Nga Romeo Mitri
Në vitet 2000, në botë ka pasur një tendencë për rritjen e pavarësisë së bankave qëndrore, si një mënyrë për të përmirësuar rezultatet ekonomike afat-gjata. Por ndërkohë që është prodhuar një vëllim i madh pune në kërkimin shkencor, për të përcaktuar marrëdhënien mes pavarësisë së bankave qëndrore dhe arritjet në ekonomitë kombëtare, rezultatet kanë qënë të paqarta.
Në shumicën e studimeve treguesi empirik bazë që rezulton nga literatura është se pavarësia e bankës qëndrore dhe niveli i inflacionit janë në lidhje të zhdrejtë, dmth., sa më e pavarur banka qëndrore aq më i ulët inflacioni. Por rezultati më i rëndësishëm i punës kërkimore është që pavarësia e bankës qëndrore nuk ka pasoja kontradiktore ekonomike. Grilli, Masciandano dhe Tabellini (1991) kanë demostruar se rezultatet e përmirësuara të inflacionit që shoqërojnë pavarësinë e lartë të bankës qëndrore nuk sjellin ndonjë humbje në rritjen ekonomike të vendit.
Mbrojtësit e pavarësisë së bankave qëndrore argumentojnë se banka qëndrore që ndikohet shumë nga urdhërat apo presionet e politikës ka mundësi shumë që të inkurajojë ciklet ekonomike të politikës (“fryrje dhe çfryrje”), ashtu siç politika dëshiron të fryjë veprimtarinë ekonomike para zgjedhjeve, duke përkeqësuar gjendjen afat-gjatë të ekonomisë së vendit. Në këtë situatë, pavarësia përkufizohet si një pavarësi operancionale dhe administrimit të bankës qëndrore nga qeveria.
Literatura për pavarësinë e Bankës Qëndrore ka përcaktuar disa aspekte të pavarësisë.
Pavarësia ligjore
Pavarësia e bankës qëndrore është e parashikuar në ligj. Pothuaj në të gjitha vendet e zhvilluara banka qëndrore është e përgjegjshme dhe jep llogari përpara institucioneve qeveritare apo drejtpërdrejtë tek ligjëvenësi. Përcaktimi i shkallës së pavarësisë ligjore është provuar se është i vështirë, sepse në shumicën e rasteve legjislacioni parashikon vetëm marrëdhëniet e punës mes qeverive, ligjëvënësve, e bankës qëndrore; dhe jo përgjegjësitë publike të administrimit të bankës qëndrore.
Edhe në rastin e vendit tonë, nxjerrja e përgjegjësisë ligjore është e vështirë të përcaktohet duke u bazuar në Ligjin “Për Bankën e Shqipërisë”. Nëse Këshilli Mbikqyrës nuk pranon se ka përgjegjësi, atëhere për të nxjerrë përgjegjësinë individuale dhe atë kolegjiale të organeve drejtuese, është e pamundur.
Pavarësia e objektivave
Banka Qëndrore ka të drejtë të përcaktojë objektivat e politikës së vet, qoftë për shënjestrimin e inflacionit, qoftë për kontrollin mbi ofertën e parasë, edhe qoftë për kontrollin e kurseve të këmbimit të monedhës vendase. Në fakt ky aspekt i pavarësisë është më i përhapur, shumica e bankave qëndrore preferojnë të publikojnë objektivat e politikës së tyre sëbashku dhe në partneritet me qeverinë.
Në rastin e vendit tonë, Banka e Shqipërisë përcakton objektivat e politikës monetare dhe, shpesh këtë e bën në bashkëpunim me qeverinë, por kur ka shpallur arritjet e objektivave, ka zbukuruar ose ka theksuar anët që ka dashur qeveria duke u bërë zëdhënëse e arritjeve të qeverisë, gjë që ka dëmtuar imazhin e pavarësinë e Bankës së Shqipërisë.
Pavarësia operacionale
Banka Qëndrore ka pavarësinë të përcaktojë mënyrën më të mirë për të arritur objektivat e politikës së saj, përfshirë edhe llojet e instrumenteve që përdor dhe kohën e përdorimit të tyre. Ky është aspekti më tipik i pavarësisë së bankës qëndrore.
Në Ligjin nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, në Neni 1.3 parashikohet: “Banka e Shqipërisë, brenda kompetencave të përcaktuara në këtë Ligj, është e pavarur nga çdo pushtet tjetër për realizimin e objektivit kryesor të veprimtarisë së saj . . . (stabiliteti çmimeve)”
Pavarësia administrative
Banka Qëndrore ka autoritetin që të kryejë veprimtarinë e vet (emërimi i personelit, hartimi i buxhetit dhe kryerja e shpenzimeve, etj.) pa përfshirjen e qeverisë në vendim-marrje. Të gjitha format dhe aspektet e tjera të pavarësisë nuk janë të zbatueshme në qoftë se banka qëndrore nuk ka pavarësi administrative. Në qoftë se qeveria ka synimin të emërojë dhe zëvendësojë shpesh guvernatorin, ajo ka mundësinë që të drejtojë bankën qëndrore përmes përzgjedhjes së guvernatorëve.
Kur shqyrtohet rasti i Bankës së Shqipërisë, konstatohet se përzgjedhja dhe emërimi i Guvernatorit dhe anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës është bërë nga rradhët e politikanëve ose beniaminëve të kryetarëve të partive.
Nga ana tjetër, Guvernatori dhe organet e tjera, ja kanë kthyer nderin duke marrë në punë dhe duke ngritur në përgjegjësi njerëz të afërm të politikanëve. Në vitet e fundit, qeverisja e Bankës së Shqipërisë dhe administrimi i saj janë përkeqësuar, nga humbja shkallë – shkallë e pavarësisë administrative të saj.
Argumentohet që banka qëndrore e pavarur mund të kryejë veprimtarinë e saj më mirë duke zhvilluar një politikë monetare më të besueshme, plotësimin më të mirë të pritshmërive të tregut financiar, si dhe të bëjë një administrim më efektiv të aktiveve të saj.
Qeveritë në përgjithësi kanë një shkallë të kufizuar influence ndaj bankave qëndrore “të pavarura.” Qëllimi i pavarësisë është kryesisht shmangia ose parandalimi i ndërhyrjeve afat-shkurtër. Për shembull, Antarët e Këshillit Mbikqyrës të Rezervës Federale Amerikane emërohen nga Presidenti i Sh.B.A.-ve dhe konfirmohen nga Senati i Sh.B.A.-ve. Por Guvernatori dhe Antarët e tjerë të Këshillit janë të detyruar që shpesh të dëshmojnë para Kongresit dhe Senatit (pothuaj çdo muaj).
Organizatat Ndërkombëtare të tilla si Banka Botërore, Banka për Shlyerjet Ndërkombëtare (BIS) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, janë mbështetësit kryesorë të pavarësisë së bankave qëndrore.
Por mbështetja e fuqishme që i bëhet pavarësisë shoqërohet me kërkesa gjithnjë e në rritje të transparencës dhe përgjegjshmërisë, në të gjithë proçesin e vendim-marrjes dhe administrimit.
FMN-ja përmes Financial Services Action Plan (FSAP) rishikon vetë-vlerësimin që bëjnë bankat qëndrore. Një bankë qëndrore e pavarur duhet të marrë vlerësim më të lartë në transparencën e raportimit dhe ruajtjen e aktiveve, se sa një bankë që nuk është e pavarur.
Vlerësimi i sigurisë së bankës qëndrore është një shqyrtim diagnostik për kuadrin e qeverisjes dhe kontrollin e saj. Pesë aspekte kyçe, që quhen me akronimin ELRIC (External audit mechanism, Legal structure and autonomy, Financial Reporting, Internal audit mechanism, and Systems of Internal Controls.) duhet të vlerësohen për të siguruar disbursimet e FMN-së dhe për të minimizuar rrezikun e raportimit të parregullt të shifrave për aq kohë sa vendi ka kredi të marra nga FMN-ja por që nuk janë shlyer akoma. Në këtë metodë vlerësimi, i vihet theksi efektivitetit të qeverisjes së bankës qëndrore në të gjitha aspektet e ELRIC.
Mekanizmi i auditimit të jashtëm
Botimi i pasqyrave financiare vjetore të Bankës Qëndrore të cilat janë audituar nga auditues të pavarur në përputhje me standardet ndërkombëtare, janë kërkesat kyçe në politikat e sigurisë. Vlerësimet trajtojnë proçeset e përzgjedhjes dhe rotacionit të audituesve të jashtëm, përputhshmërinë e tyre me standardet ndërkombëtare dhe, nëse anomalitë e identifikuara raportohen dhe publikohen në kohën e duhur.
Edhe legjislacioni shqiptar parashikon ndëshkime për audituesit e pavarur në rastin e mos-zbatimit të standardeve. Në Kodin e Proçedurës Penale për dhjetë figura krimi në ekonomi, në pesë raste dënohet edhe audituesi ose eksperti kontabël i rregjistruar. Në rastin e ngjarjeve të fundit në Bankën e Shqipërisë po flitet shumë për angazhim të parregullt të audituesit të jashtëm dhe mos-zbatim të standardeve.
Por më e rëndësishmja është që duhen rishikuar dispozitat dhe praktikat e angazhimit të audituesve të jashtëm, ku çështje kyçe e pazgjidhur mbetet organizimi i Komitetit të Auditimit.
Struktura ligjore dhe pavarësia
Interferenca e qeverisë mund ta dëmtojë rëndë autonominë e bankës qëndrore dhe të rrisë rreziqet në veprimtaritë e saj.
Në rastin e Bankës së Shqipërisë, konstatohet se ka mungesë të dispozitave ligjore që rregullojnë përgjegjësinë dhe përgjegjshmërinë (aspekti i administrimit) e atyre që janë ngarkuar me qeverisjen, ndërsa nuk mungojnë dispozitat që sigurojnë pavarësinë e saj në aspektet e tjera të pavarësisë.
Raportimi financiar
Vlerësimet e sigurisë kanë për qëllim të shqyrtojnë nëse banka qëndrore zbaton apo jo praktika ndërkombëtare të mira për raportimin financiar me transparencë dhe nëse raportimi e sistemi kontabël japin informacione në kohë dhe të besueshme.
Për Bankën e Shqipërisë më urgjente është njohja dhe zbatimi i standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar, si kuadër i vetëm i zbatueshëm.
Sistemi i auditimit të brendshëm
Funksioni i auditimit të brendshëm ndihmon bankën qëndrore për të vlerësuar dhe përmirësuar efektivitetin e administrimit të rrezikut, kontrollit dhe proçesit të qeverisjes. FMN-ja shqyrton nëse funksioni i auditimit të brendshëm është efektiv apo jo, si dhe nëse ka personel të mjaftueshëm dhe pavarësi organizative për të përmbushur detyrat e tij. Vlerësimet gjithashtu mbulojnë edhe rishikimin e përputhjes së funksionit të auditimit të brendshëm me standardet ndërkombëtare. Kjo përmban edhe funksionet e inspektorit të përgjithshëm.
Sistemi i kontrolleve të brendëshme
Politika dhe proçedura solide permanente, përfshirë administrim efektiv të rrezikut janë të nevojshme për të ruajtur aktivet dhe për të siguruar saktësinë dhe plotësinë e rregjistrimeve kontabël dhe informacioneve financiare. Vlerësimet shqyrtojnë cilësinë e mbikqyrjes së audituesve të jashtëm dhe të brendshëm, si edhe të kontrolleve ndaj operacioneve të arkës, të bankingut, kontabilitetit dhe këmbimeve të valutave të huaja. Vëmëndje e veçantë u kushtohet funksioneve të administrimit të rezervave dhe kontrolleve të të dhënave të raportuara.
Unë mendoj që është me rëndësi për të kuptuar se për çfarë ka nevojë Banka e Shqipërisë. Ndërsa pranohet se vjedhja e parave nga Banka ka evidentuar një krizë administrimi, po synohet të gjenden dhe të emërohen specialistë të huaj si drejtues të lartë të saj, që nuk kanë asnjë lidhje me funksionet e administrimit e raportimit.
Për mendimin tim, si dhe për aq sa parashtrohen në këtë artikull, Banka e Shqipërisë ka nevojë për administratorë të ndershëm, për struktura administrative ashtu siç kërkohen nga standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të administrimit. Unë mendoj se është më e domosdoshme krijimi i Komitetit të Auditimit, me strukturat përkatëse të auditimit të brendshëm, funksionet e kontrolleve permanente dhe kontrolleve periodike.
* Romeo Mitri, Ekspert Kontabël i Regjistruar, Këshilltar Fiskal, ish-President e Zv./President i IEKA, President i Institutit të Këshilltarëve Fiskalë.
Shume i sakte autori ne kete shkrim ndaj duhet mefoemis qe Presidenti te kandidoje per kreun e Bankes se Shqiperise nje person me integritet te larte te certifikuar publikisht i cili do te jete garanti i pavaresise se politikave te Bankes nga rrembimet e politikes apo maxhorancave fluide qe krijohen. Ne keto kushte kandidati pet guvernator duhet te jete nga shoqeria civile dhe duhet te jete i njohur ne mbrojtje te interesit publik dhe jo militant apo servil i ndonje partie politike. Keta individe me keto virtyte jane te paket sot, por nuk mund te themi se mungojne, madje i kemi mes nesh ndaj Presidenti i Republikes bazuar ne te drejten qe i jep ligji duhet te beje jo vetem publike emrat e kandidateve, por duhet te zhvilloje nje seance degjimore me personat me profil me te larte publik, perpara se te dekretoje nje emer, i cili duhet te kaloje ne parlament per votbesim.
Me falni i nderuar Mitri, qe mund te jeni ekspert ne kontabel por larg o zot keshilltar ne finance. Pse? Tani, ose jeni injorant ne kete fushe (finance-banke) ose nje kaqdashes i popullit shqiptar ashtu si edhe nje pjese e mire e politikaneve shqiptare deri me sot (qe mund te jen ose ne te paren ose ne te dyten).
Na ke renditur nje ser pavarsish bankare te literatures a thua sikur ajo eshte e verteta. Na thua qe prej nga viti 2000 ato po marrin nje pavaresi, etc etc…Tani duhet te dish qe Federal Rezerve eshte nje bank private e krijuar ne 1913, Banka Qendrore e Frances ne 1973 (loi Pompidou), ajo italiane ne 1991, dhe nen modelin e tyre i kemi te gjitha bankat kombetare te shteteve perndimore ku e fundit eshte BCE e saksionuar ne traktatin Maastrcht (1993) e me von atij te Lisbones, ne 2007, artikulli 123. Nuk e di sa do t’ju interesonte juve nese do ti jepnim “pavarsine” sistemit te qarkullimit te gjakut tend, do te ishte me mire se sdo te kishe asnje cikel te çfryrjes dhe fryrjes pasi do te ta ruanim mire presionin e gjakut dhe do te te evitonim edhe ndonje tropmose apo infrakt te mundshem. Pra e then ndrysho mos doje te preferoje te shkoje nje here ne 6 muaj per te te furnizuar me gjak ashtu siç bej te shkretet talasemik?
Keshtu eshte edhe me pavarsine e bankes, pasi paraja eshte gjaku i ekonomise se nje vendi. Broçkullat qe ruan stabilitetin e çmimeve dhe si rrjedhoj inflacionin shko tregoja injoranteve si puna jote nese e ke megjithmend dhe i beson asaj qe ke shkruajtur. Dollari amerikan qe prej 1913 eshte çvlersuar 90% deri me sot dhe bankjeret disponojne 95% te pasurine amerikane.
Ne momentin kur banka merr ate pavarsine qe ti pershkruan, ajo zvendeson shtetin dhe shteti vet humben pavarsine e tij qe do te thote me sakt kalon nje instrument i bankes dhe i sherben asaj vetem per te shperndar ne momentet e “krizes” ciklike “bumin” ekonomik dhe per te mbledhur bazen monetare ne qarkullim nepermjet taksave kur behet fjale per te vjedhur pasurin e popullit…
Kush eshte zgjidhja? Nese BQSH do te jet totalishte nen kontrollin e shtetit, ne sistemin aktual politik, padyshim mund te kemi skenarin qe ju thoni se qeveria ne pushtet mund ta perdori per fushat elektorale ne momentin e zgjedhjeve dhe do te kemi prishje ekuilibri ose inflacion pasi do te derdhi me shume seç duhet baze monetare ne qarkullim. Ajo mund edhe te ndjek skenari e privates por sido qe te jete pasurin e qytetareve e mbledh shteti dhe ne fund ai duke qen se si ka borxh asnjerit shpesh her ben edhe amnisti qoft fiskale, por edhe kreditore, dhe si e till pasuria mbetet prap ne popull (duke qen se edhe shteti perfaqson populli). Ne kete raste sido qe te jete eshte 1000 here me mire se skenari i pare, por çelsi ideale eshte te vendosesh njerez te ndershem dhe te afte qe te mos kemi me fullhajna…
Po kjo duket qe eshte perkthim i paster. Sigurisht qe zotnia ka ambicie per te mare drejtimin e bankes…ju realizofte deshira.
@Qytetar me PHD mos kritiko kaq ashper, sepse kjo paraqitje e shkurter eshte shkruar nga nje shkencetar i huaj…
Mos u shqetesoni sepse eshte vetem nje version, sic duhet ta dini me mire se une sepse ekonomia eshte nje shkence e hapur dhe jo ekzakte.
Thoni edhe ju versionin tuaj. Edhe ne na ben mire te mesojme nga ju.
Falemnderit
“Mara” do kisha kenaqesi te na tregoje burimi e ketij “shkencetari” te huaj (edhe pse vet jam i huaj pasi jetoj ne perndim dhe graden e kam marr aty). Problemi eshte se ne kemi pasiguri dhe komplexe te medhaja ne diturine tone dhe po te shikojme diçka qe ka sens ja etiketojme te huajeve sikur ata jane race superiore. Mendimi eshte produkt i njohurive te stokuara pergjat gjithe formimit tend intelektual dhe padyshim qe ne ato qe kam shkruajtur eshte thjeshte po ky produkt, mjafton pak kerkim ne internet dhe te shikosh realitetin ne sy. Nuk jam duke ber artikul shkencor ne gazeten tema qe te vendos bibliografi por thjeshte nje opinion sinteze te ketij shkrimi mbi çkam lexuar dhe kerkuar personalisht, qe padyshim nuk ka asnje vlere edhe sikur autori ta lexoj.