Një koleg me ironi më thotë se “Edi Rama urgjentisht duhet të distancohet nga brushat, ngjyrat dhe pikturat e tij” dhe bashkë të kujtojmë se çfarë bënin dhe thoshin Vuçici, Daçici dhe Nikolici në kohën kur Rama si i ri merrej me pikturat e tij. Vuçiqi thërriste për vrasje jo në stadium, por në foltore të Kuvendit të Serbisë. “Për 1 serb do t’i vrasim 100 myslimanë dhe të shohim”, është deklarata e tij e asaj kohe, e cila ende mund të gjendet në “Youtube”. Krahas kësaj, ai edhe atëherë fliste se “Karllobag, Virovitica dhe Kralovac janë në Serbi” (këto janë qytete në Kroaci). Daçici ishte sekretar për informim në partinë e Slobodan Miloshevicit. Tomislav Nikolici jo vetëm atëherë, por edhe kur u bë president tha se “Vukovari është qytet serb dhe kroatët nuk kanë pse të kthehen në atë qytet
“Jo, nuk do të shkoj në stadium për të shikuar ndeshjen sepse pjesëmarrja e presidentit të shtetit në një ngjarje të tillë dërgon edhe mesazh. Duke pasur parasysh se në stadium vazhdon të dëgjohet gjuha e urrejtjes dhe thirrjet për dhunë, unë nuk mund të shkoj sepse kjo do të mund të kuptohej sikurse presidenti i shtetit pajtohet me thirrje të tilla. E dua futbollin, por do ta shoh ndeshjen në TV dhe kur të ndërpritet praktika e përdorimit të gjuhës së urrejtjes do të shkoj si president shteti edhe në stadium”.
Kështu të dielën, më 12 tetor, është përgjigjur presidenti i Kroacisë, Ivo Josipovic, në pyetjen se a do të shkojë në Osijek për të shikuar ndeshjen e Kroacisë kundër Azerbajxhanit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016. Një qëndrim i tillë Josipoviqit do t’i kushtojë pjesërisht në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, por ai nuk heq dorë nga parimet e tij.
Të nesërmen në stadiumin JNA në Beograd presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ishte i pranishëm në ndeshjen e Serbisë kundër Shqipërisë, ku brohoritej “ubi, ubi, ubi šiptara” (vrite, vrite shqiptarin), “Ubi Hrvata da Šiptar nema brata” (Vrite kroatin që shqiptari të mos ketë vëlla) dhe thirrja gjenocidale “ubij, zakolji, da šiptar ne postoji” (vrit, prej që shqiptari të mos ekzistoj). Sot e kësaj dite nuk kemi dëgjuar asnjë dënim të këtyre thirrjeve nga asnjë lider politik në Serbi. Bëhen sikur të mos kenë ndodhur gjërat e tilla.
Huliganizmi në ngjarjet sportive në territorin e ish-Jugosllavisë ka një traditë të gjatë. Ky fenomen, në këtë mënyrë, në Shqipëri nuk është shumë i njohur. Në ngjarjet sportive, sikur edhe në shumë fusha të tjera, në Shqipëri ka kriminalitet. Ka sulme ndaj referëve, por këtë e bëjnë më shumë vetë përfaqësuesit e klubeve sesa tifozët. Tradita e huliganizmit në ish-Jugosllavi daton që nga koha e shtetit të përbashkët kur grupet e tifozëve të skuadrave të mëdha, si Cërvena Zvezda dhe Partizani nga Beogradi, Dinamo e Zagrebit, Hajduku i Splitit përballeshin me njëra-tjetrën.
Fjalori i tyre nuk dallon shumë as sot. Thirrjet për vrasje, varje, prerje janë pjesë përbërëse e këtij fjalori. Dhe kjo është bërë thuajse normale. Por ka dallim të madh mes Kroacisë dhe Serbisë. Kur në stadiumet e Kroacisë bërtasin “srbe na vrbe” (serbët në shelgje-sinonim për varje) apo “ubi ubi ubi srbina” (vrite, vrite serbin) menjëherë fillon debati në media dhe në shoqëri civile. Politikanët distancohen nga këto thirrje. Mediat i kritikojnë ato dhe thirrjet e tilla janë gjithnjë e më të vogla.
Në Serbi nuk shohim asnjë debat për thirrjet, për vrasjen dhe prerjen e shqiptarëve dhe të kroatëve. Por mungesa e distancimit nga thirrjet e tilla nga ana e liderëve mungon edhe në debatet në media. Në një terr të ri medial në të cilin gjendet Serbia, këto ditë mund të lexohet edhe ky citat: “Sipas Federatës së Futbollit të Shqipërisë gjatë ndeshjes në Beograd, thonë ata, ka pasur thirrje për vrasjen e shqiptarëve”. Pra mediat e Beogradit nuk kanë dëgjuar asgjë të tillë, por ja, shqiptarët “shpifin për ta satanizuar popullin serb dhe për ta paraqitur negativisht para botës”.
Për të gjithë ata të cilët e kanë ndjekur luftën në territorin e ish- Jugosllavisë kjo sjellje e mediave në Serbi dhe e skenës politike kujton kohën e luftës. Kur bëheshin krime në Kroaci, Bosnjë e Kosovë akuzoheshin mediet e huaja se “po bien viktimë e propagandës kroate, myslimane apo shqiptare që ka për qëllim satanizimin e popullit serb dhe nxitjen e ndërhyrjes ndërkombëtare”. Ndër strategët e kësaj fushate në kohën e Milosheviqit kanë qenë kryeministri i sotëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq. Tomislav Nikoliqi ka qenë më pak aktiv në media e më shumë, sipas burimeve serbe, i angazhuar personalisht në organizimin e luftëtarëve për pjesëmarrje në agresionin serb në Kroaci. Këta të tre sot janë tre liderët kryesorë të Serbisë, të mirëpritur në Bruksel.
Çfarë ironie. Nikoliqi i bën thirrje Edi Ramës që “Shqipëria ta lërë prapa të kaluarën dhe t’i kthehet të ardhmes”. Daçiqi flet për rrezikun nga “Shqipëria e madhe”, ndërsa Vuçiqi dronin e quan “tentativë për të fyer popullin serb”.
Një koleg me ironi më thotë se “Edi Rama urgjentisht duhet të distancohet nga pikturat e tij” dhe bashkë kujtojmë se çfarë bënin dhe thoshin Vuçiqi, Daçiqi dhe Nikoliqi në kohën kur Rama si i ri merrej me pikturat e tij. Vuçiqi thërriste për vrasje, jo në stadium, por në foltore të Kuvendit të Serbisë. “Për 1 serb do t’i vrasim 100 myslimanë dhe të shohim”, është deklarata e tij e asaj kohe, e cila ende mund të gjendet në Youtube. Krahas kësaj ai edhe atëherë fliste së “Karllobag, Virovitica dhe Kralovac janë në Serbi” (këto janë qytete në Kroaci.
Daçiqi ishte sekretar për informim në partinë e Slobodan Milosheviqit. Tomislav Nikoliqi jo vetëm atëherë, por edhe kur u bë president tha se “Vukovari është qytet serb dhe kroatët nuk kanë pse të kthehen në atë qytet”. Vukovari është qytet simbol i heroizmit dhe rezistencës kroate gjatë luftës dhe vendi ku u bënë krimet e para të mëdha gjatë luftërave në ish-Jugosllavi. Mbi 1000 persona ende llogariten si të pagjetur nga ky qytet, i cili para 23 vjetësh kishte rënë në duart e serbëve. Kur Nikoliqi u arsyetua se gazeta gjermane ka shpifur, sepse ai nuk ka thënë se “Vukovari është qytet serb”, gazetari bëri publik audioincizimin ku ai dëgjohet vërtet të ketë thënë këto fjalë.
Pra të tre këta liderë, që dikur jo vetëm se bënin thirrje për Serbinë e madhe, por edhe luftuan praktikisht për realizimin e këtij projekti, tash si tmerrin e botës e paraqesin dronin mbi Beograd si fillim i realizimit të idesë së Shqipërisë së Madhe. Dhe vetëm dy ditë pas ndeshjes në Beograd, në prani të presidentit rus, Putin, Nikoliq thotë këtë: “Serbia asnjëherë nuk ka bërë lufta agresive për të okupuar territore të të tjerëve!”. Në Kroaci, Bosnjë e Kosovë nuk e dinë a të qeshin a të shastisen nga një deklaratë e tillë. Ose Presidenti i Serbisë nuk do ta pranojë se Serbia ka bërë agresion në Kroaci, për shembull, ose vërtet qytetet kroate ku luftonin forcat nga Serbia i konsideron si të Serbisë.
Nikoliqi thotë se “Serbia i ka lënë prapa luftërat e saj dhe sheh nga e ardhmja”, ndërsa në Kroaci kësaj i përgjigjen se “Serbia i ka humbur luftërat” duke rikujtuar se Kroacia u çlirua vetë pas operacionit ushtarak në verën e vitit 1995, se lufta në Bosnjë mori fund me ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa gjenocidi në Kosovë u ndal pas ndërhyrjes së NATO-s. Të gjitha këto luftëra Serbia i vazhdoi dhe në to pati prerje dhe vrasje derisa nuk doli dikush për ta ndalur. E tash këta e ftojnë Shqipërinë që të bëhet “shtet normal” duke konstatuar se ndoshta Shqipërisë për t’u bërë shtet normal do t’i duhen “dekada e ndoshta edhe shekuj”. Natyrisht se për nacionalistët si Nikoliqi kurrfarë Shqipërie nuk mund të jetë shtet normal. Për nacionalistët serbë fjala “shtet” dhe “Shqipëri” nuk shkojnë bashkë, sepse po të pyeteshin njerëz të tillë nuk do të ekzistonte asnjë shtet shqiptar e lëre më dy shtete.
Mes kroatëve dhe serbëve ka urrejtje. Por urrejtja ndaj shqiptarëve ka një dimension krejt tjetër. Kjo është një urrejtje e bazuar edhe në nënçmim, sepse serbët që kanë paragjykime i trajtojnë shqiptarët si njerëz të nivelit të ulët, jo të barabartë. Kanë urrejtje ndaj kroatëve por kanë edhe një lloj respekti dhe xhelozie. I konsiderojnë kroatët edhe armiq, por edhe rivalë të denjë. Sidomos në sport. E me Shqiptarët as që duan të krahasohen. Këtu buron edhe arsyeja pse askush në Beograd nuk i ka dëgjuar thirrjet për vrasje të shqiptarëve, por këto janë pohime të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Dhe mund të pajtohem me faktin se Serbia është e tillë çfarë është.
Por nuk mund të pajtohem kurrsesi kur BE-ja nuk sheh arsye për të dënuar thirrje të tilla nga stadium i Beogradit. Rastësisht ka qëlluar që ambasadori i BE-së në Beograd të flasë edhe serbisht. Kjo e bën edhe më të pafalshëm lëshimin që ka bërë Bashkimi Evropian duke mos e dënuar në asnjë mënyrë gjithë këtë thirrje, duke mos e përmendur fare asnjë provokim që u dëgjua në Beograd deri në ndërprerjen e ndeshjes dhe duke iu referuar vetëm “një akti të provokimit”, duke menduar në “dronin e Shqipërisë së Madhe” dhe duke konstatuar se “autoritetet serbe kanë vepruar me profesionalizëm”. Me këtë sjellje BE-ja ka humbur kredibilitetin moral dhe ka dhënë një deklaratë të njëanshme duke paragjykuar pafajësinë e Serbisë dhe duke tejkaluar madje pohimet e vetë ministrit të Jashtëm serb, Daçiq, se “Serbia meriton të kritikohet për organizimin e ndeshjes”.
Por ajo që ka pasuar nga shumë shqiptarë, që i janë vërsulur me rrjete sociale, me mesazhe telefonike dhe e-maila zëdhënëses së baroneshës Ashton është e papranueshme. Sulmet dhe fyerjet ndaj saj janë primitive dhe në adresë të gabueshme sepse ajo, sikur edhe secili zëdhënës në BE, thotë vetëm qëndrimet e organizatës ku punojnë. Nuk është ajo që shpreh mendimin e saj, por lexon atë që i është përgatitur. Pra ishte BE-ja ajo që tentoi t’i ndihmonte Serbisë e jo zëdhënësja.
Dhe tek qëndrimi i BE-së përsëri duhet parë diçka egoiste. Asaj vetëm i interesojnë sukseset politike. E sukses i tillë i BE-së do të konsiderohej vizita e Edi Ramës në Beograd. Prandaj BE-ja në reagimin e parë ka dhënë një deklaratë politike me qëllime politike dhe sporti as që i intereson, sikur FIFA dhe EUFA të cilat dëshirojnë që politika të mos përzihet në sport, po ashtu tash BE-ja dëshiron që ngjarja sportive të mos ndikojë në agjendat politike.
Tash Edi Rama është në një periudhë kur po merr këshilla nga të gjitha anët se a duhet apo jo të shkojë në Beograd. Ai dhe Qeveria shqiptare duhet të vendosin vetë për këtë. Nëse shkon do të duhej ta arsyetonte atë si vendim të vetë Shqipërisë e jo si përfillje të thirrjeve të “miqve ndërkombëtarë” apo të BE-së, sepse BE-ja më nuk ka autoritet moral t’i bëjë thirrje atij që të shkojë në Beograd.
Ka shumë arsye për të mos shkuar në Beograd, por ka edhe arsye në anën tjetër. Kush është në pushtet në Serbi ka vendosur populli i Serbisë, madje në zgjedhje të cilat askush nuk i ka kontestuar. Nga Kosova askush nuk ka të drejtë ta ftojë Ramën të mos shkojë në Beograd në kohën kur vetë liderët kosovarë jo vetëm se janë takuar me këta liderë të Serbisë, por edhe kanë bërë lëshime në dialog me ta në Bruksel.
Nëse shkon në Beograd, Rama duhet të tregojë më shumë dinjitet sesa që kanë treguar liderët kosovarë në takimet e Brukselit duke qenë inferiorë ndaj palës serbe dhe duke rënë nën presion të burokratëve të Brukselit. Nëse Rama vendos të mos shkojë duhet ta thotë arsyen dhe nuk duhet të shqetësohet shumë me kritikat eventuale që do të vinin nga Brukseli. E mirë apo e keqe, normale apo jo, Shqipëria është shtet tash e më shumë se 100 vjet dhe le të vendosë vetë Qeveria e zgjedhur nga populli se si do t’i ndërtojë raportet me Beogradin.
E sa për sportin dhe politikën, sado që të tentojnë në Bruksel që të mos përzihen, kjo është e pamundur, sepse sporti është aq i rëndësishëm për njerëzit saqë askush nuk mund ta injorojë nëse llogarit në vota. Dhe këtu ndoshta qëndronte dhe problemi pse ngjarjet e Beogradit janë politizuar aq shumë.
*Koha Ditore
Lere ore burre Edin rehat, se e di ai vete me mire se c,duhet te bej.
Edi Rama e Rilindja duan qe te legalizohen si antishqiptare.
Ne jemi populli me qelbesire ne bote.Deri dje jepja gjithcka per Shqiotaret dhe Shqiperine por me keqardhje e thrm se nga dita ne dite zhgenjehem.Te me falin tere ata vellezer dhe motra te cilet jane Shaiptare te vertete,trima dge aq me teper te zgjuar dhe te pa manipulueshem.Pjesa tjeter ne ferr shkofte.Na e nxine jeten shumica e Shqiptareve injorante.Sa me shume keqtrajtohen dhe masakrohen po aq shume i dashurojne masakruesit e huaj.Jemi nje popull qe po kthehet i pashprese,nje popull qe nuk ka asnje lloj krenarie te ngel me.Nje popull kosh plehrash ku te tete tallen me ne.Popull frikacak dhe trushplare qe levdohemi ende ne nje te shkuar shume te kaluar.Sot Shqiptaret kane frike dhe friken e quajne tolerance.Sot shqiptatet vrasin njeri tjetrin per nje fjale goje ose pse hyn lopa ne token e tjetrit dhe kullot por te huajve ju perulen.Kompleksi i inferioritetit dhe vet urrejtjes eshte ushqyer sigurisht nga te huajt dhe nga veglat e tyre ne pushtet per ti bere shqiptaret te ndjehen fajtor. Percfare te ndjehet fajtor shqiptari vetem se e kan pushtuar,vrare prere masakruar torturuar,poshteruar dhe degjeneruar te huajt? I vetmi vend ne bote u rrethuar me ish tokat e veta.Nuk duhet te jene shqiptaret model tilerance por te huajt sepse ata jane grabitqaret.Te huajt s jabe oaguar demahperblime apo te kerkojne te dalur per ato cfare i kane bere shqiptareve ne shekuj por perkundrazi vazhdojne te na fajesojne ne.E vetmha zgjidhje per ne eshte te duam,njeri tjetrin dhe ta ndihmojme dhe ti urrejme te huajt dhe mos u japimasnje trajtim special.Ne qifte se te husjt na krehin bishti pwr tolerance mikpritje atehere pse nuk behen dhe ata si ne? Jooo atyre u leverdis qe ne te vazhdojme keshtu,ata tremben nga nacoonslizmi yne sepse do tu kerkohet llogari dhe shqiptaret do zgjohen. Ata na duan ne te jemi popull budalla. Shqiptare mos u hspni deren te tjereve sic ja u hapet grekeve fhe na rrembyen tokat spo serbeve dhe gjithe te huajve.Askush nuk na i ka hap ne dyert neper bote.Kerrni shbull nga nje popull pa atdhe si cifutet qe sot kzne atdhe dhe kontrollojne gjith boten.Duajeni veten dhe atdheub tuaj.Mos pranoni tu neperkbin te huajt por po te jete nevoja dhe me pushke te luftojme.Mos pranoni refugjate te husj ta ktheni Shqiperine ne Bagdat.Shqiperia e shqiptareve dhe vdekje e tradhetareve
Ne jemi populli me qelbesire ne bote.Deri dje jepja gjithcka per Shqiptaret dhe Shqiperine por me keqardhje e them se nga dita ne dite zhgenjehem.Te me falin tere ata vellezer dhe motra te cilet jane Shqiptare te vertete,trima dhe aq me teper te zgjuar dhe te pa manipulueshem.Pjesa tjeter ne ferr shkofte. Na e nxine jeten shumica e Shqiptareve injorante. Sa me shume keqtrajtohen dhe masakrohen po aq shume i dashurojne masakruesit e huaj. Jemi nje popull qe po kthehet i pashprese, nje popull qe nuk ka asnje lloj krenarie te ngel me. Nje popull kosh plehrash ku te tere tallen me ne. Popull frikacak dhe trushplare qe levdohemi ende ne nje te shkuar shume te kaluar. Sot Shqiptaret kane frike dhe friken e quajne tolerance. Sot shqiptatet vrasin njeri tjetrin per nje fjale goje ose pse hyn lopa ne token e tjetrit dhe kullot por te huajve ju perulen. Kompleksi i inferioritetit dhe vet urrejtjes eshte ushqyer sigurisht nga te huajt dhe nga veglat e tyre ne pushtet per ti bere shqiptaret te ndjehen fajtor. Per cfare te ndjehet fajtor shqiptari? Vetem se e kan pushtuar,vrare prere masakruar torturuar, poshteruar dhe degjeneruar nga te huajt neper shekuj? I vetmi vend ne bote u rrethuar me ish tokat e veta. Nuk duhet te jene shqiptaret model tolerance por te huajt sepse ata jane grabitqaret.Te huajt nuk na kane paguar demshperblime apo te na kerkojne te falur per ato cfare i kane bere shqiptareve ne shekuj por perkundrazi vazhdojne te na fajesojne ne. E vetmja zgjidhje per ne eshte te duam njeri tjetrin dhe ta ndihmojme dhe ti urrejme te huajt dhe mos u japim asnje trajtim special. Ne qifte se te husjt na krehin bishtin per tolerance mikpritje atehere pse nuk behen dhe ata si ne? Jooo atyre u leverdis qe ne te vazhdojme keshtu, ata tremben nga nacionalizmi yne sepse do tu kerkohet llogari dhe shqiptaret do zgjohen. Ata na duan ne te jemi popull budalla. Shqiptare mos u hapni deren te tjereve sic ja u hapet grekeve dhe na rrembyen tokat apo serbeve dhe gjithe te huajve. Askush nuk na i ka hap ne dyert neper bote.Merrni shembull nga nje popull pa atdhe si cifutet qe sot kane atdhe dhe kontrollojne gjith boten. Duajeni veten dhe atdheun tuaj.Mos pranoni tu neperkembin te huajt por po te jete nevoja dhe me pushke te luftojme.Mos pranoni refugjate te huaj ta ktheni Shqiperine ne Bagdat. Shqiperia e shqiptareve dhe vdekje e tradhetareve
Do bashkoj qiellin me token,vetem ne se lencin se do ta shikoje gjithe bota,do u tregoj vendin si Enveri ne Moske,care mutin do beje,me gjithe keto pordhe,kush i pjerdh keta.
Thuaj faleminderit USA njemije here,pa e shihje Kosoven dhe Shqiperine te madhen e te voglen.
Edi Rama nuk duhet te paraqitet ne takim me vuqirin ne te njejtin nivel.Rama duhet te duket si nje GHJIGANT per nga statura politike ne krahasim me sllavin.DHe kjo per faktin e se kaluares diametralisht te kundert qe ata kane.Rama perfaqeson te rene dhe te drejten kurse vuqiri perfaqeson vazhdimin e millosheviqirit.
Analize realiste. Inderuari Mero Baze ne nje editorial te para disa diteve e portretizonte Ramen si nje krijese te Sorosit, ose sic themi ne ne shqipen e rendomte nje kelysh te Sorosit. Si I tille Rama nuk perfaqeson pjesen derrmuese te shqiptarve pasi mentaliteti yne me ate sorosian jane shume larg ashtu sic eshte mentaliteti ballkanas ne pergjithesi.Sidoqofte Rama do te shkoje ne Beograd edhe po te jete I sigurte qe atje ashtu sic thote zoti Baze ” do ti hedhin nje kove me mut” per arsyen e tij sorosiane dhe egoiste te te hyrit ne histori.Udheheqesit serb jane tipik ballkanas, ashtu si edhe greket qe analuan nje vzite ne Shqiperi per 100 vjetorin e Pavarsise per arsye shume me te vogel se deklaratat fyese te Beogradit. Ata kane per ta trajtuar Ramen si sorosian ne kry te shtetit shqiptar, domethene kane per tu hakmarre me te ne menyren me te eger te kamufluar pas parimeve te sorosit.
e keqja e shqiperise eshte gjithmone nga brenda saj , sepse ata qe e qeverisin shqiprin dhe shqiptaret jane te vendosur nga jashte shqiperi dhe gjasme te votuar nga shqiptare me vota te vjellur nga veriatlantikasit dhe be bashke pra te keqen shqiptare e kan nga brenda ku shesin pasurit e vendit shesin teritoret dhe bejne tregti me armiqt ne dem te shqiptarev per se mos te tallet europa me ne ku ne na qeverisin shqipfolsit dhe tralletaret e vendit te vendosur nga beogradi athina dhe bashkimi europjan keta bandit dhe flasin ne emrin tone pa na pytur kurr per as dhe nje gje qe ka lidhje me fatet e vendit qeverit tona ju tremben te huajve se sa per popullin tone per ta nuk ekzistone pra e ka trurp me te madhe se te perbuzesh populli tend dhe te degjosh bote se cfar duhet te besh ne vendin tend , pra europa na njeh mir se me ke kan te bejne prandaj sillet keshtu me ne si serbia po ashtu dhe europa se po te kishim lideret tone te dale nga vota demokratike do te flolshin ndryeshe , kur ne na rrahin dhe masakroje instutucjonet tona cfar duhet tju themi te tjerve qe na trajtojne si njerez te zi ne mes te europes , faji eshte i yni qe nuk po dim se cfare eshte demokracia dhe se si duhet ta perdorim ne dobi tone , ne e shikojme shqiperin akoma me tv baredhe e zi prandaj ne nuk na duhet tv me ngjyra se na i merrr shikimin , prandaj kemi mbet ne vnd numro mbrapa ketheu , nga kemi ardhur nu komunizem por me dinjitet te asaj kohe ne kapitalizem dhe lakuriq tung .
Edi te mbaje ne xhepin e pasem qitapin e borxheve te 1913. Nese ka ndonje pale qe duhet te jape llogari, Shqiperia eshte e fundit. Ne Europe nuk hyhet me zor dhe me breke neper kembe. Po te duan, na pranojne sic jemi. Ndryshe vijon ende fryma e 1913 dhe ne mos per Amerikanet,kushedi cfare do te ndodhte me kombin me te vjeter ne Europe. Pas gjithe asaj sakrifice ndaj rrezikut osman, vetsakrifikimit te nje kombi per kauzen e civilizimit europian (se greku plehra i uli breket dhe sulltani i la dhe kishen dhe gjuhen), pas asaj ndarje mizore te trojeve ne 1913, sehirit ndaj camerise martire dhe Kosoves (se vetem nje Bler dhe Klinton na dolen zot) etj etj, Europa kurve me francen ne krye (cudi tek ne vetem frankofonet kane dominuar politiken)vazhdon akoma avokaten e serbise. Kur ne politike ne shqiperi te dominojne anglosaksonet, ne rradhe te pare ata me orientim proamerikan, atehere do te dalim ne selamet.
Kush e pjerdhe krenarin e Shqiptarit.Shko ne Beograd e bej takimn dhe kaq.
Shqiperia po te gezonte pavarsin e kohes se monizmit.Jo tashti por edhe per 100 shekuj(= per 10 mije vjet) ne keto pozita Shqiperia nuk do shkonte ne Beograd.
Serbia asht nji shtet sllavit qe mbahet dhe pompohet nga ariu polar Rus qe e kane firge te gjitha shtetet duke perfshire dhe superfuqin Amerikane.Nga ana tjeter perseri i tremben nga interresat ekonomike se ia nderpret europes “oksigjenin” tashma i domosdoshem per mbijetesen e popujve te BE te cilet jane ingranuar me kohe me keto resurse Ruse.
Shqiperia duhet te marrin mesim nga patriotet udheheqes te rilindasve.Kur nji padisha apo shkije i kerkoj takim qe te shkonte Dede Gjo Luli.Me marifet per ta bere takimin e sigurt e kercnoi.Nese nuk vjen Ti tek une atehere une nuk do vije tek juve.Deda ia kthej ne vend.Kurr bojen mos ta pafshim.
Ja pra ku puqen dy vendime per nji qeshtje.Si qendrimi i kohes monizmit dhe qendrimi i kohes Rilindje.
Sot Europa qe na ka coptue,vazhdon edhe sot me lujte harush me te drejtat dhe idnetitetin tone duke na detyrue te zhugatemi pa karater para gjithe botes.Kjo vjen se nuk kemi mbeshtetes konsekuvent per sojin ton etnik shqiptare.Si dhe jemi te vorfer mbi florinjet e nentokes.Dhe i vem vulen e perjetshme te vetvorfenise se grindemi dhe percahemi pa patur asnjihere unitet.Bota na i cfrytezon dhe tallet duke luajtur harushe me Ne.