Zoti Vuçiç, Kosova është Serbi, pavarësisht se…

11 Nëntor 2014, 09:40Blog TEMA

Nga Ahmet Dursun

 

I nderuar Z.Kryeministër i Republikës së Serbisë,

Jam unë sërisht, i njëjti i para dy ditëve!

Uroj edhe kjo letër t’ju mbërrijë në një çast qetësie, paqeje dhe urtie për Ju dhe çdo qytetari të Republikës suaj të shtrenjtë!

I nderuar Z.Vuçiç,

Brenda dy ditëve edhe njerëzve të mi më të dashur nuk i kam shkruar dy letra.

Në të parën, ndjeva përgjegjësinë t’ju njoftoja se realitetet gjeo-politike, fuqia e diasporës shqiptare si dhe mendësia për të mos paragjykuar askënd, i japin një përparësi të ndjeshëm Edi Ramës përpara çdo lideri politik në Ballkan… Ju shkruajta se Ai nuk po vjen në Serbi të luajë për tifozët e tribunave, por për të gjitha vendet e rajonit, madje edhe për fëmijët që ende nuk kanë lindur…

Hidhërimi i im do të arrijë në majat e alpeve, nëse nuk jua përkthyen letren e parë, e aq më shumë nëse ju i larguat kufjet gjatë përkthimit!

I nderuar Z.Vuçiç,

Ndoqa një pjesë të madhe të bisedave, qëndrimit si dhe qëndrimeve tuaja…pashë se shpirtërisht, fizikisht dhe mendërisht nuk e kishit përgatitur veten për këtë takim kaq me rëndësi. Megjithëse në diplomaci loja nuk përsëritet asnjëherë, Rama ju ftoi të vini sa më parë në Shqipëri, pasi sot gjeopolitika, diaspora, por edhe vetë natyra e Ramës nuk pranon as kundërshtar e as miq të përhumbur!

I nderuar Z.Vuçiç,

Si një qytetar i angazhuar, kam nevojë ta dij prej jush, pse e doni Kosovën? Sinqerisht kërkoj veçse pesë arsye që të peshojnë më shumë se mendja ime, kur ti vë në peshore…Pse thoni se Kosova është Serbi?!

I nderuar Z.Vuçiç,

Për të ma mbushur mendjen, më lejoni t’jua them se ç’kuptoj unë nga dashuria. Ka veçse tre mënyra për ta dashuruar një vend, një njëri, një natyrë, një aventurë…çdo gjë.

E para është nëse: Nëse je e bukur, e pasur, e imja…Të dua!

E dyta është sepse: të dua, sepse je e bukur, e pasur, e imja!

Pikërisht dashuria që shfaqni për Kosovën lidhet me sepse: e duam Kosovën, sepse Serbia ka lindur në Kosovë, sepse ka miniera, fusha, flori. E duam, sepse kemi nevojë për më shumë fuqi punëtore, pyje, taksa, tatime…A është kështu?! Është me kushte veçse për interesa dhe jo bindëse. Dashuria e vërtetë Z.Vuçiç, ajo e pamohueshme dhe e patjetërsueshme është pavarësisht: pavarësisht se je e pasur, e bukur dhe nuk je e imja, të dua!

Rama kur u shpreh për realitetin e pamohueshëm dhe të patjetërsueshëm të Kosovës, ju ftoi ta doni atë si 108 shtetet, shumica e të cilave drejtohen me kushtetuta bashkëkohore. Ua tha se Kosova, madje edhe Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnia-Hercegovina mund të jenë edhe Serbi nëse i dashuroni pa nëse, pa sepse…me pavarësisht se!

I nderuar Z.Vuçiç,

Për shkak të takimit tuaj u detyrova kësaj jave të ndërpres letrën e rradhës së dashurisë për gjyqtarët në Shqipëri. Dashuria e tyre ndaj meje e jo vetëm, është e njëjta që Ju keni  për Kosovën… ndërsa e jona për ta, pavarësisht se!

Për këtë arsye nuk do mundem më t’Ju shkruaj në ditët në vazhdim. Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, dua të shpreh kënaqësinë me rastin e daljes nga izolimi absurd të Z.Sheshel. Pavarësisht se dikur ka qenë udhëheqësi juaj, nëse do vazhdoni ta dëgjoni, do tia lërë dhimbjet e tij Serbisë kur të ndërrojë jetë, sepse si shumë të tjerë në Ballkan edhe ai ka luajtur për tifozët e tribunave…

Ishte kënaqësi që bisedova me Ju Z.Vuçiç dhe çdo banor të Republikës suaj të shtrenjtë!

 

7 komente në “Zoti Vuçiç, Kosova është Serbi, pavarësisht se…”

  1. Arjani says:

    Te lumte Ahmet.Respekt per ju.

  2. Klimax says:

    Mire do te ishte qe ti benit nje leter Erdoganit, ndoshta si patriot i tij, dhe ta pyesnit se perse ketu e 40 vjet vendi i tij ka derguar ushtri ne Qipro dhe e ka lene ndare ate ne dy pjese. Mund ta pyesni se perse shtyp te drejtat e kurdeve dhe i trajton ata si terrorista. Mund ta pyesni per te drejtat dhe lirite e njeriut ne Turqi. Mund ta pyesni gjithashtu per mardheniet e tij me armenet, greket dhe gjithe fqinjet e tjere te tij. Ndoshta ndonje pergjigje e sinqerte e Erdoganit mund te na ndihmonte te kuptonim me mire edhe shkaqet e situates se sotme ne Ballkan.

    1. Kasapi prevezes says:

      hahahaha, leri mardheniet e grekeve me fqinjet o beqir greqie, se ata kane probleme me te gjithe, njesoj is motrat e tyre serbe, dava te pabesesh inferiore

  3. Hik mer jarak ne turqi e behu gazetare ti !
    Ngelen shqiptaret te degjojn traplliqet e trurit nji turku .
    Mos je ai kujdestari qenve te rrugve ti ? Shko e merru me zanatin tend ,
    ai te shkon ty jo politika shqiptare.
    Pak i kemi kta shkerdhata mediatike vendi ktu me prejardhje jaraku anadolli edhe ti mungoje ,jarak.
    Zhduku andej nga ke ardh pjelle bastarde

  4. beso says:

    z.Dursun,si ju edhe une kam pasion guzhinen dhe filozofine,ndofta edhe pikturen e sidomos poezine, ndofta edhe bazat e artit luftarak. Ju kam ndjekur ne Tv njehere kur gatuat dicka,keni simpatine time! Ju e dini mire se nje embelsire e dale mire ka si kusht precizionin è peshav, eshte baza e pasticerise. Besoj Vucic e do Kosoven se eshte argument nacionalist, ai eshte aq inteligjent te kuptoje se nje tren i tere votash kalon mbi kete binar e natyrisht e perdor; kush politikan nuk do ta bente? Por Serbia besoj se eshte e gatshme per te bere rolin e njerkes tek fabula e Solomonit, po ta ndash ne mes ata bejne pazar per gjysmen,prandaj do shume durim per ta luajtur rolin e Nenes se vertete,me mire vone- por te gjithe Kosoven.Miqesisht,mos vazhdo me letra per Vicicin se i ka hequr kufjet ne ate drejtim,populli i shkrete thote qe s’ka shurdh me te madh se ai qe s’don te degjoje.Ia kalofsh mire!

  5. Dritan says:

    Pershendetje,

    Z Dursun i ka themet si Shqiptar, eshte nga te paret te diaspores qe ne rini me vullnetin e tij kerkoi te bej shkollen ne Shqiperi, oasi para ardhesit etij kane foilur Shqip.
    Pena e tij si publicist nuk ka lidhje vetem Shqiperine por per te tere Ballkanin i cili shekuj qe eshte bere copa- copa duke pushtuar njeri-tjetrin, ashtu sic bene Bullgaret, Greket Serbet, Turiqt e etj. Por ajo kohe e shte shkuar. Z Dursuin ka shkruar perpara se Z Rama te shkonte ne Beogrtad dhe ajo qe ai do te thkesoje eshjte se po i dergon leter te hapur Vucic se nese nuk bini dakort me Shqiperine nmuk do hyni ne europe dhe do vdisni per buke. Kete donbte te thoshte Z Dursun qarte e pa doreza!.

    Persa i perket Klimax duhet te lexosh me shume se problemine Qipros e ka bere FBI ne vitet ’70 dher kete e konfirmuan para ca vitesh dhe ska lidhje me Greqine por per nofullat e USA qe donte tja ngullte Qipros.
    Por dhe Greket duhet te lajn ehesapet e tyre ne kohe, dhe ata sjane pa gje.
    Doja te falenndroja Z Dursun per kurajon qe ai ndryshe nga cdo publicist Shqiptar ka guximin te shkruaj 2 letra te hapura Z Vucic dhe nje vleresim maksimal me tone Dipllomacie te Z Rama.
    Te tille Publicist ne duhet ti vleresojme aq me teper kur vine nga breza Shqiptaresh te larguar dhe flasimn e shkrujne Shqip me mire se ne qe kemi jetuar ketu.

    Do te doja ti ri-lexoni 2 letrat e hapura derguar Z Vucic, aty ka mesazhe te pastra! Lexojini !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje