Shqipëri-Serbi para syve të BE

24 Tetor 2014, 01:57Blog TEMA
Shqipëri-Serbi para syve të BE

 Alida Beqiraj

Ministria e Integrimit

Mes retorikave që solli ndeshja Serbi – Shqipëri, ka nga ato patriotike, nacionaliste, nacionaliste të tepruara, realiste, pragmatiste etj. të cilat nuk më bezdisin. Shqetësohem kur hamëndësojmë se pas asaj që ndodhi rrezikojmë të trondisim Brukselin, të prishim marrëdhëniet me BE. Madje kemi frikë të tregohemi nacionalistë apo qortojmë reagimin e natyrshëm të kombëtares sonë nga frika se mos zemërojmë Brukselin. Është e natyrshme që Tirana zyrtare të tregojë kujdes në të bërit diplomaci dhe në qëndrimet e saj specifikisht me këtë çështje, dhe kryeministri e bëri këtë duke theksuar thuajse në të gjitha intervistat në mediat ndërkombëtare se projekti i Shqipërisë së Madhe nuk është projekti ynë, por makthi i Serbisë. Kaq mjafton. Gjithcka tjetër do të tregonte intimidim dhe inferioritetin tonë  si komb:  nuk kemi faj pse etnikisht jemi të shpërndarë, se jemi dyshtete shqiptare në Ballkan, as pse mbrojmë flamurin tonë, as pse tronditemi kur na fishkëllejnë himnin, as pse qëllojmë me grusht kur na bien kokës me karrige. Nuk duhet të sprapsemi nga reagime sociale e të zakonshme për [do shtetas europian, qoftë ai italian, gjerman, francez e të themi atë fjalinë idiote se « ky nacionalizëm do na dëmtojë në marrëdhëniet me Europën ».

Sepse kjo nuk ka sesi të ndodhë. Nuk preferoj të analizoj deklaratën e rëndë të Maja Koçijançiç pas ngjarjes, sepse së pari, ajo vetë e modifikoi qëndrimin e saj një ditë më pas ; dhe së dyti se ajo nuk mund të jepte opinionin emotiv se Serbia kishte bërë një organizim të mirë pa qenë personi i duhur që heton dosjen e ngjarjes.

Nëse zbresim në një nivel tjetër, më teknik, të marrëdhënieve tona me BE-në shohim se Brukseli shqetësohet vërtetë për bashkëpunimin rajonal në Ballkan, por shqetësohet njësoj për të gjitha vendet e Ballkanit, jo më pak për Serbinë dhe më shumë për Shqipërinë.

Procesi I integrimit të vendeve të Ballkanit në BE ndaj quhet procesi I asociim – stabilizimit, sepse përvecse synon dhënien e kontributit për stabilitetin politik, ekonomik e institucional përçdo vend, synon edhe stabilizimin e rajonit; kjo për shkak se dihet e kaluara e nxehtë e gadishullit të Ballkanit. Droni në ndeshjen Shqipëri-Serbi nuk bëri ndonjë zbulim, vetëm tregoi se kjo e kaluar problematike ekziston dhe se zjarri ndizet lehtësisht, mjafton vetëm një simbol kombëtar që valëvitet.

Europa e di këtë ndaj në MSApër vendet e Ballkanit flitet shumë për nxitjen e  bashkëpunimit rajonal në të gjitha fushat. Kjo përcaktohet që në nenin 1 të MSA sonë (por edhe të vendeve të tjera të Ballkanit), ndërkohë që në nenin 8 flitet bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë; në nenin 11 kërkohet “dialog rajonal duke përfshirë vende të tjera të rajonit »., neni 12 është i gjithi për bashkëpunim rajonal « Shqipëria duhet të promovojë bashkëpunimin rajonal në mënyrë aktive», në nenet 13, 14 15 flitet përsëri për nxitje të bashkëpunimit rajonal.

Në paketën e zgjerimit 2014 që komisioneri Fyle prezantoi në një ndër fjalimet e tij të fundit institucionale, duke iu referuar Serbisë  vlerësoi progresin e bërë sa i përket axhendës së reformave dhe normalizimit të marrëdhënieve të saj me Kosovën. “Është thelbësore për Serbinë të vazdhojë angazhimin për bashkëpunimin rajonal dhe të hapë një fazë të re në procesin e normalizimit të marrëdhënieve më Kosovën”. Pak a shumë e njëjta fjali thuhet edhe për kosovën.  BE nuk kërkon që Serbia të njohë shtetin e Kosovës, vetëm që mes dy vendeve të normalizohenmë tej  marrëdhëniet. Po ashtu BE nuk ka zakon të reagojë kurrë hapur edhe pse në këtë rast  gjuha e zyrtarëve serbë lidhur me incidentin në Beograd ka qenë e egër,fyese karshi zyrtarëve tanë,  sjellja e tyre aggressive dhe përgjigjet arrogante. Në këtë fushë gjërat për Europën janë të qarta politikisht, ajo do të përpiqet si gjithmonë të jetë neutral.  Pjesa tjetër I takon UEFAs. Të vetmin siklet do ta ketë kryeministri ynë në vizitën që do të zhvillojë në Serbi më 10 nëntor, e para mes dy kryeministrave që prej vitit 1946. Do të jetë vështirë të vendoset rreth tematikës për të cilën do të flitet, a do të jetë me vend që diskutohet për shtetin e Kosovës, shkëmbimet tregtare që në disa raste janë bllokuar pas ndeshjes, apo ato kulturore, kur përfaqësuesja e Serbisë ka braktisur konkursin e bukurisë “Miss Globe International” që zhvillohet në Shqipëri. Por mund të diskutohet për faktin që takimi informal I ministrave të jashtëm dhe finanacave të Ballkanit perëdnimor të mbajtur në Beograd nuk ishte thjesht ngjarje për rajonin por edhe për Europën, aq më tepër që takimi I ardhëm do të zhvillohet në Prishtinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje