Nga Ben Andoni*
Mund të jesh njeriu më i habitshëm, nëse mendon e thua se presidenti i sotëm shqiptar Nishani, do mund të mbahet mënd ndonjëherë pas mandatit për ndonjë gjë. Veç paaftësisë së tij para shumë situatave, që e kanë bërë gati qesharak. Si ai, një pjesë e madhe e zyrtarëve shqiptarë që janë ngjitur në poltronat më të mëdhenj të strukturës shtetërore, as s’mbahen mënd për ndonjë gjë. Këtë e provon kur shikon CV-të e shumë syreshëve dhe habitesh se aksh person ka qenë ministër tre herë, zv/ministër një sërë herësh, rëndom në fusha që s’kanë pasur lidhje fare me shkollimin e vet. Por ç’ka të bëjë kjo me presidentin? Në fakt, asgjë. Përveç një fakti të thjeshtë statistikor, që ka pak presidentë që janë kundërshtuar si ai, dhe edhe më pak në historinë e Shqipërisë, që janë ballafaquar me një profil kaq të ulët sa presidenca e tij. Artikulimet publike në festat e rëndësishme, heshtja në rastet flagrante kur duhej folur dhe e anasjella, e kanë bërë jo vetëm të tregojë një profil që s’i përshtatet vendit, por më shumë se kaq, të tregojë se vërtetë ka qenë një zgjidhje e keqe, qoftë dhe për ata që inincuan vendosjen e tij në atë poltron.
Çfarë mund ta rregullonte disi, atë pjesë të mbetur dhe mbase krejt presidencën e tij?! Pothuaj asgjë, përveç ndonjë aktiviteti ku të angazhohej realisht. Është e vërtetë, se mbështetësit e tij të pakët të kujtojnë se ai është mbrojtës i Kushtetutës, por në shumë raste edhe kjo s’ka mjaftuar. E një mësim mund ta marrë nga Kosova dhe pikërisht nga një kohë e errët për të dhe këtë na e jep jeta dhe puna e akademikut Anton Çeta, presidentit pa ofiq të Kosovës. Dhe, jo vetëm për të. Ai shkoi ngado dhe përcolli falë kulturës së tij të madhe dhe formimit, atë që mund të bënte më mirë. Zbriti në terren dhe arriti të pajtojë familje të shumta në Kosovë, zhytur në gjakmarrje, pengoi hakmarrjet dhe mbeti në kujtesën e shumë njerëzve, si njeriu i popullit. Një e tillë rrugë është nga të pakat, e cila i shkon tagrit të Nishanit si qytetari i parë i vendit, e ku institucionet e kanë të vështirë të futen. Ndoshta, është pak e vështirë për të personalisht, por mund ta ininconte me njerëz, që vërtetë e duan këtë vend dhe jo me militantët partiakë me të cilët mbushi stafin e vet.
Argumenti mund të ngjajë pak si jashtë kontekstit të kohës, por plaga e gjakmarrjes dhe hakmarrjes, e ka kaluar masën dhe po na tregon disi barbarë dhe anakronikë para bashkëkohësve evropianë. Të mendosh se në Shqipëri sot janë mbi 600 familje të ngujuara dhe plot 83 shoqata që janë të interferuara në problematikën e tyre! E plot 76 milionë Euro që derdhen nga donatorët e huaj për këtë fenomen, të kap tmerri. Një iniciativë e institucionit të vet, mund ta bënte shumë mirë dhe do të justifikonte dhe presidencën e tij të dobët. Por do ishte dhe një mundësi që presidenti Nishani të mbahej mënd, për diçka, ku askush realisht s’ka mund t’ia dalë në vend. Dhe, të mendosh, duhen vetëm dy fuoristrada dhe një zemër të mirë, thoshte dikur një nga krerët e shoqatave të Shkodrës, që u vra për këtë punë. Ajo nuk kërkon aksione, që Ekzekutivi i bën lehtë thjesht me urdhrin e Ramës, ajo do thjesht shpirt dhe përkushtim, gjëra që një arsye e kujdesshme dhe pragmatike i bën. S’është shpejt, por as aq vonë, që Nishani të ndihmojë lirimin e një plage dhe të kërkojë me të drejtë, pas këtaj, një vend paqe në histori. Por, kuptohet, nëse dikush do të dijë vërtetë t’ia hapë të vërtetën para syve, presidentit tonë të habitshëm.
Kozmopolitet shqiptare – te gjithe,paperjashtim,bij te baballareve komuniste,mbeshtetes besnik te regjimit te atekohshem – te vetedijshem per cenin “biografik”,mbrohen pikerisht me ate qe baballaret e tyre paten bere kerdine;dmth,qe “ne nuk duhet te paragjykohemi per nga prejardhja,si ne komunizem”…!!!-Ky eshte kulmi i cinizmit.
Po,nejse.Ajo qe dua te them sot,ka te beje me birin biologjik,por edhe politik, meqe i biri eshte i majte ashtu si i ati,te Piro Andonit,me Ben Andonin;autorin e ketij shkarrashkrimi anemik.Per te gjithe ata qe nuk e dine,babai i Ben Andonit,pra Piro Andoni,eshte ai zuzari qe gjeti “proven” e tradhetise se Mehmet Shehut!!Merreni me mend se me cfare soji te peshtire zuzaresh kemi te bejme.
Te nderuar lexues,ka shume rendesi perkatesia familjare ne keto raste.Mos degjoni zuzaret kozmopolite fallce,qe mundohen me njemije menyra qe ta banalizojne kete fakt me perndjekjen klasore ne diktature.Per kete ju them nje fakt: te gjithe bijte e baballareve komuniste(internacionaliste) jane kozmopolite.Ky eshte fakt.
Dua t’ju them edhe dicka tjeter.
Ky rrufjani,Ben Andoni,duket dhe eshte njeri i urte e qytetar korrekt.Eshte e vertete.Por,mos harroni,te gjithe anetaret e Byrose Politike ishin njerez te urte e te bute,qytetare te sjellshem,korrekte me fqinjet e me te gjithe.Por,ishin pikerisht keta “njerez te urte” qe me nje firme dergonin me mijera e dhjetera mijera njerez te pafajshem ne litar apo para togave te pushkatimit…!!!
Jua them keto,sepse nuk duhet te genjeheni nga keta kozmopolite fallce,zemerzinje,zemerkatrane;qe flasin per vellazeri popujsh,por urrejne gjindjen e vet.
Ben Andoni,ashtu si pisi Ardian Vehbiu dhe fshatari kozmopolit Mustafa Nano,jo vetem qe jane kunder bashkimit me Kosoven,por militojne kunder tij me kembengulje.
Dukesh sh. i shqetesuar nga ky artikull sh.i mire.As qe e njoh kete djale,por vleresoj produktin e tij.Ti po e sulmon me shkulm kete person ,se eshte i biri i filan fistekut,apo se cfare ka shkruajtur.dukeshqe ke mendesi te vjetra e te prapambetura.
Do te ishte mire te ishe vetem 24 vjet prapa.por je shume me teper dhe me ate mendesi qe ke ju dhe nje pjese jo e vogel e shoqerise qe na’ sollet’ ‘demokracine’ tuaj po mbani peng shoqerine’ Harroni” te kujtoni mbi 25 mije njerez te vrare ne keto 24vjet per arsye nga me te ndryshmet harroni mbi1milion e gjysem shqiptare qe kane ikur nga syte kembet per te mos u kthyer kurre harroni mijra shqiptare te mbetur maleve ne kufirin me Greqine.harroni qindra ose mijra te mbetur ne fund te adriatikut.harroni per mijra te vrare apo ngujuar {se I ngujuari eshte “vdekur”}mbas vendosjes se “demokracise’tuaj.Ju nuk harroni por si duket keni kapur nje pozicion te mire eonomik duke ndenjur ne shtepi dhe duke mare kredi paperqindje ne filim te vite ve 90 dhe duke mos e kthyer kurre.dhe tani I hidheni ne fyt njerzve qe duan ti thone ndal ketyre problemeve te pakten me fjale.ju jeni fatkeqesia e shqiperise kete e tregoi me mire viti97
Shkrim shume realist. Cdokush qe njeh pak administraten mund ti shkoj ne mendje; – Me cfare e mbush diten ky presidenti yne? Po bej nje pune te pakten qe nuk ta ka ngarkuar Berisha. Meru me nje pune qe te mbahesh mend! Dhe pune me paqsore se pajtimi i gjaqeve ne Shqiperi nuk gjen dot. Por kujt i tbua o Ben Andoni? Ai nuk degjon nga ai vesh dhe s’ka ndermend te degjoj, sepse keshillat i vine nga shqupi dhe jo nga shtypi.
Skypion. Ne vend qe te debatosh per shkrimin, meresh me autorin e shkrimit. Te le te kuptosh qe ke vuajtur nga lufta e klasave dhe ben vete te njejten gje tani pas 24 vjetesh permbysje te diktatures. Ben Andoni nuk po thote qe Bujar Memeti (Nishani) ka qene oficer qe ka mbajtur ne sup bustin e Ennver Hoxhes, por i ben nje thirje qytetare te meret me nje pune qe te mbahet mend si president. Por skypion ti as emrin tend nuk ve aq frikacak je per mos te thene nje cik spiun qe meresh akoma me biografine e te tjereve.
Skypjon e ke koplet gabim.I ngataron gjerat shum po shume.
Ai ka prere bimet kacavjerrese ne gardhin e presidences. Perse thoni, atehere, qe nuk ka bere asgje?!
Hi Bebi
E kam fjalen per Ben Andonin sepse keshtu i therisnim ne kur ishim te rinj.
Bebi kam nje pyetje:
Kush nga Presidentet gjate ketyre 25 vjeteve do mbahet mend? Dy vinin nga shkolla ushtarake, nje nga fizika speciale, nje nga shkolla bujqesore, dhe me i fameshmi nga VUCINOLLI. Dhe per fatin e keq te shqiptareve 4 ishin me titull profesor-doktor!!!!!(Nuk e di mbase Nishani e ka kete titull nga universiteti i Cili)
Ah po harrova, do mbahen mend per keshillin e larte te drejtesise ku ishin dhe kryetare per vjedhjet e politikaneve te pa ndeshkuara, per rregullim femijesh dhe per pensionin qe marrin.
Bebi `MADE IN ALBANIA’. Kjo besoj se mjafton
Do i sugjeroja te gjithe komentuesve qe ate fare skypjoni ta injoronit fare sikur nuk ekziston. Nuk ja vlen te merresh me nje plehre te tille.
Keta qe hiqen si ” demokrate” leshi dhe qe shajne komunizmin, bejne pikerisht gjene me te keqe qe kishte ajo periudhe, te ashtuquajturen lufte klasash.
Pushti skypjon e di fare mire se cdo njeri ka nje emer dhe pergjigjet per veten e tij. Ne lexojme dhe komentojme problemin qe ngre autori, dhe B.Andoni eshte nje nga penat me te mira qe kemi ne Shqiperi dhe as na duhet fare se i biri i kujt eshte.
Ti lehes i saliserbit, duhej edhe ty te te fusim ne qeli, mbasi te futet padroni yt (nese po)se i ke sherbyer nje mostre antishqiptare.
Shkrim interesant i Andonit.
Por edhe une do e kritikoj Andonin pasi gjate 2 vjeteve, ai si analist e pati mundesine te konstatoje qe ky Nishan Bujari eshte i pa afte te realizoje gjera aq madhore sic eshte pajtimi i gjaqeve. Eshte i paafte per shkak te formimit te manget. Ai ka qene ushtarak biles sic tregojne bashkekohesit e tij, ka qene nje ushtarak i dobet, i pa afte dhe pa horizont. Ate e ulen ne karriken e Presidentet jo per aftesite qe kishte, por per nevojen e mazhorances qe po shporrej qe ne krye te KLD te ishte nje njeri qe do te mund te mbronte krimet e vrasjet e kryera gjate 8 vjeteve. Nishan Bujari nuk vinte nga radhet e inteligjences pasi ai nuk ishte intelektual. Ishte thjesht nje militant i PD me nje te kaluar jo te lavdishme.
Krahas kesaj, me pajtimin e gjaqeve nuk mund te merret nje njeri qe per 2 vjet rresht, ben te kunderten e asaj qe i imponon detyra, si mbajtes i unitetit te popullit. po te kujtoni mire menyren si erdhi ne ate post, llogaria del se sot ai mbeshtetet diku tek 20 perqind e elektoratit shqiptar. Kete ai e di mire dhe e ndjen se eshte i pa denje per ate post. Per kete aresye ai urren 80 perqind te popullit shqiptar ashti sic 80 perqind e popullit shqiptar nuk do i a shohi syte atij. Ne keto rrethana pervec paaaftesise, si mund te mendohet qe ky te marri persiper te pajtoje gjaqet. Kurre jo. Te pajtosh gjaqet do te thote te kesh respekt per njerezit, ti duash ata, te keshe zemer te madhe dhe te jeshe nje figure me reputacion ne popull. Nishan bujari nuk ka asnje nga keto. Shihni me cfar urrejtje sillet ai sot ndaj atyre njerezve te cilet populli u ka dhe 1 milion vota. Ai eshte gadi ti shqyeje me dhembe dhe kete po ben, duke penguar reformat te cilat do te permiresonin jetesen e popullit tone dhe do pershpejtonin refomat dret BE.
Pra Ben Andoni, ky djal i mire i nje babai te mire, e ka drejt nga nje ane per faktin se detyra paresore e nje presidenti do ishte pajtimi i gjaqeve, por po ky Ben gabon sepse i a kerkon kete nje njeriu qe nuk eshte i afte ta beje kete dhe i a kerkon pikerisht atij qe sot ka krijuar percarjen me te madhe mes shqiptareve.
Por edhe 2 vjet i kane ngelur ketij mavrise. Shqiperia do e gjeje nje njeri te afte ti beje mire e me zemer te bardhe keto pune.