Nga Fatos Hoxha*
Unë e njoh Jamarbrin prej vitesh. I çmoj shumë mirësjelljen, thjeshtësinë dhe qendrueshmërinë. Janë cilësi që vështirë të ruhen kur njerëzit i përkasin sërës që i përket Jamarbri. Unë kam respekt për të, prandaj do më vinte keq nëse do të mërzitej nga ky shkrim. Ky shkrim, pavarësisht nga titulli, nuk është për të, është për PD-në.
Unë mendoj se Jamarbëri në tërë këto vite jete aktive ka shfaqur qartazi një të metë: ai ka një keqkuptim themelor për thënien: “njeriu nuk lind i ditur, por bëhet”. Kjo thënie shfaq me forcë dërrmuese sfidën, përpjekjen, mundin, energjinë, fuqinë, luftën, kalvarin, dështimin, ngadhnjimin që i duhet njeriut për t’u bërë ai që është. Kjo thënie është filozofi, është moto, ëshë eksperiencë. Kjo thënie nuk të lejon të bëhesh ambientalist, vetëm pse pi kafe me ambientalistë, nuk të lejon të bëhesh urbanist, vetëm pse një media të keqkupton dhe të merr seriozisht për të tillë, nuk të lejon të bëhesh politikan, vetëm pse vjehrri ka qenë politikan, nuk të lejon të bëhesh lider, vetëm pse servilët që ke vënë përreth të shesin për të tillë. Thënia se njeriu politikan dhe lider nuk lind por bëhet është po aq e vërtetë, sa ç’është e vërtetë thënia se, politikani dhe lideri nuk emërohen, por zgjidhen.
Para tri javësh vjehrri i Jamarbrit i dha lejen Jamarbrit që të bëhet politikan (konferenca e shtypit e datës 07.10.2014). Unë besoj se atë ditë Jamarbri, familja e tij, Luli dhe familja e tij, si dhe gjithë njerëzit që rrijnë rrotull tyre u gëzuan se Jamarbri u bë politikan. Unë besoj se të gjithë këta besojnë se fati i madh i trokiti atë ditë në derë Jamarbrit, si një e mirë e rënë nga qielli. Por politikan njeriu nuk bëhet në një ditë. Procesi është i gjatë dhe i mundimshëm. Prandaj unë po ndërhyj sot që ta kujtoj atë.
Vjehrri e ka nisur këtë proces herët, që në kohën kur filloi të fliste me “të gjithëfuqishmin” dhe kuptoi se çdo gjë e ka një fund dhe se fundi nuk ishte shumë larg. Autorizimi për të bërë Jamarbrin politikan, nuk ka lidhje me datën 07.10.2014. Ai fillon ditën që vjehrri projektoi “daljen e butë” nga skena.
Me Jamarbrin-politikan ka lidhje ajo që kundërshtarët e kanë cilësuar “kapja e institucioneve”, nga KLD-ja tek Presidenti i Republikës. Pa kontrollin mbi to nuk mund të kishte dalje të butë. Pa daljen e butë, Jamarbrin nuk e bënte njeri politikan.
Me Jamarbrin-politikan ka lidhje projektimi i një strategjie elektorale humbëse. Pa strategjinë elektorale humbëse nuk mund të kishte dalje të butë. Pa daljen e butë, Jamarbrin nuk e bënte njeri politikan.
Me Jamarbrin-politikan ka lidhje formatimi i një grupi parlamentar (më humbësi në historinë e PD-së) jo politik, pa dinjitet, të kontrollueshëm dhe të shantazhueshëm. Pa një grup parlamentar të tillë nuk mund të kishte dalje të butë. Pa daljen e butë Jamarbrin nuk e bënte njeri politikan.
Me Jamarbrin-politikan ka lidhje përzgjedhja dhe imponimi i pasardhësit, ka lidhje dhunimi i Statutit të PD-së, imponimi i një gare fallco dhe të manipuluar, ndërhyrja brutale në garë, kanosja dhe raprezalja ndaj mbështetësve të konkurruesit. Pa këtë manipulim nuk mund të kishte dalje të butë. Pa daljen e butë Jamarbrin nuk e bënte njeri politikan.
Me Jamarbrin-politikan ka lidhje kongresi antistatutor, me delegatë të emëruar dhe jo të zgjedhur, lista komike (cinike) e kandidatëve për Këshillin Kombëtar, votimi fallco dhe shpallja e rezultatit. Me Jamarbrin-politikan ka lidhje gëzimi i shfrenuar i ish-kryetarit për listën e Këshillit Kombëtar të Kryetarit dhe dëshpërimi i hapur i Kryetarit për të zgjedhurit e tij. Pa këto ngajrje nuk mund të kishte dalje të butë. Pa daljen e butë Jamarbrin nuk e bënte njeri politikan.
Së fundi, me Jamarbrin-politikan ka lidhje procedura e shpikur për “aplikimin” për t’u bërë lider, që Kryetari shpalli para disa ditesh publikisht. PD-ja po kërkon ekipin udhëheqës, por nuk di ku ta gjejë atë. Tek rregullat e statutit nuk ka besim. Nuk e gjen dot ekipin udhëheqës nëpërmjet tyre. Kryetari nuk ka këllqe të përzgjedhë ekipin e tij dhe t’i qendrojë publikish përzgjedhjes. Prandaj po bën thirrje publikisht: nëse ka ndonjë njeri që ka qejf të bëhet lider, le të vijë të aplikojë. Për t’u bërë nëpunës ka kritere, për lider jo! Për votimin të mos kenë merak. Siç treguam me prova në Kongres, ne dimë të kontrollojmë dhe votimin dhe rezultatin e tij. Vetëkuptohet se pa këtë procedurë “aplikimi” nuk mund të ketë dalje të butë. Pa daljen e butë, Jamarbrin nuk e bën dot njeri politikan.
Ky proces e ka pasur rezultatin e garantuar që ditën që nisi. Që ditën që nisi ai ka pasur vetëm një pengesë, vetëm një të panjohur: reagimin e demokratëve. Për këtë arsye u prishën rregullat e u ndryshuan. Siç u bënë një herë, nuk u bënë herën tjetër, me qëllim që demokratët të mos bëheshin kurrë faktor. Në çdo hap shpikej një gjë jostatutore, e padëgjuar më parë, por gjithmonë më “demokratike”, se e para. Një herë ishte votimi “një anetar një votë”, por pa lirinë për të votuar, pastaj ishte Kongresi sipas parimit të “vijës së masave”, por pa e lënë masën të zgjidhet sipas rregullave, tani është “aplikimi i lirë”, por pa kritere dhe llogaridhënie. Në të gjitha rastet rezultati ka qenë po ai: demokratët nuk kanë pasur mundësi të zgjedhin. Edhe më datë 6 nëntor demokratët nuk do kenë mundësi të zgjedhin, sepse po të kenë mundësi të zgjedhin nuk do të ketë dalje të butë. Pa daljen e butë, Jamarbrin nuk e bën dot njeri politikan.
Jamarbri ka një keqkuptim të thellë për thënien: “njeriu nuk lind politikan, por bëhet”. Unë besoj se Jamarbri do ta vuajë këtë keqkuptim. Nuk do bëhet dot politikan edhe pse të gjitha gjasat janë se do ta bëjnë të tillë. Por unë besoj se në këtë histori ka një keqkuptim akoma më të madh e më të rëndë: keqkuptimi i të gjithëfuqishmit të PD-së, i cili beson, se mjafton që ai ta dojë dhe të bën politikan. Këtë keqkuptim kanë për ta vuajtur Demokratët.
Që të bëhesh politikan duhen frymëzim, përkushtim, përpjekje, mund, energji, fuqi, luftë, dështime, ngadhnjim, vetmohim, sakrifica dhe vendosmëri. Por edhe këto nuk mjaftojnë. Pasi të kesh këto, duhet të kesh aftësi të frymëzosh, të jesh popullor, të bësh për vete, të bindësh dhe të udhëheqësh. Duhet Karizmë! Nëse demokratët do e kishin në dorë të zgjidhnin, atëherë të tillë do t’i zgjidhnin udhëheqësit e tyre.
Por demokratët më datë 6 nëntor nuk do kenë asgjë në dorë. Prandaj Jamarbri do zgjidhet politikan.
*Marrë nga Shqip
Puna eshte se ca te verteta te hidhura duhen thene shqip qe kjo skote e qelbur e cila s’jeton dot pa pushtet, te shmanget sa me pare qe te jete e mundur. Per te miren kryesore te PD si parti pushtetare me alternativen e vet, por edhe te Shqiperise e cila partite e pusghtetit duhet t’i kete paksa te besueshme e jo mafioze sic eshte kthyer fatkeqesisht PD.
Me vjen keq, por edhe ju zoti Hoxha jeni shume larg dijes. Politika nuk eshte profesion, nuk eshte zanat, dhe ju qe e keni filluar ka dash ai drejtuesi qe u bet “politikan”. Politik ben kushdo ne jeten e perditshme, edhe ne shtepine tende behet politik por ne nje shkalle me te vogel. Politik do te thote te marresh vendim, dhe ti dhe gruaja jote perdite merrni vendime se çfare do beni, si do shpenzoni, ku do te argetoheni etj etj. Politika nuk eshte shkence ashtu siç e kane kthyer sot “elita” boterore. SHkurt, ti nuk je me i mire se jamarberi dhe po ashtu se nje hidraulik apo elektriçist apo nje bari. Ceshtja eshte se ne kete sistem antinjerezor ju jeni domethen politika eshte problemi kryesor pasi ne nje sistem qe bazohet ne njerez me koshjence humane ky “profesion” nuk ekziston, as juristet dhe avokatet, as vampiret bankjere, ky eshte realiteti!
@ qytetar….moos harro veten…po te mos ishe ti dhe te ngjashmit e tu bota do ishte ndryshe…
ORE FATOS ,A DO TA ZGJEDHIN JAMARBERIN APO JO ? SE NUK E THE QARTE.!!MEGJITHATE E LAGU SE LAGU BISHTIN SKILJA ESHTE KJO PUNE……NESE E ZGJEDHIN,PD PRFUNDON SHOQATE.NESE NUK E ZGJEDHIN PERFUNDON SHOQATE GJITHASHTU.(AI STAN ATE BYLMET KA).
E zgedhin,e zgedhin!se PDja sot eshte vetem nje mbeturine e regjimit qe larguam sepse jamaberi prishi shtepite e njerezeve per te glaberuar Rivièren shqiptare ,shiti gruan per nje pozite,e tash na shet bijen per nje post!….
Sigurisht se shqiptaret nuk do e votojne,pervec ndonje serbe te shqiperise!
Po do ta zgjedhin se politika ne PD eshte komanduar nga Serbia. Prandaj Ashtserbi dhe familja e tij kane simpati per serbet. E pat besoj qendrimin e vajzes 21 vjecare te ketij Ashtserbi. Dasara kritikoi ashper qendrimin e kombetares tone ne Beograd. Kush e mesoi Dasaren te fliste ne ate menyre? Sigurisht Ashtserbi me Argiten, miqte e ngushte te Fazlliqit. Pradnaj Ashtserbi do te zgjidhet ne kryesi te PD-se.
Pash besen kush ti shkruan artikujt, se ti nuk i shkruan, ajo dihet.
Me siper thoni ,qe te behesh politikan ,duhet frymezimin ,perkushtrim,perpjekje,energji ,deshtim ,por edhe keto nuk mjaftojne ,pasi
duhet te kesh dhe frymezimin popullor .etc etc…..
Mendoj qe te gjitha keto cilesi qe ju i keni rreshtuar ,Rama i ka ,por fatkeqsisht ai nuk eshte politikan .Gjithashtu Berluskoni kishte vetite e kerkuara te nje politikani ,por politikan nuk u be kurre .
Njerzit e zgjuar lindin dhe nuk behen.
Shqiperia calon me politikanet e saj, sepse jane futur njerez te korruptuar
per qellime perfitimi ,qe jane te mbushur plot me karizma dhe ky vend dihet si ka katandisur .
Fakti eshte qe politikanet tane ,po veshtirsojne gjithnje e me shume jeten
e popullit.Politika jone po tregon nje mosperfillje per qytetaret.Kjo do te
thote qe ata nuk kane kulture politike ,jane injorant ne politike.
Politika per ato eshte nje privilegj ku ata mund te pasurohen.
Nje politikan i mirfillte duhet te studioje e te jete i pregatitur ,ashtu sic studiojne dhe lexojne te gjithe liderit e huaj ne lidhje me politiken,
qeverisjen ,demokracine,Ekonomine .Politikanet duhet te jene kembengules ,per te perfituar kulture politike.Politikanet tane nuk e kane idene e ketyre librave.(pervec librave te Marksit)
Politikanet tane e konsiderojne politiken si profesion te perhershem dhe jo
si nje proces tranzicioni.
Persa i perket vetive te nje politikani qe rreshton ky zoteria ,ato shpesh i kane shume politikane te mbushur me hipokrizi.
Politikan nuk mund te behet kushdo ,por nje njeri qe eshte i perkushtruar
studimeve ne fushen e diplomacise .
Po kur mendon se je politikan ti o njeri qe ke zbrit nga malet vajmedet mo. Kokrra injorantit
“Politika eshte fusha ku njeriu zhvillohet”-thote James Hillman.Ne kete kuptim politikan mund te behet gjithkush,mjafton te kete sensin e tolerances dhe ti besoje nje aveniri qe sjell ekuilibra te reja.Natyrisht qe nje person i tille duhet te sakrifikoje te gjithe kohen e tij ne sherbim te agjitacionit dhe pjesmarrjes se perditshme ne debatet mbi zgjidhjen e problemeve.Keto jane shinat e politikes ne teori.Ndersa praktikisht politikan behesh kur ke para dhe je agresiv,paguan per reklama,paguan edhe voten dhe behesh me i madh nga ç’ishe,behesh vendimarres.Po pate biznese domosdo qe do kerkosh te aprovohen ato ligje qe jane ne interes te bizneseve te tua.Ky Jarabia qe permendet ne shkrim eshte nga keta politiksat reale,nga keta te dytet dhe do zgjidhet qe ç’ke me te se eshte ne fushen e tij te lojes.Me vjen keq qe autori qenka lodhur kot,jane cagjera per te cilat basti nuk ia vlen te behet.
Ne se e ke bere vet te lumte, paske mend, po qe se nuk e ke bere vet, s’ di c’te them, vazhdon vjedhja…
LARUSH BALASH !!! A ke nje mendim te shprehesh per temen e mesiperme ???
Kur nuk ke ,mos u merr se cfare shkruajne te tjeret .(Tipik injorat)
Ju zoti Hoxha, keni rreshtuar nje seri karakteristikash qe duhet te kete nje person per tu bere politikan, por nuk keni thene ate me kryesoren, te kete nje doze te theksuar idealizmi. Pa kete doze, veshtire te quhesh politikan, mund te quhesh “njeri qe flet per politike”. Shifi politikanet ne bote qe jane bere simbol i politikanit te paster me vizion te gjere demokratik, nje fare pike referimi,”ylli polar” politik; jane Ruzvelt, De Gasperi, Adenhauer, De Gaulle, Helmut Kohl, Tony Blair, sot Angela Merkel etj. Krahasoji keta, me “politikanet” shqiptare te ketyre dekadave ku ti ke qene ne politike; ka nje humnere ne mes tyre, “politikanet” shqiptare ngjajne si banda gabelesh, si qen zorresh te leshuar nga zinxhiri, per te kapur ndonje kocke. Shembull eloquent eshte familja qe i referohesh ti ne shkrimin tend e shume te tjere si ata. Te shpresojme qe ne te ardhmen shoqeria shqiptare te nxjerre njerez me vlera morale, intelektuale, shpirterore etj. qe te quhen politikane.
SA BUKUR I QENDIS KOMANDANTI KTO SHKRIME. E KAM PAS THEN UNE QE DO JETE E ARDHMJA E ATDHEUT.CNA DUHET JAMARBRI KUR TE KEMI TY O KOMANDANT. KUR DO VISH NDOJ DITE NGA KUKSI.