Kjo është dita jote

2 Nëntor 2014, 14:37Blog TEMA

Nga Tedi Papavrami

 

Nuk erdha dot, po te pakten po studjoj mirë violine, keshtu qe edhe ti je me i qete!

Nga ana tjeter, nje Papavram njeherazi mbase mjafton per Shqipërinë e cila edhe pse mban shume, nuk eshte dhe kaq e madhe, nderkohë qe po bëhen 3 gjenerata që e ngarkojmë me mbiemrin tonë. Dhe në fund të fundit, kjo është dita jote, jo e imja.

Ne ditet e sotme gjerat harrohen gjithmonë e më shpejt. Edhe ne Shqipëri, vënd ku ti ke shumë me kujtime dhe shokë se unë, e kam ndjere veten ne nje pozite disi te çuditshme dhe jo të rehatshme duke vene re nevojen për të kujtuar meritën tënde të pakrahasueshme ne fushen e violines dhe te harqeve ne pergjithesi. Pas çdo muzikanti te mire ka nje profesor te mire dhe ne se muzikanti, kur eshte me fat, ka zakonisht nje profesor te tille gjate jetes se tij, ky i fundit mund te prodhoje me dhjetera muzikante te mire, gje te cilen e ke bere vazhdimisht, ne Shqiperi si dhe ne France.

Qe rastesi e çuditshme qe qellova une te behem me i njohuri nxeneseve te tu. Insistoj mbi fjalen rastesi sepse per sa i perket punes se shkelqyer qe bere me mua, ata qe kane punuar me ty ne te njejten periudhe e dine qe kerkesa, metoda dhe pasioni yt ishin te njejta per te gjithe. Ajo qe mbase ndryshon eshte fakti qe duke te patur njekohesisht baba, me ka hyre me heret dhe me thelle se tek shume te tjere pasioni yt per violinen dhe enderra e arritjes se diçkaje te perkryer ne kete fushe kaq magjike. Dhe pertej dijes dhe mjeteve qe dite te zhvillosh kaq mire per te bere te avancojne studentet e tu, eshte pasioni yt kaq komunikativ, i nje bukurije te pakapshme qe mbase te karakterizon me shume se çdo gje.

Por nuk po zgjatem me se fjalet ne keto raste nuk kane magjine e muzikes dhe behen shpejt te lodhshme per degjuesit. Po i kthehem studimit ashtu siç ma pate shkruajtur dikur mbi nje partiture, keshille te cilen kam vazhduar ta ndjek, nje shprehje kaq shqipe, mbi nje muzike kaq universale «Tedo mos u merzit, qaji hallet me Bahun»

Djali yt

16 komente në “Kjo është dita jote”

  1. Sulo Permeti says:

    Bravo djale per se mbari!

    1. emi says:

      Mburravec. Deliri i madh

    2. Djale hipokrit. Ky e ka trajtuar babain shume keq ne France. Vetem se gjeti nje me lek qe e mbante ne shtepi. Hipokrizia e Papavramit eshte e pafundme. Por dhe Rama jep cmime kot me kot. Shaban Demirajt as nuk i vajti per homazhe. Kendej jep cmime si rastesisht prindit te Tedit. Dhe nga aata eshte Rama qe i plas per Violinen.Demagogu

  2. Christ says:

    BUKUR
    Letra e nje djali artist,drejtuar atit te tij shpirteror…

  3. Perkthysi says:

    Kjo eshte gjuha e qytetarit te vertet shqiptare ,
    gjuha e rrespektit ,gjuha e kultures ,gjuha njerezore .
    Rrespekt per Fa.Papavrami .

  4. miri says:

    Respekte per Tedin dhe gjithe familjen Papavrami

  5. Harusha says:

    Bravo djale!!

  6. Armina says:

    Bravo djale por ne fillim do te them bravo babai se cfare shembulli dhe edukate i ka dhene te birit. Urimet me te mira per te gjithe Papavramet, me respekt kujtoj edhe gjyshin e Tedit, nje njeri me kultire te gjere po mbi te gjitha me nje shpirt te madh.

  7. MAJAKOVSKI says:

    Te lumte Tedi per arritjet dhe ju uroj te mbeteni larte. Shume bukur qe ne tere jeten do te mbeteni mirenjohes babait tuaj Robert Papavrami te cilin gjithashtu e uroj per vleresimin e larte te bere nga Kryeministri.

  8. Besniku says:

    Faleminderit te dyve.
    Nje falenderim te madh.

  9. babo says:

    Papavrami nuk duhet ta pranonte dekorimin nga duart e komunisteve te cilet i persekutuan familjen…..Egoiste, nuk paten respekt per gjakun, gjyshin e tyre……

  10. Pipi says:

    Fjale te medha nga njerez te medhenj.

  11. Aljor says:

    O Mu(t)ki,babaj i Tedit nuk ka pasur nevoje per parate e djalit,sepse jepte mesime private per violine dhe francezet mbanin rradhe per te patur nje profesor si

  12. Frederik says:

    Nje rruge ne kohen e duhur per diten e babait do vlente me shume se njemije letra respekti dhe qindra ore studimi . Mbase do ta kuptoje nje dite …

  13. ARUSHA says:

    FYTYRA E KETIJ ESHTE ME MORNICA , NUK KA GEZIMIN E MUZIKES ,NUK KA PATUR FEMIJERI DHE SHOKE , NUK KA VRAPUR RRUGEVE DUKE U BERE ME DJERSE DHE PLUHUR SI MOSHATARET , SEPSE BABAI I VODHI FEMIJERINE EDHE NE SHQIPERI EDHE NE FRANCE !
    JETEN E GEZOI VETEM BABAI I KETIJ QE SHETISTE DHE BENTE PUSHIME ME GRUAN E TIJ POR TEDI PAPAVRAMI JU HOQ GEZIMI DUKE E BERE ME ZOR TRADHETAR TE SHQIPERISE NE NJE MOSHE 13 VJECARE1!

    UROJ QE TE SHIKOJME ME NJE FYTYRE MUZIKANTI ME TE GJITHA NOTAT E MUZIKES NE SYTE E FYTYREN TENDE VIOLINISTI TEDI PAPAVRAMI SIKURSE I KISHTE RUAJTUR EDHE XHA VITALISI I REMIUT TONE TE DASHUR!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje