Jam me ty Luiza

4 Nëntor 2014, 17:01Blog TEMA

Nga Ilir Levonja

 

Jam me ty thjesht si prind. Pasi shumë herë gjykohemi për pa aftësi në edukimin e fëmijëve. Unë do thosha se është e pa drejtë. Deri diku, fat. Pa mohuar përpjekjen prindërore. Gjithsecili nga ne, që herët lutet në heshtje të jemi larg nga telashet, sidomos nga fëmijët. Por barra bëhet e rëndë kur kemi përgjegjësi publike. Ashtu si ushtari, nuk kemi më jetë vetjake. Kështu shkruan një poet ballkanas.

Në vendin tone është bërë e udhës, reflektimi në adresë të institucioneve shtetërore, duke mohuar kategorikisht pikërisht angazhimin civil, përgjegjesinë individuale të intelektualit të vërtetë. Për të cilin aq shumë po vuan ai vend. Pra vendi ynë. Duhet të ndryshojmë në raport me institucionin. T’i pasurojmë me përgjegjësinë civile.

Më kujtohet si sot, në marsin e vitit 2010, i vure gishtin Fatmir Mediut për katastrofën e Gërdecit. Këtë e bërë në sallën e Kuvendit. Me të drejtë. Por edhe ai dha dorëheqjen. Pastaj në zgjedhjet e radhës, fitoi. Çuditërisht, kjo ndodhi disa vite më pas me ty. Një lloj ”hakmarrje” e fatit. Sinqerisht më erdhi keq. Ashtu sikur u gjënda tek ty, për kokëfortësinë e fatit. U gjënda më shumë në dhimbjen e familjes që humbi djalin.
Megjithatë, ti vazhdove në fushata elektorale të tjera. Sot Saranda Web, kërkon reagimin minimal. Distancimin tend dhe dorëheqjen. Ndofta është pikërisht ajo përgjegjësia civile për të cilën fola pak më sipër. Eshtë problemi yt.

Unë e kam tek shoqëria në përgjithësi. Shoqëria e shtetarëve tanë. Intelektualëve. Përgjegjësia civile e tyre deri sa nuk kanë jetë vetjake.

Nuk e harroj edhe sot e kësaj dite, kur një këngëtare e njohur, Liljana Kondakçiu, pas problemeve me drejtësinë italiane, burgun etj…, doli në publik në një studio televizive si ajo e Klanit, tu fliste shqiptarëve për eksperincën e saj të shkëlqyer në karrierën muzikore. Prita më kot. Radhë pas radhe tregoi kujtime nga shkuara. U trishtova.

Në fakt, po zhvillohej standarti i mbrapsht i rivlerisimit. I rehabilitimit. Apo i bërjes së nderit midis vedit. Këngëtarja i tha gazetares se as që duhej ta diskutonte problemin me drejtësinë italiane. Ishte aty për tjetër gjë. Një lloj kulture e mbrapsht në vendin tonë. Mungesa e përgjegjësisë.

Nuk ka artistë, intelektualë, apo ku di se çfarë tjetër…., pa përgjegjësi personale, civile të personit publik. Për rrjedhojë s’ka si të ketë as shtet.

 

 

29 komente në “Jam me ty Luiza”

  1. IDEALISTI says:

    D.M.TH shkrim me pa lidhje nuk kam pare..ore jam e bindur qe personit ne fjale po i iken truri per ate qe ka ndodh se si do qe te jete askush nuk ia do femijes se tij kete gje ti thua dil jep deklarate . As Luizes nuk ma merr mendja se ia ka qejfi qe i biri ka 4 kufoma mbi shpatulla .

    1. Gjergji says:

      Edhe une “jam” me Luiza Xhuvanin, me Arta Daden me Gramoz Ruçin e te tjere lider te politikes shqiptare, qe drejtojne vendin drejt nje rilindje.

      Perse bertasin shume komentues per ngjarjen?! Sa ngjarje si keti ndodhin ne Shqiperine e raskapitur?!

      Mesuam nje lajm “zyrtarisht” te konfirmuar se Konçita, e preferuara dhe e ftuara e Rames dhe Velias, pranoi te mare pjese si e ftuar speciale e festivalit te kenges ne RTSh.!!

      Lajm i gezushem ne keto dite te zymta e te pergjakura.

      Dikur, RtSh shplante trurin e te varferve shqiptare me kenge se si “hedhim valle ne goje te ujkut” , sot i shplahet truri rinise me miellin e bardhe dhe me Konçiten.

      Sa mire qe jetoj larg

      1. Ti ore, ti says:

        Sakte Gjergj.
        Dua ta permbledh figurativisht me dy fjale :
        SAPO MESUAM SI POPULL C’JANE BREKET DHE FILLUAM TI VESHIM DUKE I CUAR DERI TEK GJUNJET, PAPRITUR NA THANE HIQINI BREKET.
        DHE NE I HOQEM
        KONCITA I KA PATUR VESHUR DHE KUR I JANE BERE TE BEZDISSHME I KA HEQUR NATYRSHEM
        OK ?

    2. ALpini says:

      Sjam me ty Luiza,jam prind.
      Te kisha ndonje lidhje me viktimat do ta gjeja Konstandinin sikur ta fusje prap atje ku e kishe dhe ne syte tuaj do ja perdridhja koken.
      Djali juaj ju ka hapur telashe,djali yt ka vrare disa…………..

    3. albanicus says:

      5 jo kater!!!

  2. katallani says:

    E BUKUR DHE E DHIMBSHME. POR SI GJITHMONE i dihet pergjigja

  3. Wthf says:

    Avash se na ngashereve. Madje pas ketij shkrimi une propozoj referendum per lirimin e kriminelit Kostandin, se ne fund te fundit pavaresisht perpiekjeve te mamit dhe babit ai i tille ka lindur. Dhe sigurisht Luiza ska fare po fare fare faj. Nese ai heren tjeter do vrase 20 vete (sipas proporcionit gjeometrik) atehere edhe mund te flasim per familjen e tij. Nderkohe kemi boll kohe te gjykojme ata qe dergjen burgjeve per 5gr hashash apo per nje celular te vjedhur. Po mami i tyre as eshte deputete prej 2 legiislaturash e as ka miq si puna jote qe shkruajne neper gazeta. Deri atehere une si prind me shume keqardhje uroj qe ti artikullshkrues te jesh viktima e ardhshme e Kostandineve!

  4. Roni says:

    Deputetja e popullit Luiza Xhuvani ka bere nje akt te pacip dhe te pabes karshi elektoratit,kur solli me nxitim djalin nga malet e lazaratit ne dere te parlamentit shqiptar.Ne ate moment ajo mori fund si politikane dhe nene duke u kthyer ne nje bashkpuntore e historive kriminale te te birit.Ne fakt kjo grua eshte vrasia reale e te birit por edhe te viktimave te tij.Fakti qe i biri sot vret ne qender te tiranes,pervec se verteton statusin e tij si kriminel mafioz,dekonspiroi dhe mungesen e theksuar te integritetit te prinderve te tij qe e suportuan ate pasipsisht dhe publikisht duke ofenduar intelegjencen e qytetareve shqiptar.Kjo nuk eshte nje histori qe mund te kaloj lehte.Kush tenton ta lehtesoj kete individ,Kostandinin,por edhe familien e tij nuk ka bere gje tjeter vetem se ka transferuar bashkautoresin dhe bashkfajsin e krimit mbi vete.Nga menyra se si do e trajtoj K/ministri kete histori varet dhe serioziteti i aksioneve te ndermarra kohet e fundit.Kjo ngjarje ka rrezik te banalizoje te tere ekipin qeverises,pse jo dhe stabilitetin e maxhorances.

  5. guri shabani says:

    Secili duhet te mbaj pergjegjsi personale.Mendoj qe dhe Luiza do kete kurajo per te dhene dorheqie pergjithmone nga politika.

  6. Salush Alushi says:

    Shoku Ilir ke nje keshille nga ana ime, shko kurohu tek mjeku, se te paska lene mendja, paska mbaruar. Te saten here e kishte ky djale qe vriste more dordolec gazetar, po ky i mori jeten nje te pafajshmi more palaco, dhe nuk i mjaftoi ajo, vrau edhe kater te tjere me mbas. Si del dhe na ben moral ketu, more palo gazetar duke mbrojtur nene Luzen, per halen qe ka pjelle, dhe edukuar, per mua ajo eshte direkt fajtore per mostren qe ka edukuar. Gazeta Tema turp qe botoni shkrime te fandaksura nga njerez te fandaksur.

  7. Gjergji says:

    Edhe une “jam” me Luiza Xhuvanin, me Arta Daden me Gramoz Ruçin e te tjere lider te politikes shqiptare, qe drejtojne vendin drejt nje rilindje.

    Perse bertasin shume komentues per ngjarjen?! Sa ngjarje si keti ndodhin ne Shqiperine e raskapitur?!

    Mesuam nje lajm “zyrtarisht” te konfirmuar se Konçita, e preferuara dhe e ftuara e Rames dhe Velias, pranoi te mare pjese si e ftuar speciale e festivalit te kenges ne RTSh.!!

    Lajm i gezushem ne keto dite te zymta e te pergjakura.

    Dikur, RtSh shplante trurin e te varferve shqiptare me kenge se si “hedhim valle ne goje te ujkut” , sot i shplahet truri rinise me miellin e bardhe dhe me Konçiten.

    Sa mire qe jetoj larg.

  8. redi says:

    Luiza duhet te jape doreheqjen menjehere! Gjate 2 mandateve te saj nuk la gje pa thene per femijet e Berishes e pasurine e tyre, ndersa djali i saj del e vret cdo vit 4-5 vete. Luiza te mbaje pergjegjesi publike e morale per ngjarjen e ndidhur se nuk eshte hera e pare qe djali i saj vret. Duhet te jape doreheqjen qe pozicioni i saj publik te mos influencoje ne hetimet e kesaj ngjarje.

  9. nekija says:

    po ne fakt faji eshte i Luizes se po ta kishte lene ta bente ate burgun e heres se pare, nuk do kishte bere kete qametin sot.

  10. drejtesia says:

    Te gjithe sulem per te dhene mend. Kush e kush te dali me pare andej qe heret ne mengjes News 24, me vone PD me Straziumirin, pastaj Berisha ne FB, pastaj Basha dhe tani Iliri. Po proitni more te mjere se jeni bere si korbat qe ushqehen me kerma. Nuk kane kaluar as 12 ore nga ngjarja dhe nuk jane sqaruar akoma plotsisht rrethanat e saj. Prisni te pakten sa te sqaroje policia ngjarjen.Pse vini ne dyshim pergjegjesit morale qe mund te kete nje politikan?

  11. qytetar says:

    Kjo eshte nje ngjarje e rende, dhe eshte e kot te merremi me Luizen apo sandrin e saj. Luiza eshte viktime e sistemit qe koleget e saj dhe vet ajo kane ndertuar dhe qe heret apo von nuk fal as ata e as femijet e tyre! Ka ardhur koha qe politikanet dhe qytetaret e thjeshte te behen koshjente dhe te mendojne per nje tjeter sistem shoqeror bazuar mbi vlerat humane, ndryshe lufta civile do te jet gjithnje prezente!

  12. Emigrant SHBA says:

    Jam totalisht me ju edhe une do te thosha te njejten gje dorehiqu si deputete lere ate mandat nuk ka asnje velere me per ju Neqse ke ndonje ndjenje si nene natyrisht juve ju dhimset vetem djali juaj por edhe ata qe ka vrare djali juaj bij nenash jane. Nuk ka asnje vlere perpjekja juaj per te mbajtur ne kembe ate qe ti mundohesh ta mbash ska asnje vlere Dikur te pame qe dole me djalin tend para parlamentit tani them se sa fallco ke qene Pse e bere nje veprim te tille kur e di se ke ke djale Ai te mashtron ti e di shume mire qe ai nuk ka qene ne shtepi PSE? Apo pret edhe ju te beheni si dikur djali i Sali Berishes vrau 26 vete dhe askush nuk e pati guximin ta theriste njehere Ju nuk mund te beheni si ai dhe askush nuk duhet te behet si ai Jepini fund ketyre mbrojtjeve te paligshme qe rrjedhin nga imuniteti juaj sepse ketu ka perfituasr edhe djali juaj qe kryen keto veprime. Mjaft

  13. s.h. says:

    Cfare je more ti …. dhe thua drejtohesh si prind …dhe keput brockulla duke bere edhe analogji politike … Jazek ty more i mjere, jazek dhe gazeta TEMA qe te lejon hapesire ne moment te tille, shume te rende per familjen ….Dicka te tille shkrova pak me pare edhe per ate egersiren tjeter te PD ….. deputetin Strazimiri ….Ta kisha pare firmen ne disa shkrime, mendoja se kishe ndonje lidhje me te madhin G. Levonja ….. tani qe te shoh edhe portretin verdhacuk , me dukesh verdhacuk edhe ne shpirt ….

  14. Opinionisti says:

    Kemi edhe rastin fantastik te Viktor Zhustit. Gati gati po na e trajojne si Marlon Brando.

    Si mund t’ia tregosh jeten e tij femijes tend.
    – Te keqen baba, ky ka qenë aktor i mirë, pastaj shiste drogë dhe kushedi sa jetë mori e sa familje shkatërroi. Por e shleu krimin para drejtësisë. Tani duartrokitet nga une dhe ti bashkë.

    – Babë! Si ky do bohem edhe unë…

    Shoqëri e shqyer.

  15. fshatari says:

    Jemi popull qe ushqehet me kerma…nuk mund te shpetojne as komentuesit as ky tipi Levonja

  16. Zigur Qarri says:

    Nuk lahet muti me shurre Ilir Levonja!
    Djali i Luiza Xhuvanit eshte perserites,dhe pa lagur ka dale deri tani fale nderhyrjes se Nenes se tij.Pra ajo eshte bashkfajtore ne rastet ku djali nuk eshte denuar si gjith qytetaret e thjeshte shqiptare.
    Nje fjale e urte shqiptare thote se,çfar do te mbjellesh,ate do te korresh.
    Mbi 80% te edukates se femijes eshte merite e prinderve,dhe e kunderta.

  17. Popull says:

    Ca thua mor i marr me kete anallogji qe ben ?hidhi bar lopes … Ke fytyr per te dale ti e te besh analiiz
    Psilopat

  18. Aqo says:

    Luiza e dha doreheqjen.Tani e ka fjalen drejtesia.Komentet tona pas kesaj nuk kane me kuptim.Lereni drejtesine te punoje e pa influencuar nga ne.Nuk ka njeri qe eshte gjalle qe te diskutoje kete krim te shumefisht.Le te urojme qe e drejta te jete e drejte.

    1. mirel says:

      Ke te drejte Aqif
      Shume i kemi rene me qafe drejtesise, ashtu si i ra Luiza me qef politikes..

  19. askushi says:

    Mbyllni keto lokale, qe te shpetojne rinia.
    Na cmendet me kercime se do rriten taksat, me gjobat e shofereve dhe po ndodhin vrasje, qe eshte e rende.
    Na cmendet me nacionalizma me shtrembesirat e tyre si perfaqsues (politikan, historian te pordhes) biles jeni futur edhe ne futbool. Nuk ke me qejf te shohesh asgje. Po zhdukni te bukren nga faqja e dheut sepse jeni injorant.
    Dhe cfar ndodh, rinia po iken per lesh, po merret me droge, nuk shkon ne shkolle, grabisin dhe vrasin prinderit. Asnje lloj feje nuk thote kete gje.
    Ka ardhur gjith llumi i ballkanit, qoft shqiptar, qoft i huaj qe duhet bllokuar.
    Te kujdesemi per rinin se nuk do kemi njeri ne kete vend, se do vriten dhe do te na hajne te huajt si buke e djath.
    FLM. Shpetoni rinin.

  20. Domndoci says:

    O vellezer! Po pse kerkoni qe te jepni mend per cdo gja qe ndodh? Pse nuk tmerroheni nga fakti se 4 jete iken dhe nje e 5-te po ashtu ka ikur. Pra 5 femij nenash e baballaller shkuan dem. Kjo eshte Hata! Si nuk mendojme ne o njerez se na jane shtuar (kazinot, bordellot, shpite e kumarit, llotoleshat e te gjithe keto pislleqe) qe po na marrin jetet e femijeve tane! Pse nuk ngrihemi ne kembe pa pushuar deri ne asgjesimin e plote (edhe me shishe molotov) qe ti zhdukim keto halera qe po qelbin dynjane ? C’ merreni me fatkeqet Xhuvani? Kush na garanton se seicili prej nesh te jete i sigurte se nuk na ngjan sic u ndodhi te mjereve i ?! Kush na garanton se ndonje prej femijeve tane nuk u ndodh si e atyre kater djemve te rinj qe ekzekutoi Konstandini i cmendur? Kthjellohuni o njerez. Mos hidhni gur mbi fatkeqet qe i vrau kjo kohe e qelbur. Ju lute o njerez mendoni e shkruani me gjakftohtesi e me zemer ne dore e jo si kanibale!

  21. babo says:

    Jane shume politikanet, baballaret e kombit qe nuk edukojne dot femijet e tyre dhe marrin persiper te ndreqin kombin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje