Sa herë që hapen debate për identitetin, kombin, Shqipërinë – ata janë aty. Me vulë patriotizmi e shqiptarizmi në dorë, ata kujdestarojnë se mos dikush po thotë diçka që nuk iu vjen përshtati dhe menjëherë reagojnë. Shfaqen aq patriotë, sa të krijohet përshtypja se vetëm ata janë të licencuar për të vlerësuar se kush sa është atdhetar, se kush sa është shqiptar.
Të tillë u shfaqën edhe këto ditë, kur plasi debati rreth Shqipërisë së Madhe. Iu vërsulën Halil Matoshit i cili, thjesht, deklaroi atë që e mendonte rreth kësaj çështjeje.
Ai shfaqi një mendim personal, pa përfaqësuar askënd përveç vetvetes. Por, kjo nuk i la rehat shpirtrat e trazuar nga atdhedashuria e atdhetarizmi, të cilët menjëherë reaguan, thua se Matoshi përfaqësonte institucionet e Kosovës ose paguhej nga to për të folur në emër të shtetit.
Me logjikën e shpërndarësve të certifikatave se kush është tamam shqiptar e kush jo, të tillët mbase pretendojnë se këtë të drejtë ua ka dhënë të qenit pjesë e luftës dikur apo pjesë e politikës tash. Mendja ua thotë se, pasi që kanë luftuar, mund të thonë e mund të bëjnë gjithçka.
Por, ironia qëndron në faktin se Matoshi akuzohet për qëndrimin e tij rreth Shqipërisë së Madhe pikërisht nga ata që dikur e në një kohë kishin dhënë betimin se me luftë do t’i çlironin të gjitha trojet shqiptare – por që, pa ndihmën e NATO’s, nuk ia dolën ta çlirojnë as Kosovën.
Të thuash mendimin e lirë për një çështje, është gjëja më normale në një shoqëri demokratike. Por, jo rrallë në Kosovë ata që marrin guximin të prekin tema “të mëdha”, tema “të ndjeshme” vihen në shënjestër të “patriotëve kujdestarë”, të cilët përpos që akuzojnë, japin edhe leksione se si e sa u dashka të duhet atdheu.
Në të shumtën e rasteve, pas formulave patriotike e deklaratve të zjarrta qëndrojnë ata që kanë përfituar dhe vazhdojnë të përfitojnë në emër të luftës. Ata që të qenit pjesë e luftës e kanë kapitalizuar dhe shndërruar në mirëqenie e rehati. Ata që nuk ia dinë skajin pasurisë, ata që kanë në pronësi biznese e prona të shumta, ata që shiten “të fortë”, ata që gojën e kanë plot rend e ligj – por që nuk njohin rend as ligj, ata që gëzojnë privilegje të mëdha nga shteti i varfër, të cilin thonë se e krijuan, ata që e zhvatin çdo ditë këtë shtet të mjerë, të cilin e kanë kthyer në pronë private e bëjnë me të ç’të duan.
Ka edhe “patriotë kujdestarë” të cilët shkojnë aq larg, sa të gjithë ata që mendojnë ndryshe nuk përtojnë t’i shpallin njerëz të shitur, njerëz që nuk ia duan të mirën vendit, njerëz që shohin vetëm zi dhe që duan të dërgojnë në botë fotografi tjetër nga ajo çfarë Kosova është në të vërtetë. Madje, bëjnë thirrje edhe për linçimin e tyre.
Ata që përpiqen të rezonojnë ndryshe, duke mos u bërë pjesë e diskursit pseudopatriotik e folklorik vihen në shënjestër të atyre që pretendojnë se janë posedues të së vërtetës dhe të gjithë të tjerët ia huqin. Në të vërtetë, huqjen e madhe e bëjnë vetë ata, duke pretenduar se mund ta kontrollojnë mendimin e lirë, duke pretenduar se askush nuk ka të drejtë t’ua kundërshtojë të vërtetën e tyre.
Gjatë gjithë viteve të pasluftës në shënjestër të sulmeve, sharjeve e fyerjeve kanë qenë gazetarë e opinionistë të cilët jetojnë nga puna e tyre, të cilët nuk e vjedhin vendin, të cilët kontribuojnë çdo ditë për ndërtimin e shtetit të Kosovës. Janë sulmuar e vazhdojnë të sulmohen nga përfaqësues institucionesh, ish-komandantë të luftës që pretendojnë të jenë të tillë edhe në paqe, politikanë, biznesmenë të lidhur me parti, mafiozë e rrugaçë që iu shërbejnë partive.
Dhe, jo rastësisht gazetarët dhe opinionistët e guximshëm ata kanë qenë cak i tyre. Sepse vetëm ata kanë folur e shkruar për dallaveret dhe skandalet e tyre. Vetëm ata kanë raportuar për skandalet e familjarëve dhe të afërmve të tyre, kanë raportuar për zhvatjet milionëshe nga tenderët, për përfitimet e mëdha nga procesi i privatizimit, për keqpërdorimet në emër të luftës.
Kështu që, nëse këta “patriotë kujdestarë” i dëgjoni të flasin, të kritikojnë e akuzojnë të tjerët, mos u ekzaltoni. Ata nuk e kanë seriozisht. Të jeni të sigurt se vetëm përpiqen të gjejnë një strehë për t’i shëruar komplekset e tyre, për t’i arsyetuar bëmat e tyre. Një strehë në pseudopatriotizëm, pseudonacionalizëm e folklorizëm.
*Express
FUCK SERBIA FUCK GREECE !!!!
agree http://bit.do/tifozet-e-beshiktashit
Agree but fuck and ‘Matoshat’ e ‘Mushk olat’ ne qofshin shqiptare ose jo…Keto krijesa pa identitet,me gjak te prishur e ‘gene’ te deformuara, jane pislleku i KOMBIT..Keta krimba fekalesh te degjeneruar ne prejardhje bejne mire te bejne analizat e gjakut (ADN) DNA dhe te deklarojne hapur kush jane e ciles race i perkasin (shpresoj jo tones)..Felliqesira ne breza
‘Matoshat’ e ‘Mushk olat’ ne qofshin shqiptare ose jo…Keto krijesa pa identitet,me gjak te prishur e ‘gene’ te deformuara, jane pislleku i KOMBIT..Keta krimba fekalesh te degjeneruar ne prejardhje bejne mire te bejne analizat e gjakut (ADN) DNA dhe te deklarojne hapur kush jane e ciles race i perkasin (shpresoj jo tones)..Felliqesira ne breza qe as UJI I DRINIT NUK MUND TI LAJE VEC……………
mankthi i shqiperise etnike nuk eshte i gjithe evropes..por vetem i armiqeve tane…
i bukur ky arsyetim.
Po pse merakosesh per bemat opinioneve te interpretuar nga patriotet me gjoks pulastreni kosovaresh.
Ne ketejza nga Shqiperia meme i kemi dhe ne krye te pushtetit dhe sillen sikur vetem keto dijne dhe veprojne si te ditur pa pyetur dhe sinjalizuar askend por ne msheftesin ma konspirative.Po marrim politikanin ma “atdhetar” te Shqiperise Berishen.Na futi ne koken e vet ne organizaten Islamike te vendeve Aziatike.Po me koken e vet i ngrihet kallami Berishes dhe si bastangji ia fal detin Grekut sikur do ti falin 3-4 bastan apo domate.Dhe nuk e len me kaq por ti kercnohet dhe e fyen sharlatan,guximtarin qe ia qjerri masken e tradhetise.Qeshtja kaloi ne Gjykaten kushtetuse dhe e hodhi posht pisllekun patriotik te Berishes.Deti ngeli aty ku gjendet dhe tashti prone e Shqiperise.Jo vetem kaq po ka dhe nji fare pronet nji Parti Handikape qe bahet penges dhe nuk lejon ecjen e vendit para.Sikur te ishte nji parti qyrravece ashtusic ishte vete ky Berishe ne vitet e para te shkolles se mesmes Mjekesore qe fshinte qyrrat nga bryli deri ne pellmbe te dores.Dhe ne fund ma e keqja asht se nuk e arrestojne kete faqezi per tradheti te dokumentuar me fakte me firme dhe vule qeveritare.