Kompleksi Basha nën digë, piedistal i papërgjeshmërisë politike

9 Nëntor 2014, 11:48Blog TEMA

Nga Lavdosh Ferruni

 

Njëqind metra më tutje nga parku poshtë digës së Liqenit, ku po priten pemët për të ndërtuar kompleksin me qiellgërvishës, prej 2 vjetësh ndodhet një baner tepër i madh ku shkruhet “ Jepen apartamente me Qira” dhe numrat e telefonave për të kontaktuar. Me qindra apartamente që kanë rrethuar në të katër anët Kopshtin Botanik (rrethim i pa parë në ndonjë vend tjetër në botë) janë bosh ose në shitje, ose me qira, ose mbetur të pa mbaruar.

Çudia është se edhe pse thjeshtë oferta është më e madhe se kërkesa në Tiranën super të ngjeshur, ndër 10 qytetet më të ngjeshur në botë, me 15000 banorë për km2, kudo ku ka nje copez bace të lirë, po germohet thellë për katet e nëntokës dhe betonierat gjatë natës po derdhin mijra m3 beton për katet e mësipërme. Nëse ka një vizion politik në këtë vend, Tirana për hir të banorve të saj, që jetojnë e ththin cdo second ajër të ndotur në kufijt e rrezikshmërisë për jetën, por edhe për hir të përmbysjes së vektorit të gabuar të zhvillimit të vendit periferi –qendër, Tirana sot duhet të zhvillohet nëpërmjet alternativës “zero” ndërtime.

Ndërtimi i shumëkatsheve nën digën e liqenit përtej mungesës së politikës vizionare është edhe skandal aktual. Kush mund të përmend një qytet tjetër Europian, që në një hapsirë të gjelbër dhe kreative të jepet leje për zëvendësimin e gjelberimit me pallate shumëkatëshe? U tentua në Stamboll, madje për qendër tregtare, dhe u ndez i gjithë Stambolli. Hapsira e gjelbër dhe kreative nën digën e Liqenit është e vetmja hapsirë publike, ku qytetarët e Tiranës mund të thithin ajër të pastër ndonjë orë të ditës apo të fundjavës. Ndërtuesit dhe lejedhënësit pikërisht përqëndrohen për ndërtime massive, apo ndërtimin e një qyteti të vogël në këtë hapsirë pikërisht për të shitur shtrenjtë ajrin e pastër që ndodhet aty dhe vetëm aty në gjithë qytetin e Tiranës. Shumëkush nuk do të pretendonte për fair play të ndërtuesve, që mos të bëhen tregtarë të ajrit, por z. Basha dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës e kanë për detyrë të mbrojnë gjithë qytetarët e të mos bëhen pjesë e shitjes së ajrit, madje duke vënë në rrezik fatal dhe blerësit e pasur të ajrit, nga një situatë e jashtëzakonshme që mund të ndodh në një ndërtim poshtë një dige.

A ka një zgjidhje të shmanget ndërtimi i këtij piedistali të papërgjeshmërisë politike? Nuk shpresohet që Basha të anulloj lejen e dhënë. Ka qënë gjithnjë shumë i vendosur në cështje prerje pemësh; në Kopështin Botanik, tek Parku i Liqenit në Rrugën e Elbasanit, tek Lulishtja e Namazgjasë, gjelbërimi pas korpusit të Universitetit, etj. Një zgjidhje demokratike është që të pyeten qytetarët e Tiranës në një referendum, pro apo kundër ndërtimit të një qyteti të ri në të vetmen hapsirë të gjelbër dhe kreative brenda qytetit të Tiranës? Këtë normalisht mund ta kërkoj dhe vetë Këshilli Bashkiak ose nismëtar qytetar. Deri atëhere është Qeveria me Polici apo INUK apo KRRT, apo VKM, që nuk duhet të lejoj prerjen e asnjë peme.

5 komente në “Kompleksi Basha nën digë, piedistal i papërgjeshmërisë politike”

  1. Ariana says:

    po more po, edhe shteti i Edi Rames eshte i perfhire perderisa nuk reagon se nuk ka mundesi.
    nuk duhet te lejohet ndertimi i ketij pallati kriminal

    http://bit.do/Me-Tahirin-ndihemi-te-Perdhunuar-apo-te-Sigurte-Andi-Bushati

    1. qytetari says:

      Sic duket per Ramen eshte me e leverdiseshme te shembi ndertesa se sa te parandaloje ndertimin e tyre.
      Jane te thelle keta politikanet nuk kuptohen aq kollaj.

  2. tit qerosi says:

    projektin “tirana rocks” te edi rames ne po te njejtin vend e harrove ? njesoj jane dhe parate bashke i kane.

  3. Ate says:

    Mekat se kush e ka ne dore Tiranen! Nuk e di pse Z . Basha nuk i permbahet rregullit qe ka perjetuar gjate kohes qe ka jetuar ne Hollande, ku per te prere nje dru- peme te duhet leje e posaçme prej bashkise ashtu edhe ne Gjermani etj. Kurse ai i cili trumbeton Europen ben te kunderten!!! Thirri mendjes Z. Basha sa nuk eshte VONË….. mos shkaterro qytetin tone te dashur per inatate sepse ju ikni prap ne Hollanden me gjelberim por populli qe jeton aty e peson!

  4. lira says:

    E ke gabim Feruni. Ai nuk eshte kompleksi Basha. Po te ishte vetem i tij do kishte pesuar fatin e nderteses se Ujit te Ftohte Vlore.

    Ai kompleksi eshte i Mafies kryesisht RAMA-( atij ja kemi dhene voten se do bente RILINDJE, DO ZHDUKTE KORUPSIONIN, CUBAT DHE HAJDUTET DO I CONTE PARA DREJTESISE.

    I gjithe populli e ka kuptuar qe Sala dhe Meta e lane te behej kryeminister qe ata te vazhdonin krimet e tyre dhe ky te kapardisej si krye..
    Keshilli Bashkiak -Lul pederasti dhe Ilir BLLOKU e miratoi projektin dhe piktori qe ka pjesen e vet, ben sikur eshte akoma ne opozite.

    Cajup ku je? 100 e ca vjet para shkroi:

    Shqiperine e morri Turku i vu zjarr
    Shqipetar mos rri po duku shqipetar.

    Sot do shkruante
    Shqiperine e ka marre MAFIA i vu zjarr
    Shqipetar mos rri po ngrihu shqipetar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje