Polici i çuditshëm i Tiranës së dikurshme pa makina

27 Tetor 2014, 21:05Blog TEMA
Polici i çuditshëm i Tiranës së dikurshme pa makina

Nga Ardian Vehbiu

 

Gianni Belluscio më dërgoi një pamje çasti të një faqeje reviste, ku duket bulevardi i madh i Tiranës, pa makina dhe këmbësorë, por me një polic të veshur me uniformë ceremoniale, ngulur në krye të detyrës si strumbullari i një qarkullimi inekzistent.

Ose më mirë të përfaqësuar simbolikisht nga një makinë e vetme, praktikisht e dalë nga një vizion neorealist i Vittorio de Sica-s.

Ky polic vetmitar në qetësinë e rrugës ka qenë një nga të parat kuriozitete të Tiranës, që u binin në sy vizitorëve të huaj – të cilit rrekeshin hareshëm t’ia kuptonin funksionin, madje edhe pasi largoheshin nga Shqipëria.

Shumë kanë shkruar për këtë polic – në libra dhe reportazhe; të tjerë ia kanë riprodhuar foton në revista, ose e kanë marrë në film. E kanë komentuar si një nga absurditetet e regjimit totalitar, që e kish zakon ta ndante profesionin nga funksioni, për ta simbolizuar.

Aq sa kushedi meriton të quhet “monumenti i policit të panjohur”, i denjë për të konkurruar me monumentin tjetër, të “ushtarit të panjohur.”

Në foto, shohim jo vetëm policin të mbikëqyrë trafikun imagjinar, por edhe bulevardin të shtrihet deri në horizont, pa qytetin përreth: pa dyqane, librari, teatro, kinema, kafe anës rrugës, kioske gazetash. Polici është real, por qyteti dhe trafiku mbeten në fazën e ideve – ose të lidhura me realitetin vetëm nëpërmjet një figure pantomimike, hibrid i një aktori me një statujë.

Kjo ka qenë Tirana ende e Pasluftës, që komunistët trashëguan në thelb prej një projekti fashist, diçka si mishërim hapësinor i zërit të amplifikuar të Mussolini-t në Piazza Venezia; por që u zhvillua pastaj në forma mutante, pse totalitarët nuk dinin ç’të bënin me qytetet që u kishin rënë në dorë, dhe jo vetëm në Shqipëri.

E mbaj mend edhe unë atë polic – të instaluar në sheshin Skënderbej ose në qendrën e qendrës, me xhaketë dhe doreza të bardha, dhe sërish në kontroll të plotë të boshllëkut.

Madje mbaj mend edhe që, në ato vite, vendin ku rrinte polici e quanin “te polici me dorë,” një shprehje që kushedi e kish origjinën nga lëvizjet e krahëve të policit; dhe që shënjonte një vend takimi – njëlloj si “te Skënderbeu” ose “te guri.”

Të huajt gjithnjë e kanë qesëndisur këtë figurë të Tiranës totalitare, duke u kujdesur të shkruajnë për të si të ishte personazh i një mitologjie minore, por zbavitëse; edhe ne vendësit kemi qeshur me të, teksa nuk ia kemi kuptuar kurrë dobinë, dhe e kemi pranuar si pjesë të dekorit të qendrës së Tiranës. Dhe këtu dekorduhet marrë edhe me kuptimin e anglishtes decorum (“dinjitet”), të cilin të gjithë ia kërkojmë një qyteti, dhe aq më tepër tonit.

Ashtu duket edhe në fotot: i hipur mbi një platformë të vogël prej druri, skenën e vet vetjake – modeste dhe portative prej artisti të rrugës; por të mjaftueshme për të lajmëruar se e gjithë kjo performancë, përfshi këtu praninë, veshjen e bardhë aseptike, gati sterile, dhe koreografinë e duarve, i përket më shumë teatrit sesa ligjit. Teatrit të qytetit, siç ishte dhe siç do të bëhej – me policë, trafik, vija të bardha, shenja të qarkullimit (duket një e tillë, me shpinë, edhe në foto) dhe semaforë.

Tek e fundit, qyteti totalitar nuk ka ndonjë detyrim të ndjekë, as të imitojë funksionalizmin e qytetit në Perëndim, i cili i ka rrënjët në histori; dhe ku polici i trafikut, si aktor në skenën e rrugës, përligjet vetëm nga prania e qarkullimit të makinave, pse është njëfarësoj edhe ai krijesë e trafikut, ganglion nervor i një shtaze së cilës i lëvrin limfa; sikurse vijat e bardha të këmbësorëve vizualizojnë jo vetëm një udhëzim disiplinues, por edhe nevojën e vetë këmbësorëve për ta kapërcyer rrugën të sigurt.

Qyteti totalitar është më abstrakt: i zhvesh këto elemente nga funksioni praktik, për t’i kthyer në shenja të rregullit dhe të disiplinës së qarkullimit; me synimin ideal që të kthehet edhe vetë në shenjë të qytetit, duke u çliruar nga pesha dhe detyrimet e qenies.

Përndryshe, për totalitarët e Hoxhës, Tirana ishte kryeqytet i kapur; po aq plaçkë lufte sa edhe artileria fushore, kamionët, pajimet për mushka dhe veglat e bandës muzikore të ushtrisë fashiste.

Nuk i ngjante as Moskës, as Beogradit; por tani duhej të bëhej edhe ajo kryeqytet i Lindjes komuniste – dhe ndoshta nuk kish mënyrë më elokuente për ta celebruar këtë proces, sesa instituimi i policit si prift i qarkullimit dhe figurë kyçe për t’i kthyer zbrazëtitë në udhëkryqe; dhe vetë qytetin nga të jetueshëm, në të përjetueshëm.

Kaq butaforike në pastërtinë dhe solemnitetin e vet, personazhi u afrohet atyre rojeve ceremoniale në disa pallate dhe monumente të pushtetit gjetiu në Europë; që nga zviceranët në Vatikan e deri tek Evzones-it në Athinë, të krekosur me fustanella dhe këpucë me xhufka; ose rojet mbretërore, në Britaninë e Madhe.

Të gjithë këta i tradhton njëfarësoj uniforma – duke i shndërruar në shenja rituale ose në spaleta të shtetit; njëlloj siç shërben sëpata e kuqe, e re akull, në disa vetrina që i ndesh ndonjëherë korridoreve institucionale, si shenjë e mbrojtjes kundër zjarrit.

Vetëm se ndryshe nga roja ceremoniale që të nxit paradoksalisht nevojën për ta shkelur truallin e ndaluar, polici nuk ndalon asgjë; edhe pse nuk të çon gjëkundi, të paktën të tregon se diku mund të shkohet.

E krahasuar me zhurmën, bilbilin dhe shkëlqimin fosforeshent të kolegëve të tij sot, në udhëkryqet e zhurmshme të Tiranës post-komuniste, pantomima e tij e atëhershme në sheshin e zbrazët e bën të duket, që prej së sotmes, si i arratisur nga kuadrot e një filmi pa zë, bardhezi; që kërkon urgjentisht të deshifrohet, edhe kur t’i jep të gjitha që në vështrim të parë.

Do ta kishim harruar krejt, po të mos na e kujtonin, herë pas here, vizitorët e djeshëm dhe të sotëm, që kanë edhe ata kujtime nga Tirana; dhe ne vetë jemi pjesë e atyre kujtimeve, siç janë ata pjesë e tonave.

*Peizazhe të Fjalës

21 komente në “Polici i çuditshëm i Tiranës së dikurshme pa makina”

  1. Gjon Gjini says:

    Shkruar bukur. Mendoj se e arrin synimin të të bëjë të qeshësh. Poooooor… Gjithçkaje mund t’i gjendet ose mund t’i sajohet një anë qesharake, pa përjashtuar edhe këtë shkrim.

    1. Adriatik says:

      Bravo Ardian je nga te paktet qe s’na lodh trurin vetem me politike.

    2. Sata says:

      Na lodhi me k..lliqe ky, s’mund te jetoje nje dite pa qene ne qender te vemendjes.

    3. Rik Balsha sr. says:

      HIPOKRIZI QE TE NGJALL PERSHTJELLIM

      Nuk kam lexuar ndonjehere shkrim me hipokrit dhe te ndyre, me nota te renduara nga nje bufonizem idiotesk, injorant dhe paradoksal.

      Eshte e qarte per gjithe ne qe e kemi jetuar ate epoke zhvillimi te pa reshtur, qe fotua eshte skartuar ne oret e pas mesdites, kur orari i punes nderpritej per pushimin e drekes. Dhe jo vetem ne Tiranen e fotos, por ne çdo skaj te Shqiperise ku punohej, prodhohej, krijohej mireqenje.

      Mund te jete skartuar edhe gjate ores se ndonje ndeshje futbolli ne Stadiumin Qemal Stafa, kur rruget zbrazeshin nga kalimtaret e shumte, biçikletat e panumurta, taxite, xhipset, autot qeveritare e te huaja, furgonet, kamionçinet e autobuzet e sherbimit urban.

      Tirona e vdekur eshte vetem ne trurin bland te autorit te shkrimit, nje kontradikte vivente e nje mbiemri pa taban “Vehbiu” dhe emri te vjedhur nga modernizmi i riçikluar, duke inventuar skenare boshe te nje realiteti virtual te forcuar, me keqedashjen e hipokriteve aventuriere te kazbave kodoshshumta te beduineve berberiane mes çadrave te ngujuara ne oazet ujendyra te shkretetires sahariane.

      E nuk eshte e veshtire te kuptohet finalja e zeze qe kerkon te arrije ky germe- shqip-kombinues, denigrimin e nje populli, te nje kombi, te nje historie qe e tmerron edhe sot. Askush nuk mund te ndryshoje rrjedhen e ngjarjeve me artifizma te tilla, vetem forcon edhe me shume jo vetem nostalgjine e asaj epoke, pse jo, te lumtur, per shumicen e shqiptareve qe u sakrifikuan per te.

      Tironen e gjalle e te zhurmeshme nuk mund ta shuaje fotua dhe “pejsazhi i fjales” se fashisteve si Belluscio e bythelepiresit te tij Vehbiu.

      1. zana says:

        Me pelqeu pergjigja qe i dhate ketij antishqipetari.Ku ta gjejme me ate Tirane te bukur ,te paster,te rregullt e disiplinuar te asaj kohe,kur darkave,mbas pune shetetitorja mbushej plot ,ku njerezit takoheshin bisedonin shetisnin se bashku.etj etj.

      2. Tironsi4 says:

        Nuk duhet te inatosemi ne komentin e shkruar,sepse Tirana ishte nje fshat i madh ne qender te Ballkanit.Cdo Perandori qe erdhi vetem vjedhi dhe shkaterroi cdo gje,por diktatura e fundit i beri njerezit edhe psikopat.Ja shifeni cka bejne korcaret,gjirokastritet,vlonjatet,tepelenasit etj.me abuzime te prinderve te tyre,me tritol,me kanabis dhe krime te tjera te papara.Ne kohen e diktatures komuniste,ne kishim vetem domate dhe perime dhe peme te tjera si ne shek.XII.Harrova te permend edhe mbi 800 mije bunker minsterioz dhe punojshim fizikisht dhe primitivisht ne parcelat kolektive bujqesore.Eshte per te ardhur keq kur degjon psikopatet e diktatures duke e mbrojtur ate pa asnje aresye.Spermat e Milladin Popoviqit,Dushan Mugoshes,Koci Xoxes etj.u zgjuan nga shtrati i tyre i vdekjes per te bere komente te pavlera.Te gjitha uredherat,per diktatorin dhe tradhetaret partizano-komunist,dirigjoheshin nga Titoa dhe Koco Popoviq.Deshem apo jo kjo ishte e verteta.

        1. roberto says:

          Te lumte zoti moderator,qe e kefshire komentin tim kunder Ardian Vehbiut!
          Nderkohe ke lene komentet e ketyre CETNIKEVE serbe apo kelysheve te ballit,qe peshtyjne kunder asaj kohe!
          E keshilloj Mero Bazen,qe ta SHPORRE KETE MODERATOR se eshte ANTISHQIPTAR!
          E di,qe nuk do ta botosh,se kaq TRU ke,por harram ta kesh lekun e Mero Bazes,!!!

  2. kamorra says:

    Sidomos Italianeve i ka bere me shume pershtypje kjo qetesia .ne krahasim me vrasjet e perditeshme,mafien etc. etc

  3. Tom says:

    Shkrimin mund ta kishe quajtur ndryshe: Fortune ne gote.
    Ke shpenzuar aq shume fjale per nje rast te pashprese per shkelqim, saqe ke krijuar, ne reference te shprehjeve me aktualitet Banken e Shqiperise, nje inflacion te vertete dhe te panevojshem fjalesh, duke pretenduar ne zbulimin fshataresk e provincial te policit te Tiranes, ne bulevard, vend qe nuk eshte quajtur kurre “polici me dore”, pasi eshte diku tjeter, por i mbetur si nje zbulim ziliqar i te gjithe atyre qe vinin nga rrethet ne Tirane dhe e kishin ender te benin nje xhiro ne kete bulevard te bekuar, qe eshte jo historia e policit ne foto, por historia e rinise tiranase qe shperthente me tere bukurine dhe energjine e vet çdo mbasdite pikerisht ku eshte fiksuar ky polic i nje historie te larget e te veçuar.

  4. Giacomo Pucini says:

    Autori nuk e njeh historine e vendit te vet ndaj pyet Paramecium Caudatum per te bere artikuj kunder shakujve te veres sikur bota kishte kete zhvillimin e sotem atehere kur vet autori gjendej ne molekulat e domateve qe hante i jati dhe e ema perpara me qellim qe te lindnin nje titan bio, por o fatkeqesi e pabese: Ja ku lindi nje kungull me fare te pjekura!

  5. iliri says:

    Bukur e ke shkrujt po per ata qe kan zbrit se fundmi nga shpellat.!
    Thua qe e mban mend dhe vet ate polic dhe qe e quanin “polici me dorë”.
    Ja ke fut kot se “polici me dore ” ka qen te kryqezimi i rruges BARIKADAVE me rrugen e DIBRES.Ka pasur dhe foto te atij polici po jo keto qe komenton ti.
    Ke paak te drejte qe te ngatrosh gjerat se duket qe perdor me pas ne shkrim disa toponime te Tiranes qe i perkasin nje kohe shum me te voneshme si Skenderbeu (vetem pas vitit 1968 she me pare ai ven thirej Stalini)ose “guri” qe eshte nje toponim akoma me i vonshem.

  6. polici says:

    Hajde koqe hajde… O gazetar po pse nuk e dinte shteti ateher qe nuk kishte makina ne Tirane apo prisnin tua thoshnin turistat qe i qethte me dhune ne Rinas? Po roli i policit kishte te bente me teper me vizualitetin e shtetit dhe rendit ligjor dhe shume pak me disiplinimin e makinave.

    Prandaj dhe ne Evropee ne cdo kryeqytet duke perfshire edhe Romen qe rrine 200 polica tek stacioni i trenit dalin ne kembe e me bicikleta ne qender te qyteteve jo sepse do kapin kriminele me bicikleta e me vrape ( se shume jane 200 kile e femra ) por jane PREZENT dhe jane te dukshem ne syte e njerezve..

    Po pse kaq mendje mbyllur ju andej nga atdheu mor vlla… ncncncncncn

  7. agamemnoni says:

    polic me dor ka pas gjithanej
    ka pas ke 21 shi
    ka pas ke cepi ke ish mapo modhe n rrug t barrikadava me rrugen e dibres
    ka pas ke zogu zi
    edhe ke kryqzimi i tirones s re rrinte ndonjiher,ku sot osht bo raundebauti kodrinor..
    toponimi “polici me dor” i perket kryqzimit rrug dibre rrug barrikadash se atje kishte me shum trafik;….autobuzash mo,
    normal qe do kishte polic edhe n qender t sheshit t skenderit si mersi i botes qe ishte
    edhe ke treni rrinte polici
    kurse aty ke ajo foto un se kom pa nanjiher,ndoshta atje ka pas nejt me u duk kur vinin delegacjone t huja..ose turista
    e se harrova polic rrinte edhe ke kryqzimi midis kryministris dhe ish komitetit central te komunistve
    aty rrinte me motorr e me makin qarkullimi rrugor
    se ishte vendi ku kalonte parija e tirones atehere
    po rinija s pirdhte per ta
    ishin objekt anekdotash rinore qytetare
    sidomos ca shtremsina me kobure mas bythe ,qe ishin katnar fshatuni malor

  8. Toni i Rende says:

    O i nderuar Ardian!Cdo kohe ka problemet e veta dhe duhet pare ne te gjithe horizontin qe ka.Polici i asaj kohe me teper pasqyronte permbajtjen se sa formen e problemit:Ka shtet,ka ligj ka rend dhe jane te detyruar ta respektojne pa perjashtim qofshin keta te huaj ose vendas dhe ne saje te kesaj permbajtjeje qe kish ky perfaqesues dhe mbrojtes i rendit dhe ligjit nuk kishte krime,vjedhje,dhunime,te cilat nuk po i perballojne ata mijerat e policeve te sotem,qe jo pak jane bere koordinatore dhe bashkepunetore te krimit.Ana formale e tij ishte vete egzistenca e tij ne ata mjedis bosh qe te ka cuditur ty dhe turistet e huaj.Dhe ti ne rastin konkret i meshon anes formale dhe jo permbajtjes qe sehte me e qenesishme dhe problemi me imediat i kohes se sotme ku njerezit po vriten sikur te ishin miza.

  9. Veshkaushi says:

    Mendjeperkedhelur mbete, o Ardian! Nga shkrimi, s’dukesh fare se ke mbaruar per Gjuhe-Letersi. Çoç kerkon te besh dhe ti

  10. jallanistan says:

    duhet medoemos viti I fotos

  11. askushi says:

    me mire do te ishte sikur ta botoje artikullin e huaj sic ishte. Dhe ta titilloje:”si mendonin te huajt atehere dhe si mendojne tani per ne”
    Te jesh i sigurte se do te dilte interesent dhe ne do te kenaqeshim shume.
    Se shume nga vlerat njerezore i kemi humbur me kohe. Sharjet deri ne kete mase, shkaterim i familjes kaq i madh, nje brez i ri dembeldhe vetem me pretendime.
    Megjithate ajo fotografi nga e kaluara ku Tirana qe e paster nga te gjitha gjerat, nga zhurmat, nga pluhti, nga makinat, nga barbaret === na qeteson.

  12. denis says:

    NJeriu ka filluar ta perdore makinen para viteve 1900.Qe te mos bej zgjatje mendimesh,kjo foto “makaber”tregon fatkeqesine tone MENTALE.

  13. eeerjhhgkasdfl anticensurë says:

    ja dhe një shkrim tjetër i vehbiut!
    i atij vehbiu që megjithëse i ri në moshë,periudhën e jetës në diktaturë,nuk bëri gjë tjetër veçse shkatërroi në atë shqipëri të ndritur që trashëguam nga turku,haxhi qamili,zogu dhe nazi fashistët!!
    ai shkatërroi njëlloj si i jati i tij si gjyshi i tij,si unë,im at e im gjysh,e kështu merradhë për gjithë shqiptarët!!gjat periudhës komuniste,vetëm ajo ka egzistuar,dhe vetëm ka shkatërruar,ne nuk kemi bërë gjë tjetër vetëm se kemi bërë gomarllëqe,vehbiu i pari e familja e tij,lubonjë e berishë e kështu me rradhë!!në ato vite ne nuk kemi jetuar por kemi qënë të vdekur!!
    e kështu me rradhë!komentuesi i parë ka përmbledhur në një fjali tërë kuptimin e këtij shkrimi idiot!!për çdo gjë mund të qeshësh,tallesh,përfshi dhe shkrimin e rradhës së vehbiut!!
    vehbiu është ajo “ora e prishur që dy herë në ditë tregon kohën e saktë”!
    me këtë shkrimi nuk ja ka qëlluar!ska asnjë të keqe!shkruan shumë e diku dhe do tia qëllojë!!
    shpresoj që deri atëherë ti jetë ulur sadopak urrejtja dhe vetzhgënjimi për atë periudhë të jetës që ka jetuar!!shpresoj që të ketë mësuar ndopak nga i ati për ta marrë jetën më qetë dhe ta lërë pas dhe atë periudhë që ai e quan të humbur!!
    në jetë nuk ka asnjë sekont të humbur,përveçrrasteve kur ti i humb vetë!!kur personi përpiqet ti çbëjë!gjë e pamundur,sjell konflikt në trurin e tij,zhgënjim dhe vetshkatërrim!
    ç’fatkeqsi të kesh pasur një baba aq të zotin në psikiatri dhe të mos kesh mësuar gjë!?
    apo mos është punë leverdije ekonomike,vetëm??

  14. Koherence says:

    Nuk e besoj dot qe humba 5 min kohe duke lexuar kete shkrim pa lidhje.
    Nejse, faji im. Po fjala “decorum” vjen nga latinishtja, i nderuar, jo nga anglishtja.

  15. fatmiri says:

    Peisazh shume i bukur me peme anes rruges dhe pa makina , ashtu si kerkojne sot ne qytetet e Europes qe caktojne dite pa makina, por te ben pershtypje keta pseudogazetare pa sens etik dhe injorante si ky Vehbiu (nuk e njohe fare) qe kete pamje te mrekullushme kerkon ta transformoje ne urrejtje kunder diktatures se atehersheme. keta jane shqiptaret me te poshter qe kerkojne qe çdo bukuri ta mohojne, pavaresisht se ajo te vret syte, syte e qorrit te mendejes si jane keta. Behuni njerez te frymezimit, zoti Vehbiu, behuni njeres te aresyes, te mendimit, te optimizmit, te se ardhmes, behuni njerez se ngelet vetem gjallesa mbi toke qe remoni te keqene se ashtu jeni vete. Megjithate me kenaqi ajo panorame e mrekullushme me madheshtine e atyre pemeve. Ku kemi qene dhe ku jemi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje