Një rrëfim për korentin, opozitën, prangat dhe fakirin debitor

29 Tetor 2014, 19:54Blog TEMA

Nga Edmond Bejtaj

Dëgjova të hënën  një ish-drejtues të PD-së që akuzonte Ramën se po terrorizon popullin e thjeshtë duke thënë se do arrestojë  hajdutët e energjisë elektrike.

Menjëherë sa dëgjova deklaratën e ish-drejtuesit demokrat nisa të përtyp me veten këtë dilemë:

– Unë jam popull i thjeshtë, dhe që prej kohësh që nuk mbahen mend, fatura e energjisë elektrike e shtëpise time, ka qenë rregullisht 2 deri 3 herë më e lartë sesa e familjeve të tjera të pallatit tim ( nuk paragjykoj askënd, secili i di vete hallet e tij ). Tani vjen pyetja, pra :- A duhet të ndjehem unë i terrorizuar nga kërcënimi i atij ‘legenit të gjatë’ !?

Përtej batutës dhe mendimit spontan po e marr pak më gjatë temën, meqë më ka dalë gjumi me orën e vjetër:

– Së pari, opozita duhet t`i lerë budallallëqet shekullore shqiptare dhe duhet t`i bashkohet aksionit të qeverisë për mbledhjen e detyrimit të energjisë elektrike të konsumuar në Shqipëri. Ato pare janë të shtetit që e prodhoi atë energji, e shiti, dhe nuk e arkëtoi . Pikë!

Dhe mos t`i shkojë mendja që në fushatën e ardhshme elektorale të bëjë budallallëqe nga ato që PD-ja i ka eskluzivitet, e të premtojë që nëse vjen në pushtet do i lerë të përkedhelurit e saj pa e paguar detyrimin për energjinë.

– Së dyti, unë energjinë e paguaj rregullisht, edhe pse fatura ime ka në mënyrë absolute vlerë të lartë, disa herë më të lartë nga të atyre që më rrethojnë, e që me gjithë përpjekjet e mia nuk ulet poshtë 80 mijë lekë të vjetra në verë, dhe 140 mijë në dimër. Por nuk më ka shkuar asnjëhere në mend të vjedh energji, as babait tim rahmet pastë nuk i ka shkuar, edhe kur shtrëngonte rripin për të plotësuar detyrimet ndaj familjes dhe vetes.
Madje nuk më ka shkuar në mend ta bëj as kur ajo ishte në mode dhe të tjerët e bënin. Dhe në këtë pikë gjumin e bëj top dhe mendoj se kushdo që e paguan faturën, nuk duhet ta çajë shumë kokën për fjalimet terrorizuese ( sipas atij ish-qeveritarit ) të Edi Ramës.

-Së treti, mendoj që ky është aksioni më serioz i ndërmarrë ndonjëherë nga ndonjë qeveri në Shqipëri në këto 25 vjet pos-tkomunizëm dhe si i tillë meriton seriozitetin më të madh, në rradhë të parë nga ata që e projektuan dhe po e zbatojnë. Që do të thote se pas këtij aksioni publiku duhet të informohet për rezultatet.

Natyrisht që ky nuk është një kampionat që të ketë datë fillimi e datë mbarimi, por sigurisht që debitorët e vjetër duhet të kenë një afat rigoroz shlyerje, përndryshe sanksionet duhet të jenë drastike ;- Por kujdes këtu :- Ashpërsia e masës të jetë në raport të drejtë me masën e detyrimit dhe Jo të vejë në burg dikush që ka dhjetë mijë lekë të vjetra detyrim dhe të shëtisë i lire ai që ka një milion dollarë detyrim.

– Se katërti, pardje para syve të mi u zhvillua një skenë për të ardhur keq: – Policia shoqëroi për në rajonin e policisë një punëtor të një kompanie që punon si nënkontraktore tek kompania ime. U njoha me faktin pasi më lajmeruan se kish ardhur policia në kantier. Shkova dhe policët më informuan me mirësjellje se për çfarë kishin ardhur. Më thanë se filani është një debitor energjie i skeduar prej dy vjetësh.
U kërkova me mirësjellje që ta linin të shkonte një herë në shtëpi atë hajdutin e energjisë, meqë e kanë të skeduar dhe nuk ka ku të veje, i garantova që ai kish në xhep aq lekë sa për të shkuar deri në fshatin e tij, dhe askund më larg, pra ta linin të shkonte në shtëpi të lahej, të hante, e të vente në burg si njeri ;- Më thanë se nuk mundeshin. E morën me vete ashtu siç ishte.

Kur shkova në darkë në shtëpi, dëgjova në televizor drejtorin e CEZ-it të deklaronte se nuk kanë arrestuar asnjë debitor të vogël. E siguroj unë drejtorin e CEZ-it që ai njeri është një debitor i vogël, për më tepër i skeduar prej dy vjetësh, që do të thotë se mund t`ia kursenin burgun duke ja prerë dritat që në vitin e parë.
Ose ta arrestonin ca muaj më parë. Sepse mendoj që arrestime të tilla si e këtij fakirit, nuk kanë ndonjë vlerë të veçante. Ngaqë jo gjithmonë, vreshtin e ruan frika.

(P.S. Edhe Zhan Valzhani i Hygoit ishte nje hajdut, por atë unë e admiroj)

1 komente në “Një rrëfim për korentin, opozitën, prangat dhe fakirin debitor”

  1. Eraldi says:

    Me falni qe nderhyj per komentin e ketij Bejtexhiut me siper, por kam nje pyetje shume te thjeshte per te. Kush i mbledh parate qe shteti Shqiptar ju ka njerezve?

    Apo parate tona dhe te njerezve jane falas dhe parate e tyre jane me kamate apo interesa?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje