkëpunojmë”. Sipas deputetit të LSI-së, kjo duhet të jetë gjuha e të ardhmes në marrëdhëniet shqiptaro-serbe duke dhënë kështu, një përgjigje për zërat që i kërkojnë kryeministrit anulimin e vizitës në Beograd. Por Vasili sheh kontrast mes sjelljes së shkëlqyer të kombëtares në fushë dhe atmosferës anakronike në natën dramatike në Beograd. Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së flet dhe për politikën në vend, të cilën e konsideron ende në fazën e parapolitikës. Refuzon të flasë për historinë e përgjimeve dhe vlerëson se në mes të maxhorancës nuk ka asnjë shenjë ftohjeje dhe se marrëdhëniet Rama-Meta janë tërësisht normale, pavarësisht zërave që herë pas here pretendojnë të kundërtën. Si ish-ministër shëndetësie, Vasili flet dhe për shëndetësinë, për marrëdhëniet me ish-ministrat dhe me ministrin aktual Ilir Beqja: “…qeveria është përpjekur me mundësitë e saj të bëjë sa mundet për të plotësuar pritshmëritë që gjithsesi mbeten tepër të larta. Kjo është edhe detyra e natyrshme, por edhe sfida e përditshme e ministrit aktual të shëndetësisë…”, thotë Petrit Vasili

Tashmë është bërë kryelajm jo vetëm për Shqipërinë dhe Serbinë, por dhe më tej: ndeshja e futbollit mes kombëtares shqiptare dhe asaj serbe të futbollit u mbyll në mënyrë dramatike. Mendoni se tensionet e shumta në fushë duhet të transferohen dhe në marrëdhëniet mes dy shteteve, siç po i kërkohet nga shumëkush sot kryeministrit Rama që të anullojë vizitën në Beograd?

Besoj që nata e 14 shtatorit në Beograd do të mbahet mend gjatë, për transformimin e një eventi sportiv në një demostrim të çdo gjëje tjetër negative dhe që nuk kishte të bënte aspak me futbollin. Një ndeshje sportive u shndërrua në një shfrim mërish të vjetra e të kalcifikuara në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar. Sjellja e djemve tanë të shkëlqyer të kombëtares ishte një shembull i përkryer i vetëpërmbajtjes dhe europianizmit që kontrastonte fort me atmosferën e egërsuar dhe anakronike të stadiumit. Vendet tona kanë bërë një rrugë shumë të gjatë dhe tepër të vështirë për t’ju afruar një Evrope që imponon standarte sjelljeje dhe qendrime të reja, që lënë pas modelet e vjetra të mbushura me mëri e zemëratë që të errëson sytë dhe mendjet, dhe orientohet kah bashkëpunimi dhe emancipimi i ideve, duke vënë në tavolinë vlerat që na bashkojnë e duke lënë pas ato që na kanë ndarë e mbajtur larg njëri – tjetrit, ndaj jo rastësishëm, edhe Shqipëria, por edhe Serbia kanë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Këto duhet të na bëjnë të mendojmë seriozisht se si duhet të flasim e të komunikojmë, sepse çdo ngjarje, sado e rëndë qoftë, nuk mund dhe nuk duhet të na rikthejë në modelet e vjetra dhe të prapambetura të komunikimit, ku printe urrejtja dhe hakmarrja, modele që kanë prodhuar aq shumë prapambetje kritike dhe krijimin e shembëlltyrës së të keqes. Shembulli i djemve të zgjuar e të fortë të kombëtares dhe e gjuhës së kapitenit tonë Lorik Cana janë dhe gjuha e të ardhmes: “Jemi fqinjë dhe kështu do të jemi gjithmonë, ndaj duhet të bashkëpunojmë”, kështu tha ai.

Si gjithmonë situata politike në vend është shumë e ngarkuar. Mendoni se prodhohet kaq shumë politikë në vend që të ketë kaq shumë kundërshti mes palëve apo thjesht ato luftojnë njëra-tjetën edhe pa arsye?

Sasia e politikës që konsumohet në Shqipëri është tërësisht jo proporcionale dhe inflacioni i përdorimit të politikës apo për të qenë më realist, shpesh i parapolitikës, është një fenomen tashmë i rëndomtë. Beteja e thekshme politike pothuaj gjithmonë 24 orëshe dhe në të shumtën e herës, me qëllimin e vetëm të bërjes pis të kundërshtarit, është shenjuar si veti e spikatur e produktit politik që qarkullon në media, në shoqëri dhe në aulat e politikës. Natyrshëm kjo është larg debatit filozofik dhe problemor aq të nevojshëm dhe për këtë arsye shpesh palët sulmojnë me argumente të njëjta simetrike njëra – tjetrën, por vetëm me ndryshimin e pozicionimit në maxhorancë apo opozitë, në varësi të alternimeve të pushtetit. Debati mbi alternativat është më i rrallë, jo tipik dhe matja e rezultatit me aksionet përkatëse dhe produktin konkret të prodhuar nga këto aksione shpesh mungon. Kjo filozofi mban gjallë një tension artificial, të vazhdueshëm dhe të panevojshëm politik, i cili është tërësisht në dëm të pritshmërive që publiku ka nga politika. Konsumi i teatrit politik, fortësisht të animuar e të adrenalizuar pa limit, zëvendëson atë që njerëzit presin dhe për të cilat ata shpresojnë dhe mbështesin politikën me votën e tyre apo edhe me aktivizimin direkt në të. Mendoj se është momenti për të ndryshuar filozofi, duke u orientuar fort kah alternativave konkrete dhe debati për to, si e vetmja mundësi që politika të jetë e besueshme dhe shpresëdhënëse për qytetarët. Si e vetmja mundësi për t’u matur në mënyrë të përditshme me veprat konkrete të realizuara, si metri i vetëm i eficencës së një politike të mirë, në vend të bërjes së politikës për politikë apo të një politike që rron pak orë. Që harrohet ende pa u artikuluar mirë.

Mendoni se ka ende arsye të mjafta opozita për të vazhduar bojkotin e saj dhe a mendoni se ka bërë përpjekje të mjafta maxhoranca në ftesën për rikthim të opozitës?

Raporti i opozitës me maxhorancën për fat të keq është aktualisht një kopje e qendrimeve të vjetra, tashmë gjerësisht të konsumuara në politikën shqiptare, pra një qëndrim ku nuk ka asgjë të re. Mendoj që ka mjaft konflikt të kërkuar dhe shpesh të stisur nga opozita, si dhe një afeksion të saj për të bojkotuar, ndërkohë që ajo vetë dikur në maxhorancë ka qenë një stigmatizuese e rreptë dhe e pakompromis ndaj bojkotit të atëhershëm të Partise Socialiste, atëherë në opozitë. Kjo inkoherencë e vë natyrshëm në një pozitë të vështirë opozitën lidhur me instrumentin themelor që ajo ka zgjedhur, pra të bojkotit, pasi ajo më parë ka qenë e vendosur parimisht kundër tij. Krijimi i hapësirave tepër të gjera në parlament dhe në mjaft raste favorizuese, po të vlerësojmë rezultatin e saj elektoral, janë mundësi të pashfrytëzuara prej saj, por jo për shkak të maxhorancës që në mënyrë të ndërgjegjshme i ka hapur këto mundësi, por nga inkonsistenca dhe nga komplekset e përgjegjësive të së shkuarës.

Së fundmi ka dalë në dritë historia e përgjimeve, keni dijeni për të?

Dua t’ju them vetëm se me këtë histori të përgjimeve nga pikpamja etike, më falni për termin mjekësor që po përdor, kam një idiosinkrazi të plotë. Në shqip do të thotë krupë, kam pafundësisht krupë e neveri. E kam ndjekur këtë histori kryesisht nëpërmjet komunikimeve mediatike, si dhe qendrimeve të ndryshme të bëra publike, pasi nuk ka ende një qëndrim përfundimtar si dhe një raport shterues të hetimit që po ushtrohet nga komisioni parlamentar, që po heton lidhur me këtë çështje.

Cili është qëndrimi i LSI-së për këtë problem, çfarë mendoni se mund të ndodhë me drejtuesit e institucionit të SHISH?

Në jemi pjesë e nismës për hetimin parlamentar të kësaj çështjeje dhe hedhjen dritë të plotë mbi të vërtetat që lidhen me të. Qendrimi ynë ka qenë i qartë që në krye të herës. Ne jemi të papajtueshëm me çdo praktikë e cila shkel ligjet e vendit, kur ajo ndërmerret. Nxjerrja e përgjegjësive dhe përgjegjësve, në rast se ligji është shkelur, mendoj se është një domosdoshmëri. E gjithë veprimtaria e mbështetur mbi ligjin që i shërben interesave kombëtare të vendit në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit, natyrshëm është mbështetur nga ne. Çdo shpërdorim i instrumentit të përgjimit për interesa politike dhe të goditjes së paligjshme të aktorëve të politikës apo të përfaqësuesve të institucioneve të pavarura të vendit në shkelje të ligjit, sigurisht që duhet të dënohet e dekurajohet me çdo mjet ligjor.

Eshtë folur gjatë në media për mundësinë që të tërhiqet në koalicionin qeveritar PDIU-ja, çka do t’i jepte mundësi maxhorancës të kapte një shumicë të cilësuar në Parlament dhe PS-së edhe kufirin e 71 votave pa LSI-në. Ju shqetëson një skenar i tillë?

Nuk kam ndonjë informacion zyrtar lidhur me sa pyesni dhe komenti im bazohet mbi ato që media ka përcjellë lidhur me këtë çështje. Në këtë rast afrimi i një partie të caktuar parlamentare me maxhorancën do të ishte një zgjerim i mëtejshëm i saj dhe, sigurisht, nuk ka pse të jetë një shqetësim i yni.

A ka një ftohje mes dy partive kryesore në pushtet, që reflekton një ftohje të mundshme mes Ramës dhe Metës?

Është një pyetje për të cilën unë vërtet nuk arrij të gjej se cila është baza faktike e saj. LSI-ja dhe PS-ja kanë një marrëveshje bashkëpunimi të qartë dhe parimore, mbi bazën e të cilës është ndërtuar edhe programi i qeverisë së koalicionit, program vërtet ambicioz, por edhe që ndeshet me sfida dhe të panjohura të shumta, të cilat mund të përballen vetëm me një kohezion politik dhe qendrueshmëri solide të maxhorancës në parlament. Zhvillimi i jetës parlamentare ka qenë një shembull i qartë i një bashkëpunimi efektiv të maxhorancës dhe sinkronizmi politik edhe për reforma të mëdha, si ai për reformën administrative ka qenë i spikatur. Po kështu, aksioni politik i ekzekutivit ka qenë ai i një skuadre politike, që përballet me detyrat e shumta të ekzekutivit dhe zhvillimi i përgjegjësive në qeveri është konceptuar e funksionon si një ansambël politik, që ndan sukseset dhe problemet si një e tërë. Kjo është, sigurisht, një frymë e cila inspirohet nga një raport bashkëpunimi politik konstruktiv mes liderëve Meta e Rama, të cilët bashkëndajnë sfidat e maxhorancës. Ju e dini fort mirë që në standartin politik të LSI-së ka qenë zbatimi luajal i marrëveshjeve politike dhe një frymë e tillë është ajo që e prin atë edhe në raportin me PS-në. Kam parë vetëm përgjegjësi maksimale të përbashkët për të realizuar sfidat e përbashkëta të qeverisjes dhe nuk kam vërejtur ndonjë fenomen negativ në bashkëpunimin politik mes nesh dhe PS-së. Një test i vazhdueshëm dhe në sytë e medias dhe publikut të gjerë është qendrimi në parlament dhe nuk ka as edhe një votim të vetëm, i cili të ketë lëkundur votat e maxhorancës, qoftë edhe për çështje delikate, ndaj do të thosha që përkundrejt dëshirës fiziologjike të medias për scoop-e dhe për sa më shumë intrigë politike, e cila ushqen kërshërira mediatike, ekziston një realitet i maxhorancës për Shqipërinë europiane, që vëmendjen kryesore dhe të përqendruar e ka tek integrimi europian, ekonomia, energjitika, bujqësia dhe sidomos te reforma shumë e rendësishme në drejtësi, që janë disa nga momentet kyç të ecjes sonë përpara.

Çfarë janë në të vërtetë, sipas jush, njoftimet e medias për një situatë arresti ndaj kryetarit të bashkisë së Lezhës dhe mendoni se ka një prapavijë të mundshme politike në këtë situatë?

Ka pasur një qëndrim tepër të qartë zyrtar të LSI-së, që unë e kam shprehur pak ditë më parë në një konference shtypi. Sigurisht që bëhet fjalë për një intrigë, për të cilën përcaktori “e neveritshme” shkon më mirë se të gjithë të tjerët. Në Bashkinë e Lezhës kanë ndodhur, por në mënyrë të veçantë në kohët e fundit janë projektuar e po ndodhin ndryshime të mëdha, të cilat kanë vënë në krizë ata që do të donin një Lezhë të prapambetur, të varfër dhe të harruar, mjaft që ata të realizonin ambiciet e tyre. Në këtë proces ndryshimi të madh, pa as më të voglin dyshim dora dhe vlerat e kryetarit të Bashkisë, Viktor Tusha, janë përcaktuese, si për sa i takon vizionit por edhe profilit personal tepër qytetar dhe mendjehapur të tij. Në fund të fundit ai përçon modelin e një kryebashkiaku me ide dhe guximin për t’i zbatuar ato, ndaj personalisht i përbuz intriga të këtij lloji dhe preferoj të shkoj e rishkoj në Lezhë për të parë e prekur ndryshimin e përditshëm që realizohet atje, si dhe duke pasur kënaqësinë për t’u takuar e shkëmbyer ide me zotin Tusha.

Keni qenë ministër shëndetësie gjatë qeverisjes së Berishës dhe sot, ju shohin shpesh në shoqërinë e ministrit të shëndetësisë së kabinetit Rama, Ilir Beqja. Çfarë shihni të ngjashme dhe ndryshme në qëndrimin ndaj këtij sektori nga dy qeveritë?

Me mjekësinë ka qenë e lidhur tërë jeta ime, për më shumë se tri dekada, dhe natyrshëm unë e shikoj gjithmonë veten të pashkëputur nga ajo. Në mënyrë të veçantë në shumë raste kam qenë autor promovues i mjaft ligjeve të sistemit tonë shëndetësor në këto dy dhjetëvjeçarë të pluralizmit dhe veten nuk e shoh të lidhur me sistemin shëndetësor për hir të pozicioneve që kam pasur dhe kam në të, por e shoh gjithmonë me preokupacionin se si mund të kontribuoj për një shëndetësi gjithmonë e më të mirë dhe rezultative, si një e mirë e paçmueshme për qytetarët. Ndaj, për këtë arsye, raportet e mia kanë dhe janë mjaft të mira me të gjithë ish- ministrat e shëndetësisë me të cilët më ka qëlluar të punoj, me të gjithë qoftë si vartës apo edhe si epror i tyre dhe për të cilët ushqej një respekt dhe simpati, duke vlerësuar që gjithsecili ka lënë gjurmën e tij në sistemin shëndetësor. Sistemi shëndetësor dhe reformimi i tij është dhe mbetet një nga sektorët më të vështirë dhe më të komplikuar jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet më të zhvilluara të globit. Pritshmëritë e larta të publikut për shëndetësinë janë prova e përditshme e të gjitha vendeve dhe padurimi për të pasur maksimumin sa më parë është një stres i cili kërkon përgjigje të shpejta dhe sa më efikase. Në këtë fazë ndodhet edhe sistemi shëndetësor shqiptar aktualisht dhe besoj se qeveria është përpjekur me mundësitë e saj të bëjë sa mundet për të plotësuar pritshmëritë që gjithsesi mbeten tepër të larta. Kjo është edhe detyra e natyrshme, por edhe sfida e përditshme e ministrit aktual të shëndetësisë për të plotësuar sa të jetë e mundur më shumë nga këto kërkesa e pritshmëri. Sigurisht, shëndetësia nuk fillon në një ditë, ajo nuk mund të zhbëhet e bëhet në një ditë, në një vit apo edhe në katër vjet, por është në një proces të vazhdueshëm reformimi e përmirësimi, që vlerëson arritjet e mëparshme, fut elemente të reja, por që lidhen shpesh edhe me progresin e shkencës mjeksore që është pa dyshim nga shkencat me dinamike dhe me ndryshime të përditshme spektakolare.

8 komente në “Petrit Vasili: Shqipëri-Serbi, dramë në kohën e gabuar!”

  1. elda says:

    Foli dhe ky gjarpri. Ky qe e rropishendetesine shqiptare. Po ju o Tema duhet ta publikoni patjeter kete intrigant.

  2. HAJDUTI says:

    ku eshte amon zonjusha Aldo Bumci…

    1. Prelilo Luaras says:

      Ky flet akoma per 14 Shtatorin. Filloi ta zeri semundja e Sales.

  3. ed snobisti says:

    derisa flasin te gjithe do flasi edhe ky topekeci …

  4. dafina says:

    Djali biologjik i spiunit te UDBse Fahri musliut qetniku dhe armiku numer 1 I shqiptarve Aleksandar Vuccic….me paraden e organizuar ne beograd..se bashku me rusin e qetnikut putin pergatitet per ta sulmuar Kosoven martire…
    Gazetari I RTPse spiuni I UDBse ( Tradhtari i kombit)) qetniku Fahri Musliu…me 197o ne Beograd lind me nji qetnikushen Dragica Kunovac serbe e kropacise –spiune e UDBse lindin stervinen qetnike Aleksandar Vuqiqin ..armikun numer 1 te shqiptarve ..dhe njeriu i cili e ka perkrahur pa rezerv regjimin e Milosheviqit…per vrasjen massive te shqiptarve dhe boshjakve
    mediat serbe ..qe kane qasje ne dosjene UDBse dhe KGb se per Vucicin thone se Vucici eshet Fahrijin sin…..djal i Fahri Musliut…. Fahri Musliu na del se e ka lindur nji monstrum anti shqiptar…qetnik te perbetuar qe ka vrar e prer shqiptar e boshnjak.
    Fahri Musliu ka shkuar ne Beograd me 1968 ne Fakultetin e Gazetarise. Nena e Vucicit studente e martuar, studionte ekonomikun dhe mirrej me Gazetari. Aleksander Vucic ka lindur ne mars te vitit 1970. Nga fotot e pakta te babait te Vucicit qe gjenden ne internet, pamja e vellaut te tij, ngjashmeria e Vucic me Fahriun na tregojne se Aleksander Vucic eshte shqiptar me baba Fahri Musliun. Ka plote shkrime ne gportalet serbe ku thuhet kjo. Edhe njerezit e pushtetit ne Serbi thone qe nuk ka cka publikohet dicka qe e gjithe serbia e di.

    …………….

    http://www.dnevno.hr/vijesti/regija/133114-vucicev-otac-albanac-a-stric-ustasa.html

    https://www.youtube.com/watch?v=07L5cwZ9FYw
    http://lajmi.net/a-eshte-shqiptar-babai-biologjik-i-kryeministrit-serb-vuciq_100081938.html

  5. beni says:

    O Titi o hajdut me cizme, kur flet ti mua me vjen te dhjes.

    Plehre qe me leket e vjedhura te ilaceve te shqiptareve kanceroze, blen shpija neper Europe.

    O Tema mos na e nxirr me kete hajdut muti, makes us feel sick !

  6. rest says:

    Dje u bene zgjedhjet per Kryetar te Dhomes se Permbaruesve Privat ne ambjentet e Ministrise se Drejtesise. Pasi u be raundi i pare ku asnjeri nga kandidatet nuk fitoi (50 + 1) u vendos qe te behej raundi i dyte me dy kandidatet qe kishin fituar me teper pike. Por cudia me e madhe u fiken dritat ne Godinen e Ministrise. Asnje nga gazetat nuk e ka publikuar kete skandal. Cfare turpi.

  7. Arben says:

    PERSE OR BYRAZER, TY TE PASKAN LENE EDHE PER TE PERCAKTUAR KOHEN E GABUAR APO E SAKTE???!!!!!

    TI KTHEJU NJERZVE PARATE QE KE VJEDHUR SI MINISTER DHE PARATE QE VAZHDON VJEDH NGA XHEPAT E TYRE.

    THUAJI EDHE NJE FJALE ILIR MUTIT TU KTHEJE EDHE AI PARATE.

    PAS KETYRE, SHKO ME DESHIREN TENDE 10 VJET NE BURG DHE PASTAJ PO TE KA NGELUR ME DESHIRE PER TE FOLUR, MUND TE FLASESH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje