Koncepti i kombit

29 Tetor 2014, 20:49Blog TEMA

Nga Nexhmedin Spahiu*

 

Me rënien e komunizmit, shumë standarde janë njësuar me ato të Perëndimit. Për fat të keq në paraqitjet publike, në Shqipëri dhe në territoret e ish Jugosllavisë ende përdoret termi komb në vend të etnisë.

Kur përkthimi nga gjuha angleze, ose nga cilado gjuhë tjetër perëndimore, shkakton huti apo moskuptim ndodh shpesh që fjala “komb”  të përkthehet si “shtet”. Ky është një gabim i madh.

Koncepti i kombit lidhet ngushtë edhe me shtetin, edhe me etninë edhe me religjionin, edhe me racën edhe me territorin. Mirëpo edhe pse  kombi në disa raste mund të përputhet me njërin prej këtyre  koncepteve ai megjithëkëtë është një koncept shumë më kompleks.

Përkufizimi i kombit

Që nga gjermani Johann Gotlieb Fichte (1762-1814)  dhe francezi Ernest Renan(1823-1892),  të cilët mund te konsiderohen si etër të teorisë për kombin, me konceptin e kombit janë marrë shumë teoricienë e liderë politikë.  Vlen të përmendet Emil Durkheim (1858-1917), V.I. Lenin (1870-1924), Mustafa Kemal Ataturk (1881-1938), J.V. Stalin (1878-1953), Edvard Kardel (1910-1979), Karl Deutsch (1912-1992), Eric Hobsbawm (1917-2012), Ernest Gellner (1925-1995), Miroslav Hroch (1932-), Benedict Anderson (1936-), Anthony Smith (1939-), Urs Altermat (1942-), Francis Fukuyama (1952-), Rogers Brubaker (1956-), Will Kymlicka dhe shumë të tjerë.

Shumica e tyre kombin e kanë definuar sipas mënyrës së vet. Natyrisht, në shtetet ish komuniste ka qenë i njohur vetëm (apo kryesisht)  definicioni Stalinit, i cili kombin e lidh me etninë, kështu që te nxënësit dhe studentët në këto vende, është krijuar bindja që kombi në fakt është etnia,  apo në rastin më të  mirë “etnia në shkallë më të lartë të zhvillimit”.

Thelbi i gjithë këtyre definicioneve për kombin është se kombi është  një bashkësi e njerëzve që është e aftë të ndërtojë shtet. Kjo do të thotë se kombi është pronar i shtetit.

Paraqitja e kombit

Ngjarja që e ndanë Mesjetën dhe kohën moderne është pikërisht paraqitja e kombit.

Në  Mesjetë, pronarë të shteteve kanë qenë mbretërit, perandorët, sulltanët, kanët, shahët, raxhët etj., ndërsa në kohën moderne, pronarë të shteteve janë kombet. Përjashtim bënë shteti i Vatikanit, i cili nuk është anëtar i OKB, për shkak se pronar i këtij shteti është Papa dhe jo ndonjë komb.

Kur është paraqitur kombi i parë është çështje debati mes teoricienëve. A janë suedezët me Gustav Vasa Eriksonin në vitin 1523, apo janë holandezët me republikën e tyre në vitin 1581- kjo është shumë kontestuese. Ndërsa më pak kontestuese është që anglezët bëhen komb në vitin 1649 me revolucionin e  Oliver Kromuelit.

Nuk është fare kontestuese që me revolucionin e vitit 1789 lindi kombi francez. Slogani “Liberte, fraternite, egalite” (Liri, vëllazëri, barazi) në të vërtet paraqet formulën e kombit. Pjesëtarët e një kombi janë  ata të cilët mes vete konsiderohen vëllezër, të lirë dhe të barabartë.

Në njërin rast, vëllazëri, barazi dhe liri kanë krijuar mes vete pjesëtarët e një etnie dhe një religjioni në kuadër të një territori, siç është rasti me serbët, grekët, rumunët, bullgarët etj.

Në rastin tjetër, vëllazëri, barazi dhe liri kanë krijuar mes vete pjesëtarët e një etnie në një territor të caktuar pa marre parasysh religjionin siç është rasti me shqiptarët, hungarezët, gjermanët dhe shumë të tjerë.

Në rastin e tretë, vëllazëri, barazi dhe liri kanë krijuar mes vete pjesëtarët e një religjioni në territorin e caktuar pa marrë parasysh në përkatësinë etnike siç është rasti me turqit, belgët dhe të tjerë.

Ne rastin e katërtë, vëllazëri, barazi dhe liri kanë krijuar mes vete pjesëtarët e disa etnive e të disa religjioneve të caktuara siç është rasti me zvicanëtr etj.

Ne rastin e pestë, vëllazëri, barazi dhe liri kanë krijuar mes vete pjesëtarët e të gjitha etnive të religjioneve të caktuara të një race siç është rasti me amerikanët, kanadezët, australianët etj.

 

Natyra e një kombi është fluide

Natyra e një kombi mund të ndryshojë me kalimin e kohës. Me zgjedhjen e Barak Obamës për President të SHBA-ve, kombi amerikan ka dëshmuar se më nuk është një komb mono-racor por është bërë një komb multi-racor. Zaten kalimi prej mono në multi është trend për shumë kombe.

Pas rënies së komunizmit kombi shqiptar po tregon se po kalon nga një komb mono-etnik në  një komb multi-etnik. Dëshmi për këtë është se prej pesë presidentëve dhe shtatë kryeministrave post-komunistë  të Shqipërisë, 4 prej tyre nuk kanë qenë shqiptarë ne kuptimin etnik, edhe pse më shume se 90% apo 95% e banorëve te Shqipërisë etnikisht shqiptarë.

Gjermania-Austria, Serbia-Mali i Zi, Rumania-Moldavia, Bullgaria-Maqedonia!?

Shumë kombe nuk kane arritur të krijohen ashtu siç i kanë paramenduar ideologët e tyre. Vuk Karaxhiqi (1787-1864) ka insistuar qe kombin serb ta përbëjnë serbët e të gjitha religjioneve, mirëpo nuk pati sukses. Doli  që serbet ortodoksë veten e konsideruan serbë të rendit të parë, ndërsa serbët katolikë si të rendit të dytë, kurse serbet myslimanë si serbë të rendit të tretë.

Në shumë raste krijimi i kombeve mbi bazën etnike nuk ka funksionuar ashtu siç është parapare nga ideologët e tyre. Rumunët ortodoksë kanë tentuar të zhvillojnë një komb të vetëm, por fati historik (invadimi  BRSS-së në Moldavi në vitin 1944) ka bërë që  nga rumunët ortodoksë të bëhen dy kombe (rumunët dhe moldavët). Moldavët gjuhën e tyre e quajnë rumune dhe nuk e mohojnë etninë rumune.

Rast i kundërt janë malazezët, të cilët me të dalë në jetë si komb, pretendojnë që edhe etnia e tyre është e ndryshme nga ajo serbe, dhe gjuhën e tyre kanë filluar ta quajnë gjuhë malazeze, përkundër faktit që krye-heroi i tyre kombëtar, Njegoshi, e ka konsideruar veten e tij serb.

Kjo ka ndodhur më herët edhe me bullgarët. Pasi Serbia përmes luftërave ballkanike pushtoi Maqedoninë dhe procesi i serbizimit të bullgarëve të Maqedonisë dështoi, ngjarjet historike rezultuan me formimin e kombit maqedon. Ideologët e tyre, për të forcuar sa më shume identitetin kombëtar, shkuan aq larg sa edhe mohuan etninë e tyre bullgare. Gjuhën e tyre e quajnë maqedone edhe pse gjatë bisedave mes zyrtarëve maqedonë dhe bullgarë nuk ka nevojë për përkthyes. Sidoqoftë,  është e drejtë e tyre politike që etninë e tyre ta konsiderojnë ashtu siç duan vet përkundër faktit se krye-heroi i tyre  Goce Delçev vetën e ka konsideruar bullgar dhe që VMRO –ja ka synuar që territori i Maqedonisë t’i bashkëngjitet Bullgarisë.

Ne botë ekzistojnë një mori rastesh ku disa kombe, që e pranojnë njëri – tjetrin, pajtohen me faktin që e ndajnë të njëjtën përkatësi etnike siç është rasti me gjermanët-austriakët, malaj(zian)ët-indonezianët, kombet arabe dhe shume të tjerë.

Kombi kosovar

Sintagma “Kombi Kosovar” për herë të parë është përmendur në vitin 1941 nga Mitrush Kuteli në një poezi kushtuar Kosovës. Si koncept politik kjo sintagmë për herë të parë është promovuar nga ana e autorit të këtyre rreshtave para njëzet viteve.

Për elitën shqiptare në Tirane e Prishtinë etnia dhe kombi ishin sinonime. Akuzat për tradhti kombëtare, përçarje dhe prishje të unitetit të kombit shqiptar nuk pushuan  për vite të tëra. Në vitin 2004, kur u promovua libri “Drejt Kombit Kosovar”, kopjet e librit iu morën me dhunë autorit dhe u  dogjën para kamerave televizive.

Kjo situatë ndryshoi pasi Kosova shpalli Pavarësinë e saj, kur Toni Blair e Hilary Clinton, gjate vizitave të tyre në Kosovë, i dëshiruan “jetë të gjatë kombit të ri kosovar. Pas këtij urimi përkrahësit e kombit Kosovar u shumuan aq shumë sa edhe Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq,  në paraqitjen e tij para Këshillit të Sigurimit të KB, e pa të arsyeshme të argumentojë se kombi kosovar nuk ekziston .

Kombi është konstrukt politik dhe e natyrshme që pasi për Presidentin e Serbisë nuk ekziston shteti i Kosovës rrjedhimisht nuk ekziston as edhe kombi kosovar. Po të ekzistonte për Presidentin e Serbisë kombi kosovar atëherë ai do ta pranonte shtetin e Kosovës.

Kombi kosovar nuk ekziston edhe për liderët politikë edhe të 84 shteteve tjera, por ky komb tashmë ekziston për 108 kombe anëtare të OKB.

Paradoksi qëndron në atë se gati të gjithë liderët politikë të Kosovës, dhe e ashtuquajtura elita kosovare pajtohen me Presidentin Tadiq që nuk ekziston kombi kosovar. Ky qëndrim i liderëve kosovarë, i bënë të duken  qesharakë e budallenj në sytë e kolegëve tyre nga Perëndimi. Edhe kërkojnë anëtarësim në OKB, edhe deklarojnë se nuk janë komb!

Kombi kosovar nuk përmendet as në Kushtetutën e Kosovës. Por kombi kosovar  përmendet shprehimisht ne Planin e Ahtisaarit në Nenin 1.7 ku shkruan se Kosova duhet të ketë simbolet e veta kombëtare, përfshi flamurin, emblemën dhe himnin kombëtar. Politikanët kosovar dhe shumica e medieve kosovare këto i quajnë simbole shtetërore, kurse simbole kombëtare i quajnë vetëm simbolet kombëtare shqiptare.

Disa komentues kosovarë grinden me kolegët e tyre në Tiranë, “pse ata në Tiranë,  reprezentacionin e Kosovës e quajnë Kombëtarja e Kosovës” pasi sipas këtyre komentuesve nuk ekziston kombi kosovar .

Plani i Ahtisaarit në mënyrë implicite formulon kombin kosovar

Me Planin e Ahtisaarit në mënyrë eksplicite definohen se kush janë minoritetet në Kosovë dhe të drejtat e tyre pozitivisht të diskriminuara. Kjo do të thotë që kombin në Kosovë e përbën komuniteti shqiptar, për vetë faktin se komunitetet tjera janë të definuara si minoritete.

Sipas Pakos së Ahtisaarit del se kombi kosovar është komb mono-etnik dhe bi-religjioz (mysliman-katolik). Me Planin e Ahtisaarit dhe rrjedhimisht edhe me Kushtetutën e Kosovës, shqiptarët katolikë nuk kanë vende të rezervuara në Parlamentin e Kosovës. Pse? Sepse Ahtisaari e ka konstatuar që ata janë pjesë integrale e kombit kosovar. Prej përfundimit të luftës dhe deri me sot, kishte deputetë dhe ministra katolikë përtej përqindjes që përbën ky komunitet në shoqërinë kosovare pa kurrfarë nevoje për ndërhyrje ligjore a kushtetuese.

Plani i Ahtisarit nuk është pengesë që kombi kosovar në të ardhmen të zhvillohet në një komb multi-etnik. Përkundrazi,  Plani i Ahtisarit e synon pikërisht këtë perspektivë.

Prej të gjitha komuniteteve në Kosovë, më së paku pritet që komuniteti serb të bëhet pjesë integrale e kombit kosovar.

Sipas planit të Ahtisaarit, serbët mbeten pjesë integrale e kombit serb, sepse çdo serb i Kosovës mund ta mbajë shtetësinë serbe. Po ashtu ata janë njëkohësisht edhe minoritet në Kosovë, por për dallim nga minoriteti boshnjak apo ai turk që vijojnë mësimet në shkolla kosovare në gjuhën boshnjake përkatësisht turke, shkollat në gjuhën serbe në Kosovë janë praktikisht shkolla të Republikës së Serbisë në territorin e Kosovës.

Serbët e Kosovës janë komuniteti i vetëm në Kosovë që ka bërë jetën e kombit për gati një shekull. Për këtë arsye rasti i Kosovës është Sui Generis. Serbët në Kosovë e kanë statusin e minoritetit, ashtu siç e kanë edhe serbët në Rumuni, por për dallim me serbët në Rumuni të cilët nuk janë dhe nuk kanë qenë kurrë pjesë integrale e kombit serb, serbët e Kosovës kanë qenë për afro një shekull dhe vazhdojnë të jenë pjesë integrale e kombit serb. Për Ahtisaarin ka qenë e panatyrshme që një komunitet, pas gati një shekull jete si komb, të mos vazhdojë të ketë këtë kualitet jetese.

Se si do të zhvillohen gjërat në të ardhmen mbetet për t’u parë. Por, sido që të përvijohen zhvillimet në dekadat e ardhshme, shembulli  Kosovës do t’i kontribuojë zhvillimit të teorisë për kombin.

*Ky artikull është botuar në NIN, revistën më të madhe dhe prestigjioze të Serbisë me titull “Kombi i Kosovar”

41 komente në “Koncepti i kombit”

  1. MERITONI says:

    RRNOFTE KOMBI KOSOVARE!

    1. Evropa says:

      Rrnofte kombi shqiptar kudo qe eshte!

      1. Bujar Gruda says:

        Meriton-ovici e ka nxjerre koken…….gjyse shka.turgorrom–gjyseashkalimaqeshqipo… Mosu merrni me te se ………

    2. Ilir Hoti says:

      KY ,nexxhmadini, eshte nje prej <matoshave' qe jene te hutuar deshperuar te degjeneruar ne 'gene' e prejardhje'.. Kane patur fat te keq te kryqezuar megjithfare sopermash por jo te paster etnikisht..Kjo ska gje te keqe..por te bejne analizat dhete deklarohen,.. disi..edhe hibrid,si puna e mushkut(kryqezim i gomar-kale) Degradimin e tyre moral e shpirteror,keta felliqesira duan ta percillin ne percarjen e kombit tone..Nuk do te arrijne..Kombi yne ka ekziztuar kompakt ne vite te erreta te veshtira ..qe dihen..pa lere sot ne shekullin e 21…… Heronjt KOMBETAR sshqiptare te krahines SHQIPTARE te KOSOVES kane lufuar per clirim kombetar e flamure kombetare…SHIKO DEKUMENTET burime te vendeve europiane(Jo 'komuniste') apo filmimeve dekumentare..Keta trusshperlare qe u duket vehtja 'dikushi' jane pjedhe e keqe e degjeneruar plehra qe prodhon cdo shoqeri-Komb..E perseris 'matoshat e 'neghmedinat'. mund te thone se kane gjak te perzier ,, se nuk jane komb..se nuk e quajn vehten shqiptare etj..kjo nuk me befason..,,por jo te flasin sikur perfaqsojne dike!!!Keta krimba e dine se ne cdo informacion e raport citohet per popullsine…'me kombesi shqiptare'….Cfaare te shkruash per keta plehra fekale…por per fat te mire jane rrace hibride e pashtuar (SI MUSHKA) dhe vetem 2-3 Avni Rrustem ,nuk dote duheshin ma teper

      1. MERITONI says:

        ilir hoti

        mos u ngut o djale,ma se pari duhet me definu çka eshte ETNIA?
        çka eshte KOMBI?
        pastaj nxirren perfundimet!

        kombi eshte nocion politike,i cili eshte kriju me krijimin e shteteve!
        etnia eshte gjenetike.
        100 vjet kemi jetu ndaras,ne rrethana politike,kulturore,sportive,emocionale te ndryshme,prandaj jemi te ndryshem! per ket arsye ne probleme te njejta,kemi qasje te ndryshme,dhe nxerrim perfundime te ndryshme!

        pse,a mos po mendon se mundemi me jetu ne nje shtet?
        nese mendon,e ke gabim,gabim shume te madhe!
        ne mundi ta duam SHQIPERIN,sepse dashunia eshte emocion,e cila mundi tu dhurohet kujte te duash,por,nuk do te thot se kend e don edhe duhet me jetu me te!

        une e dua shume vllaun tim,por,nuk do te jetoj me te,sepse edhe nese du une,ai nuk don,femijte e tije nuk dojne!

        1. Ilir Hoti says:

          Punet tua dhe emocionet personale.. humbjen per 100 vite te ‘genit gjenetik..degjenerimin shpirteror e moral tendin nuk mund ta shkarkosh tek shoqeria e shendoshe ‘etnike’ a ‘kombetare’!!! Ti si ‘matoshat a ‘nexhmedinat’ mund te jetoni ne pyll a qytet..me serbin maqedonin a tuorgofagogrekos..Kjo nuk i prish pune Kombit as Etnise..A ka serb,grek,rus a gjerman qe ‘do te jetoje vetem’!!!!!!KUSH tjeter vec varferise shpirterore e morale te nje pakice te ceikulibruar qe duan te ‘duken’,por duhet te denohen e dermohen pa meshire per Fyerje ndaj KOMBIT qe mesa duket nuk i perkasin…Administrata lokale brenda shtetit ka pavarsi dhe rendesi ne demokracine Perendimore e jo ‘krijimi i shteteve e kombeve te reja’…..ne kete shekull kur as planete te ri nuk po gjinden..

          1. MERITONI says:

            ILIR HUTI

            e ke mare nje rol shume te madhe mbi supe,rolin e nji ekseperti te gjenetikes,rolin e nje psikologu,rolin e nji etnologu,por,ti je nji mjeran i cili mendon se te gjithe kosovaret duhet mu ndi te mjer, ashtu siq nihesh ti!
            ty askush nuk te ka faj,pse ti je rrit me qifteli dhe çaj rusi tu i knu enver hoxhes!
            mjerimi jote intelektual,nuk te lejon me dit çka eshte kombi,e çka eshte etnia,por,ti injorancen tonde ,frustrimin tonde te nje katunari po e shfryn te nje ARISTOKRAT,pra te une!

            kush je ti,ta gjykosh 80% te kosovarve,te atyre kosovarve qe nuk mendojne me logjiken e tonde,me logjiken e enver hoxhes!

            mos mendo pse fol tosknishte,je bo edhe ma i meçem,mjerimin tonde intelektual mundet me kuptu veç nona jote kure del ne katun,dhe ju kallxon grave te katunit,qysh djali ne prishtin ka hi ne pune,edhe u bo shume i madhe!

            po keshtu oshte kure nje medioker,me nje koeficient te intelegjences shume te limitum,munohet me dite,munohet NEXHMEDIN SPAHIUT mi gjet behone,njeriut i cili i ka mbi 10 libra te shkrum!

            paramendo,sa larrg shkon injoranca jote “NE KET SHEKULL,ASNJE PLANET I RI NUK GJENDET”,?!
            a po mendon per planete,ne sistemin tone diellor,apo ma larg?

            o mjeran,gjdo dite gjindet nga nje planet,por,ne galaktika tjera,sepse njerzit kan shku large,kurse ti fol per kombe!
            PROKSIMA KENTAURA,eshte nje galaktik e cila eshte e perbere prej mijra planeteve!
            nejse,ti si injorant i njef veç veneren diellin,honen,token!
            boll bre je tu dite,ma shume nuk te duhet,sepse kur e bon ne men,se ti je ma i meçmi,ma i shkollumi ne familje,nuk duhet mashume,veç zarar te bon!

            per gjenetik mos um fol,se e kom profesion,per tjeter rrasja çka te dush,se kerkush nuk te vran pse je lope!

            1. eeerjhhgkasdfl anticensurë says:

              meriton lëre ilirin e mos u merr me të!!
              ti ke të drejt mos shpirt!!ti jodin e ke me shumicë!!e ke hongër që të bohesh i qut!dhe të paska bërë punë!!ka funksionu!!
              gjëja që nuk më pëlqen tek ti është ajo fshehja pas “kombit kosovar”!!
              shpirto bjeri shkurt se ke lehtësira!thu që unë matoshi spahiu e legenër të tjerë dum të krijojmë kombin turk neë mes të ballkanit!!
              me ne ke të drejtë kur thua na ndanë 100 vjet,me turkun stë ka ndarë as dekika!pranej o meriton,lër mjekrën,nëse nuk e ke lënë dhe shko e rreshtohu në falangat e erdoganit!!mos kalo në siri!prit në turqi sa të të japë urdhër erdogani!!dhe në turqi ke plot kurdë për të vrarë!!bëj punën e policisë se të dekorojnë!!
              meriton ti je i kombit islamik dhe nuk ke me të vërtet asgjë të përbashkët me shqipot kudo që janë!!
              shko futi një dorë krip me jod dhe të pjerdhça trutë!!

  2. feniks says:

    E ke bere LESH ARAPI kete punen e “KOMBIT”!
    Eshte IDIOTESI t’i quash serbet edhe pjese e kombit serb edhe pjese e kombit kosovar!
    Pastaj kush eshte KOMBI KOSOVAR??
    Kur u krijua?
    Kush eshte historia dhe heronjte e tij?
    Ne se Kombi KOSOVAR qenka krijuar pas shpalljes se pavaresise,atehere i bie qe te jete vetem SHTETI I KOSOVES e jo kombi kosovar!
    Qe Kosova ka SHARLATANE plot,kjo nuk do as mend e as fiqir!
    Po Lidhjen e Prizrenit ku do ta futni?
    Po Skenderbeun a do ta hiqni nga SHESHI ne Prishtine?
    Po 28 nentorin 1912 do ta hidhni poshte???
    Ne Kosove kaq aq shume SPIUNE TE SERBISE sa jane gati ta POSHTEROJNE HISTORINE E KOSOVES duke i mohuar NENEN E BABEN,GJYSHRIT ,DAJAT E XHAXHALLARET ne Shqiperi!
    Duke e ndare vetem nga Shqiperia,ju kosovaret do mbeteni te MJERE NE HISTORI,KULTURE,HERONJ etj!
    Provojeni dhe do ZHGENJEHENI PA FUNDESISHT!!!
    Nuk ka nevoje te bashkoheni me Shqiperine,por GJUHEN,FLAMURIN,HISTORINE DHE KULTUREN E Shqiperise ne se e mohoni DO PENDOHENI SHPEJT!
    Shqiperia nuk ka nevoje per ju!
    E kunderta ,JU KENI NEVOJE PER Shqiperine!!!
    Turkoshake si ky Spahiu e kane treguar veten se jane ANTI SHQIPTARE TE RREZIKSHEM!!!

    1. Robert says:

      O Feniks, lexoje kete artikull te mrekullueshem dhe pergjigjiet e te gjitha pyetjeve tua i ke brenda. Mos bej koment vetem duke lexuar titullin.

      1. feniks says:

        Heu,bre Roberto!
        Edhe ti e paske lexuar zhgarravimen e turkoshakut Spahiu,por puna eshte se nuk ke kuptuar gje!!!
        Injoranca kurre nuk eshte argument shfajesimi,ndaj mos me trego mua se cfare kam lexuar e cfare nuk paskam kuptuar!
        Pa me thuaj,se kur qenka krijuar ky KOMBI KOSOVAR???
        Mos valle kombet krijohen me urdhera e vendime qeverie???
        Cfare historie keni ju kosovaret para 99-tes?
        Cilet jane heronjte tuaj,pervec Ramushit te Hages???
        Sa spiune te UDB-se kane qene shqiptare???
        Pse e mbani Sali Berishen dhe Ibrahim Rugoven per heronj,kur kane vepruar si TRADHETARE TE KOMBIT???
        Po Rexhep Qosen,pse e detyruat te ikte nga Kosova per te jetuar ne Shqiperi???
        Ehuuuuhaaaaaa!!!
        Eshte fat i madh,qe ju po nxirrni plehrat nga shpirti i juaj,qe te marrin vesh ca TRUSHKULUR se sa vlere keni!!!

        1. MERITONI says:

          FENIKS

          a mundem une me te dhene pergjigjeje?
          -sali berisha nuk eshte hero i kerkujt!
          -IBRAHIM RUGOVA eshte hero i kosoves,sepse ket e ka vendos populli i kosoves!
          -KURE ESHTE KRIJU KOMBI KOSOVARE?
          kombi kosovare e shte kriju me 2.07.1990,atehere kure deputet e kuvendit te kosoves e shpallen kosoven,shtet te pavarun,na kaqanik!
          -CILA ESHTE HISTORIA E KOSOVAES PARA 1999?
          1)ne dardani kemi pase nje mbret,qe ka pase eminin BATOA!
          2)JUSTINIANI,perandori BIAZANIN,ka qene nga DARDANIA! qyteti i vjeter afer prishtine,ULPIANA,eshte ndertuar nga ai,dhe eshte quajtur JUSTINIANA SEKUNDA,simbas arkivave ky qytet eshte ndertu si shenje rrespekti per vendlindjen e tije!
          3)perandori KONSTANDIN,ishte me prejardhje nga novoberda,edhe kete e deshmojne arKivat BIZANTINE!
          4)shkupi,poashtu eshte ndertu nga JUSTINIANA,dhe eshte quajtur JUSTINIANA PRIMA!
          konsultohu ma shume me libra te historise,nese keto nuk jane te verteta,une mbaj pergjegjsi morale.
          ka edhe shume fakte te tjera,por,nuk eshte vendi per debat me te gjate!

          pse a mos dashte qe ISA BOLETINI,ne vlore te shkonte me flamurin e sotem te kosovas?

          1. feniks says:

            Qysh kur kane filluar te krijohen KOMBET me firma deputetesh?
            Ne se ne KACANIK(ti si analfabet i thua kaqanik) qenka shpallur KOMBI KOSOVAR,po para 90-tes,CFARE KOMBI keni qene??
            A mund te me tregosh ndonje KOMB tjeter ne bote,qe te jete krijuar keshtu sic thua ti,me firma deputetesh e per 10 vjet?
            Sa per Dardanine e dengla te tjera te ketij lloji,ato mbaji per vete se nuk i hyjne ne pune asnjeriu!
            Deri ne 1913-ten kemi qene per 500 vjet nen sundimin otoman!
            Shqiptaret,gjate ketij sundimi i kane sherbyer PUSHTUESVE me shume se te gjithe popujt e tjere te Ballkanit duke i shperblyer Sulltanet me GRADA,OFIQE e poste te larta deri ne Guvernatore!
            Vetem kryeministra te Sulltaneve neper bote kane qene rreth 14 shqiptare,se per gjenerale,tasksidare,jenicere,bejlere e agallare ka patur sa te HANE EDHE QENTE!!!
            E kjo nuk mund te quhet ZOTESI e VLERE,por e kunderta!
            Gjate sundimit otoman trojet shqiptare kane qene te PRAPAMBETURA deri ne mjerim!
            Shqiptaret u detyruan te nderrojne fene aq sa sot ne Kosove mbreterojne XHIHADISTET TERRORISTE,qe jane bere TMERRI I Europes!
            Deri me sot kosovaret nuk kane treguar asnje AFTESI SHTETFORMUESE,sa edhe e keni per TURP te pranoni se edhe Kosova ka luftuar kunder NAZI-FASHIZMIT duke krijuar Brogadat e veta Partizane!
            Sa per Ibrahim Rugoven,pyesni me mire serbet dhe UDB-ne se edhe Sali Berishen e keni pritur e vleresuar si HERO,nderkohe qe ai ishte kunder Rambujese,UCK-se dhe FURNIZOI SERBINE ME NAFTE gjate luftes!
            U zgjata shume,se nje ANTI SHQIPTAR si ky “meritoni” nuk ia vlen asnje germe debati!

            1. MERITONI says:

              FENKS

              total je aut me argumente,prandaj ti miresh me presje dhe shkronja!
              qysh po mendon ti,se duhet me harru DARDANIN?
              PSE?
              ne nuk e harrojme DARDANIN E AS JUGOSLLAVIN,sepse ka qen histori e jona,me te gjitha te mirat e te gjitha te kqijat!
              ku i shte kosova para 1999?
              -ishte elemente konstituiv i federates jugosllave,keshtu ka shkru ne kushtetuten e vitit 1974.
              psh.kosova ka pase dy president te jugosllavise,FADIL HOXHEN DHE SINAN HASANIN.
              -ka pase edhe nje NENKRYETARE TE JUGOSLLAVISE,RIZA SAPUNXHIUN,ndryshe ky ka qene ekspert finaciar ne banken botnore,i deleguar ne emmer te jugasllavise!
              ka pase edhe zevends kryeminister te JUGOSLLAVISE,profesorin e ekonomise ne UP,NAZMI MUSTAFEN.
              sa i perket UDB,po te thom se,kena kalu ma mire se ju nen SPIUNIMIN E SIGURIMIT TE SHTETIT,i cili nuk ju lejonte as te dajte me shku pa mare leje nga ai!
              kurse ne kemi shetit evropen!

              xhihadi dhe injoranca,mbreton ne koken tonde,dile ne kosove dhe do te shohesh evropen!
              FATOS LUBONJA SI TI FOLKE,POR,ne emisionin OPINION,e pranoi se edhe kosova eshte evrop!
              dil ne kosove,mos paragjyko,do te bindesh!

              1. feniks says:

                O Cetrniku serb “meritoni”!
                Ato elemente konstuitive,qe derdellit ti as ja ke haberin se si i FITOI Kosova!
                Statusin e KRAHINES AUTONOME TE KOSOVES e mori se Kosova,me ndihmen e madhe te PSTIZANEVE SHQIPTARE DHE ENVER HOXHES,krijuan Keshillat Nacional-Clirimtare gjate pushtimit nazist dhe Brigadat Partizane me KOSOVARE,te cilet deri ne ate kohe luftonin ne perberje te Brigadave maqedonase!!
                Eshte ky fakt,qe Titua u detyrua t’i njohe Kosoves te DREJTEN SI PJESE E LUFTES PER CLIRIMIN E ISH JUGOSLLAVISE!!!
                Brigadat Partizane me Kosovare ne fund te luftes arriten deri ne 70 mije pluftetare,jo pak per nje popullsi te shtypur nga serbet per dhjetra vjet!
                Nderkohe,qe prinderit e tu,o CETNIKU SERB Meritoni,krijuan DIVIZIONIN NAZIST “SCANDERBEG”,qe eshte TURPI DHE MJERIMI juaj,qe me shume doni Serbine se Shqiperine!!!

      2. eeerjhhgkasdfl anticensurë says:

        shko mor pirdhu!!
        o je debil o je spahiu vetë!!
        si e thotë dhe feniksi ky është një artikull më idiot she autori i tij!!

    2. Toni KS says:

      @Feniks, mos u shqeteso plako. Deluzionet e Nexhit nuk kane shanse te behen realitet. Shqiptaret ne Kosove e din shume mire cilit komb i takojne. Gjithashtu edhe serbet e dine cfare kombi jane populli ne Kosove, prandaj po kerkojne ndarjen e Kosoves.
      Shteti i Kosoves eshte realitet si pasoje e historise dhe rrethanave nderkombetare por kjo nuk ndryshon karakterin shqiptar te Kosoves.

      1. MERITONI says:

        TONI KS

        as ti mos u shqetso shume,sepse per nje pune te kryer nuk ja vlen te humbesh kohe.
        kosova eshte realitet,shteti eshte realitet,prani mi komitetin olipik eshte realitet,dhe shume pune te tjera jane realitet!
        nese mundesh me kallxu,kure ne me shqiperin kemi jetu ne nje shtet,perjashto nja 2 vite gjate okupimit fashiste?

        te lutem kallxom,nuk pe di?

        -por,une di diçka tjeter psh.ne periudhen antike e kemi pase nje organizim shtetnore qe eshte quajtun DARDANI.
        -pastaj ne perandorin e BIZANTIT,prap kemi pase organizmim ne vete,qe eshte quajtun THEMA E SHKUPIT.
        -pastaj ne perandaron OSMANE,kemi pase VILAJETIN E KOSOVES,me qender ne shkup.
        -pastaj jemi pushtu nga SERBIA,prap nuk ishim bashke.

        sot shpresoj se edhe ti e din,se e kemi nje shtet te quajtun kosove!
        a e din se ne 1878,ne LIDHJEN E PRIZERENIT,kerkesa kryesore ishte qe te bashkohen te gjitha vilajetet shqiptare ne nje vilajet,sepse nuk ishim bashke!
        RILINDASIT,kan projektu kombin te tille qfaret ne e njehim sot,por,kane ndryshu rrethanat politike dhe ushtarake ne bot,duhet me kuptu!

    3. Taulant/Tirane says:

      Pa thuaju pak shqiptareve te Maqedonise qe I prtkisni kombit maqedonas.Me te drejte ta bejne turirin pershesh.Kombin e percakton gjuha,historia e perbashket,territori,traditat,zakonet dhe plot gjera te tjera te ngjajshme.

      E vertetuan gjermanet sa I sukseshem ishte bashkimi pas 50 vjeteve.Dhe me goxha hendek mes ekonomive te tyre…

      Ne bashkohemi pas 100 viteve;duke marre parasysh qe 50 vjet ne hisori nuk jane gje fare,megjithese per 50 vjet ne nuk kemi qene fare te ndare(gjate Zogut dhe pas 98),kuptohet qe bashkimi do te sjell efekte positive,ne rradhe te pare ne ekonomi sepse do jete nje ekonomi me e madhe ,me ligje te unifikuara dhe me terheqese per investitoret.Plus inkurajimin pozitiv qe sjell nje bashkim,plus dobesohen njohjet per favore te paligjshme se plasem duke kerkuar dhe bere favore per kusherinjte..

  3. visar says:

    Ndër sharlatanët më të bezdisshëm në Kosovë nuk ka dyshim se është ky. Falsifikator, plagjiator, spiun i Serbisë, idiot dhe i pafytyrë, ky është autori i “kombit kosovar”. Tash shkruan te gazeta “Politika” të Beogradit, ku vetë shkruan edhe komente lavdëruese për artikujt e tij. Jo njëherë N. Spahiq ka shkruar për Nexhmedin S.: Sikur serbët e shqiptarët të kishin më shumë Nexhmedin Spahiqa, as nuk do të bëhej luftë as do të kishte probleme tjera… Ky është finacuar nga Shesheli, Sali Berisha, ambasada serbe dhe ruse në Tiranë. Financieri i tij i fundit ka qenë lideri i serbëve të Kosovës, tash në burg për krime ndaj shqiptarëve, Oliver Ivanoviq…

  4. temerruku says:

    ore mascara ti rri dhe e nxjerr koken me keto pislliqet e tua. ku i ke kopjuar keto sajesa “kombi kosovar ” katoliket e muslimanet. ti plehere me thuaj kush ta paguan lafen qe te besh te tilla shkrime. ore maskara nuk ka komb kosovar aso komb shqiptaro-malazes apo shqiptaro-maqedonas ` ti kelysh serbi ka vetem KOMB SHQIPTAR E JO MUSLIMAN E KATOLIK. ti je nje funderrine mediokerre qe kalon jeten duke qendruar ne internet dhe duke sajuar pallavra. pogazeta tema pse pranon te tille maskarenj me shkrime qe nuk e di dhe vete se cfare ka sajuar.

  5. alban.ny says:

    Spahi,ty dhe atij llumit tjeter, Matoshi, nuk do tu dale shpirti pa e cuar deri ne fund kete mision te pamundur te pagezimit te kosovareve si nje komb i ri.Hidhesh e perdridhesh ne shembuj e teorira e nuk arrin te dalesh gjekundi, ngre dhe rrezon vehten tende, ate qe thua ne nje fjali, e trajton kryekeput ndryshe tek fjalia pasardhese, deformon Kutelin dhe Klintonin, Ahtisarit i jep kuroren e Krijuesit dhe pastaj e shperfytyron fare, hidhesh dege me dege po askund nuk e nxjer koken e te thuash ate qe mendon:Degjoni, ne kosovaret nuk jemi shqiptare! Me mire na quani turq,edhe me mire na quani serbe, po shqiptare mos na quani! Nuk jemi shqiptare!Poshte Shqiperia! Rrofte Serbia!-Po thuaje o burre, se na plaset, ti dhe Matoshi.Ju nuk jeni as te paret as te fundit qe mohoni qumeshtin e nenes.

  6. Alba - Prishtine says:

    Kush mohon identitetin kosovar ka nevoj m’u kthy n’realitet se jeton n’anrra. Mjafton me shku niher ne Republiken e Kosoves ose me ra ne kontakt me naj kosovar per me kuptu qe dallojn si dielli me hanen me klloshart e Shqipnis. Kta t’fundit ktu e aty munohen me na hedh balt tuj na barazu me kulturen dhe traditen e tyne po nuk ja shohim per t’madhe se deri dje kan jetu neper bunkera e s’kan njohuri per boten.

    1. Temerruku says:

      Ti shurraqe qe pretendon sse shqiptaret e kaluan jeten ne bunkera e ke shume gabim: shqiptaret per 50 vjet mohuan veten dhe buken e gojes per te arritur ketu ku jane 50 vjet skamje qe ti shurre qe rri ne nju york te karit nuj e di – nuk e di qe nje vakt buke manget ishte nje predhe e prodhuar qe i more ti shurre e kosoves dhe luftove me serbin. 6 miljard dollare leke te shqiptareve qe i moren me piramidat u pagua lufta oj koke trashe . Nese pretendon se shqiptaret e shqiperise nuk kane pare bote me sy e ke gabim – me siguri ti je nje nga ato familje kosovare qe e kalojne jeten duke u falur te xhamia e pakistanezeve ne brooklyn- kosovaret dhe pakistanezet jetojne bashke – dhe krushnji bejne me palestinezeti. Ok ti alba nga nga nga ocean pkwy dhe 18 av. Ju jetoni akoma ne kohen e turqise dhe pershendesni akoma me fjale arabe e turke kur takoni nje shqiptar tjetr. Zoti ju vrafte

    2. rezart says:

      O kosovare te Serbise!
      Ne se e ndjeni se nuk ju lidh asgje me Shqiperine nder shekuj,atehere shkoni prap tek serbi se ai ua di mire huqet!
      Mund taquani veten KOMB KOSOVAR,por me pare duhet te qeroni hesapet me Shqiperine!
      Te jeni MIRENJOHES ATYRE MIJRA PARTIZANEVE SHQIPTARE,qe luftuan per CLIRIMIN TUAJ NGA PUSHTUESIT NAZISTE DHE CETNIKE KOSPVARE TE Divizionit NAZIST “SCANDERBEG”!!!
      Te jeni MIRENJOHES ndaj GJAKUT TE 650 DESHMOREVE PARTIZANE,qe dhane jeten ne trojet tuaja!
      Te jeni NIRENJOHES qe shqiptaret ju strehuan kur serbi ju vuri pushken pas koke!
      T’u vije TURP,qe hodhet poshte cdo gje dhe e bete ARMIKUN ME TE ZI TE SHQIPTAREVE,Sali Berishen HEROIN tuaj,nderkohe qe ai FURNIZOI TANKET SERBE ME NAFTE per te gjakosur djemte e UCK-se!!!
      Se fundi:
      Hiqni dore nga gjuha shqipe dhe krijoni ndonje gjuhe tjerter ose kthehuni tek serbishtja meqenese e dini me mire se shqipen!!!
      MALLKUAR QOFSHI!!!

      1. Vjollca says:

        Ata mijera partizane te Shqiperise qe erdhe e na io masakruan gjysherit tane, i mbulofte ferri. Ne e kishim shume mire me nacistet e dajes Hitler. Kosova asnjehere me e lulezuar se ne ate kohwe nuk ishte. Erdhen ata partizane te Shqiperise e na moren ne qafe. Po Shqiperise ia bene edhe me keq se Kosoves.

  7. Gjoni says:

    Shteti eshte shtet. Besimtari fetar eshte besimtar. Kombi eshte komb ne gjen, gjuhe, race.

    Kosovo polje = Fusha e Mëllenjave

    A do kete komb te Mëllenjave?!

  8. meli says:

    ky me matoshin jan te sponsorizuar nga do perendimor te shitur te interesat fashisto-mafiose serbe. si ne kosove edhe ne shqiperi dalin do fare analista idiota te tregojn se si duhet te mendojn shqiptaret. kjo i ngjan nji propagande qe ka qellimin ti ndajn shqiptaret edhe me shume.

  9. komunalja says:

    Per Nexhmedinin kam respekt. Ai ka qene i vetmi qe ne librin e tij ‘Ekuilibret Ballkanike’ pati parashikuar se qellimi i Serbise nuk eshte gllaberimi i gjithe Kosoves, por vetem i veriut. Jemi fiks ne po ate situate qe ai parashikoi. Behet fjale per vitet 1995.
    Më çudit vetem fakti qe per Nexhon kombi dhe etnia jane diçka e ndryshme.
    Nuk jemi aq te medhenj sa t’ia lejojme vetes luksin e te paturit 2 kombe. Shqiperia eshte 1 dhe kombi popullues jane Shqiptaret. Te tjerat jane llafe qe i merr era!

  10. Taulant/Tirane says:

    Rezart dhe Temerruku rrate ne gracke.Boll me “ndihmen e 98” se edegjome kaq shpesh sa na e shpifet.Sikur te ishte bere lufte ne Shqiperi e di sa shqiptare nga kosova do ishin vrare??
    Ne Kosove kane vdekur per flamurin kuq e zi.
    Do mbahet nje miting ne Zvicer per kombetaren kuq e zi.E di ,besoj qe shumica jane nga Kosova

    1. MERITONI says:

      taulant

      e vertet eshte se kan vdek per flamurin kuq e zi,por,sot vdesim per nje flamur tjeter!
      flamuri eshte emocion!
      KURE U VRA POLICO KOSOVARE NE VERI TE MITROVICES,AI U VORROS ME FALAMUR TE KOSOVES.
      ne e duam flamurin tuaj,por,ju nese nuk mundeni me dashte flamurin tone,se paku mos e nenqmoni!

      kure kosova luajti kunder haitit,ishin 25 mije shikus!
      kane e kan perkrah ata,çka po ta mer mendja ty?

    2. rezart says:

      Ti “Taulant” hiqesh se je nga Tirana por mendte i ke kosovare!
      Kosovaret deri tani(patjeter qe jane kelyshet e atyre qe formuan DIVIZIONIN NAZIST “SCANDERBEG”) jane treguar MOSMIRENJOHES ndaj kontributit qe u ka dhene Shqiperia si gjate LUFTES SE DYTE BOTERORE PER CLIRIM,me vone me mbeshtetje MORALE,POLITIKE,ARSIMORE E KULTURORE etj e deri tek STREHIMI GJATE LUFTES SE 1999!
      Ne shumucen e komenteve ON-LINE kosovaret shfaqin hapur URREJTJE per cdo gje te Shqiperise,qe nga LUFTA NACIONAL-CLIRIMTARE,ROLI I PKSH DHE ENVER HOXHES e deri ne ditet e sotme!
      Kemi degjuar boll gjate ketyre 24 vjeteve se kosovaret jane KOMB tjeter e jo shqiptare,se gjuha standarte SHQIPE nuk eshte e jona,se JUGU i Shqiperise eshte GREK e jo SHQIPTAR,se KULTURA KOSOVARE eshte shume here me e zhvilluar se ajo e Shqiperise,se Kosova ka historine e saj ne shekuj vecas asaj te Shqiperise etj,etj!
      Nuk e kuptoj se cfare qellimi doni te arrini me keto pretendimet tuaja ANTI SHQIPTARE!!
      Nuk doni ta njihni Shqiperine,KURRE MOS E NJOFSHI!!!
      Shqiperia ka rrojtur e do rroje ne shekuj pa ju,ndersa ju do ngelni MJERANE SI JETIME ne kete bote ne se gjykoni dhe sanksiononi “KOMBIN KOSOVAR”!!!
      JENI BERE edhe per te qeshur edhe per te qare!!!

      1. Taulant/Tirane says:

        Rezart,per dijeni jam me origjine nga jugu(100%,te kater gjysherit dhe gjyshet) dhe kurre nuk kam qene ne Kosove,as ne Kukes,as ne Tropoje.Po ca rendesie ka?

        Kosova eshte pjese e Shqiperise dhe nese do te njeihet nga OKB te garantoj me jeten time qe,brenda 3 vjetesh do te bashkohet me Shqiperine.
        Teorira qe ne”te jugut” jemi superior ndaj atyre te veriut ,besoj dhe ti e ke degjuar miliona here.Dhe e kunderta egziston,por shume me zbehte.Mua nuk me intereson kjo gje fare dhe nuk hyj ne diskutime per kete gje.As nuk hyj ne diskutime nese eshte italiani I jugut me I mire se I veriut.Por te dy bashke perbejne stereotipin Italian.Pa njerin prej tyre stereotipi Italian nuk eshte I plote.Njesoj dhe me stereotipin shqiptar te”veriut” apo “jugut” ,te kosoves apo camerise,te Korces apo te Dibres.

        Nese vellai im,ka nje ves une nuk e mohoj,nese une kam nje ves vellai im nuk duhet te me mohoje…Ma gjej pak gabimin ne kete vije logjike!
        Por ti dhe po te mos e gjesh ,nuk e pranon logjiken time.As une te tenden.As kosovari,as cami,se jemi shqiptare kokeshkrete(shaka)

        Kjo eshte nje pjese e vogel e llogjikes emocionale.

      2. Taulant/Tirane says:

        Rezart,e lexova dhe njehere shkrimin tend.Cfare thua per E Hoxhen?Qe kosovaret e mohojne?????Ne e mohojme me shume se ata,dhe me te drejte.Se ishte diktator.Nese ti ke dashuri per Enverin,do shikosh qe dhe ne Shqip ka plot urrejtje,por jo sa ne Kosove(bile kosovaret i shajne se akoma duan Enverin).Nese ata e mbrojne me shume se ne ,eshte per faktin e thjeshte se nuk kane vuajtur nga ai,por kane degjuar patriotizmat e tij ne tv dhe jane preh e propagandes.Dhe ne prandaj nuk kemi kaq urrejtje per serbin se nuk e njohim mire(besoj qe na hapi ca syte kjo ndeshja)dhe kemi rene preh e tv se kohes se Enverit(tv Beogradi,Skopje etj)

        Por po kuptojme(nga faktet) qe,si shqiptare ne te dy anet e kufirit, kemi armiq te perbashket(greket qe nuk e kane njohur kosove,serbet) dhe miq po te njejte(ShBA,Gjermani) sepse dhe ata na identifikojne ne mendjen e tyre si nje komb,pra si SHQIPTARE.

  11. leonardi antwerpen says:

    Rrofte kombi Kosovar

  12. Meli says:

    Me shum se 80% e shqiptareve te kosoves jan per bashkim me shqiperin.
    Keta qe flasin per komb kosovar nuk jan me shum se 5%.
    Problemi esht se kan perkrahje te anti-shqiptaret.

  13. evgjitngrenesi says:

    nexhmedini ,matoshi dhe ca mjekrosha turq, jane pjella te serbise. keta perdoren per te penguar projektin e shqiperise natyrale,ashtu sikurse kemi ne shqiperi lubonjen,nanon,bazen e plot te tjere. keta jane ”esat toptanet” e sotem qe fatkeqesisht nuk na kane munguar kurre. por ,nga ana tjeter ,fatmiresisht,shqiptaret,si ne shqiperi,si ne krahinen shqiptare te kosoves,si ne trojet e tjera te pushtuara,po e kuptojne gjithnje e me shume se ekzistenca e nje shteti te vetem per te gjithe shqiptaret eshte zgjidhja e duhur. serbet dhe te tjeret duan te na mbajne ne principata te vogla,ne menyre qe te na asimilojne gradualisht.
    nje pjese e shqiptareve ,fatkeqesisht bien lehte pre e propagandes serbe per te ashtuquajturin ”komb kosovar”. gjerat jane me te thjeshta sesa perpiqet spahiovici. ka shtetesi dhe kombesi. shtetesia lidhet me shtetin ku jeton ,psh kishte shtetesi osmane,shtetesi jugosllave,shtetesi kosovare,porrrr gjithmone kombesia shqiptare. kombesia e ka lidhjen e saj kryesore me gjuhen dhe nuk ndryshon sipas shtetesise. etnia eshte kombesia ne greqisht. perpjekja per te bere loje fjalesh mes kombesise e etnise eshte budallallek me brire. me sa duket ky nexhmedini do te jete ndonje perzierje sllavo-turke ashtu sic jane te gjithe ata qe i bien fyellit te kombit artificiual te ahtisarit. ne shqiptaret jemi treguar tolerante me jevgjit ,megjithese u kane fryre ne vesh se ka kombesi jevgjish.

  14. Taulant/Tirane says:

    Meriton,po ha inat me tfg ,me duket.Po flet per te kompensuar ate.
    Vetem bashkimi ka te ardhme .Ndarja eshte ecje bythazi.Bashkimi ka dhe emocionin brenda dhe logjiken(qofte logjike ekonomike,politike,etj,etj)

    E vetmja menyre qe terheqesh vemendje dhe ta varin te tjeret eshte te thuash dicka ndryshe nga te tjeret.Kete ben Nexhmedini,Matoshi,Lubonja dhe ne shkalle te poshtme Turkofagosi dhe ti Meriton here pas here.

  15. refugjati says:

    Jo jo o xheladist vetem ti dhe Halil palloshi e lubonja e ngaterron kombin me shtetin. shko dhe ti e ruaj dhite ne mal se per kete pune je.

  16. Akilis says:

    Shkrimtari dhe poeti I famshem Francez Viktor Hygo ka thene qe “Ne Evropianet kemi nje gjyshe dhe ajo eshte Greqia.
    Edhe me te vertete ne Evrope ose me gjere ne boten e njohur civilizuese derine Persi, Egjypt, Palestine, Aleksandri, keto jane emra Greke dhe jane influencuar nga kultura e saj.
    Tani sa ka qene hapesira e Greqise se Lashte e dokumentuar ose e ndertuar nga Etnosi Greke dihet, por kjo nuk do te thote qe para tyre qe nuk lane gjurme se nuk kishin arritur te shkruanin apo te linin gjurme te kultures se tyre nuk kane patur lidhje me popullsi te levizshme apo te panjohur.
    Per mua p.sh Kombi duhet te njesohet me Ethnosin se per interesa politike po degjenerojne identitetin dhe lirine e njeriut ne emer te Globalizmit, kur dihet fare mire qe Peshku I madh e ha te voglin dhe ne varesi te kohes apo interesave keto Shtete-Kombe nuk mund te rrezistojne.
    Per mua Kombi Amerikane, Australiane, nuk egzistone sic thote Presidenti I Amerikes por keto jane Shtete apo Republika te kombit Angleze.
    Me thjeshte ta kuptojme qe ne qofte se Kina pushton Meksiken dhe popullsia vendase d.m.th Meksikane eshte shume e vogel dhe atje ti vene nje emer p.sh Katraura shtet ky I qivernisur politikisht, administravisht, gjuha Kineze atehere kete ta quajme kombi I Katraures?
    Keto duhet te quhen Shtete qe per hire te se vertetes kombet apo Ethnoset kane lidhje me vendin ku banojne, gjuhen, kulturen, emrat, zakonet.
    P.sh Shteti Shqipetar, Shkupit, Mali I Zi, Kroacia, Serbia etj nuk kane lidhje me Kombin, p.sh Sllavet jane te ardhur atehere jane njesoj si Katraura nga Stepat pamvaresiasht se jane me te heret ne vendet e pushtuara se Turqit, Anglezet apo dhe shume te tjere.
    Kombi Ilyre nuk ka lidhje me sShtetin Shqipetare se ka mohuar direkt emrat 50%turke nga 100%emra Greke te pakten 1000 vjet Perandori Bizantine me identitet Greke, gjuhen e folur qe eshte pothuajse 80%Latine qe nga fjalet mik, armik, shtet, qytet, Republike, mal nga monte, madh nga megalo, veri nga voras, fryn era nga fisai o aeras, rruge nga road anglisht, plage nga pligi, mema ime nga mama mia, eja bujrum miku nga ella turkut amiko etj etj etj.

    1. Meli says:

      Ti cigane lere forumin shqiptar dhe komento te fourmi rom. Mos na ndot ketu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje