Të verbuar nga “drita” e parasë!

2 Nëntor 2014, 19:44Blog TEMA

Nga Flogert Muça

 

Prej ditësh debati elektrizues ështëpërqëndruar mbi atë që konsiderohet si “operacioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike”. Statistikat që jep OSSH ( CEZ-i i dikurshëm ), janë aspak të dëshirueshme për çdo qytetar. Por, përpos gjithë kësaj, ka një ngatërresë që po mbillet në opinionin publik, sikur zbatimi i ligjit, na qënkërka “shtet policor”.

Kjo tezëështë hedhur nga opozita, që ka gjithë të drejtën morale dhe ligjore të bëjë oponencë dhe të jetë “qeveri hije“, mirëpo  përpos kësaj, opozita assesi s’ka të drejtë tëdisinformojë ose më keq akoma, të udhëzojë popullin të shkelë ligjin vetëm e vetëm për hir të kapitalit të saj politik.

Në batakun e retorikës politike të opozitës, e cila luan me emocionin e popullit “për një votë”, kanë rënë për fat të keq edhe analistët ose opinion krijuesit publikë.

Së pari, si një i ri që e shoh të ardhmen time në vendin tim, dua që këtu më në fund shteti të bëhet, e mbështes çdo reformë a nismë të shtetit që synon krijimin e shtetit të së drejtës, sikundër do kundërshtoja çdo tentativë që do e cënonte një gjë të tillë.

Por, përpos dëshirë time, ose më saktë asaj që pjesa dërrmuese e shoqërisë tonë kërkon që nga 1991, siç po thoja analistët e ata qëpresupozohet  të jenë zëri ynë, janë kthyer nëjëhonë politike të interesave të ngushta, tëverbëra, të errëta.

Por, ku është problemi real (jo ai politik e ai që trajtohet poashtu në studio televizive)? Pse paguajnë ata që janë praktikisht shqipëtarët me të ardhura më të pakta? Pse nuk paguajnë bizneset? Pse nuk paguajnë pikërisht ata që kanë të ardhura mbi mesataren?

Duke shtruar pyetjet  e mësipërme, e duke ndënjur larg realitetit imagjinar tëopinionistëvedhe  studiove me drita shumë, kuptohet se ka një dashakeqësi nga ana e disa medieve, që nëvënd që të mbështesin shtetin, zbatimin e ligjit e kështu me radhë, disinformojnë duke formësuar opinion të gabuar publik, që me siguri i shërben politikës … së vjetër. Poashtu dashakeqësia vjen dhe nga analistët rrogtarë, që mbajnë iso politike, duke deformuar emrin e analistit e më keq akoma, duke deformuar opinionin publik, duke tentuar t’a shtyjnë atë drejt antishtetit.

Po ju jap njëshëmbull në parim që diskutohet në studiot opinion krijuese.

Në rastin kur debatohet se “a duhet të paguhet energjia elektrike si një mall”, të gjithë thonë “po”. Por kur flitet për zbatimin e ligjit, që domethënë “kush nuk paguan, kush bën lidhje të paligjshme, dënohet me burg”, “analistët” ngrihen (politikisht) e thonë se ky është shtet policor. Pra, sipas këtyre, kur policia kap dikë që vjedh dhe e prangos për vjedhjen, bën gabim, ndërkohë që nga ana tjetër duan që energjinë ta paguajnë të gjithë.

Po për ata mbi të cilët shtruam pyetjet më sipër (edhe pse nuk i përmendëm të gjithë për efekt zgjatjeje) që nuk paguajnë, por vjedhin?

Po ju drejtohem pra juve z.Fatos Lubonja: – A bini dakord ju që policia të mos e kërkojë e arrestojë hajdutin që ju bastisi shtëpinë? Vjedhje si ajo e energjisëështë dhe kjo, madje me e papërfillshme për popullin, pasi nuk cënohet shoqëria, por vetëm një individ. Në rastin e energjisë z. Lubonja, vidhet një popull i tërë që paguan, e tek ju thoni se zbatimi i ligjit është “shtet policor”, unë kam të drejtë (sipas filozofisë tuaj) t’i them hajdutit të shtëpisë tuaj: – Shko vidhe sërisht shtëpinë e Lubonjës, pasi nuk përbën vepër penale. Apo duhet që tëbëjmëspotesensibilizuese që “kthejani Lubonjës orën që i vodhët ju lutemi”, duke shpresuar që hajduti t’jua sjelli në derë?

Kështu luftohet hajdutëria, kështu luftohet krimi zoti Lubonja?

Nga ana tjetër, për t’u kthyer në Shqipërinë reale, e duke dalë nga imagjinata ose interesi politik, le të marrim dhe njëilustrim të asaj që ka ndodhur në Shqipërinë reale.

Jetonte në fshat a qytezë! Kishte një shtëpi normale ku jetonte duke paguar çdo detyrim ndaj shtetit. Paguante gjithçka, pra edhe energjinë elektrike. Kjo ndodh sot e gjithë ditën. Në fshatra, qytete të vogla si Burrel, Librazhd etj, populli paguajnë me korrektësi tëpashëmbullt, jo sepse i ka kërcenuar ndokush, por sepse kur konsumojnë kafe, paguajnë për të, kur blejnëushqimë, paguajnë, harxhojnë energji, paguajnë.

Mirëpo, sapo zbriti në zonat urbane, shteti ra për të. Kjo sepse komshiu nuk paguante, pasi kishte njëteser partie të cilën e përdorte si “librezë” kundrejt kujtdo që paraqitej për t’i thënë se duhet të paguante mallin që konsumonte, energjinë elektrike.

Pra, na ishte një herë një fshatar që punonte e paguante shtetin, por kur zbriti në qytet, e u bë me vilë, (krahet i lumshin që ka punuar e ka bërë atë vilë/vila) u pasurua sadopak, nuk e njohu më shtetin, ose me saktë, ju rrit gryka për me pas luksin Falas, duke rrëzuar konceptin shtet. E gjitha kjo jo për fajin e tij, as për të komshiut, por të shtetit që nuk zbatoi ligjin, për interesa që s’janë objektiv i temës që po analizojmë.

Këtë më së pari e bënë bizneset, e shteti ishte inegzistent në zbatimin e ligjit. Shumica nuk paguante, duke rritur kështu fitimet me vjedhje ndaj atyre që paguanin, atyre fshatarëve të ndershëm, atyre qytetarëve të përgjegjshëm, që paguanin për atë që nuk paguante. Dritat jashtë nuk fikeshin mëngjes-drekë-darkë!

Në këtë mes ka padyshim faj të madh edhe shteti që ka lejuar kultivimin e kësaj kulture, por do kishte akoma me shume faje kjo qeveri nëse do e linte të degradonte më keq situata. Nuk paguanin ata të teserës së partisë, ata që kanë vila por që s’kanë të paguajnë dritat, ata që kanësmartphone por që s’duan të harxhojnë kur konsumojnë energji, ata që pushtetin e konsideronin si “gjithçka falas – kudo falas”, pavarësisht sa i rëndon kjo të ardhmes.

Thashë që në krye të herës se në fshatra, qytete të vogla si Burrel, Librazhd etj, populli paguajnë me korrektësi të pashëmbullt. 98% në Burrel paguajnë, 100% në Librazhd. Aty s’ka asnjë minierë ari, por ka një popull që jep për atë që merr.Ky është argumenti më i fortë së ata që nuk paguajnë dhe që duhet të dënohen sipas ligjit nuk janë njerëzit e thjeshtë, por hajdutët, përfituesit dhe bizneset që kanë rritur fitimet mbi dritën e popullit.

Për t’a mbyllur dua të falënderoj çdo shqipëtar që paguan atë çka konsumon, sepse kjo me jep shpresë se një ditë, ne të rinjtë do jetojmë tëpaparagjykuar nga perëndimi dhe ç’është më kryesorja do jetojmë më mirë si shoqëri.

Të gjithë duhet të inkurajojmë zbatimin e ligjit, duke shpërfillur me neveri deklaratat e errëta e paargument, pasi zbatimi i ligjit dhe kultura e pagimit të asaj çka konsumon, është bazë civilizimi dhe ekonomie të lirë, shoqërie të lirë.

10 komente në “Të verbuar nga “drita” e parasë!”

  1. bledi says:

    Mire e the z. Flogert, keta analiste jane dore hajdutesh

    1. gjithashtu malok says:

      o flogert per cfar opinioni publik e keni fjalen ju gazetaret pro dhe kontra rames. nga llogaritjet del qe rreth 30 perqid e popullsise nuk paguanin dritat. gjithe ne shumica qe kemi paguar gjithmon rregullisht dritat, mos mendoni ju qe ne ishim keta budallejnjte e lumtur qe paguanim dhe gezoheshim qe komshiu im gjithashtu malok si une nuk i paguante dritat. pd po ben ne kete rast nje politike komplet idiote dhe te gabuar, dhe nga pikpamja elektorale. ata perkrahin nje pakice hajdutesh qe nuk paguanin, per te dale kunder nje shumice qe ka kryer gjithmone detyren qytetare dhe ka paguar. mos jam gje gomar une qe kam paguar gjithmone rregullish si kur kam qen mir ashtu dhe kur kam patur veshtirsi. une nuk e di, kush jane keta stratege absurditetesh, qe planifikojne opozitarizmin ne kete vend absurd

    2. ARUSHA says:

      keta analista nuk jane patriote por lekiste dhe karieriste dhe nuk dine te sakrifikojne per atdheun

  2. Adem Kola says:

    Dora te lumte per te vertetat qe rreshtove. keta maskarenj jane bere grup per te vjedhur vendin

  3. Billy1 says:

    Dmth ata me teser te PD-se, nuk paguajne. Prandaj berrtet PD-ja. E po perseri votat e hajduteve dhe te kurvave ka per te mare. Shyqyr qe hjadutet dhe kurvat jane me te pakte se njerezit e ndershem ne kete vend, keshtu qe PD le te rrije ende ne opozite,

  4. paraja says:

    ore une mendoj qe paraja eshte simbol i gjithckaje, dhe ajo qe ata me teser pd nuk pagujne ska lidhje

    http://bit.do/Poshte-nudizmi-per-para

  5. ben muhameti says:

    I KE RENE PIKES SHOKU.besoj se te irrituar jane vetem ata qe vjedhin.Ne evropen (qe enderrojne shqiptaret)nuk mund te mos paguash korentin,se pas 4 muajsh ta presin dhe rriten kamatat cdo 2 muaj.PER TE MARRE NJE VERTETIM ne cdo zyre shteterore nuk behet llaf,po i kishe borxh shtetit.Pjesa me e bukur eshte po te kapen duke vjedhur korentin denohen rende nga ligjet.,denohen si hajdute me burg dhe shuma te majme lekesh. Pa reforma te thella ky vend nuk behet,jemi kthyer pas 20 vjet .Ju bej nje thirrje edhe atyre qe skane leke te paguajne detyrimet ,te coheni te gjithe dhe tja kerkoni atyre qe na ropen per 20 vjet .Nuk i dini kush jane ..???NANO,META,BERISHA,TOPALLI,BODE,IMAMI ETJ…zgjohuni o njerez

  6. I.lir says:

    A e merr vesh ti Lubonja e ju lubonjet e tjere? Shtet nuk behet me pallavrat tuaja. Shtet policor do te ishte kur te me binin me qafe mua dhe shokeve te mij qe paguajm te gjitha detyrimet e jo hajduteve. Ju hiqi te mencur per te na mbushur mendjen se e liga eshte e mire dhe anasjelltas. Lepini prapanicen e Sales e flisni si ata. Gjyna ju qofshi

  7. Eraldi says:

    Shteti behet me i pasur dhe abuziv, kurse njerezit varferohen edhe me teper dhe ju shkelen te drejtat. A nuk do te ishte me mire anasjelltas? Nje diktature, qofte ajo politike apo ekonomike nuk eshte kurre zgjidhja e duhur, sepse frenon iniciativen e lire dhe zhvillimin. Po kush do ta kuptoj kete? Ata qe rrine gjithe diten ne administrate ne facebook dhe paguhen me taksat e njerezve?

    1. Morina Kukes says:

      Per shkrimin, bravo te qofte. Analistet jane gjobevenes, jo opinion krijues realee.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje