Te dhjerë,...por krenar!

24 Tetor 2014, 21:14Blog TEMA
Te dhjerë,...por krenar!

Nga Ermal Petushi

“Europa, kjo rruspie plakë”, thënien e famshme të Ismalit Qemalit duket se nuk e ndryshk as koha. Tri ngjarje pritet të ndodhin në 24 orët e ardhshme në vendin tonë:

1. Dukë Mandit të futbollit pritet ti shkarkohet i gjithë frustrimi i shqiptarëve duke e bërë kokë turku. Turma kërkon dikë për të ndëshkuar edhe pse për rastin në fjalë faji në pjesën më të madhe nuk është i tij, ai do bëhet përgjegjes për këtë poshtërim publik ndërkombëtar që iu bë kombëtares. Duka, presidenti i cili ka 12 vite që nuk zdryp prej kalit, do ngelet në histori për flirtet me Platininë, për degjenerimin e futbollit shqiptar në tërësi, për korrupsionin në nivelet e larta, për menefregizmin kronik, për lidhjet me politikën sa djathtas sa djathtas, për talljen e trapit me tifozat …dhe intriga të tjera të denja për curriculumin e një presidenti federate. Fejsbuku do mbushet thirrje kundër tij. Opinioni publik do priret nga Lubonja, Ngjela, Stefani të cilet do çirren nga kolltuqet e Fevziut , jo sepse u intereson vërtet futbolli, po sepse pseudoantikomformizmi është në modë dhe frutdhënës. Pritet që nesër një numër relativisht i madh organizatash, forumesh rinore, entesh do bashkëpunojnë si rrallë herë dhe do bëjnë të mundur organizimin e një megaprotestë para FSHF-së , ku do nxjerrin plot 10 vetë përfshirë gazetarët. Përfundimi: ai do qëndrojë akoma aty, mbi kalë, si një thithlopë që ushqehet me gjakun e talenteve shqiptarë brenda dhe jashtë saj.

2. Motra e Platini-së do bëhet më e famshme se Nënë Tereza. Pas një propagande 360 gradëshe 24 vjeçare, duket se miti i Europës së drejtë, barazia universale midis shteteve anëtarë, po ‘thyhet’! Më në fund! Mjaftoi një e ashtuquajtur ndeshje futbolli që ta ‘thyente’ si porcelan këtë mit. UEFA dhe BE-ja janë dy botë të ndryshme por mesa duket, të dyja pilotohen gjeopolitikisht. Dhe edhe pse janë dy institucione në pamje të parë pa lidhje me njëra-tjetrën, nuk duhen harruar as ‘shpullat’ që kemi marrë nga BE-ja. BE-ja e pati më të lehtë t’i hapte më parë rrugën drejt integrimit një Serbie neofashiste, e pashëruar akoma nga sindromat e së kaluarës dhe na vonoi plot tre vite ne për statusin kandidat. Ne, që kurrë s’kemi krijuar probleme në rajon e që vdesim të jemi içik europian. Sa shqiptarë janë pro-europianë sot? Duhet pyetur Zaloshnja…

3. Elita politike shqiptare do mbushë mediat me panikun e tyre në lidhje me rrezikun e krijimit të një klime antieuropiane në radhët tona pas një vendimi të padrejtë të Uefa-s që na poshtëron. Edi do bëjë një tweet, Saliu do vjellë vrer duke redaktuar fejsbukun e supermbesës, dhe Luli…..Luli do i qurravitet ndonjë përfaqësuesi të BE-së për tullackën e skuqur të Strazimirit. Normalisht, një klasë e tërë politike e cila është pjellë e fondacioneve europiane, OJQ-ve, pilotimit nga perëndimi, nuk mund të pështyjë atje ku ka ngrënë. Do e mbrojnë me çdo kusht idenë e Shqipërisë në Bashkimin Europian, edhe pse kohët e fundit , vetë europianët janë në dilemë mbi ekzistencen e BE-së.

E pata mbyllur shkrimin e fundit duke folur për vlerat europiane që duhet të percjellim dhe sot e ndjej veten të detyruar të shpjegohem. Le të jemi të qartë, unë besoj tek vlerat europiane, tek kultura mijëvjeçare që mbart Europa si simboli i ecurisë në kohë i qenies njerëzore dhe nuk kam as më të voglin dyshim që vendi ynë duhet të jetë aty, mes saj , jo vetëm gjeografikisht por edhe politikisht. Por ama, kam mësuar edhe që “më mirë mut se sa i vogël” zbatohet gjerësisht edhe në shkallë ndërkombëtare kështu që na duhet të reformojmë së pari mënyrën tonë të të menduarit. Egoizmi, individualizmi , janë terma që duhen çrrënjosur nga fjalori ynë e duhet filluar ta shikojmë veten si pjesë e një shoqërie ku jetojmë, si një trup i vetëm.

Shqiperia, vajza e vogël e përdhunuar ne shekuj nga fqinjët duhet të rritet e të bëhet burrneshë. Drejtësia është një luks i ‘të mëdhenjve’ dhe s’do e shijojmë kurrë për aq kohë sa do mbetemi të vegjël në çdo aspekt të mundshëm. Nuk flas për një 3-pikësh të dhjerë, sepse fundja, moskualifikimi nëpër kompeticione nuk është lajm për ne. Flas për drejtësinë, respektin, pse jo edhe frikën që cilido shtet duhet të ketë ndaj nesh e që do na japë një ekzistencë të denjë, e do na bëjë vërtetë krenarë mbi të qënurit shtetas shqiptar. Faji për padrejtësitë si kjo e fundit gjendet jashtë kufijve tanë por ne nuk mund të drejtojmë gishtin jashtë, jo në kushtet ku ndodhemi. Shqipëria nuk bëhet me patriotë fejsbuku që presin shtatanikisht ditën kur të hyjmë në BE për tu shporrur lirshëm nga ky vend. Shqipëria nuk bëhet duke lypur borxhe anëmbane botës, por duke stimuluar biznesin shqiptar të investojë dhe të diversifikohet. Shqipëria nuk bëhet duke emëruar nëpër institucione, parlament apo cilindo post drejtues, gangstera lagjesh me histori filmash gangsta pas shpine, por duke thithur trurin e rinisë që jeton jashtë. Politika e Shqipërise nuk mund të bëhet në fejsbuk, me batuta sarkastike apo duke ndërtuar një Shqiperi fasadë që vetëm të huajt mund ta përtypin. Të tjerët kështu u bënë, nuk priten drejtësinë divine. Na duhet një vizion i përbashkët jo i imponuar nga lart . Shqiperia bëhet, mund të bëhet dhe do bëhet kur ta bëjmë ne, jo kur të na e ‘bëjnë’. Vetëm atëherë zëri ynë do dëgjohet, vetëm atëherë do jemi të barabartë në radhët e Europës së bashkuar e ndoshta nuk do duhet të trokasim ne në dyert e plakës kurvë por anasjelltas. Deri atëherë, s’na ngelet veçse të qurravitemi në fejsbuk në stil strazimirian për dajakun që na japin, fizikishit, moralisht, historikisht ashtu me kokën lart, të dhjerë ….por krenar.

64 komente në “Te dhjerë,…por krenar!”

  1. Shqip says:

    Te lumte dora Ermal.

    1. Epiriiiiii says:

      Ai FLAMUR qe u Valvit mes Beogradit duhet te behet edhe ne REALITET qe Fjala Jone te peshoje. Ky eshte LEKSIONI qe na jep UEFA dhe EU prandaj mos u deshperoni, por mirni anen POZITIVE te gjith ksaj Katraure.

    2. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

      Nuk kishte faj Enveri..hahaaaa qe na mbante te izolum pre EEEBoles,Evropes desha me thon ?
      Kadalni bre burra se nuk u bo KJAMETI.

      Nuk na dhan 3 pike,zene se u munem ..tash te shofim perpara dhe te diftojme me futbolle se sa te zot jena na shqiptaret ,..dhe jo me fute-bole..

      Jom bo Nimfomane ene kom me e shtrydh Paltinin fare..Hahaa

    3. te shkarkohet menjehere Nishani says:

      Si koshat
      mbas vjeljes

    4. N. Asllani says:

      Te dhjere por krenare, bravo nuk kam asgje per te shtuar se ne nuk kemi shtet ne radhe te pare qe te mbroje te drejtat tona dhe nuk kemi as system drejtesie, ne jemi ne meshire te fatit prandaj tallen te gjithe me ne.

    5. rruspia says:

      e ka thene edhe Fishta me duket kete terme kurva europe Shame on UEFA! A pure act of Racism against Albania! Todays desicion for Serbia to win the match was wrong and politically motivated.

      http://bit.do/te-dhjere-paskan-qene-keta-te-UEFA

    6. erion says:

      Nje imitues I keq i Bledi Manes.Shkrrim ordiner e delirant bosh. Tema ke kohe qe e ke ulur steken e shkrimeve.

  2. tfg says:

    sa krenar mund te ndihesh kur pervec se sunit je dhe i dhjere……!!!??

    1. Tahip says:

      Me more I dhjere se I perdhunuar nga babai turk.

    2. Bujar Gruda says:

      Je orthosunit i dhier brez pas brezi…Krijese e neveritshme e semure e pa sherim.Pirdhu ne urale o trushperlare orhodoksissunitispillissatemessss

    3. sa krenare mund te jesh shqipfoles dhe motergrekare

    4. Dervish Malluta says:

      “Erratum” per gjenealogjine e Tourkofagosit: Suniti ia futi shiitit, shiiti ia futi alavitit, alaviti ia futi koptit, kopti ia futi grkljanosit, grkljanosi ia futi arumunit, dhe ma ne fund lindi Tourkopordhosi shqipfoles!

    5. elefteripidhshqepsis says:

      xaxaxaxa sa simpatike jane keta allvanote. Ky gazetari qenka per ta pire ne kupe. Apo nuk ta shqepin mire.

    6. dru me pre says:

      Te shikoj qe komenton me vrer e mllef te madh dhe me lind pyetja kur nuk e pelqen kete vend perse komenton dhe per keta njerez qe nuk perputhen me realitetin ne nga Korca themi”shko o djale gjej shoket”

      1. tfg says:

        patrioti, pe Devolli je ti mo cironke??
        po lena o rehat,ce nuk po shane njeri……….

    7. Illyrian says:

      Ngushellohen shqiptaret, me faktin qe ka edhe me keq. Sjellje te tilla kafsherore, I sheh ne Serbi dhe ne Greqi, pra eshte akoma me keq te jesh gjakdhjere

  3. oli says:

    u ktheve ke enver hoxha e>?
    kshtu thoshte enveri
    po a bejn shqiptaret dot shtet?

  4. llapush says:

    O petush qenke Llapush

  5. Roni says:

    Nje shkrim ku eshte bashkuar mllefi dhe fjalet e keqija.Mllefi kalon shpejt,por fjalet e keqia ngelen te shkruara dhe nuk terhiqen me.Artikull i dobet,shum emocione dhe aspak arsye.Coroditje totale ne shtyp dhe politike,matrapazet u hodhen perseri ne sulm per perfitime personale.Te gjithe injorojne nje FAKT,KUSH JA DHA FAKTIN GJYKATES?Gjykojne gjykaten per ate qe ka pasur mbi tavoline,faktin qe ekipi nuk doli ne fushe!Nderkoh qe duhet te gjykoni Duken pas te cilit fshihet Platini dhe te dy bashke sajuan faktin qe ja vun perpara gjykates.Prokuroria duhet te nderhyje sa me shpejt qe ti pritet rruga nje vale tjeter abuzimi nga media dhe politika por mbi te gjitha ne nuk e meritojme qe te behemi antieuropian per kete vendim qe ska te bej me europen.Tentative tinzare per ta rreshkitur opinionin publik dhe shoqerin ne teresi drejt nje vale tjeter nacionaliste.Agjentet e serbise qenka sheshit ne Tirane dhe po zbatojne me sukses vazhdimin e skenarit.Qetesohuni dhe coni Duken ne prokurori.

  6. Klimax says:

    Shqiperia behet, por jo me urrejtje, jo me shovinizem, jo me ksenofobi, jo me racizem, jo me radikalizem fetar, jo me korrupsion, jo me krime, jo pa ligje, jo pa drejtesi, jo pa kulture qytetare, jo, jo, jo pa fund dhe sigurisht jo me ato qe na propozon ti!

    1. Toni KS says:

      Shiqo principet me te cilat u themeluan Greqia dhe Serbia, dy fqinjet me te aferte. Vetem humanizem dhe qytetari nuk kishte. Keto dy shtete jane varianti ortodoks i ISISit, jotolerant, shovenist bile edhe terrorist shtetror. Tani si mendon ti qe Shqiperia me e vogel me territor e popullsi te behet me vlera qytetare kur vazhdimisht dhunohet nga fqinjte te tille?

  7. gim says:

    Kjp eshte nje arsye me shume per te bojkotuar UEFA-n. Nuk kemi ndonje fitim kur UEFA na con ne mes te Beogradit dhe na hedh ne mes te 30 mije kafshesh te egra duke na thene mos hapni goje se po nuk u mbyten serbet do u mbysim ne.

  8. Call of Duty says:

    Sa naive eshte politika dhe populli Shqiptar. Europa na ndau ne 5 shtete ne Shqiptareve. Ne pas gjithe ketyre viteve vazhdojme te hedhim vallen e tyre per gjoja integrim Europian. Amerika ishte dhe mbetet i vetmi shtet qe na ka perkrahur ne Shqiptarve.

    Prandaj une them me plot gojen them

    Fuck Europe and their integration agenda.

    1. Kte kam thene dhe vazhdoj ta perseris GJITHMON !!!

      Ne syte tane duhet te jet vetem SHBA . Pastaj vende si Kina , Turqia , India e Japonia !

      Pse i lepihet eurokurva serbise ??? Sepse serbia mban marredhenje te ngushta me Rusine !

  9. albani.vl says:

    …..te dhjere por krenar…moj evrope moj kurve e vjeter…
    tamam pikes i ke rene,mjere ne me ket brez politikanesh,
    Zoti i ndihmohte Shqiptaret…

  10. Gjergji says:

    “Moj Europe moj kurva e motit,si i ra hashes fjales se zotit.” Kjo eshte shprehje e te madhit Gjergj Fishta, dhe jo e Ismail Qemalit siq thote Petushi.Edhe kete thenje duan te ja japin Ismail Qemalit siq idhane 3 pikshin Serbise.

  11. Z. Petushi ….nji bravo te madhe nuk te mjafton!
    Je absolut!
    Je supertalent!
    Lere injorancen te shprehe prape fytyren e saj plot mizerje ne kete artikull!

  12. Tomi says:

    DHI E ZGJEBOSUR DHE BISHT PERPJETE.
    Sot ankohemi se e verteta nuk triumfoj. Dhe kjo eshte e vertet.
    SILLEMI SI DHI TE ZGJEBOSURA
    Po sa kemi ne te drejte te mbrojme e te flasim per te verteten kur ne vete nuk e mbrojtem ate por ne menyre servile e lame te verten ne rruge qe te shkelej me kembe nga ata do te mernin vendimin. Vendim qe ne te gjithe ne heshtje e pranojme se nuk do te mbronte te verteten.
    Servilizmi yne ( si dhi e zgjebosur) nuk mbrojti te verteten se:
    1. Ishte gabimi I UEFAs ( FIFAs) qe lejoj Serbine e Shqiperine te ishin ne te njejtin grup. Por JO ne kishim frike se mos e “lendonim” UEFAn me kete akuze dhe si ai servili fajtor heshtem per kete ME SHPRESE SE KESHTU DO TA KORUPTONIM UEFAn TE JEPTE NJE VENIDM NE FAROVIRN TONE . Perse UEFA u kujdes per Spanjen dhe Gjiblartarin, Rusine dhe Georgine e Ukrahinen te mos ishin ne nje gurp por nuk beri te njetin kujdes per Shqiperine dhe Serbine?
    2. Ishte gabimi I UEFAs qe lejoj qe ndeshja te luhej ne Serbi apo me vetem tifoze Serbe. Ishte rezultat I ketij vendimi qe solli trazirat ne stadium. Por JO ne as kete nuk e thame se mos na zemerohej “asnjeanesi” qe duhet te merte vendimin. Si do te ndjeheshim ne sot sikur edhe kjo te ishte thene? Vendimi do te merej kunder nesh ne nje menyre apo tjeter, por…. Sot ne do te ishim krenare se nuk e njohem ate vendim. Se vendimi I mare do te ishte ( sic eshte ) nje vendim politik per te mbuluar gabimet e UEFAs. Po te shikosh UEFA denoj te dy palet Nje jorgan I madh ky per te mbuluar prapanicen e UEFAs nga gabimet e saj. Por ja qe SERVILIZMI YNE, MOSREPEKTI YNE PER VETEN TONE, NDJENJA JONE E INFERIORITETIT, ndihmoj qe ne te perdhurnuarit te perdhunohemi perseri.
    DHE BISHTIN PERPJETE
    Nderkohe brenda nesh tregohemi trima. Flasim e cfare nuk themi per ate qe u quajt flamuri I Shqiperise se Madhe. Krenohemi mes vedish per “heroin” qe ngriti ate flamur ne stadiumin Serb. Krenohemi se I treguam Serbit se flamuri I Shqiperise se madhe u ngrit ne mes te Beogradit. Por une pyes
    1. Ne cilin Kuvend Kombetar ai flamur eshte percaktuar, ligjeruar, si flamuri I Shqiperise se Madhe? Se flamujt jane ceshtje Kombetare dhe si te tille duhet te kete nje Organizmim Kombetar qe ta njohe sit e tille. Vetem ne nje ndeshje sporti tifozet ngrene banderola te inkurojne ekipin e tyre dhe per banderolat e stadiumit nuk ka nevoje te miratimi, por ju lihet fantazise se cdo tifozi ta krijoj ate. Ajo qe fluturoj ne Beograd ishte nje banderole e tifozesh ku tregonte tere trojet ku kishte shumice tifozesh te ekipit Kombetar. U ngrit ajo banderole ne nje stadium bosh nga tifozet Shqiptare per ti dhene zemer ekipit qenuk eshte vetem ne ate ndeshje ( apo lufte te pabarabarte) Nje banderole per te entuzjazmuar ekipin tone kombetar. MIRPO NE ME BISHT PERPJETET E GRADUAM ATE BANDEROLE NE FLAMUR
    2. Ajo ishte nje ndeshje sporti. Vec nese e vendosim veten ne te njetin nivel me huliganet, naziskine Serbe, perse e kthyem ate ne nje ceshtje Kombetare. Valle te tere mendojme se ne Stadiumin Partizani ne Beograd, ne ndeshjen Serbi Shqiperi do te vendosej fati I Shqiperise? MIOPI E NJE BISHTI PERPEJETE. Dhe te gjithe e dime se cfare zbulojne dhite kur mbajne bishtin perjete.
    Te vetmit qe meritojne merite ne kete ngjarje jane sportistet tane. Ata jane te vetmit qe mbrojten dinjetitin tone JO si dhi te zgjebosura me bisht perpjete por si LUANE TE URTE ME KOKEN LART
    MJAFT JA HODHEM FAJIN UEFAs e EVROPES. ATA JANE ATA QE JANE. NE KETO I DIME DHE NUK NA MBETI SOT TI NJOHIM. Le te shikojme veten tone ne pasqyre dhe kurojme zgjeben e servilizmit dhe ulim bishtin e trimerise pa vlere. Le te mendojme si mund te behemi nga dhi te zgjebosura me bisht perpjete ne luane te urte dhe koken lart, sepse jemi te tille, e kemi treguar ne histori kete, por nuk e dime ose e kemi haruar

  13. GAMORI says:

    BRAVO DJALOSH Simpatik si ne Sshkrim edhe ne Kendim ,SUKSESE TE METEJSHME

  14. WEB says:

    Na cate trapin ,sa here qe kerkojme nje te drejte na serviren artikuj gazete duke nxjerre ne pah problemet e shqiperise ,a thua jemi te vetmit me probleme ne kete rruzull tokesor .Kualifikimi ,pavaresisht problemeve aktuale eshte nje enderr 20 e sa vjecare qe te gjithe shqiptaret presin ,e pse jo, te na shkepuse per 90 minuta nga hallet e verteta ,nga fasadat, fejsbuku,nga politikanet ,nga sarkazmat ,dhe nga deklaratat e berishes dhe mbeses se tij

  15. liri says:

    Kombi qe duron ai fiton. Burra pasanike shqiptare , investoni per futbollin , me fusha e skuadra per femije. E pate qe edhe femija juaj u poshterua si femija i njeriut me te thjeshte . Te bashkuar dikur do fitojme. Respket

  16. Noli says:

    Z.Ermal !
    Ismail Qemali ka thene “Evropi”,jo Europa.Me pelqen kjo : Evropi

  17. bregdeti says:

    Te lumte pena more djal qe e shikon realitetin shqiptar pa emocione patriotike. Dashte Zoti qe ne Shqiperi te kete edhe te tjere me mendje te paster qe te verteten e shikojn ashtu si eshte dhe jo si duhet te jete

  18. akili says:

    Autostima,krenaria(kuptohet me mase)jane gje e mire.Por sidoqofte ne shqiptaret i kemi keto jo me mase e as ne momentin e duhur. E them kete se ne shqiptaret nuk duhet te bejme as viktimen e as te urryerin e Evropes. Ne mburremi me pashallare dhe jenicere qe u rane ne qafe te veteve dhe te tjereve te nenshtruarve nga Osmanet kur duhet te mburreshim me ata qe i rezistuan atyre si ne mbrojtje te Atdheut ashtu edhe te besimit. Evropes mund ti vesh shume mbi kurriz por per fatin tone me shume faji ka qene i yni pasi s’kemi qene kurre te bashkuar pas vdekjes se Skenderbeut gje qe solli pasojat e njohura. Kemi qene historikisht kombi me i madh ne rajon por gjithmone secili ne kullen dhe ne gardhin e vet e qe per ligj kishim Kanunet si ai i Lekes qe edhe sot ashtu te percudnuar na mbajne ngujuar ne nje mentalitet vrastar. Evropa nuk mund te na doje nese nuk duam se pari qyteterimin,ligjin,shtetin,komunitetin,solidaritetin,prosperitetin.

  19. era says:

    Djali e ka bere mire shkrimin por sa per Duken, Roni ka te drejte.Duka ne prokurori per mareveshjen e tij me Platini.
    Shqiperia do te behet kur t’a bejme vet.Kur na i bejne te tjeret na imponojne edhe kushtet edhe trepikshat edhe …

    Vendimi i UEFA -a nuk mund te merret i shkeputur nga politika e BE.
    Kujtoni deklaraten e laraskes se Eshtonit qe nuk ishte private dhe qe u shpetoi padashur. Ajo eshte fytyra e BE.
    Nuk eshte fjala per t’u shprehur anti BE por qendrimi i saj eshte gati i njejte me UEFA-n .Serbia nje shtet dhe komb kriminel qe vrau dhe shkateroi Ballkanin I PUTHIN PRAPANICEN QE TE JETE PRO SAJ.Shqiperia ne historine e saj nuk i ka rene kurre ne qafe asnje populli na shikojne me lupe dhe kerkojne qiqra ne hell( krahasim me serbine)

    Ne vertet duam te jemi pjese e Europes, por nese ajo na sheh me racizem dhe sillet njesoj si gjykatesit shqiptare,nuk po na duhet.Bota eshte e madhe. Ka te tjere me te cilet mund te krijohen lidhje me respekte reciproke.

  20. pjesmarres ne proces says:

    O zoteri dhe zoterinj!
    A e dini qe plani i UEFA-s ishte qe Shqiperia te perjashtohej fare nga kompeticioni?
    Mos flisni budallalleqe kafenesh kur nuk dini gje. Ne donim fitoren, por dhe shmangia e katastrofes qe na ishte pregaditur eshte nje fitore, pune tjeter se jo ajo idealja. Por eshte nje fitore e vogel qe na mundeson apelimin zoterinj!

  21. kuqo says:

    Armand Duka kur eshte zgjedhur e rizgjedhur ne krye te Federates se Futboollit me sposorizim ne vlera te medha leku nga Anastas Angjeli. Tejesh i sigurte per kete.

  22. Andrea says:

    Nje artikull dinjitoz dhe shume i kthjellet.Ka ardhur koha qe politikanet shqiptare te vleresojne ato qe rilindasit tane i kane shprehur me keqardhje per Europen.Sot me shume se kure duhet qe dipllomacia te shkelqeje ku me dinjitet te perfaqesoje kombin per ato qe europa i ka shkaktuar ketij kombi.Coptimi i Atdheut tone ndermjet greqise,serbise maqedonise dhe malit te zi,nga superfuqite me 1913 e kthevi Ballkanin ne nje fuci baruti.Prandaj qeveria ne unitet me mbare popullin brenda e jasht kufijve ti bejne te qarte nderkombetareve se pa vajtur haka tek i zoti kure nuk ka per te gjetur stabilitet ballkani.Shqiperia etnike eshte zgjidhja e vertete per tu qetesuar gjendja ku nga fuqite e medha te kerkohet qe te korigjojne gabimin e bere para 100 vjeteve.Kur Greku pretendon dhe ben namin ne arenen nderkombetare per dy fshatra ardhacakesh qe populli yne i ndihmoi me fisnikeri,pse ne duhet te heshtim per kosoven,maqedonine shqiptaret e Malit te Zi,apo ne duhet te zbatojme regullat e demokracise kurse keta kerbacin dhe Europa i vlereson per veprime demokratike.Mbrojtja e dinjitetit kombetar ne fillim pastaj te tjerat vine me radhe.Bashkimi ben fuqine dhe ketij bashkimi i tremben fqinjet tane se dalin ne minorance.

  23. Shefqet Cela says:

    Kritika eshte e pa shembellt, fshikulluese.
    Ajo ve gishtin ne plaget tona te maisura keqas. Duket sikur i lendon, por ne fakt u krijon hapesira drenazhimi, qe te kulloje lenda e infektuar.
    Ne kete prizem, une e shikoj te dobishem kete shkrim kurajoz, megjithse jo pa te meta, bile te medha:
    1. Godet si ai demi i nderkryer pa asnje objektiv te mirepercaktuar.
    2. Shikoj nje fare pesimizmi dhe qurravitje te tije, jo plotesisht te drejte.
    3. Kerkoj falje qe perdora edhe une nje fjaleze nga ato qe i ka me bollek autori ne kete shkrim, deri diku, kundermues.
    3. Parashikimet e tepruara, vetem ogurzeza, ja ulin pak vlerat.
    Gjithsesi e pergezoj autorin.

  24. aratisur,syrgjynosur says:

    Duka të zhduket një orë e më parë nga kreu i FSHF, platine ,serbi, gerqi u shkretofshi si vende. ja kjo është europa që na ka (dashur) e na (do shumë)

  25. Sehit Nura says:

    Po ndryshojani foton Ermalit se duket sikur i kemi leke borxh,me teper se nje shikim kriminal,sa per artikullin nuk shprehem eshte koha per tu dukur…….l

  26. heretiku says:

    Artikull ku çfryhet dufi dhe asgje me teper; zgjidhja e problemeve nuk behet me mllefe e epitete fyese per Europen dhe zyrtaret e saj. Te gjitheve na vjen keq per vendimin e UEFA-s, por verdikti duhet pranuar dhe shikuar me tej. Megjithate artikullshkruesi para se te shohe se ç’behet ne Europe, me mire te shohe Shqiperine aktuale, cila eshte cilesia e proceseve gjyqesore, si punohet ne administrate, ne arsim, shendetsi, cili eshte niveli i korrupsionit ne te gjithe sektoret, i ulet apo galopant, cila eshte tendenca e shqiptareve, te punojne apo te bejne llogje sterile pa fund etj. etj. Pas kesaj autori mund te jete me i kthjellet dhe krahasimi me Europen me real.

  27. arif says:

    Shume shkrim i bukur. Bukurin me te madhe e ka te mllefi,se mllefi te ben te flasesh pa dorashka. Kur do vi ajo dite qe te kemi dinjitet. Une mendoj se do jete shume po shume e larget.

  28. Sony says:

    Bravo! Artikull per tu kornizuar!

  29. stela says:

    I ka pire ilacet ky njeri…..apo ka gjetur deren hapur dhe ja ka mbathur nga pavioni 5 .

  30. Stela says:

    Ky qenka ne nje gjendje shume te deshperuar mer ilace apo jo ky njeri .

  31. suzi says:

    Shume i stresuar djalka me kete shkrim dhe ate shikim my Good na trembi….

  32. mirel says:

    Kaq trap je mo cun?

  33. sherifi says:

    Duka duhet te jepte doreheqjen,qofte edhe per modesti dhe kulture, se me 12 vjet qe ka ky duka ne krye te federates,vetem futboll nuk kemi pare ne shqiperi, ku per hire te se vertetes,futbolli shqiptare ka qene ne nivelet me te larta qysh nga v.1970 dhe jo sote qe jemi ne v.2014.

  34. Petro says:

    Petushi eshte perfaqesuesi i gazetareve te rinj te shkolluar ne perendim.Lexojeni me kujdes.Po sidomos ta lexojne (nese dine te lexojne) pushtetaret krokodila.O te nderrojne rruge o vendin do ta fundosin thelle e me thelle ne gropen e zeze te mos jeteses.

  35. alfade says:

    Djalli nuk eshte aq i zi sa paraqitet ne komentet e mesiperme ! Eshte e drejta jone te kerkojme me shume
    drejtesi nga Europa , megjithate gradualisht prestigji i Shqiperise sa vjen e ngjitet ndersa me serbine zote-
    rinj po ndodh e kunderta , nuk eshte me ajo e dikurshmja …. Kete duhet te arrijne ta kuptojme ne . A e dini
    se ne planin politik Shqiperia qendron superiore ndaj Serbise aktualisht….?!

  36. niku says:

    te lumte per shkrimin bravo ndokujt si vjen mire nga e verteta prandaj te shvlerson kete shkrim ,je i drejte persedrejt dhe real bravo

  37. fshatari says:

    Shkrim skolaresk…Mesoi pak o Mero si shkruhet prej verteti

  38. Jace says:

    Pirdhni, burra, pas topit, pirdhni sa me shume dhe ne forma sa me te larmishme. Ajo qe na ka gjetur eshte kuje e vertete. Habitem se si nuk i ra damlla ndonjerit nga ‘plisat’ nga kjo gjeme qe na ka gjetur. Tani mund te rrojme edhe 100 vjete, por c’e do, rrojme kot,kjo vertete do te ishte jete qeni. Me mire t’na kishin hedhur ebolen se na dhane kete vendim. Paskemi qene te pafat. Qe nga koha e Pirros se Epirit, asnje gjykate nuk na kishte bere nje hata te ketyre permasave….
    Ore, do i therrasim mendjes ne, apo do rendim marrezisht pas topit, duke u kthyer te ghjithe ne anetar te organizates ‘Plisat’?

  39. Ervin says:

    Bravo Ermal, vetem mos e lere me kaq vazhdo shkruaj se paske talent, nqs ben edhe ndonje veprim konkret eshte me mire akoma qe te mos ngelesh ne rangun e pseudoanalisteve te fevziut dhe te balles

  40. mustafa says:

    Shkruhet ” të dhier por krenarë”. A nuk është mirë që para se të shkruash në gazetë të mbarosh festën e abetares?

  41. v says:

    shume bukur pergezime

  42. Pelasgian says:

    SHTET TE FORTE DUHET ME BO PERNDRYSHE DO JEMI GJITHMON TE PERBUZ NGA EUROKURVA !!!

  43. Veshkaushi says:

    O djale, bej detyrat e shtepise si duhet, dhe lere Europen se jemi gjithnje tek vargjet e Nolit: Prane deit i palare, prane dijes i panxene, etj…

  44. Dragani says:

    Bravo Ermal! Shkrim i goditun, sidomos per te ashtuquajturit drejtues te ketij vendi fatkeq. Lebrit thone: O balo te ngrente tenja/ e ke te keqen nga brenda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje