Vetëm disa orë pas ngjarjes së rendë kriminale të ndodhur në “Ante Grand Pab”, nëna e Kostandin Xhuvanit, njërit prej të dyshuarve si vrasës i katër personave, deputetja Luiza Xhuvani, komunikoi dorëheqjen si përfaqësuese e popullit në Kuvend, sikurse ajo deklaroi: për ti hapur rrugë organeve të policisë dhe drejtësisë ta bëjnë sa më mirë detyrën. Por edhe për ta lënë drejtësinë të funksionojë njëlloj për të gjithë.
Në deklaratën e shkurtër për mediat, në prani të Kryeministrit të vendit, mes lotëve deputetja Xhuvani kërkoi që drejtësia të bëjë drejtësi dhe djali i saj të trajtohet i barabartë përpara ligjit.
“Është dhimbja e një nëne, që sot e ka të pamundur të marrë mbi vete, fajet e të birit. E kuptoj se sot, gjëja më e lehtë dhe më thjeshtë është që të fajësosh prindërit për fajin e Kostandinit, edhe pse nuk bëhet fjalë për një fëmijë, por për një burrë 26 vjeç… Ngjarja e ndodhur sot në të gdhirë është tragjike, por ajo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me familjen e Kostandinit. Nuk ka lidhje as me prindërit e tij, as me mandatin që unë nëna e tij, ushtroj”, ka komunikuar deputetja e dorëhequr Luiza Xhuvani, pa bërë asnjë gjest patetik distancimi, duke mos mohuar e aq më tepër pa e përdorur kostumin e pushtetshëm të deputetit për të mbrojtur sado pak të birin nga ndëshkimi ligjor. Madje-madje duke shpejtuar të jap dorëheqjen për t’i hapur rrugë drejtësisë, kur nuk ishte e detyruar ligjërisht ta ndërmerte një akt të tillë për një fëmijë që me 26 vitet e moshës që mban nën lëkurë e ka kaluar kufirin moshor të përgjegjësisë prindërore ligjore.
“Kostandini është djali im dhe pavarësisht të gjithave, ai do të mbetet djali im. E pikërisht se një nënë duhet të gjendet në krah të fëmijës në momente tragjike si kjo, me bindjen se drejtësia duhet të funksionojë me drejtësi ndaj kujtdo, edhe kur bëhet fjalë për fëmijën tënd, për t’i hequr çdo lloj alibie çdokujt që mund t’i shkojë nëpër mend se ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë, në pamundësi për të vazhduar t’i shërbej dhe t’i dedikohem zonës që ma ka zgjedhur, duke i kërkuar ndjesë, i kam paraqitur sot Kryeministrit të vendit dhe Kreut të Kuvendit, dorëheqjen time si deputete e rrethit të Sarandës”, ka qenë artikulimi e mëtejshëm i deputetes së dorëhequr,fundi i deklaratës së të cilës përmbante togjalëshin:”Drejtësia le të bëjë drejtësi”!
Sikurse përmendëm më sipër, Luiza Xhuvani është nëna, prindi i Kostandin Xhuvanit, të dyshuar si një nga autorët e krimit që tronditi vendin mëngjesin e të martës.
Disa orë para se deputetja Xhuvani të komunikonte dorëheqjen, nëpërmjet një postimi në faqen personale të facebook-ut, ish presidenti, ish kryeministri,ish kryetari i Partisë Demokratike, deputeti aktual Sali Berisha, bëri ritualin e vet absurd,duke derdhur vrerë dhe anatemuar me cinizëm qeverinë Rama. Një hob obsesionik i tij ky.
“Të dashur miq, Tirana sot u zgjua e përgjakur. 4 djem të rinj të vrarë nga një nga bandat e qeverisë në rrugën absolutisht më të sigurt të vendit. Tirana sot nuk do ishte e përgjakur dhe këto katër jetë nuk do ishin marrë mizorisht sikur banda të mos kishte patur mbështetjen e qeverise dhe imunitetin e parlamentit”. Ka qenë fjala hyrëse e postimit berishian në adresën e tij personale në facebook,tekst postim që, në papërgjegjshmëri të peshës së fjalës, vazhdonte me vërsuljen dhe mllefin ndaj Policisë së Shtetit, e cila,sipas Berishës: “hesht për masakrën e bandës së saj”, ndërkohë që: “dëshmitarët dhe mediat pohojnë se ekzekutor kryesor i katër të rinjve është Kostandin Xhuvani, djali i deputetes Luiza Xhuvani, i cili pak vite më parë ekzekutoi afër shtëpisë së tij një bashkmoshatar” e që duke përdorur imunitetin parlamentar të nënës së tij, lidhjet e saj politike me kupolen e PS dhe Edi Ramen, Ina Ramën dhe Bamir Topin vrasësi nuk vuajti as dhe një vit dënim…”.
Kjo është pjesa esenciale e tekstit të postimit të deputetit Berisha, tekst që në thelb përmban po të njejtin mllef të pashuar ndaj qeverisë Rama,kreut të Policisë së Shtetit etj., kundërshtarëve të tij, të cilët të etiketuara, prej Berishës si “falanga të krimit, po bëjnë gjithcka për ta nxjerrë duarjashtë në këtë vrasje banditin e pushtetit”.
Edhe ish presidenti, ish kryeministri,ish kryetari i PD-së, aktualisht deputeti Sali Berisha, sikurse deputetja Luiza Xhuvani, është prind. Pra që të dy janë prindër fëmijësh që kur gabojnë apo kryejnë krime shkaktojnë të njejtën dhimbje shpirtrat e tyre. Duam të themi me këtë se si Sali Berisha, ashtu edhe Luiza Xhuvani, në raportin me fëmijët e tyre janë prindër fëmijësh biologjikisht të njejtë, që në raportin me ta ndajnë të njejtën dashuri, dhimbje, gazim e hidhërim, por që përfaqësojnë modele krejtësisht të ndryshme në realitetin shoqëror shqiptar, përsa i përket raportit me ligjin.
Raport që, referuar realitetit të fakteve tregon se Sali Berisha është jo vetëm përfaqësuesi, por edhe themeluesi i atij lloj prindi që pushtetin e vet ligjor nuk ngurron t’ia delegojë abuzivisht fëmijëve të tij, që ta përdorin për të përfituar sa më shumë të drejta të pamerituara, nga shoqëria. Duke i stimuluar të përfitojnë në mënyrë të panderëshme e të padrejtë edhe vlera monetare, duke mos hezituar madje ta përdorë forcën e pushtetit prindëror për t’i nxjerrë palagur fëmijët e tij edhe kur është i bindur se janë të përlyer me antiligjin.
Përfshirja e djalit të tij ,në tragjedinë e Gërdecit, në veprimtaritë e përfolura abusive me Damir Fazlliçinin, apo e të bijës në një sërë bashkëpunimesh të dyshimta, nëpërmjet studios ligjore, janë vetëm maja e ajsbergut pasi fakte të tjera janë shumë të lakuara nga shtypi e media. Sikurse janë jo të pakta veprimet antiligjore të Sali Berishës, që herë si kryetar PD-je, si Kryeministër etj., nuk ka lënë gurë e kusur pa shkulur nga vendi për ti detyruar organet e drejtësisë të shpëlajnë mëkatet ligjore të fëmijëve të tij, duke mos ngurruar madje edhe ti kërcasë dhëmbë e dhëmballë të “pabindurve”.
Nëse në vend të deputetes Luiza Xhuvani, të dorëhequr vetëm disa orë pas arrestimit të të birit nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, do të kishte qenë deputeti Sali Berisha është e sigurt që nuk do të kishim akt dorëheqjeje të tij, për ti hapur rrugë drejtësisë, por do të kish ndodhur e kundërta,pra bërja ferr e tij për ti penguar me çdo kusht këmbët ndëshkimit ligjor. Nga dashuria si prind, kuptohet,por edhe znj. Xhuvani është po ashtu një prind si ai.
Xhovani me pelqejne shkrimet tua por ne te sotmin nuk asgje te re,thjesht harxhova kohen.
Majakovsk mos ja prish syrin kaposhit, nuk kuptoj pse nuk te pelqen apo ke simpati per kulturewn e familjes Berisha. Edhe une i kam qejf por fatkeqesisht eshte ashtu sic thote patrioti im qe ju befte pena bomb e flamur. Para xhovi.
Beratas me kuptove gabim, shkrimet e Xhovanit i lexoj gjithnje me interes se me pelqejne,por edhe njehere e perseris qe shkrimi i tij i sotem nuk sjell ndonje gje te re te gjitha te njohura.Sa per kulturen Berishiste qysh ne 1990 kam qene antiberishist extremist.Por edhe komentet e tregojne qe shkrimi i sotem nuk ka ngjallur interes!!!
sipas legjendes kserkesii biri i darios qe u mposht nga greket vuri nje keshilltar te tij qe ti kujtonte cdo dite se kush ishin greket ne menyre qe te mos harronte.edhe neve duhet te na permendin cdo dite krimet e sali berishes qe te mos harrojme se kush eshte.
Majakovsk ky eshte mendimi jot se mua me duket shume ivgoditur shkrimi.
mos u grindfni per mustaqet e Sali Ram Berishes qe eshte dhe mbetet nje moster e vertete e realitetit shqiptare.jam dakort me shqiptarin edhe pse mund te duken si te persweritura analizat dhe komentet jane te domosdoshme per te mos e lene ne harese te keqen me emrin berisha dhe berizimin qe duhet denuar edhe me ligj. flm z. shyti dhe ti mero.