Kur Gjegj Fishta kritikonte shqiptarët, i plaste shpirti pse qenë aq të ndarë e aq të përkulur, dhe aq shumë punoi që t’ua dridhte ato në palcë, për më shumë forcë e më shumë guxim, për të qenë më shumë njerëzor- përmbi veten për të tjerët. “Bijtë e luftës” shqiptarët komunist e vranë të gjallë e të vdekur e i thanë tradhtar. Edhe Konicën e mbiemëruan tradhtar, pse pati gojë dhe foli. Edhe atë e vranë bijtë e luftës përparimtare, partizanët patriotë. Thanë se foli keq. Se prishi imazhin e shqiptarëve dhe të atyre që krijuan vlerat e para intelektuale ndër shqiptari.
Sepse shqiptarëve u pëlqen të shukatin. Le të vëzhgojmë vetëm imazhin ideal.
Transformimi në kulturën shqipe e ka kontaminuar atë. Shoqëria e kontaminuar ka krijuar politikën e kontaminuar. Helmi me të cilin politika e ushqen shoqërinë, është substanca bazë të cilën vetë me duar ia dha. Prandaj sot, burrat e gratë e shtetit janë komod.
Tallavaja e shoqërisë është tallavaja e politikës, tallavaja e politikës, është tallavaja e shoqërisë. Sevdaja e njëra-tjetrës rri në raport të ndërsjellë. Skandalet e njërës janë skandalet e tjetrës. Pushtetarët, intelektualët, punonjësit, hoxhallarët e klerikët, janë të njërës e të tjetrës. Skandalet janë të tyre dhe janë ato që mbushin të çarat e shoqërisë e të çarat e politikës, duke u shndërruar jo rrallë në groteskë. Por, sadakaja e njërës nuk është edhe e tjetrës. Ndoshta!
Skandalet e mediave janë skandalet e kësaj shoqërie, janë plasjet e saj, sepse ajo e ushqen. Po skandali i shoqërisë shqiptare është se ajo është e pagojë, një memece e pafytyrë që asnjëherë nuk ka fytyrë të reagojë, të dënojë. Kultura në transformim ka transformuar edhe gjuhën, edhe normat, konceptet e edhe moralin. Ka transformuar njeriun shqiptar që s’guxon të thyejë heshtjen. Popull qyqar!
Efektet janë të mëdha e sillen në një qark, ajo që kemi krijuar është një përbindësh i plotfuqishëm politik. Që edhe kur të rreh të urdhëron të zgërdhihesh, edhe kur të sulmon të urdhëron ta përqafosh. Derisa ta rrisë dhe më shumë fatalizmin e pesimizmin. Hipokrizia ngrihet në mbisundimin e ideologjisë nacionaliste për të cilën e me të cilën kapen aq fort elitat politike e kulturore në Kosovë e në Shqipëri. Populli u duhet qyqar sepse vetëm kështu ua shpërlajnë trurin, duke i bindur në mënyrë sistematike se ata nuk janë qenie individuale, nuk janë asgjë përballë interesave të kombit, për të cilat këto elita “punojnë”. Po ku është shteti? Mbi ç’këmbë e mbi ç’krye po rron? Kjo elitë politike, e cila ka 15 vjet që nuk punon për të pakësuar varfërinë, e për ta ngritur mirëqenien e shoqërisë, e polarizon atë, për të mos e parë shembjen e shtetit. Sepse elitat e fuqisë politike nuk i konsiderojnë qenie individuale njerëzit e zakonshëm. Popull qyqar do të thonë! Populli qyqar i duhet trurit politik, për t’ua lehtësuar qoftë hipokrizinë, qoftë ideologjinë e qoftë vetëm diskursin.
Situata “e rastësishme” e muajve të fundit është fytyra jonë. Merita jonë. Ajo që kemi grumbulluar duke duruar. Siç është situata prej 15 vjetësh kryesisht merita e jona. Imazhi i njeriut të lumtur e njeriut përparimtar nuk ka asnjë gjasë të mbijetojë në demokraci.
Ndoshta jemi kaq të pagojë, për shkak se na kanë quajtur si shumë tolerantë e ndoshta vetëm pse nuk kemi guxim. Prandaj zgërdhirja e politikës karshi “qyqarëve” të popullsisë duhet të përpihet çdo ditë. Derisa kjo elitë të kuptojë krizën e tmerrshme në të cilën jemi.
Heronjtë real të shoqërisë kosovare janë larg elitave e hipokrizisë. Por, barra e zgërdhirjeve u bie në shpinë. Askush s’e falë lirinë, askush s’ta falë drejtësinë, po nuk e deshe. As qenie individuale dhe asgjë. Popull qyqar do të thonë! Vetëm fol!
*Zëri
Skelet – je pak si vone per tu kthyer ne jete …
-i tha Doktorri pasi degjoj ate ze fentazme,
pas hapjes se zvarritur te deres ,qe erdhi nga ajo kerrcitje frikeshme e asaj bote horr-or …
Saktë e qartë!
Përgëzime Blerina!
Shume e vertete, disa njerez jane shume te rende per kete toke te bekuar, te lumte vetem vazhdo.
O blerim rugova,nuk jan shqiptaret qyqar ,por qyqarte jan ne kryesi e shqiptarve dhe historjanet shqiptar sa nuk e shkruejne historin ton te vertet,per ata jemi te shpernda,kryetart dhe historjane po shkojne drejte interizt te otomanve dhe serbogrekve dhe malazezve.Kjo gja o vllazen shihet dhe muce ta vertetoni ne cdo aspekt deri sote.
Cudi e madhe me keta kosovaret. Shkruajne per Kosoven dhe e fillojne shkrimin me Shqiperine. Ngelen duke share komunistet e partizanet shqiptare qe vajten e luftuan, qe derdhen gjakun e tyre ne ato troje. Po shani more komb kosovar njehere vellezerit tuaj komuniste serbe, se ata u a futen me Fadil Hoxhen ne krye. Po u bashkuat me gjermanin more me dy divizionet “Skenderbeu” e “Kosova”, e luftuat kunder vellezerve tuaj partizane. Edhe Shaban Polluzha beri te njejten gje. Ne vend tu binte komunisteve serbe, u ra partizaneve shqiptare. Kurse ne ajo lufte qe beme, ajo aleance e madhe me amerikanet, anlezet e sovjetiket na dha shansin te kishim shtetin tone, atdheun tone e tuajin. Po thoni ndonje llaf te mire mor te uruar. Edhe kur doni te shkruani per idiotesite e politikes kosovare, e filloni shkrimin me te keqen qe i kane bere Fishtes e Konices komunistet. E qe ta dini mire, ne ne Shqiperi e kemi dashur dhe e duam edhe Fishten edhe Konicen, edhe Qosen edhe Kadarene. Boll se na i shpifet.