Droni dhe një shaka patriotike në Beograd

19 Tetor 2014, 19:37Blog TEMA
Droni dhe një shaka patriotike në Beograd

Nga Ilir Yzeiri

Ajo që ndodhi ditën e martë më 14 tetor 2014 në stadiumin e Beogradit ka hyrë tashmë në kronologjinë e marrëdhënieve serbo-shqiptare si prologu grotesk i një marrëdhënieje të mbushur me viktima, urrejtje dhe përjashtim të tjetrit. Ka shumë mënyra për ta lexuar ngjarjen e asaj nate dhe, për hir të së vërtetës, aty mund të gjenden të gjitha fijet e intrigës së tragjedisë, dramës dhe komedisë së marrëdhënieve mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Gjëja e parë që të mbetet në mendja pas asaj që ndodhi në Beograd ishte dhuna. Ne, shqiptarët e Shqipërisë, jo gjithmonë i kemi besuar vëllezërit tanë të Kosovës apo të viseve të tjera të ish-Jugosllavisë kur ata rrëfenin për serbët, për këta xhihadistë ortodoksë të Ballkanit, për dhunën dhe krimet e tyre të tmerrshme. Të rritur në një vend të izoluar, gjatë kohës së komunizmit, ne shqiptarët e Shqipërisë e kishim ndërtuar përfytyrimin tonë për serbët më së shumti duke u haradallosur me këngët sllave dhe me filmat erotikë që shfaqnin stacionet e tyre televizive dhe nuk arrinim të mendonim atë që me të vërtetë vuanin shqiptarët e Kosovës nën atë regjim. Vetëm kur pamë shqiptarët e Kosovës të shpërnguleshin me dhunë gjatë pastrimit etnik që nisi Milosheviçi në vitin 1998, vetëm atëhere u bindëm se me çfarë shteti dhe me çfarë xhihadistësh ortodoksë kishin pasur të bënin vëllezërit tanë të Kosovës. Ngjarja e 14 tetorit, sipas mendimit tim, na tregoi edhe njëhere se me çfarë dhune të egër janë përballur vëllezërit tanë të Kosovës. Gjithë ajo turmë e egër tifozësh që ulërinin me thirrjet për t’i mbytur shqiptarët, vërshimi i tifozëve në fushë dhe skena makabre që tregon se me çfarë egërsije qëlloheshin lojtarët tanë ndërsa po futeshin në dhomat e zhveshjes, do të mbahen mend gjatë dhe do të ruhen në kujtesën kolektive si dëshmi e një realiteti që, për fat të keq, në zemrën dhe mendjen e shumë serbëve, nuk ka ndryshuar. Po ashtu, miratimi i heshtur i kësaj dhune nga krerët më të lartë të shtetit serb është një dëshmi tjetër se ai vend dhe ai komb e ka të vështitë të shkëputet nga e kaluara dhe se mes shqiptarëve e serbëve pajtimi etnik është një proces shumë i gjatë.

Klishetë e Europës së lodhur

Të gjithë shqiptarët foklorikë që u ngazëllyen me shfaqjen e guximshme të ëndrrës nacionaliste, kanë mbetur të befasuar sesi Europa nuk fajëson serbët për dhunën mbi shqiptarët dhe për thirrjet raciste, po merret me dronin dhe, më shumë se kaq, gjithë rrëfimin fantazmagorik, të gënjeshtërt e të manipuluar të shtetit serb e besoi përnjimend. Pra, mediat ndërkombëtare e besuan menjëherë se droni ishte hedhur nga tribuna vip e stadiumit prej vëllait të kryeministrit shqiptar, se ky incident ishte përgatitur me kohë dhe për këtë qeveria serbe kishte paralajmëruar me parë, se provokimi me « Shqipërinë e Madhe » i preku thellë serbët dhe ata edhe mund të kishin rrëmbyer armët dhe mund edhe t’i kishin vrarë të gjithë shqiptarët që ndodheshin në fushë apo në shkallët e stadiumit. Ne që merremi me gazetari tash sa kohë, jemi mësuar që çdo lajm ta besojmë si të tillë vetëm kur ai vertetohet nga dy burime. Mirëpo si ndodhi që mediat kryesore, zëdhënësja e Ashton, Platini, Blater e të tjerë nuk u morën fare me atë kërcënim dhe nuk pritën që të sqarohej se cili ishte ai që e kishte hedhur atë dron, pra nuk pritën që të shihnin faktet, por i besuan propogandës dhe tekstit të vjetër të shkruar nga njëra palë, nga serbët përkatësisht ? Nëse kthehemi pak prapa në kohë, edhe përpara bombardimit të NATO-së në Kosovë, mediat kryesore të Europës flisnin më shumë për irredentizmin shqiptar, për nacionalizmin shqiptar dhe deri edhe për aktet terroriste shqiptare, por jo për dhunën e egër të Milosheviçit. Për hir të së vërtetës, shteti që nuk e ka pranuar kurrë klishenë e Europës për trajtimin e serbëve si viktimë dhe të shqiptarëve si problem kanë qenë SHBA-të. Vetëm pas ndërhyrjes energjike të Klintonit, Europa harroi klishetë dhe u kthye të shihte realisht atë që po ndodhte. Edhe në këtë rast, Europa dhe mediat kryesore të saj, i kanë gati klishetë. Teza e « Shqipërisë së Madhe » është një sajesë serbe se ne shqiptarët e dimë që nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë projket serioz për këtë argument. Është tjetër gjë e vërteta historike se shqiptarët dhe territoret e tyre janë copëtuar në katër shtete. Këtë të vërtetë shqiptarët dhe rryma të ndryshme politike në Shqipëri do ta përsëritin gjithmonë, por kjo nuk është në axhendën politike të asnjë qeverije shqiptare. Nga ana tjetër, ideja e Shqipërisë së madhe nuk prek fare Serbinë, sepse Kosova është shtet më vete dhe edhe sikur të ketë një projekt të tillë, ai mund të prekë Maqedoninë, Malin e Zi apo Greqinë, sepse Kosova është shkëputur nga Serbia prej kohësh. Nëse ata merakosen për Luginën e Preshevës, ky vërtet që është një makth, sepse tani, sidomos pas asaj që shqiptarët panë në Beograd, vëmendja e shtetit shqiptar do të duhet të rritet fuqishëm për t’i mbrojtur vëllezërit tanë nga një lukuni xhihadistësh ortodoksë që kanë ende si frymëzim vdekjen e shqiptarëve. Mirëpo, disa media kryesore në Europë dhe disa personalitete si ata që përmenda më sipër, nuk e panë dhunën, por u mbeti mendja te droni dhe te « Shqipëria e Madhe ». Kjo mund të ketë edhe një shpjegim tjetër. Europa është e frustruar nga siguria kombëtare dhe nga kërcënimet terroriste. Ajo që tha Platini se në atë dron mund të kishte edhe bombë, tregon një mentalitet të tërë europian që jeton nën ankthin e sulemve terroriste dhe deri këtu edhe mund të ketë një justifikim, por është e papranueshme që atë gjest t’ia veshësh me paragjykim atij që tregon ai që është përgjegjës pse nuk e ndaloi atë shfaqje. Është e vërtetë ajo frikë që përmend Platini, por kjo bën përgjegjës Serbinë dhe autorin që e ka lëshur. Kur autori nuk është gjetur ende dhe kur shteti serb, në vend që të garantonte sigurinë në stadium e kishte mendjen që të orkestronte korin racist me fyerje kundër shqiptarëve dhe të bënte spektakël me ushtarë e skfandara në stadium, të cilët mesa duket ishin aty jo për të ruajtur rendin, por për të treguar me cinizëm rrezikun nga sulmet dhe incidentet e shqitarëve, atëhere një prononcim i tillë mbëhstetet tërësisht mbi stereotipitë. Kjo është një formë të menduari me klishetë e së shkuarës, sipas së cilave fajtori dhe viktima janë të përcaktuara nga fatet e mbrapshta historike. Ajo që është ende e pakuptueshme ngjan të jetë pranimi i histerisë kolektive serbe si shfaqje e huliganizmit dhe jo si një krim i përbindshëm. Është e paimagjinueshme se si ata huliganë që djegin flamurin shqiptar në Gjenovë të Italisë ku Shqipëria nuk hynte fare, që vrasin një tifoz anglez dhe një tifoz francez, që janë gati të vrasin gjithë skuadrën shqiptare, trajtohen si huliganë sportivë dhe jo si kriminelë, si xhihadistë ortodoksë.

Por droni ishte dhe një spektakël

Pavarësisht gjitha atyre që shkrova më sipër, shfaqja e dronit mbi stadiumin e Beogradit, nëse do të vështrohet pa asnjë ngarkesë etnike, politike apo nacionaliste, ishte një gjetje e mrekullueshme. Ne nuk e dimë se cili ishte ai person që e ideoi këtë shfaqje, çfarë kishte ndërmend dhe çfarë mesazhi donte të përcillte. Ajo që lexohet menjëherë është se ai dron ishte mjeti më i përkryer për t’i provokuar serbët në idiotësinë e tyre. Lufta që ata bënë për të mos lejuar shfaqjen e asnjë simboli shqiptar, urrejtja patologjike ndaj ngjyrës kuq e zi, fshehja e flamurit, e shalleve, pastrimi etnik nga simbolet tona kombëtare është një obsesion i një kombi të sëmurë që e ka projektuar të ardhmen e vet me anë të simboleve dhe fantazmave të së kaluarës. Pikërisht gjithë këtë dramë dhe gjithë këtë seriozitet makabër të shteti serb që nuk la asnjë shqiptar, qoftë ai gazetar apo personalietet i shquar që të mbante një simbol kombëtar, njeriu që ideoi dronin e shkërmoqi dhe e talli në mënyrën më të mrekullueshme. Ai dron nuk kishte asnjë mesazh dhe asnjë simbolikë nacionaliste, ai ishte një sfidë që iu bë gjithë idotësisë serbe, gjithë marrëzisë së tyre nacionaliste. Me atë dron ai që e ideoi dhe e lëshoi mbi stadiumin e Beogradit u tall në mënyrën më të mrekullueshme me pjesën donkishoteske dhe kriminale të mentaliteit serb. Është në stilin e të menduarit shqiptar që të përdorë sfidën për të shkatërruar kundërshtarin. Dhe sfida funksionoi për mrekulli. Futbollistët në fushë që e mbrojtën flamurin ishte shfaqja dramatike dhe dinjitoze ndërsa droni ishin tallja më e madhe që i është bërë ndonjëherë një mentaliteti idiot, taleban dhe të kapërcyer në kohë. Shqiptarët, në gjithçka treguan se janë europianë dhe e kanë seriozisht miqësinë me SHBA-në dhe Europën. Serbët, për fat të keq, janë ende peng të historisë së tyre dhe këtë ia dëshmuan edhe Europës duke e pritur Putinin si perandor të Rusisë së Madhe dhe si baba shpirtëror.

10 komente në “Droni dhe një shaka patriotike në Beograd”

  1. Pelasgian says:

    Ai Dron ka hy ne HISTORI tashme ! Miq e shoke Talion , Anglez dhe Norvegjez qeshnin e me thoshin ; ” Jeni piiidha..same ju Shqiptart , kurre s’ishte pare nji spektakel si ai i dronit ”

    Bravo djaloshit qe i shkoi ne mendje ai veprim! Kroatet dhe Boshnjaket akoma skan pushu duke tall Rikun me Serbet per shkak te dronit ( Bananja Shqiptare per majmunat serb ).

    1. Ilir Hoti says:

      Nuk dua te shtoj gje nga permbledhja e Z. I Yzeiri!Vetem FAKTET nuk mund te komentohen..sepse ekziston rreziku i deformimit…Nje shkrim tjeter me NIVEL.!

  2. funerali says:

    Sa te trashe qe jeni kur thoni qe droni ishte krijimi I nje shqipetari.
    Ju e dini si kurdisen punet e pista, ai qe perdoret pa e ditur as vete nga kush, per te kryer dicka qe I intereson nje pale te trete quhet viktime. pra ky shqipetar eshte ” setup ” ndoshta pa djenine e tij per nje pune te piset nga e cila do perfitonte kadavra e pa kallur e shovinizmit serb.
    Eshte nje ngjarje identike me ate te dronit gjigand qe solli Berisha per te akuzuar qeverine Rama per trafik droge. piloti italjan dhe ata qe conin drogen ne divjake nuk dinin asgje se sa kishte paguar berisha per kete kurth anti Rame.

    Dua tu kujtoj ketu qe Beogradi ka qene dhe eshte nje nga kryeqytetet me te sigurta ne bote.

    Nje shqipetar ndejti kater dite ne gest house pa e mare vesh policia secrete serbe. ju vu ne dispozicion katedralja ne bash te vendit per te leshuar shashken serbe.

  3. Çiljeta says:

    Zoti Yzeiri, zakonisht më pëlqejnë shkrimet tuaja, për pjekurinë dhe ralitetin e tyre, por kësaj rradhe “e keni stërmunduar veten” dhe keni nxjerrë një shkrim, të paktën “dështak”…! Një mëndje e shëndoshë dhe realiste, nuk mund të pranojë kurrë, që një banderolë ultranacionaliste, (që fatkeqësisht e quajmë flamur-ç’dhimbje për flamurin tonë!) ishte “një gjetje e zgjuar” dhe përbën spektakël… Gjynah…!

  4. Kaqi Miftari says:

    Xhihadist ortodoks!! hahahahahaa karagjoz kalemxhi i varfer ne shprehje.

    1. Dardanet says:

      Xhihadisti ortodoks,Martonpviq,nga Gjilani ia futi vehtes shishen dhe ia la dardanve kosovare.Ju te Shqiperise londineze nuk i njihni cergashet serb.Ata genjeshtren e trajtojne si atdhetarizem.Si eshte e mundur qe ne nje sigurim te hekurt,nje shqiptare te hyp ne kishen e piste ortodokse dhe te lansoi dronin misterioz!Vetem naivet i beojne kesaj hipoteze false.Vet ngjyra e flamurit tregon se ate se ka bere dore shqiptari.Sigurine e stadiumit te Partizanit e kane bere mbi 3500 polic te armatosur deri ne dhemb.Keta kanibal vrane dhe masakruan mbi 300 mije joshkije te ish Jugosllavise diktatoriale.

  5. tourkofagos says:

    Bravo per shkrimin, ja nje sunite i mencur.

  6. Natasha says:

    Nuk dihet origjina e dronit. Megjithate droni u be shkaktari i pergjigjes qe duhej te jepte ajo skuader djemsh kur nje stadium loje ishte kthyer ne nje arene ku degjohej ulerima e vetem njerit kundershtar te shfytyruar: nga kundershtar ndeshjeje sportive ne nje kundershtar armik. Ne kete lloj pamje groteske hyn kloni duke thirrur: pergjigjjuni ketyre ulerimave! Kush e kerkoi pergjigjen medoemos, kete nuk e dime, por me flamurin e me simbolet e nje kombi ende nuk behet shaka, Kjo eshte ajo qe e dine te gjithe, edhe UEFA. Prandaj qe ajo te mos emertohet si raciste duhet te matet mire para se te fuse ne te njejtin kallep djemte e skuadres shqiptare.

  7. dn says:

    Droni ka bere misionin e vete’demaskimin’ e fytyrave si ne shqiperi si ne serbi,si ne evrope…
    Nuk mbullohet dielli me shosh,edhe marredhenjet tona me serbet me nje visite per hâter t’evropes!
    Problèmete te zgidhen e pastaj Vete shkojme ne vizita ‘fqinsh’..

  8. dajti says:

    Pse i ngaterron ortodokset me xhihadistet? Ti e di qe xhihadistet jane myslimane si puna jote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje