Nga Mira Kazhani
Kreu i FSHF-së, z.Armando Duka, duket qesharak dhe irritues këto ditë,kur bën deklarata sikur të jetë Ministri i Jashtëm ose ai Mbrojtjes. -“Nuk na intereson rezultati por paqja me Serbinë” lexova kryetitullin e një deklarate të Presidentit të Federatës Shqiptare.
-Po kush është z.Duka që kërkon paqe? Në emër të kujt? Çfarë përfaqëson, me ç’tagër flet zoti Duka?
Deklarata është nonsens, sepse zoti Duka nuk besoj të ketë detyrën e politikanit por edhe sikur ta ketë një talent të fshehtë, nuk është kjo puna për të cilën paguhet.
Do ishte në reputacionin e tij të mos bëntë rolin e flamurtarit të paqes por të merrej seriozisht me çështjen që ka me UEFA. Ai dhe stafi i tij nuk duhet t’i zërë gjumi për 3 pikët, sepse kjo është puna e Federatës. Vec të tjerave ky është një rast për të treguar se çfarë Federate kemi dhe sa i peshon lëkura kreut të saj.
Ndaj shqetësohuni për këtë dhe vec kësaj lëvizni çdo gurë për të mos lejuar dënimin e lojtarëve tanë. Dihet botërisht që asaj ndeshje i erdh fundi nga një dhunë e turpshme e palës serbe. Edhe ata që thonë tjetër gjë, e dinë këtë.
Kreu i FSHF nuk është ishullor në këtë fenonem. Është tragji-komike sesi zhvendosen rolet në këtë vend. Kreu i FSHF papritur bën politikanin, por ka shumë “Dukë” që kanë këtë qasje dhe ndoshta kjo nuk është kaq rastësore sa duket.
E thënë shkurt qëllimi i këtij shënimi është një apel që të përqëdrohemi të gjithë për për të bërë secili punën e vet. Përndryshe, të gjithë jemi të zgjuar, jemi kryeministra, jemi shkrimtarë të mëdhenj, jemi heronj, jemi mjek, jemi infermjerë, jemi biznesmenë, por në fund delirantë që gjëmën më të madhe ja bëjmë vetes. Është bërë si virus kombëtar kjo, ndërkohë që bëjmë mirë të kthejmë pasqyrën nga vetja për të parë secili se cfarë mund të bëjë më mirë në atë që ka marrë përsipër dhe për të cilën paguhet.
Shohim sehirxhinjtë që na janë vetëshpallur kritikët më të mirë.
Biznesmenet ngaqë rrinë shumë me politikanët janë bërë si këshilltarë për shtyp dhe negociatorë mes rivalësh ndërsa me konkurentët e lëmit të tyre, merret politika dhe jo konkurenca vetë. Nuk garohet me punën dhe arritjet vetjake, por me marrjen e rolit të tjetrit, e jetës së tjetrit, e ngjarjeve të tjetrit, vidhen edhe historitë, manierat; i keni parë të rinjtë nëpër parti?
Në PS janë disa që flasin si Rama, në LSI shqiptojnë e bëjnë mimika si ILir Meta, dhe në PD kanë nisur e flasin si Basha. Po ndodh edhe në gazetari: ata që bëjnë gazetari rozë tregojnë sesi bëhët gazetaria e rëndë, ndërsa këta të peshës së rëndë kanë filluar e bëhen rozë.
Ky mbetet një vëzhgim i sipërfaqshëm. Që të kuptohemi, e drejta për tu shprehur është shtyllë kurrizore e botës së lirë por këtu duhet patur kujdes sepse të drejtën nga e padrejta i ndaj një fije e follë peri.
Dhe që të rivijmë tek z.Duka: Nëse ajo që ka deklaruar është një dredhi për të paralajmëruar humbjen, kjo nuk është më për të qeshur. Edhe njëherë: 3 pikët janë çështja juaj zoti Duka, sikundër për politikën kemi votuar tjetërkënd të merret. 3 pikët janë dështimi ose suksesi juaj.
https://secure.avaaz.org/en/petition/RESIGNATION_OF_MISHEL_PLATINI_SIGN_THE_PETITION/?ebTIwib
Peticion per doreheqjen e platinise!!!!!
Arben, shqiptaret e lane pergjysem votimin tek peticioni i pare:
https://secure.avaaz.org/en/petition/UEFA_Investigate_Serbia_for_racism_and_violence_not_for_field_disturbance/?aCFtxib
ku argumenti ishte shume i sakte. Mos e zhvleresoni punen e peticioneve me sallaturina pa vlere.
Shkoni votoni peticionin e pare se lejohet akoma.
Po ne Shqiptarët po të mos i linim gjërat në mes nuk do të ishim këtu ku jemi, Duka del si dhe krekoset nëpër kanale Si KËNDEZI MAJË PLEHUT,ndërkohë që kolegët e tij Sërbë punojnë për dënimin ”SHËMBULLOR” të Shqipërisë,paçka se 40 mijë tifozë ULËRININ VRITINI SHQIPTARËT.
Ja këta jemi ne Shqiptarët
E bete bloze fare muhabetin me keto peticionet.
I ke rene ne koke Mira, 3 piket jane puna apo deshtimi i tij.
Ajo qe eshte paralajmeruar eshte nje detyrim qe ka ndaj atyre qe u ka dhene voten ne UEFA, dhe reston qe i kane kthyer ata duke lene ne FSHF nje mafioz antikombetar.
Mire qe nuk thote se policija serbe ishte profesionale.
Duka eshte kokrra e legenit
http://bit.do/lauren-goodger
Dukes duhet ti interesoje ndeshja se futbollin drejton, paqen le tua lere te tjereve. s’ka turp fshihet pas deklaratave e te tjereve. per gjerat qe lidhen me ndeshjen na intereson ndeshja qe c’ke me te. nese Dukes i intereson politika le te merret me politike, le qe fundja nga politika po mbijeton se me vota te blera eshe ne ate vend qe duket sikur e ka trasheguar dhe na qenka i pazevendesueshem. federata jone duket sikur eshte pa ze dhe e nje niveli teper te ulet.
@@@ Mbase Deklaratave te Dukes,kerkohet Humbja e Shqiperise,nepermjet Gojes se nje Shqipetari dhe Pikerisht nga Kreu-i FSHF..
Per Duken kur lexoj,komentet e tij,mbase ka “Fate” ai dhe Une qe nuk jemi afer njeri-Tjetrit,sepse deklarimi i tije Bie Ere Antishqipetareie,dhe Ndeze Gjakrat e shume Shqipetareve,shkurt Duka-je si Halete e Vjetra te “Ushtari” i Panjohur,ne fillim te 90-tes qe Binin Ere Urine qe 200-te m-large..lol
Ty c’fare te intereson Mira, paqja apo konflikti? Per piket do te vendose UEFA, por per paqen, bashkepunimin dhe shuarjen e urretjes dhe te Nacionalizmit te semure ne Ballkan, vendosim te gjithe ne duke perfshire edhe Serbet.
Ti ferkojme pak kafshet sllave te qafa se mos na prishin paqen aman ….
32.000 vetave me presidentin e tyre ne stadium qe aprovonte ne heshtje fjalet “Vritini shqiptaret” dhe me pas sulme barabare mbi futbollistat; atyreve nuk u pergjigjet me paqe, lule edhe buzeqeshje, zemra ime vockel.
___________________________________________________________________-
Pajtohem 100% me idete e shkrimit te mesiperm. Mendimi im personal eshte se Duka nuk bene politike se do merret me politike, nuk behet si paqedashes se kerkon te njihet si shuajtesi i konflikteve globale, nuk i kerkon 3 piket jo se e genjen mendja per njeri te madh kozmopolitar….Duka sillet keshtu sepse ka frike.
Ai eshte 1-shi i futbollit shqiptar dhe lideri i cdo grupi e ka per detyre morale dhe ligjore te vetsakrifikohet per interesat e grupit qe ai perfaqeson. Duka nuk e ben kete, jo se nuk di se duhet bere, por se nuk eshte i afte; nuk merr guximin ta bej. I mungon delli, kurajoja dhe motivimi.
Eshte ndryshe te jesh president i nje shoqerie dhe ndryshe te jesh lider. Duka eshte nje “derr i kenaqur” qe nuk ka primare interesat e atyreve qe perfaqeosn, por ato te vetes se tij.
Nuk do e ndeshkonte njeri Duken as nga Shqiperia, as nga UEFA, as nga asnje vend tjeter nese do silleshe denjesisht si President i FSHF duke luftuar per interesat e Futbollit Shqipetar.
Perkundrazi, duke u sjell sic sillet tani ai ul jo vetem vlerat e vetes, por edhe te FSHF-se ne teresi. As nuk gjykohet, dhe as nuk vleresohet Duka per politike. Duka te kujdeset per ate qe eshte votuar, dhe per ate te cilen qytetaret shqiptar i dorezojne taksa.
Serbet jane ata qe jane (Ta garantoj se ata ne stadium perfaqesojne nje pakice Nacionaliste ne Serbi dhe jo popullin e vertete Serb), por kjo nuk do thote se dikush u marros, dhe ne duhet qe te shkojme pas te cmendurit. Bota funksionon mbi disa parime baze te mira, mund te them, sepse ndryshe do ti kishte flaka nukleare me kohe. Jane disa njerez, dhe fatmiresisht ne gjendje qe te kontrollojne marrezite e te tjereve, te cilet perpiqen shume per kete bote qe te mos kaloj ne nje shkaterrim total. Neqoftese kjo ndodh, nuk do te kene me rendesi as kufijte, as politika dhe as menataliteti i njerit fis apo tjetrit.
Zoti Duka ka pergjegjesine e tij si pjese e FSHF-se, dhe jam i bindur se po perfaqeson me dinjtet pjesen qe i takon. Por per masazhin qeka dhene, duke pare se kjo ndeshje u kthye ne politike dhe Nacionalizem nga persona te semure, te cilet nuk jane vetem Serbe, atehere me takon te them se zoti Duka ka bere nje deklarate qofte edhe politike, te cilen duhet qe ta benim edhe te gjithe ne se bashku per nje te ardhme me te mire per te gjithe.
Nuk e di se si merr guximin per te konstatuar se “ta garantoj se ata ne stadium perfaqesojne nje pakice nacionaliste ne Serbi dhe jo popullin e vertete serb” Mund te te them se mentalitetin dhe popullin serb e njoh shume mire. Njoh gjuhen e tyre, njoh historine e tyre… dhe mund te konstatoj dhe te garantoj se serbet jane shovinista te medhenj. Dhe cfare jane ata me se miri e tregojne genjeshtrat e udheheqesave serbe ( te cilet deri dje ishin bashkepunetore te krimeve ndaj popujve te ish-Jugosllavise) te cilet pa fije turpi sajojne genjeshtra nga me te ndryshmet. Dhe per ta kundershtuar “garantimin” tend une te pyes ty se ku eshte shoqeria civile ne Serbi, ku jane intelektualet serbe te cilet nuk dolen hapur per te kundershtuar ata 32,000 serbe te cilet per dyzet minuta nuk u ndalen “me vrasje dhe prerje te shqiptareve”. Pra, miku i im, gabon rende kur konstaton se ata simpatizues nuk perfaqesojne popullin e vertete serb. Fatkeqesisht serbet jane te tille, jane urrejtes te medhenj jo vetem te shqiptareve, por jane edhe urrejtes te kroateve, slloveneve, boshnjakeve, hungarezeve, bullgareve, amerikaneve…
Po te bej nje krahasim. Shiko psh shoqerine Shqiptare. Kemi shume politike, shume varferi, shume OJQ-ra dhe OJF-ra te telekomanduara dhe hallexhova per para dhe interesa dhe mbi te gjitha shiko Ballkanin ne pergjithesi. Aty do ta gjesh perdgidjen jashte c’do paragjikumi, neqoftese ke mundesi qe ta shikosh dhe kuptosh. Njerzit, ne pergjithesi jane te gjithe te mire nga natyra, por mentaliteti, politika, familja dhe doza e manipulimit ne baze te eksperiences se tyre jetesore, i ben te vecanta. Disa te mire (sipas asaj qe perseptohet si pozitive) dhe disa te keqinj.
Jam i bindur, se neqoftese nje Serb me vjen ne shtepi ne mes te nates, une do ti hap deren e shtepise qe ai te fusi koken duke mos i treguar urrejtje, sepse eshte njeri ne radhe te pare, dhe besoj se neqoftese ai nuk do ta bej te njejten gje edhe per mua ne nje dite halli, atehere nuk eshte problemi im por problemi i tij. Rendesi ka se c’fare vlerash ofrojme per njerezit pa dallim rracial, politik apo etnik, sepse jemi te gjithe njerez me fryme ne kete bote. Te tjerat kane pak rendesi. A e duam kete bote me mire per te gjithe duke futur edhe veten tone? Natyrisht qe po. Por kjo nuk arrihet kurre me urrejte dhe diferencime te bazuara mbi politika boshe. Une nuk po them se duhet te jemi dele fare, por para se te kerkojme negativen te dikush, duhet qe te shikojme njehere veten tone ne paqyre me shume vemendje.
Nje bote me te mire per te gjithe duke e futur edhe vehten tone, sigurisht qe e duam. Por per tu futur ne ate bote duhet vullnet i mire nga te dyja palet. Une nuk mundem te futem ne ate bote kur pala tjeter therret “vrit, prej qe shqiptari te mos ekzistoj”.
Zakonisht instikti i lindur e con njeriun ne vetmbrotjte kur degjon huligan “shpirt mire” qe kerkojne shfarosjen e tij.
Kjo lloj menyre e te menduarit tend perkon me filozofine krishtere “Nese te gjuajne ne njeren faqe, Ktheji faqen tjeter”.
(Filozofi qe perkon edhe me ata te pamundurit e te dobetit, se kush mundet e kthen shpullen me grusht; kush nuk mundet fillon te filozofoje vetshaterrimin e tij prej dores se tjetrit)
Serbet e mbajne veten per ortodoksa, por sjellja e tyre nuk perkon me vlerat e krishterimit.
Jam kurioz te di a do trokisje ti ne shtepine e ndonje xhihadisti, apo a do e lejoje te fusje ne shtepine tende nese nje xhihadist do trokiste te porta jote?
Neqoftese vinte nje xhihadist si thua ti, ne radhe te pare do ta shikoja si njeri, por neqoftese do ta kuptoja apo shikoja se kishte qellime te keqija, atehere do merrja masat sipas rrethanave.
Mire e ka kjo zonja te gjithe duhet te bejne punen e vet…..thjeshte dhe qarte….puna e tij keto dite eshte ti Dali zot pikeve sepse ka njemije arsye per ti kerkuar.thjeshte dhe bukur.
ne nje ze me znj.Mira
… me shume llogari duhet kerkuar Z.Duka
Lufta per tre piket perkthehet si lufte per te mos lejuar qe shqiptaret t’i trajtojne pa dinjitet. Se cfare i intereson Mires dhe shqiptareve e treguan lojtaret, politikanet dhe mbare kombi shqiptar. Te kerkosh te drejtat e tua nuk do te thote se je kunder paqes.
Fjala paqe nenkupton dy ane. Paqe me veten nuk behet.
keni nje gabim drejtshkrimor o Mira –
ne vend te Z. Duka duhet K. Duka e kam fjalen per Katunari dhe jo per ate qe ju shkon mendja…
Uaaa, hahaha, ma hodhe vellacko se mu per ate gjene me shkoj mendja!
Po per vezet, c’thote Duka?
Duka eshte ne gare me Blaterin se kush do rrije ne karrike edhe per 20 vitet e ardhme.Gjer atehere dronet ne stadiume do zevendesojne tifozet,mbase edhe lojtaret.
Mira me pelqeve shume!
kur te jep mend edhe Mira Kazhani, vaj medet. spo gjen karar moj vajze qe kur u largua Sequi. Ik moj goc merr anjezen dhe ilven e beni nei paralele teke tek ndonje i huaj se per ate pune jeni juve. Lerini specialistet e sportit te gjykojne Duken e gjithe ceshtjet e tjera te topit
Qe ti mbyllim budallelleqet e Mires, e cila ka shume qejf qe te shkruaj nje artikull te Tema per publicitet, po i jap Mires lajmin se FSHF kerkon nga UEFA tre piket per ndeshjen e Beogradit.
Mira te vazhdoje te shkruaj, se ka shume talent.
punen e futbollistit nuk na e tregove,dhe ajo do na interesonte.
Ah moj zojushe, sikur ta dinit per ca flisni??!! Un nuk dua te mbroj as Duken e as FSHFne, se plot me difekte jane, po kujdes se FSHF nuk merr asi lek nga shteti, as nga taksat e asigjo tjeter, kurse Duke smerr asi rroge, e ka statuti i Federates ket gje.
Tashi un e kuptoj shqetesimin, po kjo pun u bo ec e shajm Duken e dukemi sikur marim vesh edhe sikurne dim si bohen keto gjona.
Po ti varja, ta dhane mundesine me shkrujt, shkrujte, ose te thane me shkrujt ?
Ti Tur, ben sikur sdo me e mbrojt Duken, po e mborjte ne njefare menyre. Ne dum tre piket, ate dum dhe llafet jo Serbi e jo kusur jane kot.
Ama per nji gjo ke tdrejte, Futbolli Shqiptar ka 20 vjet e kusur qe esht braktisur nga shteti e qeveria e politika, dhe kur ne dum me shku ne stadium, na thojn qe institucionet kane marre shume bileta.
Kto dmth dun vetem me u duk sa here qe ka nji rast te rendsishem.
Ore po e loe futbollin ne balte, ky do jete niveli i FSHF, bile mire edhe me kaq, se me 0 leke, ca do pretendosh? pa leke sbohet gjo sot
Ore Tifoz, respekte ihere se tkz i kena persmarit, po nuk esht puna qe du me e mbrojt, se ishalla e heqin, ska rendesi, po ca na jep neve tashi hiqe ose mos ehiq duken???
kur te mbaroje ceshtja shqiptare, se kjo eshte ceshtje shqiptare nuk eshte ceshtje duka, hiqni jo duken po gjith fshf e ca tdoni, po ama nket moment, duhet me pa kush jane gjeja e rendsishme. vet e the, edhe politika asi lek sjep dhe tani thot boj kshu e boj ashu …
Po Sikur te marrim 3 Pike si ja beni ju te dashur me Z, Duken.???!!!!