Vendimi i UEFA-s sot, sido që i padrejtë dhe zhgënjyes, qe më i miri i mundshëm për ne. Jo nga pikëpamja sportive. UEFA e konsideroi ndeshjen të humbur prej nesh 0 me 3, i dha Serbisë tre gola dhe i hoqi tre pikë. Shqipëria ka pak shanse të kualifikohet, por kjo ka qenë gjithmonë kështu.
Por ngjarja mbart në vetvete leksione të paçmuara, të cilat vështirë se do të kishin ekzistuar në rast se UEFA dhe Platini do të kishin bërë drejtësi, pra që të kishin dënuar Serbinë për racizëm ndaj shqiptarëve dhe për një mal me shkelje të kryer prej tyre si dhe të na kishin dënuar ne për shakanë me dron, por kurrsesi për prishje të ndeshjes dhe refuzim për të luajtur.
Leksioni i parë që mësuam është që Shqipëria është një vend i vogël dhe i pafuqishëm në arenën e futbollit europian ndërsa është inekzistente në arenën e sportit europian në tërësi. Kjo është ndryshe nga Serbia, e cila, përpos huliganëve ka edhe sportistë.
Ky vendim, më shumë se sa ngjarja i shërben shoqërisë shqiptare të shohë veten dhe të kuptojë më shumë nga bota. Shqipëria ngjan sot me një adoleshente që ka humbur virgjërinë dhe që nga njëra anë është zhgënjyer dhe nga ana tjetër është çliruar. Ka kaluar një hap të pashmangshëm nërite de passage. Nëse UEFA do t’i kishte dhënë fitoren në tavolinë Shqipërisë, ka gjasa që leksioni nga ngjarja do të kishte humbur.
Futbollistët e skuadrës kombëtare të futbollit të Shqipërisë në shumicë dërrmuese janë produkt i sportit Europian. Ata janë të lindur, të rritur e të stërvitur në Europë. Faleminderit që na përkëdhelin sedrën kombëtare duke luajtur për fanellën kuq e zi. Por kjo nuk duhet të na mbyllë sytë për të parë se si Shqipëria mbetet një vend i mjerë, ku njerëzit shumë shpesh nuk kanë për të ngrënë, e jo më të kenë fuqi për të bërë sport. Pra jemi një vend me PBB për frymë prej 14 dollarësh në ditë, ku 15 për qind e popullsisë jeton me më pak se 2 dollarë në ditë. Këtë nuk duhet ta harrojmë edhe nëse çunat e kombëtares së futbollit të fitojnë kampionatin europian 2016.
Sido që duhet t’i falënderojmë se kanë zgjedhur Shqipërinë si skuadër kombëtare, kjo nuk duhet të na mbyllë sytë përballë faktit që futbolli shqiptar, si pjesë e sistemit të favoritizmit politik ku jetojmë dhe me të cilin duket se jemi pajtuar, nuk mund të prodhojë asgjë më të mirë se sa kaq. Ata nuk mund të sigurojnë drejtësi në Shqipëri për askënd, natyrisht nuk sigurojnë dot drejtësi as te UEFA.
Leksioni i dytë është që korrupsioni dhe mungesa e drejtësisë janë fenomene që shpesh prekin edhe ato që i quajmë vende të sundimit të ligjit. Kjo nuk duhet të na shërbejë si ngushëllim për faktin që udhëheqësit tanë janë shumë të zënë duke vjedhur dhe nuk kanë kohë të kryejnë rolin themeltar të shtetit, vendosjen e drejtësisë shoqërore.
Përplasja gjatë ditëve të fundit me real politikën e ftohtë në Bashkimin Europian apo te UEFA ka gjasa që do të na shërbejë më shumë se sa shpallja kampionë europe më 2016. Na shërben për të mësuar katërcipërisht se, fjala vjen, kur të flitet për bisedimet Prishtinë-Beograd “të lehtësuara” nga Bashkimi Europian, flitet për një pazar ku shqiptarët kanë diçka për të humbur e diçka për të fituar. Në këtë proces, “lehtësuesi” i bisedimeve nuk është një gjykatës që vendos drejtësi, por një palë që synon të zgjidhë hallin e vet, pa marrë parasysh se çfarë kostosh ka kjo për Kosovën. Përtej “normalizimit” të marrëdhënieve Prishtinë-Beograd, duhet të shohim edhe faktin se sa i shërben kjo normalizimit të jetës së njerëzve në Kosovë.
Thuhet, dhe shumë në Tiranë pëlqejnë që të jetë kështu, që shakanë me dron, (e cila, pavarësisht pasojave, qe një gjenialitet për t’u lavdëruar), e bënë ca djem shqiptarë të asaj që konvencionalisht njihet si Maqedoni. Leksioni tjetër i ngjarjes është që të shohim se si jetojnë shqiptarët në Maqedoni, se sa të shtypur janë dhe se çfarë duhet të bëjmë ne në Tiranë, Prishtinë dhe Europë për të përmirësuar këtë gjendje. Është e pabesueshme që as Shqipëria dhe as Kosova nuk duket se kanë ndonjë përqasje sistemike për të përmirësuar jetët e shqiptarëve atje, të cilët janë dy herë të shtypur, nga qeveria maqedonase dhe nga politikanët shqiptarë atje. Po në fund të fundit, dy qeveri të mbytura në korrupsion në Tiranë dhe Prishtinë, nuk janë në gjendje të bëjnë asgjë më të komplikuar se sa propaganda nacionaliste.
Dhe meqë dolëm te nacionalizmi!
Gjatë ditëve që pasuan ndeshjen e 14 tetorit në Beograd, shqiptarët mësuan ta paraqisin shqetësimin e tyre si një problem i të drejtave të njeriut, siç edhe qe. Por nuk qe shumë e qartë se ku mbarojnë të drejtat e njeriut që na u dhunuan si popull dhe ku fillon nacionalizmi. Nuk është e sigurtë nëse mes atyre 140 mijë shqiptarëve që nënshkruan peticionin që i kërkonte UEFA-s dënimin e racizmit, e hodhën firmën kundër racizmit apo pro nacionalizmit. Kjo fushatë “thuaji jo racizmit” duhet të vijojë për të larguar nga shoqëria shqiptare shumë lloje “racizmi” apo urrejtjeje që ne kemi dhe që vështirë se mund t’i mohojmë. Diskriminimin e minorancave, homofobinë urrejtjen ndaj orientit etj. Nëse ndonjë zyrtar shteti, gazetar apo çfarëdo qoftë, del edhe thotë “jevg”, do të duhet të reagojmë me të njëjtën ashpërsi si në rastin e UEFA-s, në mënyrë që të bëjmë drejtësi.
Jemi të vegjël Zotni Msus!
Leksioni i fundit dhe më i rëndësishmi është që tashmë po mësohemi me idenë e përmasave të faktorit shqiptar në Ballkan dhe në Europë. Ndërsa na pëlqen të mburremi për shumë gjëra, dhe krenaria nuk është kurrë e keqe, duhet të kemi parasysh se rruga drejt krijimit të një shoqërie normale dhe të aftë për të mbrojtur interesat dhe të drejtat e veta kalon nga krijimi i një shteti normal. Për këtë shtet normal Bashkimi Europian mund të na ndihmojë, por nuk na zëvendëson dot qeverinë, gjykatësat apo prokurorët. Për sa kohë ne nuk jemi në gjendje të përballemi me padrejtësitë që kryhen çdo ditë nga qeveritë dhe gjykatat ndaj të pafuqishmëve, vështirë se do të jemi në gjendje të kërkojmë drejtësi për çështje të tilla si ajo e ndeshjes. Këto na e bëjnë vendimin e padrejtë të UEFA-s shumë më të mirë se çfarëdolloj vendimi tjetër.
Megjithemend ishte vendim i papritur nga UEFA, por por ne si Shqiptare nuk duhet te kalojme ne histerizem per cfare na eshte bere e padrejte,,,,,valle nuk jeni mesuar akoma nga vendimet e Gjykatave te BERISHOVIVIT Sali per gjithe keto vjet!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Gjergj !!!!!! Nuk mendoj se e meriten kete emer te vjeter shqiptare! Pavarsisht forces tone ne Europe ne duhet ta themi te verteten ne shekullin 21!!!!Europa e vjeter na ndau, apo jo????? Ke pushtuam? Masakruam? Debuam? Dhunuam?..etjjjj ne historine tone te lashte e te re? Shiko te drejtat e pakicave ne cdo regjim! KRAHASOHEN ME ATO NE Britani, gjermani etj..JO ME VENDET PER RRETH; APO JO/???? Atehere ne vetem pe flasim jo GODASIM1!!! Ne personave qe ‘flasin’ lare e pa lare, u themi zagare……..
BRAVO !!
SHKRIM I ARRIRE, ANALIZE BRILANTE!
JU LUMTE! PERGEZIME BIRN!!!
Jo o Gjergj jo.Nuk ishin dy por 3 leksionet.Dhe asnje per fat te keq nuk guxon ta permende te tretin,as ti.Leksioni i trete eshte qe ne nuk na do askush,sepse ne jemi delja e zeze e Europes, sepse ne jemi vend me shumice myslimane o Gjergj.Dhe per sa kohe te jete keshtu,europianet do na shohin gjithmone me te njejten neveri, do na percmojne e perbuzin.Kjo ngjarje i ben thirrje rinise moderne shqiptare,qe te cohet ne kembe dhe ta fshije kete imazh te tmerrshem te vendit tone.Eshte koha per te bere histori,Gjergj,eshte koha per tu konvertuar ne fene e te pareve masivisht e pa medyshje,eshte koha te provojme se jemi europiane jo me fjale por me vepra.Per sa kohe te mos e provojme kete,do mbesim keta qe jemi.
nuk hyn myslymanizmi ketu dhe as fakti qe je vende i vogel… por, per sa kohe do kemi bythlepires si ky Gjergji perendimi ashtu do na trajtoj.. sepse servilet, inferioret e njerezit qe nuk duan as racen / vendin e tyre nuk i merr kush seriozisht.
Ne shqiperi i genjen mendja se e ka shpik ata dobicllekun, nuk e dine ende se kendej jane mjeshtrat e vertet te propagandes e ne shqiptaret ende na shohin si specie te pa zhvilluara. Ndersa ky trapi qe shkruan tregon te “ngrenet” qe ta lexoj kush qe eshte i huaj jo vetem do qesh po do na peshtyje..
dicka ka dash te thote me kete artikull, por nuk e kuptova se cfare.E para ka ngateruar Konceptin e KOMBETARES (prandaj nuk thuhet SHTETERORE por KOMBETARE ku vijne te gjithe ata qe i perkasin ketij kombi nga australia e deri ne islande)me ceshtje ta aftesise sone shtetformuese, me probleme te ekonomise, korrupsionit, GDP , te ardhurat pro capita dhe brockulla te ketij lloji qe nuk kane asnje lidhje me sportin, dhe qe kur vjen puna tek mesazhi qe percjellin eshte hicmepak se deklarata e sintetizuar e Nikolicit qe pas ndeshjes tha se SHQIPTARET nuk bejne dot SHTET ?!.SE dyti kur flet per drejtesi ne instancat europiane, qofte edhe ato te gjykimit sportiv, mendoj se dikush duhet te kete si qytetar europian pritshmeri te larte per drejtesi,dhe kur kjo nuk vjen por ne vend te saj dikush shperdan fajin ashtu si i duket atij me e drejte e aq me keq duke e perzier ai vete gjykimin me POLITIKE, dmth qe nuk do te duhet kurre te presim drejtesi ne keto ane.E sa per ate qe jemi te vegjel duhet te kuptosh more zotni qe jemi vertet te vegjel dhe kurrsesi jo te dytet pas gjermanise , por jetojme ne nje rajon ku nuk jemi dhe aq te vegjel sa thua ti, madje po te jete per te prishur pune jemi edhe shume te medhenj po te duash per ty edhe per europe po deshe,por ironia eshte se pikerisht ngjarje si keto na bejne te kuptojne se sa te medhenj jemi realisht dhe se sa dem i kemi bere vehtes duke qendruar te strukur e te vegjel
msiguri ju Erebara jeni te pjerdhur nga trute me kete shkrim idiot.Shkruaj shkruaj dhe bjeri legenit. Nuk kuptoje se per cfar po flete,dukesh se e keshkruar kete artikull edhe me perpara kur Sali Berisha e poshteroj kombin Shqiptar ne atdhe dh ne bote.
Kishte ngel pa shkrujt dhe per sportin ky manalli !?
Merzitet Marsi kur ka padrejtesi.
ndalova se lexuari kur shprehet ne menyre idioteske ” shqiptaret nuk kane per te ngrene jo me te kene fuqi te bejne sport” .. Vetem nje idiot i klasit te pare mund te shkruaj keshtu.. qe kur qenka e thene qe ne sport duhet te jesh i sukseshem nese ke per te ngrene? Si shpjegohet qe kishim me shume sportista te talentuar (para 90) kur ishim me te varfer se sot? Meqe e maske me te ngrene ka me shume per te ngrene Kenia, Uganda apo Jamaica qe nxjerr kampion Olimpik nga Amerika pershembull apo Gjermania cdo olimpiade?
Edhe tjeter injorant, Serbet po ashtu i kane shumicen e lojtares se kombetares qe luajne jashte Serbise, megjithe se shume jane rritur ne Serbi kjo nuk ka te bej me te ngrenet por me strukturat qe kane.. Sportisti me i sukseshem Serb eshte tenisti Djokovic por ai vecse ka lind aty se eshte rritur e bere tenist ne Amerike.. Ne ne shqiperi i beme pallate ato fusha qe kishim dhe e mbushem vendin me lloto sporti.
Pike muhabeti kjo eshte koha e sharlataneve qe mendojne se thone gjera te madha.. Ne vende te merreni me ato qelbelsira qe ka shkruajt shtypi i jashtem per ne keto dite, jo merreni me popullin shqiptare. Ptu plehra!
po ju nuk u merzitet se na turperuat…2 grumbuj ketu e dy atje..ikni more laneter se na turperuat….shkoni ne irak e luftoni mos ju mbro alluhu se uefa ja u futi…
Shif shnetin se t’jerat rregullohen.
@@@Shkrim shume i Dobet. me shume na tregon “Muskujt” e Serbise, dhe Shqiperine tone te vogel…dhe shkallen e jeteses….ect..dhe autori nuk na del me NJe Qendrim te Qarte, shkurt “Shume fjale per asgje”..
Fushata thuaj jo racizmit tre on idiotine tone:nuk kishe thirrje raciste n’a te stade kishe thirrje per Krim!
Kur te mesoni me kap problemin,do fitoni te UEFA!
Nuk ju duket se dhjete dite pas ngjarjes ne Beograd eshte koha ti rikthehemi seriozisisht problemit qe duhet te shqetesoje futbollin dhe bashke me te dhe prespektiven e fqinesise te mire ne Ballkan. Personalisht mua me duket se po aq sa per tranjere te huaj dhe sponsore qe do mbeshtesin sportin tone, ne kemi nevoje per psikolloge te kualifikuar te ekipeve qe te punojne jo vetem individualisht por dhe ne grup me ekipin. Ti trajnojne jo vetem qe te perballojne tifozet dhe qendrimet jo miqesore te turmave ne stadiume por dhe situatat qe krijohen ne loje, ne fitore dhe humbje, ne sjelljet jo vetem me lojtaret kundershtare por dhe me lojtaret e ekipit, te dine te bejne nje figure te lavderueshme ne cdo stadium qe ata luajne. Kujtoni ne cdo moment thenien e urte qe kemi mesuar te vegjel, Sjellja e mire e zbukuron njeriun. Sjellja e lojtareve tane mund te gjeje mbeshtetje dhe mirekuptim tek te gjithe shqipetaret kudo qe jetojne, por vereni vehten ne poziten e nje shikuesi kudo ne bote qe nuk kupton serbisht, nuk njeh flamuret dhe simbolet kombetare si do e gjykoje sjelljen e futbollisteve ne fushe. Nga nje objekt qe fluturonte, u ul nje cope beze e ngjyrosur dhe me dy potrete dhe ndersa njeri u mundua ta largonte, lojtari ekipit tjeter u perlesh me te. Nuk ishte flamur, qe dhe te ishte nuk ishte domosdoshmerisht e nevojeshme qe gjyqtaret e takimit apo aq me pak sportdashesi apo shikuesi ti njihnin, nderkohe ne fushe nga dy skuadrat ishte pranuar nje gjygjtar qe ishte pergjegjes per mbarvajtjen e lojes. Jashte loje ishin veshgues qe ne nje fare menyre dhane nje vleresim te drejte (Serbia u denua te luante ndeshje pa shikues). Emocionet jane te bukura dhe me vlere, por ato nuk duhen te na erresojne arsyen. UEFA ka nje komisjon disiplinor te pranuar me nje konsensus qe jep vendime. Pse doni ti imponoheni me presione? Zgjidhja e mosmarrveshjeve gjygjesore ka shkalle ankimimi te parashikuara me ligj…
Une kete koment e kam bere dhe ne nje shkrim te nje gazete tjeter por mora shkak ta perseris dhe ne kete shkrim. Perpara se te gjykojme per organizma nderkombetare (mos te keqkuptohem, nuk shikoj gje te keqe te behet nje analize e punes te UEFA), te mundohemi te ndreqim ate qe nuk e bejme mire ne shtepine tone..
Ja ke fut kot plako! Ne kendveshtirmin qe e sheh ti, mudn te duket sikur ke te drejte. Por ne thelb duhet te shikosh se cfare ndodhi ne fakt…..nje histeri kolektive dhe raciste. Edhe qenve te rruges nuk mund t’i drejtohesh ashtu sic bene tifozet serbe. Sa i takon asaj qe jemi te varfer dhe te vegjel dhe nuk duhet te kerkojme shume te drejta, kjo eshte nje racizem latent nga ana jote i nderuar artikullshkrues. Te drejtat universale te njeriut nuk kufizohen nga statusi shoqeror, ekonomik apo politik. Ne sot kemi shoqata per mbrojtjen e kafsheve qe sipas llogjikes tende nuk duhet te mbrohen, sepse kafshet nuk jane ne gjendje te mbrohen vete sikurse edhe ne. Sa i takon asaj qe jemi te varfer dhe nuk duhet te pretendojme shume, po te kujtoj vende te varfra si Gana, Nigeria, Kameruni, eyj qe po trondisin boten me zhvillimet e medha ne futboll, pavaresisht se jane shume te varfra.