Adieu, Michel!

23 Tetor 2014, 18:15Blog TEMA
Adieu, Michel!

-Letër, shumë e hapur, Platinisë të këtyre ditëve-

 

Nga Pëllumb Kulla

 

Për herë të parë po mundohem të shpjegoj se si një figurë e dashur, rrezikon më shumë se të padashurat, që në një qëndrim të gabuar apo në një gafë të rëndë, të bëhet e urryer dhe të marrë mbi vete urrejtjet e milionave.

E nuk e shpjegoj dot…

Sportistët e shquar si ty, Mishel, kanë simpatizantë në tërë botën, qofshin ata simpatizantë në Itali, Zvicër, Madagaskar, Shqipëri, apo Serbi. Në këto ditë të zhurmshme ke humbur ndoshta milionë prej tyre dhe simpatizantët e shtuar në Serbi humbjen nuk ta zvogëlojnë dot.

Po unë nuk e kam aq tek milionat. Egoistikisht të veçoj se më ke humbur mua. Më ndje që ai portreti yt i ëmbël, ato kujtimet e bëmave të tua në fushën e lojës, roli yt i madh në lavdinë e skuadrës së Juventusit dhe të Francës që ma shtonin bukurinë e jetës së përditshme, tani më ngjallin neveri dhe më beso jo ngaqë një ndeshje futbolli mund të humbet në tavolinë, apo të dënohet një futbollist, apo të hiqen tri pikët që çdo sportdashës do të kishte qejf t’i jepeshin ekipit të tij të zemrës.

Humbja jote nuk është pasojë e këtyre humbjeve. Humbja jote është e pariparueshme edhe nëse vendimi i nesërm favorizon skuadrën kombëtare të shqiptarëve.

Ti ke qenë futbollist i madh. Të jesh futbollist i madh, ama, kurrë nuk është përfytyruar me domosdo njeri i madh, i mëncur, i drejtë dhe me karakter të lartë.

Ti, Mishel, nuk ke qenë i tillë. Dhe ne të deshëm, megjithatë. Por ti tani je bërë i neveritshëm edhe sikur të mos jesh i korruptuar, siç dyshojnë në të katër anët e globit. Unë nuk e shpjegoj dot largimin tënd këmbëngulës nga e drejta, nga lartësia e detyrës ku të kanë vënë. Bile unë e kuptoj që ajo që mua më duket e padrejtë, të të duket e drejtë ty. Por kur ti tregon se i ke hyrë detit në këmbë, atëherë po më jep të drejtë mua.

Si është e mundur, Mishel, që sapo një femër (siç tregonte një vajzë me emrin Ada, dje në shtyp) të takon në rrugë si simpatizante dhe të thotë se është shqiptare, ti, o i padenji për simpati këtej e tutje, me të parën, i thua asaj: “por ama shqiptarët u sollën keq” dhe nuk pyet a e kupton ajo se përse e ke fjalën dhe a e ka parë ajo turpin e Beogradit? Dhe mbase nuk të është afruar fare që të fitojë anësinë tënde në favor të shqiptarëve! Ngaqë ajo nuk e kupton përse duhet ndonjë anësi! Ama ajo nuk e di, e gjora, se ty t’u bënë dhjetë ditë që zotrote po drithëron vetëm e vetëm të kryesh atë që ke marrë përsipër. Zyrtari më banal në botë duke shprehur mendimin për ngjarjet në stadiumin beogradas do të mjaftohesh duke thënë “të presim e të shohim vendimet e komisionit disiplinor” Kurse ti pasi vjell vrer me bollëk e pasi e drejton gishtin kallëzues nga shqiptarët, e thua këtë frazë në fund! Fajtorë, lojtarët e kombëtares shiptare?! Përse, o Mishel? Sepse largoheshin nga zonat e fushës ku hidheshin shashka dhe bomba tymuese?! Sepse duhet doemos ta dinin që një mëndjelli i panjohur, do të lëshonte që jashtë stadiumit me teknikat e tij një poster mes mijëra posterave, banderolave dhe flamurëve që tundeshin nëpër shkallët e serbëve?! Mos janë fajtorë futbollistët miq ngaqë ngritën duart mbi kokë kur qëlloheshin me karrige dhe kur, me breshëri mbi ta, binin shishet dhe gurët?! Apo i quani fajtorë se u treguan shumë të duruar dhe nuk bën gjeste të shëmtuara që t’ju ndihmonin më mirë në këto mbrapshtitë tuaja?!

A ka turp më të madh, o Miçe – të të quaj siç të quajnë simpatizantët serbë, – a ka turp më të madh, që me afrimin e ditës së vendimit, ti e hoqe gjithnjë e më shpesh maskën e presidentit të UEFAs dhe the gomarllëqe nga më të padëgjuarat si ajo “ne po na kritikojnë përse i lejuam në një grup. Por kjo do të ndodhte me Shqipërinë edhe po të binte në të njëjtin grup me Greqinë dhe Maqedoninë” Kur i kanë ndodhur Shqipërisë këto? Të të thonë shiko dhjetra historitë e shkruara nga serbët në shfaqje të tilla të njëjta, si më 14 tetor, ti mbi ato të histori ke vënë të ndenjurat.

Dhe ne presim vendimin e komisionit të disiplinës, i cili do të vendosë pa përfillur mendimin e Miçes. Çfarëdo që të jetë vendimi unë të them:

Adieu, Miçe!

17 komente në “Adieu, Michel!”

  1. Pelasgian says:

    FRANCKURVA MUTIT !!!! BURG , ATY E KA VENDIN !

  2. adeci says:

    Te lumte dora.

  3. plaku says:

    Nuk e kuptoj se si letershkruesi e quan Platinine shjeshte Mishel, mos valle ka ruajtur lopet andej nga Fieri me Platinine ?!!

    1. Sh says:

      Mbas Platini nxorri ca brockulla nga goja ,te cilat nuk treguan zgjuarsi
      Z. Kulla sic duket nuk ka me respekt per te dhe perdor vetem emrin e tij.

  4. haaaaaaaahha says:

    fuck platini bastard..

  5. FAZLLIC+TOM RIDGE=LUL BASHIC + GJELI says:

    ne fakt jam shkrire me lot duke qeshur kur lexova titullin..

    letra e hapur eshte “shpikur” nga eho ne 1966

    me mire te kishe dale me nje cope kartoni nga okb se platini eshte mut njeriu por me kete leter do fshije spermazoidet

  6. turkofagos qibani ne bythe te shqiptareve. says:

    Cmerrene me kete plere.

  7. "BALASHI" says:

    Ky Micja e ka ulur veten shume poshte. Padyshim qe korrupsioni i tij ka bere te veten. Po kjo, mor Mice, nuk eshte politike qe perkrah fajtorin e shan viktimen? Turp! Ti flet broçkulla pas minutes se 42 qe u shfaq flmuri, po “harron” 1000 poshtersi te serbve para ketij çasti. Si do te vinte ty sikur te vershellehej hymni francez ne stadiumin tone kur erdhe ne fillim te viteve nentedhjet si trajner i gjelave?
    Sepse je shitur kaq rende une s’ ka si ta di. Veprimet e tua flasin shume. Ti do te ndikosh patjeter dhe pse fjalet e vendimet i takojne nje komisioni te “pa varur”. Borxhe te medha do na kesh ne shqiptareve.
    Turp! Humbem simpatine qe kishim per ty…

  8. iliriashqiptare says:

    fuck platinovic and all your family and france colonial-shovinist.

  9. Taulant says:

    Adieu Pellumb.rrofsh vete se mendja te paska lene.Kot p[r muhabet.ke ndonje gje per qeverisjen se je strateg i madh

  10. - says:

    O Pellum Kulla je munduar te filozofosh po nuk na ke thene gje.Ma shume ie futur hamullishtes ne kembe.E kritikon e kritikon ashtu na pelqen dhe neve.Por nuk ke arrite dicka si te thuash ndonji bukuri letrare per t’ia imponue te dermosh Platinin qe ky vete te shgatrohet ne ndergjengjen e vet.
    Ai nuk pyet per as nji te dyte qe ta keshilloje per drejtesi e aq ma shume kundra serbeve pervec drejtesise qe i vetpunon truni ne joshje ne favor te serbeve.Ky asht incideni i pare qe i ndodhe ekipit Shqiptare ndersa ne cfaredo ekipit serb ka me dhjetra arste qe krijojn te tilla incidente me cdo ekip te globit.Platinia don ti favorizoi.

  11. Platinia kopil politik serb prandaj e lidh sportin me ngjarje tè tilla tè pèshtira dhe shumè tè tjerè do ta shohin me pèshtirosje tè madhe.

  12. pjatalarsi says:

    Pellumb Kulla, panvarsisht nga mendimi i ngjashme me nje njeri te rruges qe ju shfaqni ketu, ju mbeteni nje humorist i mire, sic dhe Platini nje futbollist i mire. Dhe, ashtu sic Platini nuk arriti te behej yll ne kohe te tij, edhe ju nuk arritet te beheni yll ne zhanrin tuaj. Ne keto raste falen edhe shprehjet, si ato te Platinise, ashtu dhe ato tuajat.

  13. Adrian says:

    Shkrim nga nje mjeshter i penes dhe i regjizures ahqiptare .

  14. robbie says:

    Pellumb kulla tu thafte dora qe edhe ne 2014 shkruan me pathos e frymezim si ato reporteret e kohes se Enver Hoxhes, apo si byroist i perbetuar per te luftuar imperializmin dhe revizionizmin. Keto lloj hartimesh jane turp i gazetarise, packa se ngopin orekset e barkthareve jo per faj te tyre, te atyre-qe per mungese te vizionit perparimtar te shtetit tone thuajse gjithmone dhe deshires per te perparuar kah perparimit perendimor, kane kohe plot te enden valevitjeve te idiotesise se kesaj shkolle rrefimtare e te kenaqen me miellin me 9gr proteine e asnje gram ushqim.
    Ashtu sic ti humbe respektin ndaj ish yllit futbollist, te siguroj se shume e kane humbur respektin per ish rregjizorin e talentuar.
    Me mire beji hyzmet pleqerise tende e merru me aktivitete te natyres sportive dhe argetuese, sesa te shkruash e ti besh shume njerez te bezdisen prej teje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje