Më shkoi dita duke gënjyer nëpër Tiranë

21 Tetor 2014, 19:49Blog TEMA
Më shkoi dita duke gënjyer nëpër Tiranë

Nga Salih Kabashi

Sot e pashë se sa zbavitje mund të të sjell një gënjeshtër. Fantastike. Sot paradite, nëpër diell e mot gati pranveror vendosa që të gënjej, përkundër moshës që nuk do të duhej të ma lejonte. Desha të gënjej pajada nga ora nëntë deri në drekë.

Vendosa të rrej jo në çfarëdo vendi, por në Tiranën tonë, kryeqytetin tonë dhe në njëfarë mënyre edhe në metropolin gjithëshqiptar të rrenave e të pollavrave, të cilës, Tiranës, pra, në krejt Evropën mund t’i konkurrojë eventualisht vetëm motra e saj më e vogël, Prishtina, e njohur për rrenët e trasha të presidentëve, të ministrave, kryeministrave e të editorialistëve të saj. 

Gënjeva ditën për diell e rrugë më rrugë nëpër Tironë. Për këtë aktivitet timin të zellshëm, viktimat e rrenave e provokimeve të mia kudo mi kanë rrahur krahët duke më kanë thënë :

“Ashtu, keni të drejtë, zotëri…”

Futja ime e sotme në magjinë e rrallë të gënjeshtrës ka një histori të gjatë çerekshekullore. Sikurse edhe shumë prej jush që kur shkoni të kënaqeni në zemren e Atdheut edhe unë secilin muhabet, të parin muhabet, edhe kur blej një gazetë a një shkrepse, ndeshem me pyetjen e shitësit :

“Hë, more nga Kosova jeni, hë ?”

Mijëra herë e përsëritur, kjo frazë nuk ka si të mos bëhet e bezdishme. Jo rrallë kam vënë re se pyetja është edhe hileçare. Përmes saj kosovarët, edhepse njëlloj shqiptarë, vihen brenda një kornize të një shqiptari jokomplet, të çuditshëm e të panjohur.

Verës e kam filluar e sot e vazhdova lojën. Pyetjes : Hë, more nga Kosova jeni, hë ? u jam përgjigjur :

« Jo ! Zot më ruaj të jam nga Kosova. Nga Shkupi jam… »

Pastaj, unë « shkupjan » e ata puro shqiptarë për disa orë diagnostifikuam kosovarët duke i gjetur tepër të trashë e malokë që flasin një shqipe të pakuptueshme, që janë mashtrues e të pabesë, të pamoralshëm, herë neveristë, herë saliberishistë…

Ndërsa ne « shkupjanët » e përgjithësiht « maqedonsit » për tiranasit e anketuar sot doli se jemi shumë më të fismë.

Në të gjitha anketat, burra apo gra, mua më morën e më nxorën ekzemplar për këtë fisnikëri…

Unë u ndjeva mirë pse sot aspak nuk ngjaja me « kosovarë ». Por edhe i gëzuar se për të shpëtuar nga : Hë, more nga Kosova jeni, hë ?, shpëtimi gjendet vetëm në deklarimin e përkatësisë etnike « shkupjane ».

14 komente në “Më shkoi dita duke gënjyer nëpër Tiranë”

  1. Beni says:

    E di ti zoteri pse nuk i kane qejf kosovaret ne Shqiperi? Sipas mendimit tim pop shq eshte ne shumice kunder Sali serbit ,po kosovaret e duan ,qofte si verior ,qofte edhe si dhender serie..Eshte edhe pak mosmirenjohes pop kosovar ndaj shqip te Shqiperise qe i streoi e i ndihmoi kur kishin nevoje .Prandaj ,ti zoteri vazhdo me kete lojen tende se do te dalesh me i fituar.

    1. Gjithashtu malok says:

      sa shpejt qe e harruat serbine ju patriotet e koqeve te mia. po a nuk ishin keta kosovaret qe desh lane breket per kete flamurin tone more te paudhe.keshtu jemi ne zgjebsat nga shqiperia. po te na thuash qe je kosovar , shajme greket. po te thuash qe je grek shajme maqedonasit. po te thuash qe je korcar shajme shkodranet. po te thuash qe je vlonjat shajme tropojanet. ne kemi gjithnje dike per te share.

  2. tani says:

    po mire, e cfare ka te cuditshme ketu? kosovaret ashtu jane. te trashe, hileqare, mashtruesa e imorale. kosovaret e kane per nder te kene nje grua ne shtepi dhe tre dashnore. kete e bejne jo vetem ne shqiperi (ketu leshohen si qeni nga zinxhiri) po dhe ne trojet e tyre. jane shoqeri e theksuar patriakale, pavarsisht se duan te shiten si e moderuar, dhe shoqerite ne te cilat mungon empancipimi i femres jane gjithmone te prapambetura nga ana a zhvillimit social dhe kulturor. nuk po festojme raste te vecanta intelektualesh po si shoqeri ne teresi.

  3. Billy1 says:

    E verteta pse kosovaret nuk i duan ne Shqiperi gjendet vec ne Fier. Aty me kane thane se nuk ka ma te pabase se kosovaret. Myzeqaret ne kohen e Zogut i strehuan dhe ata e neperkamben mikpritjen myzeqare duke zaptu toka e prona e duke vra e vjedh banoret vendas.
    Prandaj ne Fier rezultati i votimeve del ne favor te PS edhe sikur nji gomar te vendos PS per kryetar bashkie.

    1. Po,Po says:

      Qysh kur njoha mire Sali Shpellarin,si nje bajraktar mesjetar,me te gjitha te keqiat e nje serbi ne krye te shqiptareve,si dhe turmat e verbera te Verioreve e Shkupianeve ne mbeshtetje(pa asnje medyshje te bemave antishqiptare te Saliut),…te them te drejten,nuk ndihem me ai qe kam qene para 1990-es.Nje dite vere te 1999-es,ndodheshim ne nje kafene,bashke me disa shoke dhe flisnim me mallengjim per fatin e keq te kosovareve,qe i perzune nga vatrat e tyre,por dhe fatin e mire,qe u doli per zot NATO-ja.Njeri nga te pranishmit na tha aty,se kishte marre nje familje kosovare dhe e mbante me qera ne shtepine e tij.Nuk m`u durua,por ju sula me terbim,se si kerkonte leke nga ata mjerane qe e ropi serbi,duke u marre edhe pasaportat…!,e sa te tjera.Kete shokun e njihja prej kohesh dhe nuk kisha mendim te keq per te,por kur degjova nga goja tij ,ato qe tha,m`u duk fare i vogel ne shpirt e pa gjak shqiptari.Nuk kaloi shume dhe kur iu zbuluan petet lakrorit,per grushtin e shtetit te Sali Berishes me 14.X.1998,mesova se Saliu kishte perdorur forcat ushtarake te batalionit te Bujar Bukoshit,(qe i stervitnim ne Farke te Tiranes),per te rrezuar qeverine socialiste,kundershtare te Saliut.Ishte nje tjeter dush i ftohte,qe me beri te mendohesha,kur kujtoja regjimentin nazist te Rexhep Mitrovices e Xhafer Deves ne vitin 1944.Veshtrimi me syzet e islamizmit ekstrem,si ne Maqedoni,ashtu dhe ne Kosove dhe berja lemsh,per disa nga problemet me te mprehta qe kane perpara ato treva,me kane vene shpesh ne mendime dhe te me ftohet ai entuziazmi i para viteve 1990,qe sot perflitet aq shume me keqdashje.

  4. ferrero says:

    Shume mire qe kete ceshtje vete e paske vertetuar vetem me nje aktrim sa do i thjeshte ky, pra emeruesi i te tere te keqijave qe me keq s’ka ku shkon, pra ashtu sic jeni shumica: TE PABESE!!! Me vjen shume keq qe pergjithesohet gjykimi dhe jo paragjykimi kuturu, por per fatin tuaj te keq, njeriu gabon nese e gjykon kete pergjithesim per ndonje popull tjeter. Sidomos shqiptaret e Maqedonise shikoni se ne c’gjendje kane ngelur duke ‘mirekuptuar’ edhe kete autor banal edhe Kosoven deri ne vitin 1999 se mos i prishet gje pune asaj dhe ne fakt sot me dy shtete perreth, shqiptaret e Maqedonise jene shume here apo miliona here me keq se c’ishin nen ish Jugosllavi dhe kete peshqesh vuajtjesh e kane ne rradhe te pare nga Kosova e ketij qe shet molle te kalbura ketu dhe poashtu per shkak te Shqiperise qe ne emer te qendrueshmerise se rajonit lejojne dhunen ndaj shqiptareve te Maqedonise ne emer te kesaj qendrueshmerie te rajonit. Pra, nderkohe qe te tjeret bejne c’te duan per te prishur kete qendrueshmeri allashqiptarce. Absurdi i vetem ne bote, te ndjehesh me jetim se jetimi kur mund te thuhet se i ke dy prinder. Ja keta jeni ju qe beni lojera idiotesh me ‘shkupjane’ e ‘maqedonse’ per te shperlare veten ndaj njeri-tjetrit se kush eshte kokeboshi e kush aristokrati. Me falni, por duket se vazhdimisht kundermoni te njejten ere te keqe qe ndot rende. Valle nuk e shikoni kete gje apo ndoshta per katandisjen tuaj te keqe jane fajtor shqiptaret e Maqedonise apo shqiptaret pakica nacionale neper shtete me te cilat ju beni prostitucionin naten qe diten te ‘edukoni’ popullin shqiptar se ky apo ai popull eshte keshtu apo ashtu. Keshtu apo ashtu, ju jeni e keqja jo vetem e vetes suaj, por me e keqja, ju jeni dhe fatkeqesia e shqiptareve te Maqedonise dhe atyre ne shtetet e tjera, ngaqe te tjeret e kane kuptuar kete masturbim tuajin e i pallojne dite e nate keq keta te mjere atje, nderkohe qe ju perjetoni orgazma me ‘shkupjane e maqedonse’ per te pare endrra mondane. Dyfytyresh!!!!

  5. kushtrimi says:

    Se pari nuk duhet pergjithesuar njerezit. jam kosovar dhe e pranoj qe ka shume mangesi shkollimi dhe arsimimi ne kosove.edhe ne kulture edhe ne edukate,poooor!
    nuk e kuptoj qe si ka mundesi qe ne shqiperi me nje edukim e arsimim me te larte jane ne kete derexhe qe eshte sot!???
    ok ne prishtine jemi te trashe por ju ne tirane qe jeni te holle pse nuk perparoni? une e dij pse. por le te ma thoje ndonje vellaqko nga shqiperia.

  6. Bardhi says:

    Kosovaret perbuzen ne Shqiperi jo pse jane te ndryshem nga shqiptaret e tjere,por per faktin se ne Shqiperi jepen shume leke nga sherbimet e fshahta serbe dhe greke,vetem per te arrit kete gjendje qe tani e kemi.keto sherbime kane gjete “treg” te pershtatshem ne Shqiperi,se aty per leke cka nuk bene njeriu,o Zot,s’dua ti permend te gjitha…
    Kosovaret jane rraca me tipike shqiptare andajzhvillohet luft e veqant kunder tyre,se (fatkeqesisht) Shqiperine e pushton kush te don me nje traget qokolada!!!

  7. kosovari says:

    Bardhi ti e di atè shprehjen qe e perdorim ne Kosovè: çka ke hanger qè je kaq i menqur…?!!!

  8. Natasha says:

    Jo te gjithe i paragjykojne kosovaret, megjithate shkrimi dhe problemi qe ngrihet eshte i vertete. Kosovaret jane te vuajtur, nuk kane qene te lire, u eshte dashur te manovrojne per te mbijetuar. Kane fituar disa tipare qe se jashtmi duken ndryshe nga menyra si sillemi ne ketej atij kufiri koti. Por mendesia, traditat, zakonet, shpirti, jane njelloj. Natyrisht qe kane te drejte te jene paksa dyshues. Sa e sa pabesira kane perjetuar mbi kuriz. Ndaj ata qe i paragjykojne te mendohen paksa. Jemi vellezer te ndare prej shume kohesh padrejtesisht. Kur takohen dy vellezer te ndare qe nga femijeria ju duhet pak kohe t’ju vloje gjaku i permallur, pasi koha e shkeputjes e ka bere punen e vet. Edhe ju mos na paragjykoni ne, pasi e verteta eshte se ju duam.

  9. Ceni says:

    Kosovaret nje gje nuk dine ose nuk duan ta dine,ishte ai Enver Hoxha,qe me politiken e tije e beri popullin Shqiptar ta donte popullin e Kosoves,mbasi gjithmone flitej si popull i shtypur nen thundren e Serbit,por me ndryshimet e mbas `90es ishte sali Berisha me politiken e tije qe i afroi per interesat e tije private kosovaret dhe u tha qe hajdeni e beni cte doni a Thua se shqiperia ishte si hani pa porta,por dhe ne permbysjen e shtetit ne Shtator te 98es ishin kosovaret qe e ndihmuan sali berishen ne ate grusht shteti.Por jo i gjithe populli i Kosoves duhet futur ne te njejtin thes,e pergjithshmja eshte se jemi Shqiptar e duhet ta duam njeri tjetrin kudo qe ndodhemi,ne Kosove,Maqedoni,Shqiperi apo kudo qofte.Te bashkuar ne mendime dhe ne arsyetime,mbasi si teritore nuk na duan te bashkuar,do te jemi me te forte,jo ushtarakisht,por nga ana ekonomike dhe kulturore etj.

  10. rrnoft Pi Di,ja says:

    Lerini paragjykimet,jemi Shqipetare dhe kete sduhet ta harrojme.Por percaresi real i shqiptareve ne te gjitha trojet ku ka Shqiptare,tere keto vite ka vetem nje emer,sali ram sheqere Berisha.Kete te kete parasysh Populli i Kosoves,te tjerat jane vecse llafe.Sa per kohen e Enver Hoxhes,ishte ai qe na bente ta donim Popullin e Kosoves.

  11. kushtrimi ks says:

    Natasha e shpjegoi shume mire per ata qe duan te kuptojne. Edhe nji gje. Nuk e kuptoj perse nuk mund te ze shoqeri ne shqiperi? Do doja te kem shoke atje por disi jane te mbyllur.

  12. ARUSHA says:

    DHENIEN E DASHURISE DHE INTERESAT E DY GRUPEVE JANE TE NDRYSHME SIKURSE EDHE FEMIJERIA KA QENE E NDRYSHME ,FORMIMI SHKOLLOR I NDRYSHEM ! SHQIPERIA DHE SHQIPETARET PRESIN TANI , QE TI JEPET ,TI DHUROHET ATO QE AJO HUMBI NE KETO 25 VITE !LERENI TE QETE SHQIPERINE E VESHUR ME CULE DHE ME BARKUN BOSH E BANKEN E SHKRETETUAR DHE SHUME E TRADHETUAR NGA VERIORET me NDIHMEN E BALLISTAVE DHE KULEQERVE TE JUGUT !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje