Kryetari i Partisë më të madhe të opozitës, Lulzim Basha, i qenë ditën e martë present në një forum me gratë sipërmarrëse, ka shfrytëzuar rastin që të bëjë sërish thirrje, në emër të opozitës, për protesta mbarëkombëtare.
“Më shumë se asnjëhërë njerëzit sot po bashkohen në konstatimin se është më shumë se kurrë koha për ta ngritur zërin në protesta, që s’kanë natyrë politike, por janë për bukën e gojës, për mbijetesë.”, është shprehur ndër të tjera Lulzim Basha, duke përmendur se merr dhjetra mesazhe në ditë, kryesisht nga gratë, të cilat po humbasin vendet e punë.
Motivi për të cilin ai i ka bërë thirrje qytetarëve për të protestuar, së bashku me opozitën, ka qenë rritja e papunësisë, rritja e çmimit të energjisë dhe e taksave, rritja e varfërisë, por edhe kthimi i shtetit të së majtës në policor e masat ndëshkimore të qeverisë ndaj biznesit.
“Këto janë protesta për bukën e gojës, këto janë protesta për të drejta të mohuara arbitrarisht. Nuk mbledhin paratë për energjinë. Cila është zgjidhja? Rrisin çmimin e energjisë, heqin fashën mbrojtëse. Po dy milion e njëqind mijë shqiptarë që preken nga kjo, me çmime që mund të shkojnë deri në 70% më të larta, se ato që paguajnë sot, problem i kujt janë?”, kanë qenë të tjera fraza të artikuluara nga kryetari i opozitës demokratikase.
Janë fraza të njohura, janë artikulime të njohura, janë thirrje të njohura sikurse nuk është e para herë që kreu i opozitës e shfrytëzon aktivitetin me grate biznesmene për të bërë thirrje për protesta. Kështu thirri opozita edhe kur morri vendimin e braktisjes së parlamentit, edhe kur refuzoi për tu rikthyer në sallën e braktisur, edhe kur ministri Saimir Tahiri komunikoi vendimin e qeverisë për t’i shpallur luftë rrokopujës rrugore. Por edhe kur forcat e policisë goditën kazinotë, lloto sportet dhe lojrat e fatit që nuk shlyenin detyrimet, apo kur INUK nisi shkatërrimin e çamurit të bërë me ndërtimet pa leje. Madje nisi të belbëzoj të njejtin reagim edhe për betejën anti-kanabis të qeverisë ndaj Lazaratit, por që nuk ja doli ta shndërronte në thirrje për protesta masive për shkak të këmbanave inkurajuese për qeverinë, që erdhën nga përfaqësues potentë të qarqeve politikbërëse ndërkombëtare.
Thirrjet për protesta, që opozita u’a adreson taksapaguesve shqiptarë, here nëpërmjet kryetarit “të vjetër” Berisha e here nëpërmjet të riut Basha, janë bërë aq bajate, saqë sa herë që nëpër ekrane shfaqen “ushtarë protestues” të saj njerëzit ironizojnë me shprehjen:”Shih kur të na thërrasin për protesta”, megjithse opozita në jo pak raste është në të drejtën e saj. Pra, në këtë rast nuk është opozita që ka humbur busullën, por janë taksapaguesit, të cilët megjithëse të goditur nga gjëndja e vështirë ekonomike-financiare që po kalon vendi, nuk ja vërshëllejnë. I injorojnë thirrjet e saj, duke mos e ndjekur pas. Duke qendruar indiferentë, duke mos iu përgjigjur hovit djaloshar të kryetarit të opozitës.
Sepse, megjithë sforcimet dhe sakrificat që kanë bërë e bëjnë strukturat e opozitës për të mbledhur sa më shumë protestues nëpër sheshe, edhe atëherë kur ja kanë arritur të mbledhin, të grumbulluarit kanë qenë me shumicë kontigjente partiake, domethënë militantë të spektrit të partive opozitare, e jo popull, në gjithë kuptimin e fjalës, jo taksapagues. Jo njerëz të dalë me dëshirë nëpër sheshet e protestës për të shprehur pakënaqësinë ndaj rritjes së çmimit të energjisë dhe e taksave, ndaj rritjes së varfërisë, ndaj masave ndëshkimore të qeverisë ndaj biznesit, kthimit të shtetit në policor e korrupsionit që ka mbërthyer administratën etj. mungesave e plagëve që vërtetë janë prezente në këtë periudhë të vështirë që po kalon vendi. Madje edhe brenda vetë militantëve pjesëmarrës nëpër protesta dominojnë ata që ja kanë parë hairin militantizmit, apo që janë viktima të Rilindjes.
Pse ndodh kjo? Përse njerëzit e thjeshtë,takspaguesit, ata që realisht po i vuajnë privacionet nga prezenca e të tilla plagëve, nuk i bashkohen thirrjeve të opozitës shqiptare, sikurse duhet të ndodhte në një shoqëri demokratike, ku opozita është strumbullari rreth të cilit bashkohen gjithë hallexhinjtë? Përse bëjnë shurdhin, madje edhe i ironizojnë artikulimet e përfaqësuesve të opozitës, kur duhej të ndodhte ajo që ka ndodhur në vitet e para të fillimlëvizjes antikomuniste, kur pjesa e pakënaqur nga mënyra sesi kishin qeverisur komunistët u derdh lumë shesheve e rrugëve e grumbulluar rreth po kësaj partie, pa i bërë thirrje as Sali Berisha, dhe as ndokush tjetër në moshën e Lulzim Bashës.
U derdh nëpër sheshe dhe iu bashkangjit Partisë Demokratike, që ishte foshnje ndër shpërgej, pasi bashkimi i pjesëve të pakënaqura të popullsisë me opozitën protestuese është loja më e mrekullueshme që të ofron sistemi pluralist. Sikurse është, po pjesë e kësaj lojë, edhe braktisja, mosndjekja nga pas e shumicës së pakënaqur, që është bindur se nuk mund të ketë fitore kur në fushën e lojës opozitare janë po të njejtët lojtarë, që kur qenë në pushtet luajtën vetëm për interesat e veta e të klaneve të tyre. Që duan ti shfrytëzojnë protestat për të mbrojtur veten, nga ndëshkimi për zullumet e bëra gjatë qeverisjes, që nëpërmjet protestave masive kërkojnë të mbajnë peng ngritjen e shtetit ligjor tç cilit i trëmben etj. Gjë që, për takspaguesit don të thotë garanci për të humbur edhe atë pak miell që ka mbetur nga kjo mender demokracie e ky mender shtet ligjor që ka lënë tarshëgim opozita.
Opozita që më së fundi bën thirrje për protesta masive për bukën e gojës, ndërkohë që edhe pse ka pjesën e madhe të fajit për gjithë këtë katrahur antiligjore, në të cilën ndodhet vendi, zgjedh si armë të betejës politike bojkotin,që nuk bën tjetër veçse mban peng ecjen përpara të vendit. Dhe është pikërisht kjo “pabukësi” politike e opozitës, qenia fotokopje e paretushuar e strategjisë së të shkuarit Berisha politikë dominuese edhe prej të riut Luilzim Basha që i bën shqiptarët e mbetur pabukë të preferojnë më mirë qëndrimin larg dhe injorimin e thirrjeve për tu bashkuar me opozitën në protestat për bukën e gojës.
Pikes i ke ran shoku gazetar. Sa te jete fytyra e Sali Berishes si maske ne fytyren e Lulzim Bashes as qe ka per te qene e besueshme opozita.
Xhovi,xhovi,xhovi duan te mbrojne copen e madhe te bukes se tyre keta birbot e opozites,si themi ne nga Berati im dhe i joti, qe bejne sikur i vjen keq per buken e gojes se njerezve. Harrrrrrrrrraaaaammmmm besimi qe i dhame ne 1992. Pse ka akoma qe i besojne xhovi ne keto qe thone…?
Shume sakte. Bravo Shyti.
Tanime njerezit kuptojne cdo gje. Mendoj se pavaresisht sakrificave, populli do e mbeshtese gjeresisht koalicionin e majte. Rama flet dhe vepron. Te vuajtur se te vuajtur, por te pakten i a vlen te vuash pak e te besh shtet qe respekton njerezit. Fatkeqesia e ketyre qe dalin e flasin apo bejne thirrje ne emer te opozites per protesta eshte se vete jane te kamur, jame majmur ne kurriz te popullit dhe nuk mund ta kuptojne qe populli i ka ndeshkuar, biles me shume mllef.
Fitorja me e madhe qe realizoi koalicioni Rama-Meta eshte se njehere e pergjithmone i u tha “STOP VJEDHJES SE VOTAVE”, e atij turpi qe na mbuloi per 21 vjet e qe deformoi vullnetin e popullit shqiptar.
Punet kane marre per mbare.
Analize e sakte.
Te gjith jane te bindur qe tashme punet ne Shqiperi kane marre per mbare. Shqipetareve pervec anes materiale i eshte vjedhur nderi, dinjiteti, i eshte vjedhur per 23 vjet rresht vullneti per te vendosur ne qeverisje njerezit e duhur. 23 qershori 2013 do hyje ne histori si data qe shenoi fundin e turpit te vjedhjes se votes se qytetareve, si diten qe shqiptaret vendosen vete per fatet e tyre, ndryshe nga me pare kur fatet e ketij populli vareshin nga bandat qe manipulonin zgjedhjet. Tani po na degjojne veshet gjeta monstruoze, si psh ish kryetari i komisionin qendror te zgjedhjeve nje ish i denuar per mashtrim, per universitete piramide qe cvatnin te varferit, per nepunes qe merrnin rrogat duke jetuar jashte shtetit, per bashkepunim te politikes me Lazaratin etj. Dhe pikerisht keta qe sollen kete katrahure rreken se mos shfrytezojne keto veshtiresi te perkoheshme qe diktojne reformat, per te thirrur njerezit ne protesta. Jo askush nuk u bashkohet ketyre protestave pasi Rama po flet hapur, po tregon te verteta rrenqethese dhe eshte i angazhuar qe ta nxjerre Shqiperine nga kjo humnere ku ka rene. Mjaftojne vleresimet pafund te nderkombetareve.
Reformat pa tjeter kerkojne sakrifica, por i a vlen te sakrifikosh per te siguruar nje te ardhme te sigurte.
E tmerrshme eshte se sakrifikuam per 23 vjet rresht dhe e gjitha shkoi bosh. Vagabondet u pasuruan ndersa Shqiperia e varfer ra ne gremine.
Jemi optimiste.
Nuk eshte tamam koment i goditur mer si shembull vetem politikanet e opozites po ti shohesh te gjithe pushtetaret kur flasin per populin thone Ata (populli) asnjehere nuk e perfshijne veten e tyre duket sikur nuk jane pjese duket simur jane nje popull me vete qe nuk ka lidhje me hallet e popullit te per te cilin flasin dhe te cilin perfaqesojne. Vazhdoni votoni njerez.