1/3 e kryeqytetasve, të gatshëm të votojnë një kandidat të pavarur për kryebashkiak

20 Tetor 2014, 20:13Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Nga një sondazh që zhvillova në kryeqytet në dy javët e para të tetorit, në kuadër të serisë së sondazheve BAROMETER, rezulton se vetëm 67.5% e tiranasve që morën pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, janë të vendosur të votojnë sot për një nga partitë që ishin në garë.  Rreth 60% janë të vendosur për të votuar të njëjtën parti që votuan vjet, 5% janë të vendosur të votojnë një parti tjetër brenda koalicionit, 2.5% votojnë sot për një parti të koalicionit kundërshtar, 28% janë të pavendosur dhe 4.5% janë të vendosur për të mos votuar fare.

Kjo prirje votimi është e ngjashme për të dyja koalicionet kryesore. Kështu, 68% e votuesve të koalicionit të djathtë janë të vendosur për të votuar të njëjtën parti që votuan vjet, 4% janë të vendosur të votojnë një parti tjetër brenda koalicionit, 5% votojnë sot për një parti të koalicionit kundërshtar, 18% janë të pavendosur dhe 5% janë të vendosur për të mos votuar fare. Ndër votuesit e koalicionit të majtë, 62% janë të vendosur për të votuar të njëjtën parti që votuan vjet, 8% janë të vendosur të votojnë një parti tjetër brenda koalicionit, 2% votojnë sot për një parti të koalicionit kundërshtar, 25% janë të pavendosur dhe 3% janë të vendosur për të mos votuar fare.

Prirja e votimit ndryshon shumë ndër të anketuarit që nuk kanë deklaruar se për cilën parti kanë votuar vjet. Ndër ta, vetëm 33% janë të vendosur për të votuar të njëjtën parti që votuan vjet, 3% janë të vendosur të votojnë një parti tjetër brenda koalicionit, 2% votojnë sot për një parti të koalicionit kundërshtar, 58% janë të pavendosur dhe 4% janë të vendosur për të mos votuar fare (90% e votuesve të FRD-së e rivotojnë atë dhe 10% janë të pavendosur).

Në sondazh u testua predispozicioni i kryeqytetasve në moshë votimi për votuar një kandidat të pavarur në garën për kryebashkiak. Si kandidatë të pavarur u testuan tre kandidatë hipotetikë – Fatos Lubonja, Dashamir Shehi dhe Gjergj Bojaxhi. Ata u “përballën” në skenarë të ndryshëm me kandidatë hipotetikë partiakë si Mimi Kodheli, Grida Duma, Saimir Tahiri dhe Eduard Selami. Duke përdorur kufirin e poshtëm të marzhit të gabimit statistikor, rezulton se jo më pak se 1/3 e kryeqytetasve në moshë votimi do të zgjidhnin të paktën njërin nga kandidatët e pavarur, pavarsisht se cilët kandidatë partiakë do të kishin përballë.

Kampioni i sondazhit përbëhej nga 1200 kryeqytetas në moshë votimi, të anketuar me telefon fiks. Kampioni u ribalancua për të mirëpërfaqsuar gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht banorët aktualë të secilës prej 11 minibashkive të kryeqytetit. Në përfundim të ribalancimit, maksimumi i marzhit të gabimit statistikor rezultoi +/-3.2%.  Rreth 81% e banuesve në moshë votimi të kryeqytetit (të përfaqësuar nga kampioni) rezultojnë pjesmarrës në zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Rreth 49% e atyre që morën pjesë në zgjedhjet e vjetshme kanë deklaruar gjatë anketimit se kanë votuar për koalicionin e majtë, 33% për koalicionin e djathtë, 2% për FRD-në dhe 16% nuk e kanë deklaruar votën e vjetshme.

Sipas rezultatit zyrtar të KQZ-së, ndër 292 mijë vota që u numëruan vjet në kryeqytet, 58% ishin për koalicionin e majtë, 39.5% për koalicionin e djathtë dhe 2.5% për FRD-në.

17 komente në “1/3 e kryeqytetasve, të gatshëm të votojnë një kandidat të pavarur për kryebashkiak”

  1. Kris 1 says:

    nje kandidat i pavarur eshte me i dobishem per Tiranen.kandidati i pavarur so te ishte nje temetqe do te shkermoqte themelet e tre partive te horrave.Do te paralajmeronte fundin e komedise tragjike qe po luajne Berisha,meta dhe Rama.

    1. aqif says:

      Germo Tare, germo, me sondazhe, se qenin e ngordhur do te gjesh! Si Gani Bobi do te perfundosh edhe ti me keto ynere qe po nxjer nga germimet…

    2. shpatar says:

      Kris .Bashke me Zaloshnjen jeni out nga realiteti shqiptare .Mos merrni ne konsiderate se cfare thone kur intervistohen shqiptaret .Tjeter thone e tjeter bejne .
      Ajo qe kerkoni eshte shume large te ndodhi ne Shqiperi.Eshte llogjike vetem per vende me demokraci ku rralle nje i pavarur fiton ne te tilla beteja .Dhe une kam nje fakte qe ju e mohoni .Mbas 97 populli bertiste qe te mos ja shikonte me fytyren Berishes.Por ja qe ai hipi perseri dhe beri sic deshi me ndjenjat demokratike e nje populli te tere.Pse ??????.Popull qe nuk di te vendosi se kush duhet ta qeverisi.Popull qe genjehet e kompromentohet me nje cope buke per te te marre voten .Rama pse erdhi ne pushtet! Deshen aleatet qe ta nxirrnin ne pensjon .Me shume fushate elektorala kunder Berishes bene aleatet se populli per ta rrezuar .Po ju sjelle per kete nje fakte tjeter .Kam qene 4 muaj para zgjelljeve ne Vlore me dy shoke te mi , ku mendohet se eshte bastjone i Ps,dhe nuk konstatuam te behej fushate elektorale .Kur i pyetem na thane se e kemi ne xhep fitoren .

      1. elio says:

        Sondazhet me tel jane nga me fallcot, aq me teper kur behen me tel fix (dihet pronari nga te gjithe) aq me teper strukturimi i zondazhit duhet te jete shume komplex e jo i bere nga nje kaqol si Zaloshnja..

  2. mer says:

    e kuptuat pse doli gjithe ky “patriotizem”

    jane keq me sondazhet partite e medha dhe sidomos koalicioni qeverises.

    pra vertetohet thenia nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  3. Besi says:

    Gjergj Bojaxhi!

  4. MANUSHAQA says:

    EDO MOS DO TA BESH SI BELULI??

  5. Kendveshtrim tjeter says:

    Eshte absurde te mendosh ne kete kohe,per “kandidat” te pavarur !
    Kush punon ne administrate,ndihet i ofenduar,nga emerimet ne postet drejtuese dhe te rendesishme .
    Politika emeron dhe mbeshtet,njerez me raport mjeko- ligjor,qe kane vite qe marrin rrogen skutave,pianec te rendomte,etj.
    PER TE PAVARURIT NUK KA MBESHTETJE POLITIKE,NE KETE FAZE JANE TE DESHTUAR,POR JO TE PA AFTE.

  6. korca says:

    Po ne korce qe duhet nje kanditat i pavarur urgjentisht.fiton po cfare fitore se

  7. Automatik says:

    Shiheni…qe ne surrat e tregon se eshte njeriu me pa karakter qe ekziston. Ngeli duke lepire kockat si perhere.

  8. Koco says:

    Do ishte zgjidhje mbase e duhur ne se kandidon nje kandidat jashte kualicjonit te PS e PD i cili te kete pelqimin mbase te dy kualicioneve e vecmas nga Kualicioni i Majte me konkretisht ne se do ishte nje Kandidat i FRD i provuar e sprovuar per aftesi e ndershmeri si bije fjala zoti Gasment Oketa kandidimi e votimi i tija i ben nder gjithe shqiperise dhe largon nga Pushteti Vendor nje force te eret si PD.

  9. mergim tari says:

    UNE DO TE ISHA QE KRYETAR BASHKIE I TIRANES TE ZGJIDHET NDONJE BALLIST. AH SIKUR PSH TE ISHTE GJALLE SALI PROTOPAPA…. SA SHUUUUME VOTA DO TE MERRTE KANDIDAT I MUNDSHEM BALLSIT.

  10. Kris 1 says:

    Shpatar,
    jam dakord me ty se duhet shume pune qe ne duhet ti largohemi tre partive politike qe jane nje lak ne qafen tone.Por kjo duhet dhe eshte domosdoshmeri qe ne te fitojme lirine.
    Sa per fitoren e socialisteve mendoj se ajo eshte nje fitore gjysmake.Presidencen,pushtetin gjyqesor e ka ne dore Saliu,ekonomine e ka FMN,70% te administrates LSI .Ps ka pak pushtet dhe nje bollek batutash te Luanit te saj ,Edit dhe mjaullimat e macokut te vogel Brace.
    Une i qendroj mendimit se Berisha u largua bute nga pushteti i detyruar nga borxhet dhe nga mbyellja e dyrve per te nga nderkombetaret.
    Berishes dhe klanit te tij nuk ka per ti hyre gjemb ne kembe pamvaresisht se luhet e lagu nuk e lagu ne parlament,me Nishanlliun,me prokurorine dhe gjykatat.
    Mendoj se Rama dhe Meta kane detyrim paraelektoral qe mos i preket fije floku ujkut te Vucidollit.
    Lus zotin qe Tirana te jete e para te godase partite e Hijenave.

  11. Amos jeni ju ai kandidati qe deshiron Tirona ? I pa mvarur me fjale dhe i mvarur me para me Salin a Met-ushin !

  12. Edi says:

    Ky gjithe kohes ja ka futur kot!

    Ik o shoku gjej ndonje pune! Paska pyetur ky tre veta tek kafja e lagjes dhe njeri nga keta te tre i ka thene qe une do votoj nje kandidat te pavarur. Hajde konkluzion shkencor, hajde

  13. ira says:

    Mendoj qe ne zgjedhjet vendore PS duhet te hyje e vetme. Ne çdo njesi vendore PS te kete kandidatin e saj. Jo marreveshjeve me LSI-ne dhe me te tjera, pra jo praktika qe ne keto njesi i paraqet PS dhe i mbeshtet LSI, ndersa ne te tjeret i paraqet LSI dhe i mbeshtet PS.
    Njekohesisht duhet te ndryshoje kodi zgjedhor. Te rifutet balotazhi. Tani eshte e mundshme, sepse jane pak njesi vendore. Kjo e rrit mundesine, qe te zgjidhet kryetar, kandidati me i mire, nga te gjithe ata/o qe garojne.

  14. Arben says:

    UNE DO VOTOJ PARTIA LIDHJA SHQIPERIA E RE.

    DJEM DHE VAJZA TE RINJ, TE PAPROVUAR,

    ME HAJDUTA NGA KETA QE JANE NUK MUND TE JENE.

    EDHE NE RASTIN E KEQ LE TE NDAHET PARAJA NE DISA DUAR SE E MONOPOLIZUAN CA E CA DHE NE VAZHDOJME I VOTOJME.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje